• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,432
Pikët
113
I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Përfundoi në mënyrën më të tmerrshme të mundshme ekzekutimi i një të dënuari me vdekje në burgun e McAlester, në Oklahoma. Një burrë me ngjyrë me emrin Clayton D. Lockett, përjetoi një torturë të vërtetë për shkak të çarjes së venës ku po i injektohej një injeksion vdekjeprurës.

Kështu që një ekzekutim i dytë që ishte programuar u pezullua. Një skenë të cilën mediat amerikane e cilësuan si të denjë për filmat jorror.

Fillimisht çdo gjë duket se shkoi mirë dhe nga injeksioni i parë dhe mjekët e deklaruan pa ndjenja, por kur nisën ti injektonin edhe dy injeksione të tjera, trupi i tij nisi të lëvizte dhe të dridhej, duke lëshuar britma dhimbje.

Madje Clayton tentoi edhe të lirohej, por pa rezultat. Në këtë situatë mjekët dhe personat që po merreshin me ekzekutimin e tij, ulën grilën para xhamit nëpërmjet të cilit po shikonin disa dëshmitarë. Pas dështimit të injeksioneve dhe torturave që kaloi McAlester gjeti vdekjen si pasojë e një ataku kardiak.
__________________________________

http://www.gazetaexpress.com/lajme/i-denuari-me-vdekje-vdes-i-torturuar-11011/
___________________________________

Drejtesia e disa vendeve te vetecilesuara "humanitare" e te "drejta" s'eshte tjeter veçse nje "barbari me surrat njeriu". Veçanerisht kur behet fjale per racen e zeze.
 

Pajtim Pirasi

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 13, 2014
Postime
141
Pikët
0
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Te pakten te mos kene gabuar ne denimin me vdekje.
 

Kulpra

A.
Anëtar
Jul 19, 2012
Postime
4,876
Pikët
0
Vendndodhja
Në syrin e ëndrrave
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Nuk pajtohem me ligjin e vdekjes. Nuk kemi asnje te drejte t'i marrim jeten dikujt sado krime te kete bere. Mjafton burgimi i perjetshem, a nuk eshte e tmerrshme mos ta shohesh driten e diellit kurre i lire?
 

Poeti

Anëtar i ri
Anëtar
May 2, 2011
Postime
4,539
Pikët
0
Vendndodhja
Ferizaj-Kosovë
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Problemi tek denimi me vdekje nuk eshte vet denimi, sepse nese eshte i merituar, personi i denuar me siguri ia ka marre jeten dikujt, dhe duhet te denohet, por...ata qe e shqiptojne denimin athua jane te bindur ne krimin qe ka bere i denuari.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,220
Pikët
83
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Nuk pajtohem me ligjin e vdekjes. Nuk kemi asnje te drejte t'i marrim jeten dikujt sado krime te kete bere. Mjafton burgimi i perjetshem, a nuk eshte e tmerrshme mos ta shohesh driten e diellit kurre i lire?
Kush tha qe se shohin driten e diellit kurre? Burgjet e sotme jane kthyer ne hotele. Kane kushte te mira ,te denuarit bejne pall ariu ,i ke gjithe diten me smart phone mrena ,play station ,cable tv ,internet ,palester ..etc.

Sduhet te kete mercy per kriminelet. Kategorite e krimeve sigurisht qe duhet te ndahen ,sidomos pedofilet ,vrasesit serial ,perdhunuesit , terroristet ..nuk meritojne denimin e vdekjes me injeksione te ndryshme sepse eshte vdekje pa dhimbje ,duhet te kene nje vdekje me karrige elektrike ose me kto kriminel te ushqehen luanet ,krokodilat ,gjarprinjte ne kopshte te ndryshme zologjike!
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
10,542
Pikët
113
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Nuk pajtohem me ligjin e vdekjes. Nuk kemi asnje te drejte t'i marrim jeten dikujt sado krime te kete bere. Mjafton burgimi i perjetshem, a nuk eshte e tmerrshme mos ta shohesh driten e diellit kurre i lire?
Une s'jam dakort per denimin me vdekje, per te vetmen arsye se vdekja eshte e shpejte dhe e embel. Une jam per torture fizike, psikologjike...dhe plot lloje te tjera torturash. Te pakten te kuptojne, ndjejne dhimbjen qe j'u kane shkaktuar viktimave dhe familjeve te tyre.

*Mire thote Endri me poshte, qe me kushtet qe kane, ata KURRE s'do ndjejne ose konceptojne cfare makabre kane shkaktuar me krimet e tyre.
-gjynaf-
 

tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,729
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Dakort me Kitty-n. Vdekja eshte shume e thjeshte per disa nga keta kriminele. Ti torturojne deri sa ti marrin frymen eshte gjeja me e mire...
I vetmi problem eshte: kush duhet ta marre kete vendim? Perse ai duhet te jete vetem ne dore te nje gjykatesi apo jurie qe manipulohet sipas qejfit nga avokatet?
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Eshte e njejte si ti hysh zotit ne hak!...
 

