• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Horokopi ..sot!

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Horoskopi Sot...E Diele, 29 Gusht, 2010

DASHI
Lëvizjet e shumta që planetët janë duke bërë në qiell, janë duke të lënë plotësisht indiferent, të paktën për sot. Nga ana tjetër, ti nuk je tipi që lë në duart e të tjerëve fatin tënd.

DEMI
Hëna në shenjën e Peshqve është një inkurajim për çështjet e tua sentimentale, veçanërisht në një histori dashurie që është duke kaluar një moment lodhjeje. Sot rigjallërohet pasioni.

BINJAKET
Hëna dhe Urani, së bashku në shenjën e Peshqve, duket se janë më shumë në gjendje të shkatërrojnë te gjitha planet e tua. Qetësia jote e brendshme, e kapur e papërgatitur, është vënë në dyshim.

GAFORRJA
Ke nisur një diskutim të rëndësishëm, duke kapur për dore ëndrrat e tua, që janë duke të çuar nëpër rrugë ideale, ato të realizimit. Hëna dhe Urani janë ruajtëset e tua.
LUANI
Me këtë qiell, fati nuk duhet të jetë nga ana jote. Ndaj, mos u inatos në shtëpi nëse miqtë dhe shifrat nuk korrespondojnë me dëshirat e tua. Kush nuk ka fat në lojë, ka fat në dashuri.

VIRGJERESHA
Me një qiell kaq të ngatërruar, është më shumë se e ligjshme që ndihet pak konfuz, ndoshta i mbështetur nga një lodhje në rritje. Saktësia ekstrem të lejon të shkosh përpara.

PESHORJA
Nuk është guximi që të mungon, pa dyshim. Ke ditur të kapërcesh, për të paktën një herë në jetën tënde pavendosmërinë dhe ke ecur drejt përpara objektivave të tua. Je i dobët para gjinisë tjetër.

AKREPI
Hëna në shenjën e Peshqve si dhe Jupiteri po të ofrojnë rastin që ishte duke pritur për t’u ndarë përfundimisht nga e kaluara, duke i dhënë më në fund jetë një projekti të rëndësishëm.

SHIGJETARI
Personi që dashuron, do të bëjë që jeta jote, të ngjyroset me ngjyrë floriri dhe të bëhet shumë e çmuar. Humori, kur je pranë këtij njeriu është gjithmonë i lartë dhe optimist.

BRICJAPI
Pyet veten kur do të arrinte momenti që të qëndroje vetëm, i mbyllur në shtëpi, për të bërë llogaritë e kësaj periudhe të fundit. Më në fund, duket se ky moment ka mbërritur.

UJORI
Mirësjellja ka gjithmonë një kompensim, megjithëse ndonjëherë duhen orë, herë të tjera vite. Por nëse ke vepruar me zemër, duhet të jesh i qetë, do të marrësh diçka në shkëmbim.

PESHQIT
Ndjeshmëria është fuqizuar dhe kjo mund të të ndihmojë të gjesh ndjenja interesante, ku përfshihet kurioziteti dhe optimizmi. Te ndodh të veprosh duke u bazuar vetëm tek instikti yt.
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
995
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Horokopi ..sot!

Une i lindur me 15 Maj:paskam shance sot....(te pershendes Patriote)
DEMI
Hëna në shenjën e Peshqve është një inkurajim për çështjet e tua sentimentale, veçanërisht në një histori dashurie që është duke kaluar një moment lodhjeje. Sot rigjallërohet pasioni.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Horokopi ..sot!

VIRGJERESHA
Me një qiell kaq të ngatërruar, është më shumë se e ligjshme që ndihet pak konfuz, ndoshta i mbështetur nga një lodhje në rritje. Saktësia ekstrem të lejon të shkosh përpara.

Alem ty tka ren me mire se mua patriot Respekte gjithashtu :)
 
Top