• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

HTML Mësimi 4: Listat edhe disa terma Formatimi

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Ky është mësimi i katërt i serisë së tutorialeve në HTML. Gjithashtu ju kujtoj ti hidhni një sy tutorialeve të mëparshme:

  1. HTML – Prezantimi
  2. XHTML – Prezantimi
  3. Formatime të ndryshme
Tani do të vazhdojmë me disa përkufizime të formatimit që nuk janë shpjeguar në mësimin e tretë:

- Quote

Quotet ose citimet nëse mund ti quajmë kështu në Shqip janë të ndara në dy grupe. Kemi BlockQuote edhe Quote të thjeshtë. Për quote të thjeshtë kemi folur në mësimin e tretë kështu që nuk do të ndalem ta shpjegoj sërisht. Ajo që dua të flas është <blockquote>.

Blockquote është një container edhe përmban tekst brënda në vetvete. Kjo përdoret zakonisht kur duam të evidencojmë një fjali apo rrjesht duke e zhvendosur nga bordurat e shfletuesit tonë. Një shembull kodi mund ta shihni këtu.

Formatimi Ky eshte nje text i thjeshte.

Ky eshte nje paragraf i cili perdor blockquote. Paragrafi normalisht duhet te jete zhvendosur nga te dyja anet. kjo menyre sherben zakonisht per te evidencuar dicka qe doni te tregoni. Gjithashtu mos harroni qe te perdorni Lorem Ipsum Generator per te gjeneruar text e mos te lodheni duke shkruajtur si jam une duke shkruajtur tani​
Ky eshte nje tjeter text i thjeshte qe na lejon te shikojme diferenzen.

Nëse doni ta shihni si duket në shfletues Klikoni Këtu.

- Pre Tag


Në mësimin e tretë treguam që WhiteSpace ose hapësirat që ne përdorim brënda një paragrafi nuk merren parasysh nga shfletuesi yne edhe ato injorohen nëse janë më shumë se një. Por ka edhe një mënyrë tjetër e cila na lejon që të shohim në shfletues pikërisht atë që shkruajmë në texteditorin tonë. Në këtë rast në vend të tagut që përdorim, e zëvendësojmë me tagun .* Ky tag normalisht përdoret kur ne duam të shkruajmë një poezi edhe duam ta ndajmë tekstin pikërisht sikur edhe e shohim në editor. Më poshtë keni një shembull të përdorimit të tagut.

Pre Tag Ky eshte nje text i thjeshte ku mundohem te shkruaj nje poezipor duke qe se sjam poet po bej vetem nje shembull ehehehe FUND Nëse doni të shikoni një shembull live Klikoni Këtu.

- Font Tag

Font tag është një tag i cili përdoret zakonisht brënda paragrafeve për të formatuar fjalë apo fjali të caktuara. Font tag përdoret në këtë mënyrë teksti.

POR font tag nuk mund të përdoret pa atribute, kështu që po ju tregoj edhe disa nga atributet më të rëndësishme të tij.

  • face=”arial” – atributi face tregon llojin e fontit që duhet të shfaqet ai tekst që ne duam. Zakonisht tek atributi face rrin më shumë se 1 font. Kjo bëhet për të shmangur mungesën e fonteve në pc.
Le të marrim një shembull konkret: [FONT=”arial,] Texti [/FONT]

Në këtë rast do të provohet që teksti të shfaqet në Arial, nëse ky font nuk gjëndet në Pc-në tuaj, atëher do provohet të vendoset Sans-Serif e kështu me radhë. Në këtë atribut është mirë që të përdorni fonte universale që gjënden në pc.

  • size=”3″ – size përcakton madhësine e tekstit. Numri 3 për size është ai default kurse duke u rritur vlera rritet edhe madhësia e fontit.
Ka dy mënyra të ndryshme për të paraqitur madhësinë e fonteve. Njëra është mënyra abosule, dmth kjo që ne përdorim duke vendosur saktësisht madhësinë e font. Mënyra tjetër është mënyra relative. Relative dmth në varësi të të default font që përdorim në faqen tonë. Madhësitë relative përdoren me +numër ose -numër. Psh nëse duam një font më të madh se ai që kemi përdorim size=”+1″.

Këshillohet që të përdoret mënyra relative kur ndërtoni faqen, kështu shmangni edhe problemet që keni me shfletues të ndryshëm që i interpretojnë ndryshë këto madhësi. Një shembull të një kodi HTML e shihni më poshtë:

Font Ky eshte nje text i formatuar. Ky text eshte ndryshme [SIZE=-2] Edhe ky tjetri eshte ndryshme [/SIZE]

Nëse doni të shikoni si shfaqet në shfletues ky kod Klikoni Këtu.

