• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

HTC Glacier më i shpejtë se iPhone 4 dhe HTC Evo 4G?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Telefonat e prodhuesit HTC janë duke “lulëzuar” çdo ditë. Informata për një pajisje të HTC’së ka rrjedhur dje nga Verizon, dhe tani e njëjta është shndërruar në një kërkim misterioz të cilin po e ndjekin mediat botërore.
Telefoni i cili parashikohet të jetë “magjik” është quajtur HTC Glacier, dhe kjo është parë në një bazë të dhënash e cila krahason shpejtësinë e telefonave të zgjuar mobil.

Në këtë databazë thuhet se HTC Glacier e lë prapa modelin e fundit, HTC Evo 4G, ndërsa duket se ky telefon do të jetë telefoni më i shpejtë që është prodhuar ndonjëherë, duke përfshirë edhe iPhone 4 të Apple.

Në testin e CPU’së, HTC Glacier ka shënuar 1432 pikë (origjinal: frames), që është tri herë më i shpejt se HTC Evo i cili ka 516 pikë, dhe dukshëm më i shpejtë se iPhone 4 i cili shënoi 1016 pikë.

Megjithatë, pavarësisht nga shënimet në bazën e të dhënave e cila e ka krahasuar këtë telefon me rivalët tjerë në treg, ne nuk dimë se si do të duket HTC Glacier, ose me çfarë sistemi operativ do të konkurrojë, edhe pse mendohet se do të bazohet në Android, sistemin operativ të Google.
 
Top