• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Injoranca.....

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Lindim injorante, disa mbesin gjate gjithe jeten te tille.

Sipas argumenteve tuaj, kush jane faktoret qe ndikojne per te mbajtur ne erresire nje pjese te popullsise ?

Eshte injoranca e trasheguar, apo e kushtezuar gjate jetes ?

Perse injoranca perhapet kaq lehte dhe gjen territor shume te pershtatshem per te shkuar lart e me lart ?

Perse injoranca kthehet ne mode, perse injoranca eshte kaq kokeforte dhe e bindur per "bindjet" e saj ?

Perse injorantet dine kaq mire te bashkohen nderkohe qe intelektualet mbeten perhere te vecuar, apo me keq ne hije...

Burimi: Shoqëriajonë
 

Jolene

Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,444
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: Injoranca.....

Perse injorantet dine kaq mire te bashkohen nderkohe qe intelektualet mbeten perhere te vecuar, apo me keq ne hije...

Sepse injorantet mundohen te tregojne se jan dikushi, dhe normale qe tregojne te kunderten.

Injorant nuk lind por, ngelesh kur nuk shef me larg se sa nje pike te caktuar, gjithmone mendon ato qe ke trasheguar dhe ato qe posedon jan MJAFT per ty per te qen dikushi.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
61,426
Pikët
113
Përgjigje e: Injoranca.....

Lindim injorante, disa mbesin gjate gjithe jeten te tille.

Sipas argumenteve tuaj, kush jane faktoret qe ndikojne per te mbajtur ne erresire nje pjese te popullsise ?

Eshte injoranca e trasheguar, apo e kushtezuar gjate jetes ?

Perse injoranca perhapet kaq lehte dhe gjen territor shume te pershtatshem per te shkuar lart e me lart ?

Perse injoranca kthehet ne mode, perse injoranca eshte kaq kokeforte dhe e bindur per "bindjet" e saj ?

Perse injorantet dine kaq mire te bashkohen nderkohe qe intelektualet mbeten perhere te vecuar, apo me keq ne hije...

Burimi: Shoqëriajonë
Do e beja pyetjen ndryshe:
Perse intelektualet nuk e gjejne fjalen apo te vecuar ngelin?
Ne realitetin shqiptar me evidente se kurre.
Perse???
Sepse nje intelektual apo njeri me shkolle shet gazeta dhe cigare ne rruge.
Zgjidheni ju problemin,perse!
 

Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Përgjigje e: Injoranca...dhe intelektuali..

