• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Iglesias: Vajzat më kanë refuzuar

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Enrique Iglesias ka thënë se ai ka dështuar të gjejë të dashura gjatë kohës sa ka qenë në shkollë të mesme.
Duke folur për shoun e MTV, “When I Was 17”, këngëtari ka zbuluar se ai kishte qenë i turpëruar dhe depresionuar pasi partnerja e tij e kishte lënë atë vetëm disa javë para mbrëmjes vallëzuese.

“Nuk kam pasur fat me vajza. Duhej të shkoja në mbrëmje me atë vajzë të cilën vërtet e pëlqeja dhe ajo tha se ka vendosur se nuk dëshiron të shkojë me mu. Isha i tmerruar”, ka thënë Iglesias.

“Kur je në shkollë të mesme dhe disa javë para mbrëmjes vajza me të cilën del thotë jo, është tmerr. Në atë kohë, e gjithë bota mu hodh sipër. Mbase kam qarë. Urrej ta hem këtë tash, është disi turpëruese. Një brhhh”, ka thënë Iglesias.

Megjithatë Iglesias ka thënë se ai ka shkruar në mbrëmjen vallëzuese pa shoqëruese dhe ka kaluar shumë mirë.

“Kam shkruar në mbrëmje vetë. E di se duket keq, por kam shkuar me shokë. Kam kaluar mirë. Për të gjithë djemtë atje: Është ok të shkosh në mbrëmje vetëm. Nuk keni nevojë për partnere”, ka shtuar Iglesias.
 
Top