• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Inteligjenca Emocionale.

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Në këtë libër jam udhërrëfyes në udhëtimin kah njohja shkencore e emocioneve, udhëtim i cili anon kah kuptueshmëria sa më e qartë e disa çasteve të rëndësishme në jetën tonë dhe botës rreth neve. Përfundimi i udhëtimit paraqet definimin e kuptueshmërisë së tij dhe mënyrës se si inteligjenca i afrohet emocioneve.


SFIDA E ARISTOTELIT

Çdokush mund të zemërohet – kjo është e
lehtë. Por të hidhëroheni në personin e
duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur,
për arsye të duhur, në mënyrë të duhur –
kjo nuk është e lehtë.
Aristoteli: etika e Nikomahit

Ishte një pasdite përcëlluese e padurueshme gushti në Njujork, kur njerëzit zakonisht janë të tensionuar dhe të padisponuar. Kthehesha në hotel dhe posa hyra në autobus në avenynë Medison vozitësi më befasoj, një zezak me moshë mesatare, me një qeshje ngazëlluese, më priti miqësisht: “Tungjatjeta! Si jeni?” – mirëseardhje i ofronte të gjithëve që hynin, derisa autobusi qarkullonte nëpër komunikacion e dendur kah pjesa e qytetit të biznesit. Secili udhëtar befasohej sa edhe unë, e disa prej tyre, të preokupuar me mërzitë ditore, mezi kthenin përshëndetjen.
Megjithatë, derisa autobusi ngjitej kah pjesa e lartë e qytetit duke depërtuar nëpër tollovi, pavërejtshëm është shfaqur një ndryshim i çuditshëm. Vozitësi rrjedhshëm shqiptonte monologun drejtuar neve – komentime ilustruese prej pejsazheve gjatë udhëtimit: atje në atë shitore lirim fantastik, ekspozitë e mrekullueshme në atë muze, a keni dëgjuar për filmin më të ri i cili po shfaqet dy blloqe më poshtë? Entuziazmi i tij për mundësitë e mëdha që ofron qyteti ishte infektues. Njerëzit gradualisht dilnin nga autobusi, duke hequr gëzhojën e mërzisë me të cilën ishin futur brenda, dhe kur vozitësi përshëndeste: “Mirë u pafshim, ditën e mirë!” si shenjë falënderimi pasonte buzëqeshja.
Kujtimi nga ai takim më përcjellë më shumë se njëzet vjet. Në kohën kur vozitesha me atë autobus përgjatë avenysë së Medisonit, pikërisht atë ditë mbarova doktoraturën nga psikologjia – por psikologjia e asaj kohe fare nuk i ka dhënë rëndësi ndryshimit i cili ka pasuar. Psikologjia ka ditur pak, thuajse asgjë, për mekanizmin e emocioneve. Por prapë, duke imagjinuar virusin e disponimit të mirë i cili ishte prezent se u përhapë nëpër tërë qytetin, duke filluar prej udhëtarëve në autobus, e kuptova se vozitësi ishte pacifist i llojit të veçant, me forcën e një magjistari i cili me magjinë e vet e ndryshon shqetësimin dhe jodisponimin konstant të udhëtarëve, duke i çelur, deri diku i zbutë zemrat e tyre.
Ndryshe nga kjo – janë disa shembuj nga revistat javore:
*Në shkollën lokale nëntëvjeçari i zemëruar derdhë ngjyrë mbi banka, kompjuter dhe printer të shkollës, dëmton automobilin në parkingun e shkollës. Arsyeja: dikush prej shokëve nga klasa e tretë atë e kishte quajtur “bebe” dhe kështu ai kishte vendos të lë mbresa tek ata.
*Tetë burra të rinjë janë lënduar kur një dhunues kishte hasë në një grupë tinejxherësh të cilët ishin shtyrë para “rep” klubit në Menheten, e tëra kishte filluar kur njëri nga të mllefosurit ka filluar të shtie në masë me revole automatike të kalibrit 38 milimetërsh. Në raport thuhet se, kësi lloj qërim hesapesh të cilat i konsiderojnë si akte të mos-respektit, viteve të fundit janë bërë të rëndomta në gjithë vendin.
*Në raport thuhet se për vrasjen e viktimave të moshës nën dymbëdhjetë vjeç në 57% të rasteve fajtor janë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve. Në gjysmën e rasteve prindërit deklarohen se vetëm janë “përpjekur ta disiplinojnë fëmijën”. Rrahjet vdekjeprurëse nxiten nga “gabimet” e fëmijëve siç janë pengimi nga ana e fëmijës për ta përcjellur prindërit programin televiziv, qarja apo urinimi në pelena.
*Një i ri gjerman dënohet me vdekje për shkak të vrasjes së pesë femrave turke, ai ia kishte shti flakën shtëpisë në të cilën ato kishin qenë duke fjetur. Anëtari i grupës neonaciste ankohet se nuk mund ta mbaj asnjë vend pune, shpesh dehet, duke e hedhur zemërimin e tij në të huaj. Arsyetohet me një zë të heshtur: “Nuk mundem e të mos vuaj për atë të cilën e kemi bërë dhe se pamasë turpërohem.”
Çdo ditë tek ne arrijnë lajme të këtilla përplot raportesh për prishjen e sigurisë dhe edukatës, për impulse jashtëzakonisht të tërbuara dhe agresive. Por lajmet shikuar ma gjerë, reflektojnë pamjen trishtuese të emocioneve tona të pakontrolluara dhe të njerëzve për rreth nesh. Askush nuk është i mbrojtur prej situatave eksplozive dhe të dhimbshme të cilat janë në rritje graduale; ato hynë në jetrat tona në këtë apo atë mënyrë.
Në dekadën e fundit është vërejtur një vërshim i pandërprerë i raporteve të këtilla të cilat përshkruajnë pamje e painformimit emocional, paeksperiencës, dhe moskujdesit e dëshpërimit në familjet tona, komuniteteve dhe bashkëjetesës. Vitet e fundit janë të shënuara me zemërime dhe dëshpërime brengosëse, pavarësisht se a është një pamje e një fëmije të heshtur dhe të vetmuar me guvernantën pranë televizorit, apo në formë të dhimbsurisë për fëmijët e braktisur, mospërfillur dhe të torturuar, apo për shkak të çmendurisë së dhunës bashkëshortore. Rritja e kërcnimit emocional mund të shfaqet me numrin e shtuar të depresioneve në gjithë botën, si dhe me rritjen brengosëse të agresivitetit, tinejxherëve të cilët të armatosur me revole shkojnë në shkollë. Lëndimeve në rrugë të cilat shkaktohen nga të shtënat, punëtorëve të dëbuar nga puna të cilët masakrojnë kolegët e tyre të dikurshëm. Abuzimi emocional, vozitja me të shtëna, dhe stresi post traumatik i përkasin fjalorit të rëndomtë në dekadën e fundit, siç është edhe përshëndetja e punëtorit të gëzuar “Ditë e mbarë”, deri tek përshëndetja e dëshmuar “M’a zbukuro ditën”.
Ky libër është një udhëheqës për krijimin e të kuptuarës nga e pakuptuara. Dhjetë vitet e fundit si psikolog dhe gazetar i The New York Times kam ndjekur përparimin e të kuptuarit shkencor ne fushën e irracionales. Ky synim më ka orientuar në dy rrugë të kundërta, e para është në ankthin i cili është në rritje në jetën tonë emocionale dhe tjetra e cila ofron shërim dhe jep shpresë.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Inteligjenca Emocionale.

