• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

HTC përgatit telefon me procesor 1.2 GHz

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Në tregun amerikan, pajisja është e paraparë të mbështesë rrjetet, si CDMA dhe GSM.
HTC është duke e zhvilluar modelin më të sofistikuar të telefonit të zgjuar, i cili gjithsesi do të bazohet në sistemin operativ Android.

Pajisja mendohet të jetë në madhësi të njëjtë me modelin aktual, HTC EVO 4G, mirëpo me një ekran paksa më të vogël, ndërsa këtë boshllëk pritet se do ta mbush tastiera e plotë QWERTY, e cila hapet ngjashëm sikur tek modeli Motorola Droid.

Modeli prototip i HTC-së pritet të ketë një procesor me 1.2 GHz dhe versionin e fundit të sistemit operativ, Android 2.2. Për specifikat e tjera të këtij telefoni të shpejtë ende nuk dihet, mirëpo ajo që besohet është se ky telefon do të "shkund" konkurrencën aktuale në treg.

Shitjet e këtij modeli pritet të fillojnë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.
 
Top