• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ikonat e televizionit, Marina & Luana

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Bionde dhe brune, dyshja perfekte e imazhit, e profilizuar ne portretin e dy motrave qe bejne televizion. Dy eksperienca te njepasnjeshme, rrefyer nga vete Marina dhe Luana, qe e nisen punen si velina ne Top Channel, por qe kane ditur te bejne hapa perpara. Vajza qe i rrine mjaft mire ekranit dhe “rivaliteti” mes tyre. Nje rrefim i sinqerte motrash…Nese dy vajzat nuk do te ishin motra, por thjesht do te punonin ne te njejtin televizion, sikunder ndodh, me siguri qe do te ishin dy rivale te forta mes tyre.

Fatmiresisht jane motra dhe rivaliteti ketu nuk ze vend. Pelqejne te njejtat gjera: televizionin, filmat dhe internetin. Shkojne ne te njejten shkolle, bejne te njejten pune, kane miq te perbashket, e per me teper ndajne te njejten strehe. Edhe karriera qe kane ndjekur ne televizion, eshte pothuajse e njejta. Me ndryshimin qe te gjitha eksperiencat, e para i ka kaluar Marina, motra me e madhe, e pas saj te njejten rruge synon te beje edhe Luana. Keshtu ka ndodhur me dy motrat, Marina e Luana Vjollca deri tani. I ndajne vec 11 muaj diference, te dyja jane te bukura dhe te zonja njesoj, por Marines iu dha e para mundesia per te provuar dhe fati nuk e ka lene ne balte.

As ate dhe as motren e saj. Megjithate, duket se jo ne te gjitha gjerat, vajzat shkojne sinkron njera me tjetren. Luana, si me e vogla eshte me e perkedhelura, por edhe me gazmorja. Ndersa Marina me e prere dhe autoritare. Luana vdes per romanet romantike, ndersa Marina jo, Luana pelqen jeten e nates, kurse Marina pelqen shetitjet me makine. Launa eshte motra qe te ben per te qeshur edhe kur je shume e merzitur, ndersa Marina te qeteson me vetpermbajtjen e saj. Por ndryshimi me i madh, qe i ben te gjithe njerezit te kthejne kokat e t’i shohin me endje eshte se Marina perfaqeson nje bionde te bukur, ndersa Luana nje brune te embel. Kontrast i adhurueshem i imazhit femeror i te gjitha koherave. Plotesimi i te bukures ideale, brenda te njejtes shtepi dhe te njejtit televizion.

Ndryshimi qe sjell ekrani

Ne ditet e pushimit, mund t’i shohesh te veshura sport, por gjithmone te kuruara me kujdes. Jane pjese e televizionit dhe nuk e harrojne kete gje. Ndonjehere, ne oret gjumashe te se dieles, do te kishin dashur te dilnin per qejf, pa e vrare mendjen per rrobat, trukun, apo modelin e flokeve. Thjesht me nje pale xhinse, xhupin dhe syze te medha. Por duhet te paguajne, pervec kenaqesise dhe fames qe u jep ekrani, edhe faturen e imazhit publik. Si vajza te reja qe jane, u pelqen te vishen e te mbahen, por puna ne televizion ua ka shumefishuar kete kerkese.

Sepse njerezit i njohin dhe askush nuk kalon para tyre indiferent. Kur Marina fitoi rolin e velines tek “Fiks Fare”, ne edicionin e vitit 2005, ajo ishte nje vajze mjaft e bukur, por ishte vetem 15 vjec. “Isha ne moshe te vogel per ta kuptuar dhe dashur televizionin dhe mami me ka cuar te konkurroj, pa ndonje deshire timen te madhe. Vetem kur fitova audicionin, nisa ta pelqej televizionin dhe ta pelqej aq shume…”, nis te tregoje Marina, ndersa Luana shoqeron fjalet e se motres me levizje te kokes….

Si motra qe jane, ajo eshte deshmitarja me e mire e vendimeve te Marines, qe ne nje fare mase, pas pak kohesh u bene edhe vendimet e saj. “Pas nje viti e gjysem si veline, pasi nisa te drejtoj “Select”-in, me kerkuan te sillja Luanen qe te bente edhe ajo nje prove. Luana arriti ta fitonte e te behej pjese e televizionit. Keshtu stafeten time nga “Fiksi”, e mori menjehere Luana”, tregon me e madhja e motrave, ndersa ne duar mban filxhanin e madh me kakao e qumesht, e preferuara e vajzave per mengjesin.
 
Top