• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Hyn ne aeroplan si plak, doli si djale i ri

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Ngjarja tingellon sikur ka ndodhur ne skenat e filmave: plaku, i cili mezi ecte, futet ne aeroplan ne Hong Kong, ndersa ne Kanada del nga aeroplani si nje djale i ri aziatik.

Aziatiku terhoqi vemendjen e personelit ne aeroport para se te nisej nga Hong Kongu, pasi kishte duar shume te reja, por policia filloi hetimet vetem pasi verejti se plaku nuk kishte zbritur ne Vancouver.

Autoritetet e Kanadase thane se ky eshte nje rast i nje maskimi te jashtezakonshem. Aziatiku ne Hong Kong kishte shfrytezuar nje maske silikoni per fytyre dhe qafe, per tu dukur si plak, ndersa me pas ne tualet te aeroplanit kishte hequr masken dhe kishte dale jashte. Ne raportin e sherbimit kufitar kanadez thuhet se zyrtaret e kompanise ajrore “Air Canada” ishin njoftuar se ne fluturim ndodhet edhe nje mashtrues i mundshem, me prejardhje nga Hong Kongu.

Zyrtaret njoftuan se nje i bardhe i moshuar eshte marre ne pyetje ne aeroportin e Hong Kongut, pasi ishte verejtur se kishte duar shume te reja ne krahasim me fytyren, por megjithate ishte lejuar te futej ne aeroplan. Siç thuhet ne raport, gjate fluturimit eshte verejtur se plaku ishte futur ne tualetin e aeroplanit, ndersa ne vend te tij nga tualeti doli nje aziatik ne te njezetat.

Rasti i pazakonte eshte lajmeruar ne sherbimin kufitar te Kanadase, ndersa i riu eshte arrestuar me te dale nga aeroplani. Aziatiku, emri i te cilit nuk eshte bere publik, fillimisht mohoi fajin, por policia ne çanten e tij gjeti masken e silikonit dhe pergatitjet tjera te maskimit, ndersa deri ne fund te hetimeve do te mbahet ne paraburgim ne Kanada, shkruan “Daily Mail”. Pasaporten te cilen e shfrytezoi aziatiku i perket nje shtetasi plak nga SHBA-te, megjithate nuk dihet se si e siguroi ai kete pasaporte.
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Hyn ne aeroplan si plak, doli si djale i ri

e paska mbitur plakin si po duket..
 
Top