Për çfarë tani këto hulumtime

Përkundër lajmeve të këqija, në dekadën e fundit deri me tani janë regjistruar një numër i patejkalueshëm i punimeve shkencore mbi emocionet. Më të veçantat janë realizuar falë metodave bashkëkohore, siç është teknologjia e re për incizimin e trurit. Falë kësaj teknologjie, për të parën herë në historinë e njerëzimit, është bërë e mundur të shihet ajo që ka qenë burim i mistereve më të mëdha: saktësisht, në ç’mënyrë funksionon masa e ndërlikuar e qelizave derisa mendojmë, ndiejmë, imagjinojmë, ëndërrojmë. Një forcë e këtillë e shënimeve neurobiologjike na ka bërë të mundur që më qartë se kurrë më parë t’i kuptojmë se si qendrat mendore emocionale arrinë deri tek zemërimi apo lotët, dhe në ç’mënyrë pjesët e vjetra të trurit na shtynë të bëjmë luftëra, sa edhe dashuri, dhe na orienton kah e mira apo e keqja. Kjo qartësi e paparë mbi ndikimin e emocioneve dhe mungesës së tyre i qetë në plan të parë ilaçet e freskëta për krizat kolektive emocionale.
Më është nevojitur që të pres deri më sot që korrjet e shkencës të bëhen të bollshme sa për të qenë në gjendje që ta shkruaj këtë libër. Çasjet e këtilla janë vonuar së tepërmi sepse me rastin e studimit të vlerës së ndjenjës në jetën psikike çuditërisht me vite të tëra është anashkaluar, derisa emocionet janë lënë pas dore si një kontinent i madh i pahulumtuar i psikologjisë shkencore.(1) Boshllëku është plotësuar me grumbuj librash të koklavitura mbi vetësherimin, në rastet më të mira me këshilla qëllimmira të bazuara në mendime klinike por në të cilat shumë çka ka munguar, po qe se mund të thuhet se ka pasur bazë shkencore. Sot përfundimisht shkenca është në gjendje që bindshëm të përgjigjet në pyetjet mbi shpirtin në mënyrë urgjente dhe krejtësisht racionale, dhe me përpikëri shumë precize të perifrazohet zemra e njeriut.
Një hulumtim i këtillë është shtytje për ata të cilët janë përcaktuar për definimin e ngushtë të inteligjencës, duke dëshmuar se IQ në mënyrë gjenetike është paracaktuar dhe se nuk mund të ndryshojë me përvojën e jetës, dhe se fati ynë në të shumtën e rasteve është i caktuar me këtë lloj dhurate. Me një argument të këtillë anashkalohet një pyetje shumë më nxitëse: çfarë ne mund të ndryshojmë për të qenë në gjendje që t’ju ndihmojmë fëmijëve tanë që ata më me sukses të përparojnë në jetë. Për shembull, cilët faktor ndikojnë që njerëzit me IQ të lartë stagnojnë kurse ata me IQ mesatar habitshëm përparojnë. Unë do të përpiqem ta dokumentoj se dallimi shumë shpesh gjendet në shkathtësinë këtu të quajtur inteligjencë emocionale e cila nënkupton vetëkontrollin, luftimin dhe durimin, por edhe mundësinë e vetëmotivimit. E këto shkathtësi, siç do të bindemi, fëmijët mund t’i mësojnë, duke fituar gjasë më të madhe për ta shfrytëzuar cilindo potencial intelektual të cilin nuk e kanë tërhequr ne lotarinë gjenetike.
Gjasa e këtillë fsheh një imperativ moral të vështirë. Duket se këtojanë kohëra kur ndryshimet shoqërore ecën me një shpejtësi të madhe, kur egoizmi, dhuna dhe varfëria shpirtërore shkulin mirëqenien e jetës sonë shoqërore. Atëherë argumenti për vlerën e inteligjencës emocionale varet nga lidhshmëria midis ndjenjave, karakterit dhe instinktit moral. Ekzistojnë një mori argumentesh dhe komponente të cilat dëshmojnë se pikërisht qëndrimet themelore etike varen prej shkathtësive të lartpërmendura emocionale. Për shembull, impulsi është pikë qendrore e emocioneve; zanafillë e çdo impulsi është ndjenja e cila anon për të qenë e realizuar përmes aksionit. Ata të cilët janë të varur nga impulsi, atyre të cilëve iu mungon vetëkontrolli, vuajnë nga mungesa e moralit: shkathtësia për ta kontrolluar impulsin paraqet bazën e vullnetit dhe karakterit. Ngjashëm me këtë, rrënjët e altruizmit janë në empati (në shkathtësinë për t’i “lexuar” ndjenjat e tjetrit); po qe se nuk ekziston ndjenja për vuajtjet dhe dëshirat e tjetrit, atëherë nuk ekziston as brengosja. Edhe pse ekzistojnë dy drejtime morale pas të cilave koha jonë aq shumë lakmon ato janë, më se të vërteta, vetëkontrolli dhe ngushëllimi.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Inteligjenca Emocionale.

