• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Indi: Vajzave të pamartuara u ndalohet telefoni mobil

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Kryeplaku i një fshati në veri të Indisë mori vendim t’ua ndalojë vajzave të reja përdorimin e telefonit mobil. Ai e ndërmori këtë hap për të parandaluar martesat e palejueshme, për vajzat të cilat lehtë mund të bëhen viktima të vrasjeve të nderit.
Sipas vendimit të kryeplakut të fshatit Lank, djemtë e pamartuar mund ta përdorin telefonat mobil, por vetëm nën mbikëqyrjen e rreptë të prindërve. Shoqata lokale për mbrojtjen e të drejtave të femrave kritikoi këtë masë të rreptë, duke e quajtur të prapambetur dhe aspak të drejtë.

Sipas të dhënave të policisë indiane, vetëm muajin e kaluar në rajonin Muznafarnagar, në shtetin Uttar Pradesh, në të cilin gjendet edhe fshati Lank, janë arratisur 34 çifte që ka quar në tetë vrasje për nder, shkruan AP.
 
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
5,280
Pikët
113
Përgjigje e: Indi: Vajzave të pamartuara u ndalohet telefoni mobil

Po djemve beqar pse u lejohet? Me ke do flasin te shkretet, me grate e martuara?
-nani-
 
Top