• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ilace Popullore

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
1. MJALTI prodhon rezultate efektive kur perdoret per plaget sepse ka veti antibakteriale (antibacterial quality) qe te mbron nga infeksionet. Gjithashtu heqen helmimet apo materialet e huaja dhe ulen "edema" ose fryrjen pra ka aktivitet "anti-inflammatory".


2. "Egziston nje bimë e kuqe, e madhe sa një kokërr portokalli që njihet në botanikë me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bimë thahet dhe bluhet duke e bërë në këtë mënyre pluhur.
Ky pluhur ka pasur përdorime të ndryshme për shumë e shumë vite me radhë.
Në Indi përdoret për infeksione te ndryshme. Gjithashtu është përdorur si punë çamçakizi për të mbajtur të shëndetshëm dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Ne Indi, gjithashtu përdoret si erëz në gatim, sidomos në gjellët e famshme indiane “Keri”.
Në disa vende bima është përdorur si afrodiziak (nxitës i epshit seksual).
Në Kinë përdoret në diabetin tipi 2, në disa sëmundje mëlçie dhe për parazitë."


3. KURA PER ULCERA
A.lule basani eshte nje nga bimet me te rendesishme qe rekomandohet për kurimin e ulceres ne stomak.
Çaji i perfituar nga zierja e kesaj bime ne nje perzierje me vajin e ullirit, lihet per rreth 40 dite ne nje ene prej qelqi. Kur kjo mase te marre nje ngjyre te kuqerremte, atehere mund te perdoret.
Masa e krijuar ne forme kremi mund te perdoret cdo mengjes derisa ajo te jape rezultatin e deshiruar
B.Perzierja e majdanozit, Gremit dhe Mustaqeve te Misrit.
Lengu i perftuar nga keto bime pihet per 5-6 dite. Pas kesaj perzihet nje luge piper i zi i bluar, 1luge sheqer, pak kine e shtypur dhe vezë e rrahur.
Me kete perzierje behen hape, te cilat pihen nga 3 ne dite. Edhe ky mjekim perseritet per 6 dite radhazi


4. HURDHA
nqs keni kolesterolin e larte,cdo mengjesi rekomandohet te pertypni gjysem boceje hurdh



5. Nqs vuani nga mos tretja e ushqimit,zieni dy boce hurdha ne 200ml qumesht,kjo gje i rekomandohet dhe atyre qe vuajne nga azma


6. Fruta - Ilace Popullore per te mposhtur anemine
Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Ketyre te semureve u keshillohet perdorimi i frutave te fresketa, qe permbajne vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pijnë kafe, çaj, kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajnë kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.

HURMA
Per kurimin e kesaj semundjeje në mjekesinë popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.

KARROTA
Karrota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karrotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karrota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

RREPA E KUQE
Të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.

GJETHE HITHRE
Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.

LULESHTRYDHJA
Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

FIKU
Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë.
 

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,839
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....
Lëngu i hithrës, magjia shekullore për shëndetin