Udhëtimi ynë

Në këtë libër jam udhërrëfyes në udhëtimin kah njohja shkencore e emocioneve, udhëtim i cili anon kah kuptueshmëria sa më e qartë e disa çasteve të rëndësishme në jetën tonë dhe botës rreth neve. Përfundimi i udhëtimit paraqet definimin e kuptueshmërisë së tij dhe mënyrës se si inteligjenca i afrohet emocioneve. Një kuptueshmëri e këtillë mund të ndihmoj deri ne një shkallë; njohja e fushës së ndjenjave deri ne një masë i ngjajnë vështruesit i cili ballafaqohet me numrin kuant në fizik i cili gjatë hulumtimit ndryshon.
Në pjesën e parë udhëtimi ynë fillon me zbulimet e reja në arkitekturën cerebrale emocionale e cila i shpjegon çastet ma misterioze në jetën tonë, në të cilat ndjenja e tejkalojnë racionalitetin. Njohja e kuptueshme e ndikimeve të përbashkëta në strukturën mendore të cilat ndikojnë në çastet e zemërimit apo frikës, epsheve apo gëzimeve, në masë të madhe zbulon se në ç’mënyrë i fitojmë shprehitë emocionale të cilat mund t’i rrënojnë qëllimet e mira, si dhe çfarë mund të bëjmë për t’i mposhtur impulset tona të cilat dinë të jenë tepër destruktive dhe vetëmbrojtëse. Edhe më e rëndësishme është se, të dhënat neurologjike na mësojnë se si t’i modelojmë shprehitë emocionale tek fëmijët tanë.
Pjesa e dytë e këtij libri, stacioni tjetër i rëndësishëm në këtë udhëtim, është të vërejturit e mënyrës në të cilën faktet neurologjike e shprehin talentin themelor për jetesën të quajtur inteligjencë emocionale: për shembull, si të mposhtet impulsi emocional; të dallohen ndjenjat e thella tek tjetri; në ç’mënyrë të harmonizohen marrëdhëniet reciproke personale – siç thotë Aristoteli është mjeshtëri e rrallë { të zemërohesh në personin e duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur, për arsye të duhur në mënyrë të duhur”. (Lexuesit të cilët nuk interesohen për detajet nga neurologjia menjëherë mund të kalojnë në këtë pjesë.)
Një model i këtillë i zgjeruar i të kuptuarit “të jesh inteligjent” i vënë emocionet në qendër të mjeshtërisë së të jetuarit. Pjesa e tretë studion disa dallime kryesore të cilat ky talent i mundëson: në ç’mënyrë këto shkathtësi i ruajnë miqësitë tona të vlershme apo edhe se si mungesa e tyre mund t’i rrënojë; në ç’mënyrë fuqia e tregut e cila rishtazi e formon jetën tonë punuese pa presedan si sukses pune e vënë inteligjencën emocionale; se si emocionet toksike e vënë në pyetje shëndetin tonë njëjtë sikurse pirja konstante e duhanit, derisa emocionet e balancuara mund ta ruajnë mirëqenien dhe shëndetin tonë.
Trashëgimia gjenetike çdo njërit prej neve i ka dhuruar disa pika kryesore emocionale të cilat përcaktojnë temperamentin tonë. Por procesi psikik për të cilën po flitet është shumë i ndryshëm; temperamenti nuk është fat. Siç shihet ne kapitullin e katërt, leksionet emocionale të cilat si fëmijë i mësojmë në shtëpi dhe në shkollë i formulojmë si procese emocionale, duke na bërë të përvojshëm apo të papërvojshëm mbi bazat e inteligjencës emocionale. Kjo do të thotë se fëmijëria dhe adoleshenca janë pika kritike ku krijohen shprehitë emocionale të cilat do të na udhëheqin në jetë.
Pjesa e pestë i studion llojet e rreziqeve të cilat i presin ata të cilët në rrugën e pjekurisë nuk mund ta mposhtin mbretërinë e emocioneve – se si mungesa e inteligjencës emocionale e zgjeron fushën e rrezikut, prej depresionit dhe dhunës deri tek çrregullimet në të ushqyer dhe përdorimit të drogës. Por edhe vërteton se në ç’mënyrë shkolla e posa formuar i mëson fëmijët për shkathtësitë emocionale dhe shoqërore të nevojshme për t’u çuar jeta në rrugë të drejtë.
Pjesa e cila më së shumti shqetëson në këtë libër është të dhënat të cilat janë marrë nga hulumtimet e bëra ekzakte me prindërit dhe arsimtarët, tregojnë për një shtrirje të madhe të ndryshimeve në gjeneratat e sotme të cilat janë emotivisht shumë më labile se ato më të hershmet: më të vetmuar dhe më depresiv, më të zemëruar dhe më pak të pavarur, më nervoz dhe kërkojnë më tepër kujdes, më impulsiv dhe më agresiv.
Nëse ilaçi ekziston, ndiej se ai është në përgatitjen e rinisë sonë për jetën. Sot, po ja lëmë rastit edukimin emocional të fëmijëve tanë me shumë ma shumë pasoja shkatërruese. Njëra nga zgjidhjet është këndvështrimi i ri se në ç’mënyrë shkollat kanë mundësi të bëjnë që nxënësin në tërësi ta edukojnë, duke i bashkuar në klasë mendjen dhe zemrën. Udhëtimi ynë përfundon me vizitën e orëve të posa formuara ku qëllimi i tyre është që fëmijëve t’ju ofrojnë njohje themelore mbi inteligjencën emocionale. Mund ta parashoh ditën kur arsimi sipas shprehisë do t’i inkuadroj shkathtësitë e caktuara themelore njerëzore, siç është vetëvetëdija, vetëkontrolla, empatija, mjeshtëria e dëgjimit, zgjidhja e konflikteve dhe bashkëpunimi.
Në etikën e Nikomahut me hulumtimin filozofik Arestotelian të virtytit, karakterit, jetës së mire, shtytja gjendet ne harmonizimin e jetës emocionale me atë intelektuale. Epshet tona, nëse shfaqen drejt, posedojnë urtësinë; udhëheqin me mendimet, vlerësimet dhe ekzistencën tonë. Por ato lehtë mund të shtrembërohen dhe kjo shpesh ndodh. Sipas Aristotelit problemi nuk qëndron në emocione por në rregullsinë e emocioneve dhe ne shfaqjen e tyre. Shtrohet pyetja se në ç’mënyrë inteligjencën t’ia afrojmë emocioneve – mirësjelljen në bulevardet tona dhe përkujdesin për jetesën tonë të përbashkët?

