• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ilaç për sy i nxjerrur nga Kurani

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Një nga kompanitë farmaceutike zvicerane prodhon një ilaçi të quajtur "ilaç kur'anor" që mundëson trajtimin efektiv të personave me shikimit të dobët pa ndërhyrje kirurgjike.

Një nga kompanitë farmaceutike zvicerane prodhon një ilaçi të quajtur "ilaç kur'anor" që mundëson trajtimin efektiv të personave me shikimit të dobët pa ndërhyrje kirurgjike.
Sipas gazetës Ar-Raya, e cila botohet në Katar. "Ky medikament, i cili u përpilua nga mjeku egjiptian Abdul Basit Muhammed nga sekrecioni i gjëndrave të djersës njerëzore, kishte sukses në 99% të rasteve pa pasoja negative. Ilaçi kur'anor është regjistruar në Evropë dhe SHBA. Gjithashtu bëhet e ditur se kompania zvicerane këtë ilaç e prodhon në gjendje të lëngët dhe pika.
Burim i frymëzimit është nga Kur'ani përkatsisht nga kaptina Jusuf që gjendet në Kur'an.
Dr. Abdul Basit Muhammed theksoi se frymëzimin e mori nga kaptina Jusuf dhe tha: "Një mëngjes, derisa po lexoja kaptinën Jusuf, vëmendjen ma tërhoqi ajeti 84 dhe ajetet që pasojnë"
Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi). "(Kur'an: Jusuf, 84.)
"Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time. (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë). Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje". E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?" (Kur'an:Jusuf, 93-96.)
Aty thuhet se Pejgamberi Jakub a.s. vuante për djalin e tij Jusufin a.s., e për të cilin qante shumë. Kjo vuajtje e madhe ishte shkaktar i zbardhjes së syve dhe kur më vonë në sytë e pikëlluara të Jakubit a.s. ia vunë këmishën e Jusufit a.s. Jakubit a.s. iu rikthye të pamurit.
Këtu fillova të mendoj. Çfarë mund të ishte në këmishën ë Jusufit a.s.? Së fundi kam ardhur në përfundim se nuk mund të jetë asgjë më shumë se djersa (aroma të cilën e ndjen Jakubi a.s.). Pastaj fillova të mendoj për djersën dhe përbërjen e saj. Shkova në laborator dhe fillova të hulumtoj.
Kam bëra një seri provash në lepuj. Rezultatet ishin pozitive. Më vonë kam kryer trajtimin në 250 pacientë, duke u dhënë atyre ilaçe dy javë nga dy herë në ditë. Kur arrita sukses në 99% të rasteve, thash në veten time:" Kjo është mrekulli e Kur'anit! "
Dr. Abdul Basti Muhammed rezultatet ua prezantoi institucioneve përkatëse në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat kanë të bëjnë me patentimin e zbulimeve të reja. Pas provave dhe hulumtimeve të kryera, nënshkroi një kontratë me një kompani zvicerane, me kusht që në paketim të ilaçit në mënyrë të qartë të theksohet "ilaç kur'anor. Firma zvicerane pranoi kërkesën dhe filloi prodhimin e këtij ilaçi.
Allahu i Madhëruar në Kur'anin fisnik thotë: "Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim. "
 

Conrad

Anëtar i ri
Anëtar
May 28, 2011
Postime
328
Pikët
0
Përgjigje e: Ilaç për sy i nxjerrur nga Kurani

Intersante! Tani te verberit mjafton te behen myslimane dhe do te shohin perseri! Tani qe ilaci u gjet nga mrekulite kuranore c'prisni pra o njerez?! O burrani te behemi myslimane te gjithe!
Mirepo ai doktori s'na thote se te gjitha kimikatet qe jane ne bote gjenden edhe ne djersen e njeriut. As s'na thote se sheroi ndonje me duke perdorur djersen si mjet mjekimi.
Mirepo Krishti sheroi me vetem me nje prekur me doren e tij. Po dora e krishtit cfare mrekullie kishte?!! E pse jo edhe ne kete rast djersa?! A me falni se Krishti eshte biri i Zotit!
 

Vlonjati

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 24, 2010
Postime
144
Pikët
0
Përgjigje e: Ilaç për sy i nxjerrur nga Kurani

Ne shqiptaret jemi ne shumice dermuese myslymane , por ne fakt myslymanizmi me kuranin dhe me ata dishepujt e tij eshte nje fe me te vertete qesharake

Me teper eshte nje regullore higjene , ndersa tek njerezit feja myslymane nxit injorancen dhe urrejtjen per cdo gje moderne dhe perparimtare

Dhe ja rezultati i asaj feje --jane vendet arabe , qe jane nje turp i njerezimit ne cdo apsekt -
- Te vjen per te vjelle vetem kur e mendon se ke nje fe te perbashket me ata zvarranike te Sahares

By the way --Edhe une jam myslyman --por as qe me shkon ndemrned ta lexcoj ate librin e merzitshem dhe tejet qesharak te Muhamutit
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Ilaç për sy i nxjerrur nga Kurani

Vlonjati ..edhe ti qenke zvarranik e e...(
Edhe une jam myslyman
?! Ke kujdes me ate shprehjen Muhamutit !!!!
Per cudi ju vlonjatetttt keni prioritet per SHOW biznes ose Reality SHOW : BigBrodher nubero 1,2,3 ..kaq dhe nuk ju fus ne asnje lemi tjeter ...se jan ..-bla--bla-

``14``
 
Top