• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

INJORANCA,kulmi i lumturise.

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,559
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Ne kohen e Enverit, te gjithe e kishin nje arsye te zgjoheshin ne mengjes e te ngriheshin nga krevati. Ai i dha nje arsye per te jetuar duke i frymezuar me "idealet boshe te Partise". Njerzit vertet ishin injorante dhe te paditur po te gjithe ose shumica e popullit ishin te lumtur.

Ndersa tani, kemi shume me teper njohuri per boten, shofim se cfare kane te tjeret e cfare na mungon ne. Lodhemi cdo dite te arrime te paharritshmen. perpiqemi me kot te jetojme boten e televizorit. E jemi gjithmone e me pak te kenaqur nga jeta.

E cfare rendesie ka qe je i paditur kur ne vetvete je i lumturë A nuk eshte qellimi perfundimtar i njeriut te jete i lumturë

Sipas jush a e sjell dituria pakenaqesine, dhe a eshte me mire te jesh i paditur dhe i lumturë
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Titulli: INJORANCA,kulmi i lumturise.


Sipas jush a e sjell dituria pakenaqesine, dhe a eshte me mire te jesh i paditur dhe i lumturë
Meqense fjalia me lart kishte brenda dy pyetje :

Sa me shume te dish, aq me shume kerkon te kesh. Nese nuk mundesh t'i arrish ato qe do, lindin pakenaqesite.

Nese vertet Padituria te ben te Lumtur, nese vertet ama..Me Mire i Lumtur ......!
 
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
5,280
Pikët
113
Përgjigje e: INJORANCA,kulmi i lumturise.

Thone qe'' Injoranca ne disa raste eshte bekim'', dhe eshte e vertet ne nje fare menyre. P.sh vjen puna te semundjet. Me tha nje dite gjineokologu im kur e pyeta per dicka qe kisha lexuar ne komp. "Mos lexo shume me tha rreth semundjeve, se aty ka me shume informacion se sa nje pacient ka nevoje te dije. Nuk te bejne mire. Eshte e vertete. Isha me e qete kur nuk dija shume gjera. Tani nje dhimbje e vogel me kap, dhe me vete mendja per keq.
-boh-
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: INJORANCA,kulmi i lumturise.

Ne kohen e Enverit, te gjithe e kishin nje arsye te zgjoheshin ne mengjes e te ngriheshin nga krevati. Ai i dha nje arsye per te jetuar duke i frymezuar me "idealet boshe te Partise". Njerzit vertet ishin injorante dhe te paditur po te gjithe ose shumica e popullit ishin te lumtur.

Ndersa tani, kemi shume me teper njohuri per boten, shofim se cfare kane te tjeret e cfare na mungon ne. Lodhemi cdo dite te arrime te paharritshmen. perpiqemi me kot te jetojme boten e televizorit. E jemi gjithmone e me pak te kenaqur nga jeta.

E cfare rendesie ka qe je i paditur kur ne vetvete je i lumturë A nuk eshte qellimi perfundimtar i njeriut te jete i lumturë

Sipas jush a e sjell dituria pakenaqesine, dhe a eshte me mire te jesh i paditur dhe i lumturë
Dituria,nuk sjell as pakenaqesi e as kenaqesi,po ashtu dhe injoranca.Dituria eshte thjesht njohuri,kureshtje,kuptim.
Ne qofte se injoranca sjell lumturi ateher dhe lumturia duhet te sjelli injoranc.
Sa per kohen e Enverit,lumturia nuk vinte nga injoranca,vinte nga frika.Njerezit nuk mundoheshin o kerkonin diçka me teper,kerkonin te mos u a mirnin dhe ato gjera qe kishin.
Ishte frika qe sillte "lumturin",e mbase dhe injorancen e duhur per ti "shpetuar" dituris.
 

Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
685
Pikët
63
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: INJORANCA,kulmi i lumturise.

Në kohën e Enverit,njerzit nuk ishin të lumtur por bënin si të tillë.Nuk besoj se ka shqiptar që mezi gjente një pako kafe 100 gr dhe të ishte i lumtur!!!E të tjera plot.
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,554
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: INJORANCA,kulmi i lumturise.

kush tha qe ne kohen e Enverit kishte injorance??? shkolla e mesme ishte me detyrim...shkonim ne kinema, stadiume, teatro, opera, aksione, plazhe, luanim, kendonim, shkonim ne spartakiada, kampionate, festivale, shkonim ne shkolle te larte brenda e jashte vendit kush e meritonte...

p.s. “nuk u vra zero italian dhe zero gjermane”...20 e kusur vjet asgje :D
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,183
Pikët
113
Përgjigje e: INJORANCA,kulmi i lumturise.

