• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ilira Gashi, “këngëtarja më e dëgjuar zvicerane pas Tina Turner-it”

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,990
Pikët
113
Ilira1.jpg



Pas Tina Turner (diva e madhe, e cila jeton në Zvicër), Ilira është këngëtarja më e dëgjuar zvicerane në platformën e transmetimit të muzikës Spotify.

Praktikisht asnjë këngëtar/e tjetër nga Zvicra nuk ka aktualisht sukses ndërkombëtar sa Ilira (Gashi). 25 vjeçarja nga Köniz-i i Bernës tashmë po brohoritet si mbretëresha e re e pop-it dhe është jashtëzakonisht e suksesshme edhe në kohën e koronës, kur janë të mundshme vetëm paraqitjet në internet, shkruan blick.ch.

Këngët e këngëtares shqiptare nga Zvicra, prindërit e së cilës vijnë nga Shqipëria dhe Kosova, janë klikuar mbi 50 milion herë vetëm në YouTube. Pas Tina Turner (diva e madhe e muzikës, e cila jeton në Zvicër), Ilira është këngëtarja më e dëgjuar zvicerane në platformën e transmetimit të muzikës Spotify.

“Kjo gjë më emocionon shumë pasi që është një ndjenjë e pabesueshme ta marr këtë njohje në vendin e lindjes”, thotë Ilira. “Jam shumë krenare për këtë”.

Gjithsesi, kriza e Koronës e ka sjellë atë edhe më pranë fansave të saj, shpjegon ajo. “Unë marr shumë mesazhe në Instagram nga njerëz që shpesh më japin hollësi për tema shumë private. Kjo afërsi me fansat e mi që marr në internet do të thotë shumë për mua”.

Të kujtojmë: Ilira Gashi jeton prej vitesh në Berlin, Gjermani, ku ka edituar disa albume shumë të suksesshme. Për shkak të cilësisë dhe fuqisë së rrallë të zërit të saj, që kap 4 oktava ajo është krahasuar me yllin e madh botëror, Mariah Carey.

Ilira2.jpg

----------------
 
Top