1. Daniel Goleman bën dallim të dukshëm midis punimeve të bazuara në shkencë dhe literaturë, dhe numrit të madh të përpjekjeve për t’u thënë diçka mbi shpirtin dhe emocionet njerëzore.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Inteligjenca Emocionale.

Zakonisht ekziston baraspesha midis mendjes emocionale dhe asaj racionale, emocioni i cili na informon dhe na udhëzon për punën e mendjes racionale, derisa mendja racionale i pastron dhe nganjëherë e këputë influencën e emocioneve. Prapë, mendja emocionale dhe ajo racionale janë gjysmë të pavarura nga të cilat gjithsesi, siç do ta shohim, reflekton influenca e proceseve trunore të cilat janë të largëta por të ndërlidhura.



PËR ÇFARË SHËRBEJNË EMOCIONET


Cituar nga përkthyesi:
Qytetar të Athinës, unë ju përshëndes dhe ju çmoj shumë,
por më tepër do t’i përulem Zotit sesa juve,
dhe sa të ketë frymë e forcë në mua,
s’do të ndalem së kërkuari të vërtetën,
e t’ju këshilloj, e t’ju mësoj, dhe kur me dikë perj jush të takohem,
do të flas sipas shprehisë sime:
“Miku im i nderuar, je qytetar i Athinës, shtetit më të respektuar për nga forca dhe urtia,
e a nuk turpërohesh që përkujdesesh se si të grumbullosh më shumë para, famë, respekt,
e për mençuri, vërtetësi e shpirt, për t’u bërë më të mirë,
për këto nuk përkujdesesh dhe nuk çanë kokë fare?
Dhe ju mësoj se virtyti nuk krijohet me para, por virtyti krijon paranë.”
Sokrati