Hithra është njohur edhe si “urtia dionica” në latinisht dhe ka një trashëgimi të pasur bimore. Hithra ka qënë përdorur si një diuretik që në kohët mesjetare në Europë.
Një filxhan çaj hithre/ ujë hithre përmban vitamina A, B, K, riboflavin, nicalin, folate, karbohidrate (71.33%), yndyrë (2.36%) dhe proteina (25.8%).
Ai është gjithashtu i pasur me minerale si kalcium, hekur, kalium, fosfor, mangan, zink, bakër dhe magnez. Ju mund ta përgatisni lëngun e hithrës duke valuar disa gjethe hithre në ujë, mund t’i shtoni 1 lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar. Ja disa nga vetitë ushqyese dhe medicinale të hithrës:
Parandalon formimin e gurëve në veshka dhe problemet e traktit urinar: lëngu i hithrës është një diuretik natyror që lejon rrjedhjen e duhur të lëngjeve nga veshka dhe fshikëza duke parandaluar kështu formimin e gurëve në veshka. Ai mund të trajtojë infeksionet e traktit urinar.
Lehtëson dhimbjet e gjymtyrëve dhe muskujve: hithra ka qënë përdorur që në kohët e lashta për trajtimin e artritit. Ai ka veti antiinflamatore dhe redukton dhimbjet e muskujve gjithashtu.
Kuron ekzemën dhe sëmundjet e tjera të lëkurës: për shkak të vetive antibakteriale që ka, lëngu i hithrës ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi dhe kuron sëmundjet dhe irritimet e lëkurës.
Parandalon dhe shëron alergjitë: lëngu i hithrës mund të lehtësojë alergjitë që ndodhin për shkak të ndryshimeve sezonale si kruarjet, rinititin dhe teshtimën.
Është tonik i mirë për femrat: lëngu i hithrës është i pasur me hekur dhe ndihmon në luftimin e anemisë. Gratë shtatzëna duhet ta përdorin lëngun e hithrës për të parandaluar gjakderdhjet dhe për ta bërë fetusin më të fortë. Ajo stimulon prodhimin e qumështit në gji gjithashtu. Femrat që vuajnë nga dhimbjet e ciklit duhet të përdorin lëng hithre për të lehtësuar këto dhimbjet.
Është i mirë për tretje: pini lëng hithre në mënyrë që të parandaloni dispepsinë, të vjellat, kolitin, parazitët dhe sëmundjet e trakit tretës.
Ul nivelin e kolesterolit në gjak: hithra përmban beta sitosterol, ky përbërës ndihmon në thithjen e kolesterolit të keq dhe siguron një zemër të shëndetshme.
Ruan strukturën e duhur të qelizave: hithra është e pasur me flavonoide si kuercetinë, i cili është antioksiddant i shkëlqyer. Lëngu i hithrës ndihmon në mbrojtjen e ADN-së.
Parandalon diabetin dhe presionin e lartë të gjakut: lëngu i hithrës do të ulë nivelet e sheqerit dhe glicemisë në gjak. Ai ka veti diuretike të cilat ndihmojnë në mbajtjen e presionit të gjakut në nivelet e duhura.
Redukton gjakderdhjen e brendshme: pakëson gjakderdhjen nga mitra, hunda apo edhe në zorrë. Lëngu i hidhrës ka veti të shkëlqyera medicinale.
Perfekt për higjenën orale: përdoreni lëngun e hithrës në formë gargare në mënyrë që të pastroni gojën nga bakteret e dëmshme që çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe erë të keqe të gojës.
KUJDES! Personat që kanë probleme me stomakun, gratë shtatzëna dhe fëmijët duhet të konsultohen me mjekun përpara se ta përdorin lëngun e hithrës si një bimë medicinale, jo të gjithë organizmat reagojnë në mënyrë të njëjtë.
 

O2

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
23,940
Pikët
113
Per dhembjen e veshit meqense e vuajta e une para dy muajsh por nuk dija ndonje kure shtepie,sot qelloi qe kishte nje shoqe dhembje te forta, provoi te marr paracetamol,depon e me the te thash por nuk gjeti derman.Ne fund te dites nje plake nga Rusia qe eshte komshie i beri gjethe dafine te thermuara ne nje tenxhere dhe oriz,i nxeu keto per pak pastaj ne nje corape te paster apo pecete qe e ke hekurosur qe te jete e nxehte edhe kjo e mbushi ate me orizin edhe gjethet e dafnit dhe ja vuri mbi vesh. Per dy min pa ekzagjerim fare ama ajo u qetesua dhe dhembjet i pushuan...

Shpresoj qe mos u nevojitet por per cdo rast une thash ta ndaj me ju se ndoshta i hyn ne ndihme dikujt....
 