Oqeani

V.I.P
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,611
Pikët
113
Vendndodhja
Nën hijen qiellore
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

As denimi me vdekje as torturat nuk kan vend mbi te burgosurin.
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
30,824
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Nuk pajtohem me ligjin e vdekjes. Nuk kemi asnje te drejte t'i marrim jeten dikujt sado krime te kete bere. Mjafton burgimi i perjetshem, a nuk eshte e tmerrshme mos ta shohesh driten e diellit kurre i lire?
Njerezore eshte te mos pajtohesh por si i behet halli kur nje individ vret ose i merr jeten nje individi tjeter. A duhet qe jeta e ketij individi, qe me koshience te plote ka kryer nje krim, te ndaloje diku qe te mos merret si shembull, mos i lezetohet e perserise po te njejten gje.
Perse shoqeria duhet te shpenzoje ne dembel mbajtjen e tij kur ky individ ka marre nje jete dhe i ka hequr te drejten vehtes per ta pare diellin qofte nga brima e qelise.
Perse mos te merren organet e tij e tu jepen njerezve qe kane nevoje. Kina ka nje praktike te lezetshme ne kete drejtim.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
10,542
Pikët
113
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Eshte e njejte si ti hysh zotit ne hak!...
Dmth ishte zoti prezent kur kryheshin keto krime?! Ku ishte zoti qe t'u dilte per zot kur keto viktima kane perjetuar ato momente makabre? :S
 

NosFeratu

Anëtar
Anëtar
Nov 5, 2013
Postime
147
Pikët
18
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Ky kriminel i shpifur, ne bashkepunim me dy te tjere, e kishte djegur te gjalle nje 19 vjecare ne vitin 1999. Disa anetare qenkan kunder denimit me vdekje. Me e drejte qenka qe krimineli te te vras motren/vellain dhe ti te paguash edhe taksen per ta mbajtur gjalle ate, gjate tere jetes?
 

Rexhina

V.I.P
Anëtar
Jul 6, 2011
Postime
39,371
Pikët
113
Vendndodhja
Shangri-La
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Nuk pajtohem me ligjin e vdekjes. Nuk kemi asnje te drejte t'i marrim jeten dikujt sado krime te kete bere. Mjafton burgimi i perjetshem, a nuk eshte e tmerrshme mos ta shohesh driten e diellit kurre i lire?
un jam pro vdekjes Kulpra, tepakten po te isha prinderi, motra, apo gruaja e viktimes, do deshia cmost qe ai kriminel te marri vdekjen qe ja morri nje te afermit tim…besoj shume tek shpreja "an eye for an eye"
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Dmth ishte zoti prezent kur kryheshin keto krime?! Ku ishte zoti qe t'u dilte per zot kur keto viktima kane perjetuar ato momente makabre? :S
Mbase duke numruar delet e veta ne rradhen e tyre...,dreq o pune Kitty,po pertoje te shkruaj...
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Njerezore eshte te mos pajtohesh por si i behet halli kur nje individ vret ose i merr jeten nje individi tjeter. A duhet qe jeta e ketij individi, qe me koshience te plote ka kryer nje krim, te ndaloje diku qe te mos merret si shembull, mos i lezetohet e perserise po te njejten gje.
Perse shoqeria duhet te shpenzoje ne dembel mbajtjen e tij kur ky individ ka marre nje jete dhe i ka hequr te drejten vehtes per ta pare diellin qofte nga brima e qelise.
Perse mos te merren organet e tij e tu jepen njerezve qe kane nevoje. Kina ka nje praktike te lezetshme ne kete drejtim.
Mire e ka Kulpra!Ceshtja eshte qe duhen te ruhen do kodekse njerzore,perndryshe vrit ata e vrit ne ,ksaj i thone luft mbrenda llojit!
Sa per qe te denuaret me burg te perjetshem bejne jeten e parazit ne burg,kjo mvaret si menaxhohet sistemi i drejtsise,te gjithe ato te burgosur qe kane shume vite burgje mund te sistemohen neper pune ne kuader te bugut,dhe keshtu te fitojne vet buken qe hane,mos harro se te bugosurit kane kontribut neper shume vepra inxhinjerike ne bote
 

Kulpra

A.
Anëtar
Jul 19, 2012
Postime
4,876
Pikët
0
Vendndodhja
Në syrin e ëndrrave
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Une s'jam dakort per denimin me vdekje, per te vetmen arsye se vdekja eshte e shpejte dhe e embel. Une jam per torture fizike, psikologjike...dhe plot lloje te tjera torturash. Te pakten te kuptojne, ndjejne dhimbjen qe j'u kane shkaktuar viktimave dhe familjeve te tyre.