Le të mendojmë për çastet e fundit të Geri dhe Mari Xhejn Çonsi (Gary dhe Mary Jane Chauncey), çifti i cili është flijuar për vajzën e tyre njëmbëdhjetëvjeqe Andri (Andrea) që ka qenë e lidhur për karrocën invalidore për shkak të paralizës cerebrale. Familja Çonsi kanë qenë udhëtar në trenin Amtrakov i cili është përmbysur në lum pasi që lokomotiva ishte ndeshur me maunën dhe kishte dalur nga binarët në urën hekurudhore në paralagjen e Luzianës. Së pari duke menduar për vajzën e tyre çifti ka bërë krejt çka është e mundur për ta shpëtuar Andren derisa uji ka depërtuar në trenin e fundosur.
Tregimi i Andres për prindërit të cilëve veprimi i tyre i fundit heroik për t’ia shpëtuar jetën fëmijut të vet, dëshmon thuajse për një trimëri mitike. Padyshim fatkeqësi të ngjashme në të cilat prindërit flijohen për pasardhësit e tyre, panumër herë janë përsëritur gjatë historisë dha parahistorisë njerëzore, ka patur edhe më shumë në rrugën e gjatë evolutive të species tonë. Shikuar nga këndvështrimi i një biologu evolutiv, vetëflijimi të këtilla i prindërve i përket “përparimit reproduktiv” gjatë bartjes së gjeneve në gjeneratat e ardhme. Por nga këndvështrimi i prindërve, të cilët në momentin kritik ndërmarrin vendim pikëllues, atëherë kemi të bëjmë vetëm me dashurinë.
Si shqyrtim në qëllimin dhe fuqinë e emocioneve, ky akt i heroizmit prindëror i cili meriton admirim dëshmon për rolin e dashurisë jo-vetjake – dhe për çdo emocion të cilin e ndiejmë – në jetën e njeriut. Me këtë po theksohet se ndjenjat tona më të thella, epshet dhe lakmija jonë, janë udhëheqësit më të rëndësishëm, dhe se specia jonë shumë i ka borxh ndikimit të ekzistimit të tyre në jetën e njeriut. Por kjo shtytje nuk është konstante: vetëm dashuria e fortë – e paepur për ta shpëtuar fëmijën e dashur – ka mundur prindërit e lartpërmendur t’i shty për ta anashkaluar instinktin e mbijetesës personale. Vështruar në mënyrë intelektuale, vetëflijimi i tyre ka qenë diskutabil nga këndvështrimi racional; shikuar me zemër, ajo ka qenë e vetmja zgjidhje e mundur.
Sociologët e potencojnë epërsinë e zemrës ndaj mendjes në çastet vendimtare të cilat flasin se për çfarë evolucionit emocional i jepet roli esencial në psiken e njeriut. Emocionet tona, thonë ata, na këshillojnë që të ballafaqohemi me vështirësitë dhe obligimet të cilat janë tepër shumë të rëndësishme sa për t’iu dhënë të gjitha intelektit – rreziku, humbja e dhimbsur, hulumtimet drejt cakut përkundër pengesave, lidhshmëria me bashkëshortë, krijimi i familjes. Çdo emocion e mundëson përgatitjen e veçantë të aksionit; çdonjëra ne orienton në drejtim të drejtë për t’i mposhtur shtytjet e përhershme në jetën e njeriut. Pasi që situatat e këtilla gjithmonë janë përsëritur gjatë evolucionit rishtazi, vlera e ekzistimit të kuptueshmërisë sonë mbi emocionet është dëshmuar me instalimin në nervat tona si orvatje automatike e lindur në zemrën e njeriut.
Vështrimi në natyrën e atij njeriu i cili nuk e përfillë forcën e emocioneve është i mjerë dhe shkurtëpamës. Vetë emri homo sapiens, specie mendore, është gabimisht e shpjeguar për shkak të kuptimit të ri, dhe vendvështrimit të cilën shkenca sot e pranon në jetën tonë. Siç e dimë të gjithë nga përvoja, kur vjen deri tek marrja e vendimeve dhe veprimeve, ndjenja është plotësisht prezente, madje edhe më shpesh se mendja. Kemi shkuar shumë larg në potencimin e vlerës së racionalitetit të pastër – e çka me IQ – në jetën njeriut. Në çdo çast, inteligjenca asgjë nuk vlen nëse emocionet dështojnë.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Inteligjenca Emocionale.

