• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

HTC Gratia vjen në Evropë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Njëri ndër modelet e reja dhe interesante të prodhuesit të njohur HTC – Gratia, tanimë është në dispozicion për shitje në disa vende të Evropës, si Suedia dhe disa vende të tjera. Në ndërkohë, merret vesh se ky model i telefonit do të jetë në dispozicion edhe për Mbretërinë e Bashkuar, që nga tre-mujori i parë i vitit 2011.
Detajet e modelit të ri - HTC Gratia janë bërë të ditura qysh në muajin tetor të këtij viti, ndërsa tashmë dihet se ky telefon i mençur mobil përmban ekran HVGA të ndjeshëm në prekje me 3.2 inç, Android Froyo 2.2, si dhe procesor Qualcomm 600MHz.

Gratia posedon dy breza të rrjetit 900/2100 HSPA/WCDMA, ndërsa ka edhe lidhjen 802.11 b/g WiFi, Bluetooth 2.1+EDR, 3.5mm audio port, GPS, g-sensor si dhe portin për mikro SD kartelë.

Ajo që ende nuk e dimë, është çmimi i këtij modeli të avancuar të telefonit, edhe pse në Suedi ky telefon është paraqitur me një çmim prej 399 eurosh.
 
Top