- Nga Tajar ZAVALANI, Botuar më 1934
Kurrkujt s’i pëlqen të pranojë se u gabua. Sa më i pazoti dhe më kapadaji të
jetë njeriu, aqë më tepër e urren autokritikën. Kur një njeriu të frymëzuar me
eogizmë të cekët puna nuk i del ashtu siç e priste, fajin e ka moti, kriza,
dreqi, i biri, Ipsilloni, bota e tërë, po kurrë jo ay vetë. Kësisoj, pas parimit
të strategjis që thotë se forma më e mirë e mbrojtjes është ofensiva, njerëzit
që s’durojnë dot autokritikën se e ndjejnë veten të dobët, akuzojnë të tjerët
për të larë vehten nga çdo gabim ku ata mund të jenë të implikuar.
Këtë mentalitet shumë të përhapur këtu ndër ne, urtësia popullore e ka cilësuar
me fjalën e njohur: “Kush e bëri kulaçin e shtrembër?… Nuseja”. Përgjithësisht
autokritika është priviligji i njerësve të zgjuar, me kulturë, dhe që i dalin
gjithmonë për zot punës që marrin përsipër. Këta njerës të veprimit, energjikë
dhe me vullnet të çeliktë, janë të parët që e njohin se u gabuan, kur një punë
nuk del ashtu siç e kishin parashikuar. Ata udhëhiqen prej parimit: nuk gabohet
ay që s’bën kurgjë.
Njeriu i veprimit që din se ku do të arrijë, kujdeset që rruga që ka nisur të
mos jetë kryekëput e gabuar dhe, kur e sheh se faktet nuk vërtetojnë
parashikimet e tij, ndrron taktikë pa u ndalur nga fjalët e botës që do të thonë
se u gabua. Ay shikon qëllimin dhe respekton faktet, të cilëve u jep të drejtë
sa herë që nuk janë dakort me projektet ose dëshirat e tij. – , Mjerisht shumë
intelektualë të rinj shqiptarë hyjnë në kategorinë e parë. Ata mbasi nxijnë
letër tërë ditën nëpër zyrat për të gjetur nonjë shkresë o nonjë pllug të
arratisur në labirintin burokratik, mbidhen nëpër kafenetë dhe flasin mbi
situatën.
Që të gjithë e pranojnë se punët venë keq, keq sa s’ka ku të vejë më. Pa e lënë
të mbaronjë fjalën gjithë të tjerët ngrenë duart në qiell dhe psherëtijnë: Ah!
s’bëhet gjë me këtë popull! Fillon pastaj numurimi i të metave të “këtij
populli” që ndalon intelektualët të realizojnë idealin e tyre. Po ky ideal
ç’është vallë? A mos është zgjimi i popullit, dalja e tij nga errësira ku
gjendet sot? Jo, aspakë! Ideali i shumë intelektualëve të rinj shqiptarë është
një jetë e rehatëshme, pa andralla as mundime, me para boll, konfort e dëfrime
moderne. Dhe në ështe se ata nuk e gëzojnë këtë jetë të ëndëruar, fajin e ka
populli, i cili nuk kupton shpirtin e intelektualëve dhe nuk vepron siç
dëshërojnë ata.
II. Ç’pamë në Evropë. Ç’gjejmë në Shqipëri.
Vërtet kur vjen rasti , ne i stigmatizojmë, dhe me tërë fuqinë, të metat tona si
komb. Por këtë e bëjmë për të shpieguar të shkuarën dhe për të kuptuar
psikologjinë e masave; edhe jo për të justifikuar apathinë, inercinë,
indiferencën dhe mosveprimin tonë. Në qoftë se vjen puna për të ndarë fajet,
fajin më të math e kemi ne që i themi vehtes intelektualë. Pse?.., do të pyetni.
Puna për mua është aq’ e qartë sa nuk ka nevojë të shpiegohet..
Por janë disa të vërteta që nuk bëjnë dëm pse të përsëriten kohë pas kohe. Neve,
bijtë e këtij vendi, të dalë nga gjiri i këtij populli, patmë rastin ose fatin
të vemë të rrojmë disa vjet në kryeqytetet e shteteve më të qytetëruar të
Evropës oksidentale. Atje hymë në kontakt me një botë, një kulturë, një popull
që ka arrirë kulmin e përparimit. Atje u munduam, si cilido pas takatit dhe
zotësisë, të shkundim pluhrin e mrapështisë ku qemë rritur, të çkëputemi nga
idhetë e ndryshkura, paragjykimet e cekta dhe mentaliteti primitiv; u përpoqmë
të riedukojmë vehten dhe të armatosemi me dituri dhe vullnet për punë.
Pastaj vimë këtu dhe gjejmë botën e vjetër që kishim lënë. Sado pakë thellë të
na ketë prekur kultura oksidentale, prap se prapë një qind për qind me botën e
vjetër nuk mund të pajtohemi.. (Padyshim ka edhe disa shëmbëlla të shëmtuara të
rinjsh që janë vjetëruar para kohe). Pra, ç’duhet të jetë qëndrimi i ynë?
Mjerisht shumë nga të rinjtë që kanë mësuar jashtë sillen si ay jahudiu që u bë
i krishterë dhe, kur e pyeti miku i tij se si e ndiente veten, ay i u përgjigj
me përbuzje: “Ikë mor çifut i ndyrë!” U hyri lezeti i jetës moderne. Mirpo atë
këtu nuk e gjejnë. Bota shqiptare u del përpara e u thotë: Hë, ju që mësuat se
ç’është kultura moderne, nxirrmëni dhe mua nga kaosi, nga errësira, nga mizerja
ku gjindem. Rruga që duhet ndjekur për të modernizuar Shqipërinë është plot
gjëmba, plot vështirësi të panumurta dhe lyp sakrifica të çdo çasti.
Ata që do t’i përvishen kësaj pune duhet të mos ëndërrojnë jetën e një pallati
por atë të kasolles, me fjalë të tjera mos kërkojnë konfort e dëfrime.
Intelektualët shqiptarë nuk kanë vullnetin ose guximin të ndjekin këtë rrugë që