Kur epshi e mbizotëron arsyen

Ka qenë gabim tragjik. Katërmbëdhjetëvjeçarja Matilda Krebtri (Matilda Crabtree) kur ka bërë shaka në llogari të babait të vet: ka kërcyer nga dollapi dhe ka bërtitur “Bu!” kur janë kthyer prindërit e saj në ora një pas mesnate ku kanë qenë në vizitë tek miqtë.
Por, Bobi Krebtri (Boby Crabtree) dhe bashkëshortja e tij kanë menduar se Matilda atë natë ka mbetur tek shoku i saj. Pasi që kishte hyrë në shtëpi, posa kishte dëgjuar zhurmën, Bobi kishte marrë revolen kalibër 357 dhe ishte nisur në dhomën e Matildes për të parë se çfarë po ngjanë. Kur kishte kërcyer vajza e tij nga dollapi, Bobi e kishte qëlluar në qafë. Matilda Krebtri kishte vdekur dymbëdhjetë orë më vonë.
Njëra prej trashëgimive evolutive emocionale është edhe frika e cila na shtynë ta mbrojmë familjen nga rreziku; impulsi i njëjtë ka shtyrë Bobi Krebtrin ta marr revolen dhe nëpër shtëpi ta kërkon hajnin për të cilin ka menduar se aty fshihej. Frika e ka shtyrë Bobin të qëllojë para se saktë ta dallojë se në çka po shtien, madje edhe para se ta njoh zërin e vajzës së tij. Llojet e këtilla të reagimit automatik janë të gravuara në sistemin tonë nervor, supozojnë biologët evolutiv, para se të filloj ndarja midis jetës dhe vdekjes. Por këto kanë qenë shumë të rëndësishme para detyrave themelore të evolucionit: mundësisë për të krijuar pasardhës të cilët do t’i trashëgojnë pikërisht këto predispozita gjenetike – ironi pikëlluese e cila ka çuar deri tek tragjedia në shtëpinë e Krebitri-ve.
Por derisa emocionet tona kanë qenë udhëheqëse të urta gjatë gjithë procesit evolutiv, rrethanat e reja të cilat i ka vendos civilizimi janë zhvilluar me një shpejtësi aq të madhe saqë përparimi i ngadalshëm evolutiv nuk ka mundur t’i përcjellë. Në të vërtetë, ligjet dhe parimet e para të etikës – kanuni i Hamurabijevit, Dhjetë urdhrat në dhiatën e vjetër, Edikti i Mbretit Ashok – mund të lexohen si përpjekje për t’u qetësuar, nënshtruar, dhe zbutur jeta emocionale. Siç e ka përshkruar Frojdi (Freud) në Civilization and Its Dicontents, shoqërisë iu është duhur t’i nxisë ligjet e brendshme për të qenë në gjendje t’i mposht valët e emocioneve të pakontrolluara të cilat për së tepërmi vlonin nga brenda.
Përkundër këtyre kufizimeve shoqërore, epshet rishtazi e tejkalojnë arsyen. Kjo prurje e natyrës njerëzore rrjedh nga arkitektura bazike e jetës mendore. Sa i përket planit biologjik të veprimit themelor emocionet me të cilat jemi të lindur, ai ka lindur 50.000 vitet e fundit, jo 500 vitet e fundit, e me siguri jo 5 vitet e fundit. Të ngadalshme, kujdesshëm fuqitë evolutive të cilat i kanë formësuar emocionet tona, janë krijuar me miliona vjet; 10.000 vitet e fundit – përkundër asaj se jemi dëshmitar të përparmit të vrullshëm të civilizimit njerëzor dhe eksplodimit të popullatës prej pesë milionëshe deri në pesë miliardshe – mezi ka lënë gjurmë në skicat tona jetësore biologjike të jetës emocionale.
Për ma mirë apo ma keq, vlerësimi ynë në çdo takim personal dhe përgjegjësia jonë në të, nuk është e formësuar vetëm me gjykim racional apo me historinë personale, por gjithashtu edhe me historinë moti të shkuar. Ajo nganjëherë na le pasardhës tragjik siç është prezenca pikëlluese në shtëpinë Krebtrivitve. Shkurtazi, shumë shpesh ballafaqohemi me dilemat posmoderne të cilat përmbajnë listën emocionale të hartuara sipas kërkesave të Pleistocen-it. Kjo kategori është thelbi i studimit tim.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Inteligjenca Emocionale.

