• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ice Cube në pritje të Dr.Dre

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Reperi Ice Cube ka dështuar që ta përfshijë në albumin e tij më të ri mikun e tij të ngushtë, Dr.Dre, për shkak se nuk ka arritur që të kontaktojë me këtë të fundit që prej disa muajsh.
Albumi i parë i Ice Cube pas dy vitesh, “I Am The West”, është dashur të lansohej gjatë kësaj vere, por projekti tashmë është shtyrë për në shtator, pasi nuk arriti të lidhet me Dr.Dre. O’Shea Jackson i njohur si Ice Cube, ka zbuluar tani se ka pasur dëshirë që Dr.Dre t’ia bënte këngët për albumin e ri, por as ai e as miku i tij i ngushtë Snoop Dogg, nuk dëgjuan asgjë për Dre që prej kohësh, ndërsa tani është detyruar që vetë t’i përvilet punës.

“Shumë kërkuan që Dr.Dre të punonte në albumin tim. Negative, Dre mungon në aksion që prej disa muajsh. Unë e pyeta Snoop Dogg se mos ka dëgjuar ç’është bërë me Dre dhe ai më tha jo. Nuk më pritet. U desh që ta shtyja datën e lansimit nga 20 gusht në 28 shtator”, shkroi Ice Cube në blogun e tij.
 
Top