• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ilaçet antireumatizëm rrisin rrezikun e ulçerës

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113

Ilaçet e përdora për qetësimin e dhimbjeve, sidomos atyre reumatizmale të kyçeve rrisin më shumë riskun e shfaqjes së ulcerës dhe komplikacioneve tjera si hemorragji, perforacion dhe vdekje. Prof.Dr.M.Enver Dolar, thotë se dhimbjet e kyçeve janë ndër arsyet më të shpeshta të cilat na çojnë tek doktori. Për këtë arsye, ilaçet (qetësuese të dhimbjeve reumatizmale) non-steroid anti-inflamator që mundësojnë një përmirësim simptomatik bëjnë pjesë në grupin e ilaçeve të rekomanduara më shumë në recetat mjekësore. Tek 25 për qind e të sëmurëve që përdorin ilaçet non-steroid anti-inflamator shihen efekte anësore në sistemin gastrointestinal. Gjithashtu, Dr.Dolar, tha se këto lloj ilaçesh mund të bëhen shkak për shfaqjen e sëmundjeve si kolit, hemorragji, ulcerë në sistemin e poshtëm gastrointestinal. Duke shpjeguar domosdoshmërinë e ndërprerjes së menjëhershme të ilaçeve në 10% të të sëmurëve tek të cilët shihen efekte anësore të sistemit gastrointestinal, Dr.Dolar shprehet se në 10-15% të të sëmurëve që përdorin vazhdimisht ilaçe non-steroid anti-inflamator shfaqen ulcera gastro-duodenale. Dhe afërsisht 3% e të sëmurëve të këtij grupi preken dhe nga hemorragjia dhe perforacioni. Përdoruesit e ilaçeve non-steroid anti-inflamatore janë të rrezikuar 4 herë më shumë nga dëmtimet e mukozave, 3 herë më shumë nga hemorragjitë gastrointestinale dhe 6 herë më shumë nga perforacioni. Në analizat e bëra endoskopike është parë që përdoruesit e ilaçeve non-steroid anti-inflamator rrezikohen dy herë më shumë se të sëmurët me gastrit duodenal. Afërsisht 50-60% e personave që kalojnë një hemorragji të sistemit të sipërm gastrointestinal përdorin ilaçe non-steroid anti-inflamator brenda javës së fundit. Duke theksuar se tek të moshuarit nuk shihen simptoma tipike të ulcerës, Prof.Dr.M.Enver Dolar, pohon se shenja e pare e 50% të ulcerave të shkaktuara nga ilaçet non-steroid anti-inflamator është hemorragjia, ndërsa tek 60% e të sëmurëve që kalojnë një ulcerë kërcënuese për jetën vihet re një përdorim i ilaçeve non-steroid anti-inflamator. Ilaçet non-steroid anti-inflamator rrisin dhe riskun e zhvillimit të ulcerës peptike. Dr.Dolar thotë se tek 30% e personave që i marrin rregullisht këto ilaçe shfaqet një ulcerë aktive, ndërsa përdorimi për një kohë të gjatë i steroideve rrit edhe më shumë riskun e ulcerës tek personat që kanë vuajtur edhe më parë nga ajo, por ky risk nuk lidhet shumë me ilaçet non-steroid anti-inflamator. Ilaçet non-steroid anti-inflamator që shkrihen në ujë (aspirina) kanë efekte më të forta.
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
113
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Ilaçet antireumatizëm rrisin rrezikun e ulçerës

Shtrohet pyetje c duhet bere ne keto raste kur pacienti edhe perkunder efekteve ansore qe japin keto barna ai eshte i detyruar ti mari ato . Per rastin n fjale mbrojtja nga ulcera peptidike behet duke I shoqeruar keto barna me marrjen paraprake te barnave antiacidike perkatesisht barnave antiulceroze. Keto merren 20-30 min.perpara marrjes se barit antireaumatizmal.
Ose menyre tjeter eshte qe pac. ti jepen barna antireaumatizmale gastrorezistente. Tretja dhe perthithja e tyre behet ne zorre e Jo ne lukth , ne kete forme arrihet ruajtja e mukozes gastrike dhe njekohesisht marim efektin analgjezik te deshiruar.
 
Top