Shtytjet për aksion

Një ditë pranvereje të hershme, vozitja nëpër autostradë drejtë maleve të cilat e trupojnë Koloradon, dhe kur përnjëherë një shfre bore e mbuloi automobilin. Shikoja por asgjë nuk shihja; orteku i borës ishte bërë bardhësi verbuese. Derisa i shtypja frenat, ndieja vërshimin e shqetësimit në trupin tim dhe rrahjet e shpejtuara të zemrës.
Shqetësimi u shndërrua në frikë të tërësishme: u parkova skaj rrugës, duke pritur që orteku të kalojë. Pas një ore bora u ndal, dukshmëria prapë u kthye dhe unë vazhdova rrugën ku pas dhjetë metrave u ndala përsëri, ku ekipet shpëtimtare i ndihmonin udhëtarëve në automobilin i cili me shtytës kishte goditur automobili tjetër më të ngadalshëm para vetes; ndeshja kishte bllokuar autostradën. Po ta kisha vazhduar vozitjen nëpër ortek, me siguri do të isha ndeshur me ta.
Frika paralajmëruese e cila më kishte kapluar ndoshta atë ditë ma ka shpëtuar jetën. Sikur lepurin e ngurtësuar nga frika prej dhelprës në vrapim – prasisorin i cili fshihej nga dinosauri i fuqishëm – mua me kohë më ka paralajmëruar gjendja e brendshme për t’u ndalur.
Në esencë, të gjitha emocionet janë shtytje për aksion, plane momentale për ruajtjen e jetës të cilën na i ka dedikuar evolucioni. Vetë rrënja e fjalës emocion është motere, folje latine në kuptim “lëvizje”, me prefiksin shtesë “e” i cili ka kuptimin “të lëvizet përpara”, që bën të ditur se shtytja për aksion është e bashkëlindur me çdo emocion. Se emocionet çojnë deri tek aksioni më së miri shihet në vështrimin e fëmijëve dhe shtazëve; vetëm në botën shtazore tek individi i rritur dhe i “civilizuar” shpesh hasim në një distancë të madhe; emocionet – shtytjet e rrënjosura për aksion – janë të ndara nga reaksionet e pritura.
Në listën e emocioneve tona, secila nga ato e luan e rolin e veçantë të cilën ia zbulon vetësia karakteristike e tyre biologjike. Me metoda të reja të cilat depërtojnë në trup dhe mendje, hulumtuesit zbulojnë më shumë të dhëna mbi atë sesi çdo emocion veç e veç e përgatit trupin për shumë lloje të ndryshme përgjigjesh.
*Në zemërim gjaku vërsulet në duar, duke bërë të mundur që më lehtë të rroken armët apo të sulmohet kundërshtari; rrahja e zemrës rritet, derisa ngritja e nivelit të hormoneve, siç është adrenalina, prodhon energji impulsive të fortë dhe të mjaftueshme për një aksion të furishëm.
*Në frikë gjaku rrjedhë deri tek muskujt e mëdhenj skeletor, si për shembull, të këmbës, duke e mundësuar ikjen – fytyra zbehet pasi që gjaku derdhet prej saj (duke krijuar ndjenjën se gjaku është “ngrirë në vena”). Njëkohësisht, trupi tkurret, së paku vetëm për një çast duke i dhënë kohë ta vlerësoj se a do të ishte fshehja reaksion më i mirë. Proceset në qendrat e trurit emocional lirojnë vërshimën e hormoneve të cilat trupin e qesin në gjendjen e gatishmërisë totale, duke e bërë të tendosur, dhe të gatshëm për aksion, derisa vëmendja është e orientuar në rrezikun e çastit për të qenë në gjendje që sa më mirë ta vlerësoj potezin pasues.
*Në gjendjen e lumturisë ndryshimi themelor biologjik shfaqet në rritjen e aktivitetit të qendrës cerebrale e cila i inhiberon ndjenjat negative dhe e stimulon rritjen e energjisë dispozuese, dhe i qetëson ato të cilat provokojnë mendime brengosëse. Por në psikologji nuk ekziston ndryshim i posaçëm i cili ndërprenë gjendjen e qetësisë, që e çon trupin në ndryshim të shpejtë nga emocionet shqetësuese biologjikisht të shkaktuara. Një gjendje e këtillë i mundëson trupit relaksim të tërësishëm, si dhe gatishmërinë dhe vullnetin për cilëndo detyrë të afërme, por edhe synimin për realizimin e një varg caqesh.
*Dashuria, ndjenjat e buta dhe kënaqësia seksuale, ngacmojnë shtytjen parasimpatike – kontrastin fiziologjik të gjendjes “lufto apo ik”, lëvizjes së nxituar nga frika apo zemërimi. Modeli parasimpatik “reaksioni i relaksimit” paraqet një varg reagimesh përgjatë tërë trupit të cilat prodhojnë gjendje të përgjithshme qetësuese dhe të këndshme, kooperim lehtësues.
*Ngritja e vetullave gjatë habisë mundëson rritjen e fushës së të pamurit dhe gjithashtu kontribuon që sa ma tepër dritë të mbërri tek retina. Në këtë mënyrë marrim më shumë shënime për ngjarjen e papritur, na mundësohet që më lehtë dhe më saktë të dimë çfarë do të ndodhë dhe të mendojmë sesi më së miri të veprojmë.
*Në gjithë botën shprehja e neverisë sipas dukjes është e njëjtë dhe dërgon të njëjtën porosi: diçka është e pakëndshme me aromë apo shije, apo edhe diçka si metaforë. Kur shprehet neveria – buza e sipërme lakohet, derisa hojëzat pak tkurren – paralajmëron, siç e ka vërejtur Darvini, përpjekjen primordiale për t’i mbyllur hojëzat për shkak të kundërmimit apo ta vjellë ushqimin e helmuar.
*Funksioni kryesor i pikëllimit është që të na ndihmojë t’i adaptohemi humbjeve të rëndësishme, siç është vdekja e të afërmve apo dëshpërimi fundamental. Pikëllimi çon deri tek humbja e madhe e energjisë dhe entuziazmit për aktivitetet jetësore, dhe nëse bëhet çrregullimi serioz dhe çon në depresion, atëherë e ngadalson metabolizmin e trupit. Ky lloj izolimi fundamental na mundëson ta mbijetojmë humbjen apo shpresën e frustruar, ta shqyrtojmë vlerën e jetës, e kur energjia kthehet, ta planifikojmë fillimin e ri. Në kohërat e më hershme llojet e këtilla të humbjeve të energjisë së lënduar dhe pikëlluese janë mbajtur në shtëpi në të cilën është vuajtur.
Mandej, këto lloje të instinkteve biologjike për aksion i japin formë përvojës sonë për jetën dhe për kulturën.. Për shembull, humbja e personit të dashur zakonisht nxitë pikëllim dhe dhimbje. Por mënyra sesi e shprehim vuajtjen – në ç’mënyrë shfaqen emocionet apo si mbijetojnë në çastet e vetmisë – përcaktohet nga kultura, sepse ne i zgjeshim “njerëzit e dashur” të cilët në jetën tonë janë të veçantë dhe për të cilët ne do të vuajmë.
Periudha e gjatë evolutive gjatë të cilës janë formësuar këto reaksione emocionale, me siguri se është realiteti më i ashpër të cilin shumica e njerëzve si specie e ka përjetuar prej fillimit të historisë së shkuar. Ajo ka qenë koha kur një numër i vogël i bebeve ka përjetuar fëmijërinë dhe një pakicë e të rriturve ka përjetuar të tridhjetat, kur kanë mundur grabitqarët të sulmojnë në çdo kohë, kur ka mundur thatësia dhe vërshimi i paparalajmëruar të bëhet uri apo mbijetesë. Por me zhvillimin e bujqësisë, madje edhe në shoqëritë më të prapambetura, kushtet për të ekzistuar dukshëm janë përmirësuar. Dhjetë mijë vitet e fundit, derisa këto përparësi janë zgjeruar, mizoritë e pashmangshme të cilat e kanë ndrydhur njerëzimin, pandërprerë janë zvogëluar.
E njëjta pashmangshmëri ka bërë që reaksionet tona emocionale të bëhen aq të rëndësishme për ekzistencën; me zhdukjen e tyre është zhdukur edhe vlera e pjesëve të mira të repertoarit tonë emocional. Derisa në të kaluarën e lashtë tërbimi në esencë e ka bërë të mundur ekzistencën, lejimi aktual i armëve automatike tridhjetëvjeçarëve shumë shpesh ka sjellur reaksione katastrofike.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Inteligjenca Emocionale.