*Mire thote Endri me poshte, qe me kushtet qe kane, ata KURRE s'do ndjejne ose konceptojne cfare makabre kane shkaktuar me krimet e tyre.
-gjynaf-
Pardon Kitty, nuk e mendoj dot ne kete menyre. Jam kundra cdolloj torture, vrasje, kercenimi, dhune psikologjike etj. Cdokush ka te drejte ta shohe piken e diellit me syte e tij dhe ta lere po me syte e tij ate.
Nese nje njeri behet kriminel fajin kryesor e ka shoqeria/familja/kushtet e jetes te cilat e kane mbrujtur ne ate menyre. Askush nuk behet kriminel po e orientove drejt botes se librit, artit, kultures.
Nese te marret lihen rrugeve dhe kryejne me mijera vrasje faji prape mbetet i yni qe nuk i kemi mbyllur me kohe ne "kthinen" e tyre te te marreve dhe qe nuk i kemi kuruar. Jemi po ne njerezit e thjeshte qe e mbrojme dhe e suportojme krimin per shkak te relatave te gjakut apo familjes.
Kush jemi ne te gjykojme keta njerez? Vertet mendon se kriminelet e vertete jane pas atyre kangjellave qe quhen burgje? Apo pas ketyre kangjellave gjenden karemat e tyre?
Si mendon?

Ps. Edhe hotel te jete burgu, shtepi nuk behet. E drejta te eshte hequr per shume gjera do apo nuk do ti.
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
30,824
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Mire e ka Kulpra!Ceshtja eshte qe duhen te ruhen do kodekse njerzore,perndryshe vrit ata e vrit ne ,ksaj i thone luft mbrenda llojit!
Sa per qe te denuaret me burg te perjetshem bejne jeten e parazit ne burg,kjo mvaret si menaxhohet sistemi i drejtsise,te gjithe ato te burgosur qe kane shume vite burgje mund te sistemohen neper pune ne kuader te bugut,dhe keshtu te fitojne vet buken qe hane,mos harro se te bugosurit kane kontribut neper shume vepra inxhinjerike ne bote
Dhe un nuk them se Kulpra e ka keq por kendveshtrimi i sejcilit prej nesh eshte ne pika te ndryshme.
Analiza mund te behet ne anen socale, edukative, humane etj etj. Personalisht e shoh antinjerezore qe nje krimineli (nje individ qe eshte lindur i tille, se "kriminelet e pa lindur" jene ne nje % te vogel dhe behen te tille fale nje momenti shum delikat e te diskutushen ne jeten e tyre) ti dedikohet nje aparature burokratcikesh sociale, personel "riedukues", psikologe e shendetsor qe luajne ose zhvatin taksapaguesit e ndershem e te rregullt. A mundet te emagjinoni se sa i duhet qeverise lokale ose qendrore te mbaje nje kontigjent te tille njerezish kriminele, kur fare mire keto shuma e sherbime mund ti shkojne nje kontigjenti femijesh/familjesh ne nevoje.
Sa per kriminelat ne sherbim te inxhinierise nuk do te desha ta thellonim me tej se mendoj qe edhe per kanale nuk jane e jo me tu besosh vepra disave qe shoqerine e shohin si armikun e tyre kryesor dhe keqberjen si te vetmen hakmarrje dhe mjet komunikimi.
Shembulli i fresket eshte ai i Anders Behring Breivik qe tani jeton ne burg me mire se sa kur ishte jashte tij......packa se ka shten ene dhe me dhjetra e ka shkaktuar dhimbje ne mijera......pa drejtohuni kah prinderve te viktimave e shikojini ne sy e u thoni qe "manjaku eshte ne burg e do te kalbet atje por ju do te kontriboni ne kalbjen e tij duke paguar dicka pergjate denimit te tij.......
TEK KJO PIKE NJERZILLEKU MERR FUND DHE DREJTESIA ESHTE SHENDERRUAR NE NJE SHERBETORE TE MAKABRES DHE VLERAVE NJEREZORE ME TE ULETA ME TE ERRETA....AQ TE ERRETA SA EDHE DRITA KA FRIKE TI SHKOJE PRANE.
 

Zana

🇦🇱 e....Thjeshte 🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
34,400
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Eshte e njejte si ti hysh zotit ne hak!...
Si ta kuptoj me qarte ..k'te fjali :S
 

NosFeratu

Anëtar
Anëtar
Nov 5, 2013
Postime
147
Pikët
18
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Eshte e njejte si ti hysh zotit ne hak!...
Zoti jep lejen per vrasjen e vrasesve [perjashtim bejne vrasesit qe kryejne vrasje aksidentalisht] :p
 

Loreal

V.I.P
Anëtar
Sep 4, 2010
Postime
5,756
Pikët
63
Përgjigje e: I dënuari me vdekje, vdes i torturuar

Cfar vrasje ka kryer ky krimineli?
 
Top