Në kohën e Enverit,njerzit nuk ishin të lumtur por bënin si të tillë.Nuk besoj se ka shqiptar që mezi gjente një pako kafe 100 gr dhe të ishte i lumtur!!!E të tjera plot.
Ne kohen e dulles kishte, do JO te tjere qe benin perpjekje qe me kafe mos te kenaqeshin.
ehe he...............:p
 

BIO

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 20, 2017
Postime
2
Pikët
0
Përgjigje e: INJORANCA,kulmi i lumturise.

Dija apo padija varet nga truri dhe lumturia nga zemra.Te dy keto organe bashkepunojne me njera tjetren.
N qse truri i jep info pozitive zemres ajo ndihet mire dhe e kunderta, por nderkohe edhe zemra i jep shkendija trurit per te mare vendime pozitive ose e kunderta.
Sot eshte shtuar ndjenja pesimiste sepse njeriu nuk mer info e duhura per zemren por mer ato qe i imponohen nga sistemi
( partite,mediat,shoqatet etj..dhe sistemin, te pakten ne Shqiperi, e drejton e keqja),nderkohe te shkuaren e shikon gjithmone me mall.
Kjo nuk do te thote qe ne te shkuaren kemi qene te lumtur, mendoj se kemi qene ne gjume.
 
Last edited:

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
9,477
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Përgjigje e: INJORANCA,kulmi i lumturise.

kush tha qe ne kohen e Enverit kishte injorance??? shkolla e mesme ishte me detyrim...shkonim ne kinema, stadiume, teatro, opera, aksione, plazhe, luanim, kendonim, shkonim ne spartakiada, kampionate, festivale, shkonim ne shkolle te larte brenda e jashte vendit kush e meritonte...

p.s. “nuk u vra zero italian dhe zero gjermane”...20 e kusur vjet asgje :D
Ku paska qene shkolla e mesme me detyrim?
Kush shkonte ne shkolle te larta pa patur nje biografi te mire jashte shtetit?

A ishte femijet e komunisteve dhe te spiuneve qe edhe pse nuk e meritonin, mund te ishin me te dobet ne vleresime por i merrni bursat ne saj te miqesise?
Shkolla tete-vjecare ka qene me detyrim dhe mos perconi mesazhe te gabuara per te rinjet qe nuk kane jetuar ate kohe.
 
Last edited:

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 22, 2010
Postime
13,785
Pikët
113
Përgjigje e: INJORANCA,kulmi i lumturise.

Sepse dje ishte koha e "dliresise " sinqeritetit.... sot eshte koha e djallezise ... nuk rri me skutave po ka marre dhene.... per mos te thene qe eshte bere morali i shoqerise.... dhe kjo nuk eshte nje dukuri vetem shqiptare
 

lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,443
Pikët
113
Përgjigje e: INJORANCA,kulmi i lumturise.

por mundohem ta gjej ku e kam lexuar por nuk po mundem ne kete moment.
nje thenie per lumturine. (anjshtajn apo dikush tjeter... mos ishte nje filozof i kinez i lashte ?)mbase e ka lexuar dikush dhe ma verteton.


pak a shume ...

per te qene i lumtur, lidhe kuptimin/kenaqesine e jetes me dicka jo te prekeshme/jo materiale.
 

Beu_Shpata

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 8, 2016
Postime
3,388
Pikët
0
Përgjigje e: Titulli: INJORANCA,kulmi i lumturise.


Sipas jush a e sjell dituria pakenaqesine, dhe a eshte me mire te jesh i paditur dhe i lumturë
Meqense fjalia me lart kishte brenda dy pyetje :

Sa me shume te dish, aq me shume kerkon te kesh. Nese nuk mundesh t'i arrish ato qe do, lindin pakenaqesite.

Nese vertet Padituria te ben te Lumtur, nese vertet ama..Me Mire i Lumtur ......!
Njeriu që i druhet diturisë është si ai që i druhet dashurisë së dytë ngaqë e para e lëndoni. Dhe kështu zgjedh të jetojë me Sigurinë dhe Monotoninë!
 
Top