• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Hormonet ndikojnë në acarimin e astmës te femrat

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Faktorët hormonalë mund të jenë një nga faktorët që çojnë në shfaqjen e astmës. Sipas një grupi francez, ekziston një lidhje mes astmës, peshës trupore dhe ciklit menstrual.
Në revistën American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine në një studim, janë analizuar faktorët që çojnë në acarimin e simptomave asmatike të lidhura me gjininë e rreth 366 personave astmatikë, me moshë mesatare 36 vjeç dhe që kishin marrë pjesë në “Epidemiological Study on the Genetics and Environment of Asthma”. Acarimi i astmës te pacientët është përcaktuar në bazë të frekuencës së krizave, në vazhdimësinë e simptomave pas krizave dhe së fundi, në bazë të përdorimit të steroideve.

Sipas studiuesve, acarimi i astmës lidhej drejtpërdrejt me gjininë e pacientëve, pasi ishte vënë re një shtim të simptomave astmatike vetëm te gratë. Madje kjo dukuri është vënë re më tepër te pacientet që kishin pasur ciklin menstrual në moshë të hershme.

“Janë të shumta argumentet që mbështesin hipotezën se hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në acarimin e astmës te femrat. Fakt tjetër është ulja e simptomave astmatike te gratë që kishin hyrë në periudhën e menopauzës, ashtu si dhe një ulje të numrit të vizitave gjatë ciklit menstrual. Megjithatë, lidhja që ekziston mes ciklit menstrual dhe simptomave astmatike ende nuk është fort e qartë.
 
Top