Rex

ne fronin tim
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
16,238
Pikët
113
Per dhembjen e veshit meqense e vuajta e une para dy muajsh por nuk dija ndonje kure shtepie,sot qelloi qe kishte nje shoqe dhembje te forta, provoi te marr paracetamol,depon e me the te thash por nuk gjeti derman.Ne fund te dites nje plake nga Rusia qe eshte komshie i beri gjethe dafine te thermuara ne nje tenxhere dhe oriz,i nxeu keto per pak pastaj ne nje corape te paster apo pecete qe e ke hekurosur qe te jete e nxehte edhe kjo e mbushi ate me orizin edhe gjethet e dafnit dhe ja vuri mbi vesh. Per dy min pa ekzagjerim fare ama ajo u qetesua dhe dhembjet i pushuan...

Shpresoj qe mos u nevojitet por per cdo rast une thash ta ndaj me ju se ndoshta i hyn ne ndihme dikujt....
Edhe uthulla e molles eshte e mire per infeksionet e veshit. Mjaftojne disa pika.
 

O2

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
23,940
Pikët
113
Ka ndonje para pergatitje kjo apo?

Ne fakt nenat tona perdornin dikur per keto raste vaj ,urine etj por nuk kishin asnje efekt...
 

Rex

ne fronin tim
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
16,238
Pikët
113
Jo, thjeshte 3-4 pika ne vesh.

Ate me urine e kam degju edhe une por s'di sa ben pune.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,475
Pikët
113
Një nga shkencëtarët kryesorë në hulumtimin e Alzheimerit është neuropatologu Prof. Dr. Jens Pahnke.

IMG_5094_110725.jpg

Rezultatet e tij të hulumtimit me minj të bardhë shpjegohen qartë dhe kuptueshëm për të gjithë në filmin e shkurtër 3-minutësh nga televizioni gjerman. Pas 50 ditësh, minjtë që vuanin nga sëmundja Alzheimer rifituan aftësinë e tyre për t’u orientuar pasi iu dha një ekstrakt nga çaji malor............ greqiris.


Sideritis scardica ESHTE....SADE SHQIPTAR dhe perse?
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,475
Pikët
113
Caji i MALIT nuk ka(kishte)nevoje per leka.
Ata nga Vlora e DIN me MIRE se shkruesi.
Si pregatitej?
Bimen BIO me KERCELL e zjen me uje...dac ne xhezve,dac ne kusi apo dhe dac ne kanoce.
ILAC me AROME dhe SHIJE = UNIKALE.
HARRO cdo lloj caji...qeter.
 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
7,797
Pikët
113
Caji i MALIT te ben nervoz... nuk eshte aspak ilac, eshte genjeshter
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
32,414
Pikët
113
Nese doni me humb pesh, mbushne nje shishe uje 1 liter dhe ne to vendosni kastraveca, lereni disa ore, pastaj gjat ter dites pini nga pak dhe pas 2 jave do e shihni rezultatin dhe do mahnitni.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
21,357
Pikët
113
Sherbela.
Dhe kjo me co ndermend nje kujtim,po rrija ne lokal une dhe orar dreke dhe skish asnje njeri si per ters as kusur skish kamarjeri te kthente dhe mori gjysen e lekeve. Kalon aty nje grua e moshuar me veshje mirditore..dhe ne gjithe ate vape mu dhimbs. Dhe u afrua te me ofronte sherbele.
-Nene kam te shtepia mjaft i them.
-Si paske ,tha? Nga je ti. Dhe avash avash afrohej te karrigia keshtuqe i thaahe nene ulu pije nje kafe. I ndryshoi fytyra. Dhe keshtu ndersa me fliste per sherbelen ( dhe mbylla librin qe po lexoja,sishte dite per lexim) me foli dhe per problemet e saj. Qe kishte me shume se sa duhej te kishte nje e moshuar ne moshen e saj.
Dhe aty nga fundi i thashe nene e di cke ti? Zere se e bleva dhe ate tufen e sherbeles e po te jap leket. Dhe keshtu u ngrita e lashe te rrinte ca ( i dhashe dhe leket kamarjerit bashke me bakshish)
Nje dite bujare per mua.
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
34,552
Pikët
113
Une besoj tek perdormin i ilaceve popullore perpara se me u semur, se po u semura pastaj vetem te laboratorit mendoj qe do te me bejne derman.
 

