• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

I shpërthen cigarja në gojë, humb 6 dhëmbë

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy

Një burrë në Indonezi është plagosur në gojë nga shpërthimi i cigares, shkaku i të cilit nuk dihet dhe si pasojë e këtij shpërthimi ka humbur 6 dhëmbë.
Duke ecur me motoçikletë në afërsi të Xhakartës, punonjësi i sigurisë Andi Susanto është plagosur në gojë nga shpërthimi i papritur i cigares së ndezur duke dëmtuar njëherazi edhe kaskën.

Drejtuesi i kompanisë së cigareve ka kërkuar falje ndaj Andi Susantos të cilit i është bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe i janë hequr dhëmbët e dëmtuar.

Gjithashtu kompania ka marrë përsipër pagesën e të gjitha shpenzimeve të spitalit. Andi Susanto ka pranuar propozimin e kompanisë dhe theksoi se nuk do të ngrinte padi ndaj saj.

Policia e cila ka analizuar përbërjen e cigares ka hapur një proces rreth ngjarjes. Pas kësaj ngjarjeje bëhet e ditur se Andi Susanto ka vendosur ta lërë cigaren. /start/
 

Diellza

Super Anëtar
Anëtar
Jan 20, 2010
Postime
202
Pikët
28
Titulli: I shpërthen cigarja në gojë, humb 6 dhëmbë

Mir ti behet, pse e pinte duhanin :D tashi tpakten se pi me. Dhembet rregullohen.
 

tina-RTM

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
45
Pikët
0
Vendndodhja
Prishtine
Përgjigje e: I shpërthen cigarja në gojë, humb 6 dhëmbë

hahahha sa kam qesh sikur tu ndodhte te gjith atyre qe pine duhan sa qef do ishte ....... mos ka pi more ky duhan me TNT hahah :p:p ose ka qene kamikaz e nuk i ka bo dinamiti hahhaha :p:p
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
duhanpiresat jan vrasesa te ligjshem sepse vrasin me shum njerez se çdo kriminel perqark
 
Top