- Listat

Listat janë një nga elementët më të përdorur në HTML. Ato shërbejnë për të listuar atë që duam edhe për të vendosur pak rregull në shkrimin e artikullit. Gjithsej kemi tre lloje të ndryshme listash:

  1. Lista të rënditura (orderet list)
  2. Lista të parënditura (unorderet list)
  3. Lista të deficioneve (definition list)
Le të nisim me shpjegimin e seciles prej tyre.

- Lista të rënditura

Listat e rënditura janë listat në të cilën elementët e saj janë të rënditur sipas një numri të caktuar nga më i vogli tek më i madhi. Taget e hapjse së listave janë të ndryshëm nga lloji i listës, por vendosja e elementëve me tagët përkatës është gjithmonë e njëjtë. Le të marrim një shembull të një liste:

<ol> Elementi i pare
Elementi i dyte
<ol>Si e shihni edhe vet tagu <ol> përcakton që kemi të bëjmë me një Ordered list. Më pas taget e paraqitjeve të elementëve përcaktojnë rënditjen e tyre. është e njëjtë si për listat* e radhitura si për ato të paradhitura.

Listat e rënditura i kemi të tipave të ndryshëm e ajo përcaktohet duke vendosur atributin type=”tipi” brënda deklarimit të listës. Atributet e mundëshëm janë:

  • upper-roman : lista shfaqet me shkronja romake të mëdha
  • lower-roman : lista shfaqet me shkronja romake të vogla
  • upper-alpha : lista shfaqet me shkronjat e alfabetit të mëdha
  • lower-alpha : lista shfaqet me shkronjat e alfabetit të vogla
  • number : lista shfaqet me numra e kjo është edhe në default
Nëse duam të përdorim shkurtime për* numrat romak atëher përdorim I edhe i, kurse për alfabetin përdoim A edhe a.

Më poshtë keni një kod për këto lloj listash.

Listat Liste me numra
  1. Elementi pare
  2. Elementi dyte
  3. Elementi tret
  4. Elementi Katert

Liste me shkronja romake te medha
  1. Elementi pare
  2. Elementi dyte
  3. Elementi tret
  4. Elementi Katert

Liste me shkronja romake te vogla
  1. Elementi pare
  2. Elementi dyte
  3. Elementi tret
  4. Elementi Katert

Liste me alfabet me shkronaj te medha
  1. Elementi pare
  2. Elementi dyte
  3. Elementi tret
  4. Elementi Katert

Liste me alfabet me shkronja te vogla
  1. Elementi pare
  2. Elementi dyte
  3. Elementi tret
  4. Elementi Katert

Nëse doni të shikoni kodin në shfletues Klikoni Këtu.

- Listat e parënditura

Listat e parënditura funksionojnë pothuajse njësoj si listat e rënditura por në fillim nuk përdorin <ol> por <ul>. Edhe këto lista kanë atributet e tyre për mënyrën e paraqitjes. Gjithasej kemi tre atribute të ndryshme:

  • disc – rreth i mbushur edhe ky është në defaul
  • circle – rreth i pambushur
  • square – katror
Më poshtë po japim një shembull të këtyre listave edhe se si paraqiten në shfletues.

Listat Liste me katror
  • Elementi pare
  • Elementi dyte
  • Elementi tret
  • Elementi Katert

Liste me rreth te mbushur
  • Elementi pare
  • Elementi dyte
  • Elementi tret
  • Elementi Katert

Liste me rreth te pambushur
  • Elementi pare
  • Elementi dyte
  • Elementi tret
  • Elementi Katert

Që të shikoni se si shfaqen në shfletues atëher Klikoni Këtu.

- Lista e definicioneve

Këto lloj listash janë rradh të përdorura edhe shërbejnë për definimicionet e ndryshme.

Ndryshe nga listat e mësiperme këto lloj listash kanë 3 elementë në ndërtimin e tyre.

Le të marrim një shembull e ta shohim më mirë.

Listat Liste me definicione SEO Search Engine Optimisation R.SH Republika e Shqiperise

Nëse doni të shihni si shfaqen në shfletues Klikoni Këtu.

Si e shihni edhe vetë këto lista hapen me tagun (definition list) e vazhdojnë me tagun (definition term) që është termi që ne duam të shpjegojmë edhe mbarojnë me që është shpjegimi i atij termi.

- Nested List

Lista mund të ndërtohen edhe brënda njëra tjetrës. Një rast të tillë po e shkruaj më poshtë që të kuptoni më shumë

Listat Nested List
  • Elementi pare
    1. Nenelementi i pare
    2. Nenelementi i dyte
  • Elementi dyte
  • Elementi tret
  • Elementi Katert

Që të shikoni se si shfaqet në shfletues Klikoni Këtu.

Doni të testoni njohuritë e marra në këtë mësim? Atëher provoni të bëni Quizin tonë:


HTML Mësimi 4: Listat edhe disa terma Formatimi është një postim nga: Feniksi.Com - Thesari i Njohurive



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top