L0v3rm4n

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2019
Postime
8,230
Pikët
113
Soda e bukes e perzier me mjalt dhe limon
eshte njesh per bajamet gryket etj. mua me ka shpetuar nga korona
 
Last edited:

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,475
Pikët
113
Qka i ndodh trupit tuaj nëse pini qaj të zi çdo ditë.

qaji i zi në të vërtetë nuk është i zi. Në Kinë, ky qaj është referuar si qaj i kuq(kamuniste ahhhhh) për shkak të ngjyrës së tij. Pirja e tij çdo ditë mund të ketë shumë përfitime shëndetësore. Disa njerëz madje e përdorin atë si një alternativë ndaj kafesë për shkak të përmbajtjes së kafeinës. Por gjithashtu mund të vijë me disa rreziqe nëse pini shumë gota në ditë.

Më poshtë janë të listuara disa nga këto përfitime, dhe disa rreziqe të mundshme, të pirjes së këtij qaji.

Mund të zvogëlojë presionin e gjakut.

Është vlerësuar se 26% e popullsisë së botës ka presion të lartë të gjakut dhe kjo mund të çojë në disa çështje serioze. Edhe pse efekti mund të jetë i vogël, studimet tregojnë se pirja e qajit të zi rregullisht mund të ndihmojë në zvogëlimin e hipertensionit.

Qaji i zi mund të ndihmojë me kolesterolin.

Një në çdo 3 të rritur ka kolesterol të lartë. Por burrat në përgjithësi janë në një rrezik më të lartë se gratë. Studiuesit kanë zbuluar se përfshirja e çajit të zi në dietën tuaj mund të ulë nivelet e kolesterolit tuaj me një sasi të konsiderueshme.

Mund të luftojë kavitetet.

Qaji, në përgjithësi, mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin e përgjithshëm oral.

Por qaji i zi, në veçanti, u zbulua se përmban përbërës që vrasin bakteret përgjegjëse për shkaktimin e kaviteteve.

Qaji i zi mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit.

Rreth 422 milion njerëz vuajnë nga diabeti. Lloji 2 përbën rreth 90-95% të të gjitha rasteve të diagnostikuara, megjithatë, është zbuluar se konsumi i qajit të zi mund të zvogëlojë sasinë e sheqerit në gjak dhe si pasojë të ulë shanset tuaja për të shfaqur këtë sëmundje.

Shenim PARAPRAK.....DIREKT neser ne FARMACI, po nuk pati ne treg.Kinezet jane popull me KULTURE te.......LASHTE edhe TANI.

Vazhdojme.............................

Qaji i zi mund t’ju shkaktojë dhimbje koke.

Pirja në sasi të mëdha të çajit të zi çdo ditë mund të sjellë efektet e saj anësore. Disa prej tyre janë dhimbje koke, migrenë dhe nervozizëm. Të gjitha të shkaktuara nga përmbajtja e saj e lartë e kafeinës.

Gjithashtu mund të shkaktojë ankth dhe vështirësi në gjumë.

Konsumimi i tepërt i kafeinës nga çaji i zi mund të kontribuojë në rritjen e niveleve të ankthit dhe stresit. Gjithashtu mund të prishë ciklin tuaj të gjumit dhe të ndikojë në aftësinë tuaj për të fjetur.

Burimi....per me kan ne ti AKTUAL.

PS....per pasojat qe te nep qaji,shkruesi ka ilaqe.

DANKE.
 

Juna

V.I.P
Banned
Anëtar
Jul 4, 2019
Postime
2,003
Pikët
113
Nese doni me humb pesh, mbushne nje shishe uje 1 liter dhe ne to vendosni kastraveca, lereni disa ore, pastaj gjat ter dites pini nga pak dhe pas 2 jave do e shihni rezultatin dhe do mahnitni.
mire qe sot do filloj edhe mbas 2 jave po nuk u dobesova mjer ti :D
 
Top