nuk dihet se ku mbaron, por nuk duan as t’a pranojnë se u mungon kurajua civile.
Atëhere ç’bëjnë? Ngushëllohen me frazën tipike: nuk bëhet punë me këtë popull.
Sa mirë vjenezi ose pariziani: të kupton menjëherë, ka shpirt, ka guxim, e ndan
të mirën nga e keqja, indignohet nga padrejtësitë, enthuziaset për një ide, din
të sakrifikohet për një ideal. Kurse shqipos i bën mirë – t’a merr për keq, e
mpron – s’ta di për mirë, është frikash, pa hov, hipokrit, shpirt-sllavi,
dembel, pa dëshirë përmirësimi në jetën e tij mizerable. Në këtë arsyetim të
shumë intelektualëve të rinj shqiptarë ka një mungesë perspective. Neve hymë në
kontakt me popujt oksidentale që kanë arrirë kulmin e qytetërimit. Por nuk duam
të kuptojmë se sa shekuj kanë kaluar në vuajtje e në errësirë sa përpjekje, sa
theori u janë dashur atyre popujve që të arrijnë atë shkallë qytetërimi që u
kemi zili neve sot.
Harrojmë se në çdo vend pionjerët e kulturës janë ignoruar, përbuzur,
persekutuar dhe, gjëja më e hidhur për ta, populli që donin të ndriçonin I ka
shikuar shumë herë si armiq. Sa breza kanë kaluar pa parë asnjë reze drite, sa
idealistë të mbëdhenj kanë vdekur pa parë asnjë grimë të idealit të tyre të
realizuar. Kurse neve mendojmë kështu: me qënë se nuk munt të shohim rezultatet
e veprës sonë sa jemi të gjallë e të rinj, nuk vlen zahmeti që t’i hyjmë punës
që na vë përpara realiteti.
III. Riedukimi i popullit konditë e parë e çdo përparimi
S’ka fjalë se një qëndrim i tillë nuk është i dejtë për një intelektual të
vërtetë. Në qoftë se populli është sqeptik kundrejt elementave të kultivuar, në
qoftë se është refraktar kundër çdo mase përparimtare, ky qëndrim ka arsye të
thella që duhen zbuluar. Nuk mund të thotë askush se populli shqiptar është i
kënaqur ashtu si është sot dhe nuk kërkon përmirësimin e gjendjes së tij. S’ka
popull në botë që të mos dojë a priori të mirat e jetës së qytetëruar.
Popullin shqiptar e ka shtërnguar jeta të dyshojë dhe të jetë sqeptik. Ay ka
konstatuar me zemër të thyer se pothua të gjitha masat që janë marrë gjer më sot
gjoja në favor të tij, kanë dhënë rezultate të dëmshme për të; ay ka paguar
direkt ose indirekt, shpenzimet e eksperimenteve që janë bërë në çdo fushë deri
më sot. Prandaj neve intelektualët nuk munt të lajmë veten duke thënë se populli
s’na kupton dhe nuk di të çmojë idealet tona përparimtare.
E parë e punës duhet t’a dijmë se njeriu është faktori kryesor që e shpie
shoqërinë përpara, prandaj riedukimi i popullit është kondita e parë e çdo
qytetërimi. Në qoftë se duam me gjithë mënt të lëfojmë për modernizimin e vendit
tonë, e pra punë që duhet të bëjmë, është të ndryshojmë mentalitetin e popullit,
t’i çelim sytë mbi realitetin e sotmë, t’i tregojmë rrugën e daljes nga mjerimi
dhe errësira, edhe, në munçim, t’a udhëheqim në këtë rrugë.
Por që t’i hyjmë seriozisht kësaj pune duhet pik së pari të pranojmë disa sende
që mbase nuk na pëlqejnë por që nuk çduken me sot me nesër. Duke qënë Shqipëria
ashtu, primitive, e pazhvilluar siç është sot, ne nuk kemi të drejtë, as nuk
duhet të kërkojmë sot për sot një jetë të rehatshme, me komfort e dëfrime
moderne.
Në duam që jeta jonë të ketë një kuptim, në duam që të mos kalojmë nga kjo botë
si barka mbi cipën e detit që ngre disa vala, të cilat çduken sakaqë, duhet të
kërkojmë kënaqësinë në përpjekjen, në mundimin, në luftën për të krijuar një
frymë të re. Dhe të mos mendojmë se në pakë kohë Shqipëria do të bëhet ashtu siç
ëndërojmë ne dhe atëhere do të mundim t’a shijojmë jetën. Për këtë do të duhen
dhjetra vjetë. Neve duhet të jemi të lumtur në qoftë se lokomotivi vendoset mbi
vijat e hekurta, në qoftë se Shqipëria hyn përnjimend në rrugën e përparimit me
themel.
Të huajt që vizitojnë Shqipërinë na kanë zili që rrojmë në një vend të virgjër
ku çdo gjë është për t’u filluar nga kreji. E ne këtë e quajmë fatkeqësi. Kurse
do të duhej të mburreshim që rrojmë në periudhën më të vështirë të historisë
sonë ku jeta është një luftë e paprerë kundër vështirsinave që na turren nga të
katër anët. Duhet të krenohemi duke menduar se brezat e ardhshëm do të na
kujtojnë me admirim, duke thënë: “ata që rrojtnë në një epokë heroike”.
Mbase dikush, duke kënduar këto rreshta do të buzëqeshë me ironi. Atij do t’i
përgjigjem se skepticizma na ka marrë më qafë, se ironia shumë herë është masa e
ignorancës dhe e dobësisë morale. Në qoftë se qënja nëpër universitetet e
Evropës nuk na ka ngjallur ambicjen që të lëftojmë për të vendosur kulturën dhe
qytetërimin në vendin tonë, atëherë është kot q’i themi vetes intelektualë.
 
Top