Dy mendjet tona

Mikesha më tregoi për divorcin e saj– divorc i dhimbshëm. Burri i saj ishte dashuruar në femrën e re nga puna, dhe papritmas e kishte lajmëruar se po shkon të jetoj me gruan e re. Kanë pasuar muaj të tërë ekzagjerimi rreth shtëpisë, pareve, përkujdesjes për fëmijët. Tash, pas disa muajsh, thotë se pavarësia i pëlqen, dhe se ka fat që është e vetëm. “Thjesht për të më nuk mendoj – në të vërtetë as që më intereson”, tha ajo. Posa e tha këtë sytë iu mbushën me lot.
Ai moment lehtë ka mundur të mbes i pavërejtur. Por empatia dhe ngushëllimi, fuqia për t’i kuptuar sytë e përlotur do të thotë se ajo ende vuan edhe përkundër dëshmive të kundërta është akt i të kuptuarit në fjalët të cilat veç janë në fletë të shtypura. Tjetër është reagimi i mendjes emocionale, e tjetër – racionale. Ne me të vërtetë posedojmë dy mendje, njëra që mendon dhe tjetra që ndien.
Këto dy mënyra të njohjes fundamentalisht të ndryshme kundërveprojnë dhe krijojnë jetën tonë mendore. Njëra, mendja racionale, model i njohjes të së cilës jemi plotësisht të vetëdijshëm, ndërgjegjshëm, me ndihmën e të cilës bëhemi të aftë të njohim dhe mendojmë. Por krahas kësaj, ekziston edhe aspekti tjetër i njohjes: i fuqishëm dhe impulsiv, edhe pse nganjëherë jologjik – mendja emocionale.
Dihotonia emocionale/racionale përafërsisht i përgjigjet dallimit të rëndomtë midis “zemrës” dhe “kokës”; “të njohësh diçka me zemër” se është në rregull, i përket një aspekti tjetër bindjesh, në një mënyrë fundamentale lloj më i thellë i bindjes, sesa njohja racionale e të njëjtave gjëra. Ekziston një pikëpamje e caktuar e bastisjes në raport me mbikëqyrjen racionale-emocionale të mendjes; sa ma intensive që është ndjenja aq më dominante bëhet mendja emocionale dhe mendja racionale më pak efikase. Kjo është kontrata e cila duket s’e rrjedhë nga epërsia e vjetër evolutive kur emocionet dhe intuita udhëheqin me reaksionet tona momentale kur na është jeta në rrezik - dhe kur pauza në të menduarit “e çka të bëj tash” mund të na kushtoj me jetë.
Këto dy mendje, emocionale dhe racionale, operojnë në të shumtën e pjesëve në harmoni të ngushtë, duke i gërshetuar reciprokisht në mënyrë shumë të ndryshme njohjet të cilat janë drejtuese në jetën tonë. Zakonisht ekziston baraspesha midis mendjes emocionale dhe asaj racionale, emocioni i cili na informon dhe na udhëzon për punën e mendjes racionale, derisa mendja racionale i pastron dhe nganjëherë e këputë influencën e emocioneve. Prapë, mendja emocionale dhe ajo racionale janë gjysmë të pavarura nga të cilat gjithsesi, siç do ta shohim, reflekton influenca e proceseve trunore të cilat janë të largëta por të ndërlidhura.
Në shumë raste, apo në të shumët e tyre, këto mendje janë jashtëzakonisht të koordinuara; ndjenjat janë themel i mendimit, mendimi themel i ndjenjave. Por kur epshet shqetësohen, baraspesha prishet; mendja emocionale pushton më shumë sfera, duke e shtypur mendjen racionale. Erazmo nga Roterdami (Erasmus of Rotterdam) ka shkruar me ton satirik për konfliktin shekullor midis arsyes dhe emocioneve.

“Jupiteri e ka shpërblyer shumë ma tepër epshin sesa arsyen – mund ta llogaritni koston si 1 me 24. Ai i ka vendos dy mizor të tërbuar, lakminë dhe zemërimin, përballë forcës së vetmuar të Arsyes. Plotësisht është e qartë deri në cilën masë Arsya mund ta kontrolloj forcën e përbashkët të këtij dytëshori. Të vetmen gjë që Arsya di ta bëjë është që vetveten heshtazi ta qetësojë, duke i përsëritur shembujt e virtyteve, derisa këto dy tjerat i thonë që ta var veten, janë më të zëshëm dhe më atakues derisa Mbreti i tyre mos të lodhet, abstenon dhe dorëzohet.”
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Inteligjenca Emocionale.

Mendoni kur për herë të fundit jeni “humbur” në atë masë, kur jeni zbrazur në dikë, në fëmijë apo bashkëshort, apo shoferin në automobilin tjetër, kur më vonë, pasi që keni menduar dhe jeni penduar, keni kuptuar se tërbimi nuk ka qenë i nevojshëm të jetë prezent. Gjykuar sipas gjithave, edhe ajo ka qenë dhunë, xhindosje psikike, e cila siç do ta shohim, rrjedhë nga amidala, qendra e trurit limbistik.


SI RRITET TRURI

Për ta njohur ma mire ndikimin e frytshëm të emocioneve ndaj trurit mendor – dhe për ta kuptuar për çka ndjenjat dhe arsyeja aq lehtë konfliktohen – le ta studiojmë mënyrën në të cilën truri ka evoluar. Truri i njeriut, me një kilogram e gjysmë, apo edhe ma shumë, me qeliza dhe lëngun nervor, rreth tre herë është më i madh se truri i kushërinjve tonë më të afërt në evolucion, të primateve jo-humane. Gjatë miliona vjetëve të evolucionit, truri është rritur prej pjesëve më të vogla kah ato më të mëdha, me shumë qendra të cilat janë zhvilluar si vazhdimësi e pjesëve të vogla, shumë më të vjetra.(Rritja e trurit të embrionit njerëzor në mënyrë të egër e përcjellë këtë trajektore evolutive.)
Pjesa më primitive e trupit, të cilën e kanë të gjitha speciet me sistem shumë më të ulët nervor, e ky është trungu cerebral i cili e rrethon majën e palcës kurrizore. Kjo rrënjë cerebrale i rregullon funksionet bazike të jetës siç është frymëmarrja dhe metabolizmi i organeve tjera, dhe njëkohësisht kontrollon reaksionet e lëvizjet e rëndomta. Për këtë tru primitiv nuk mund të thuhet se është në gjendje të mendojë dhe të mësojë; për të mund të thuhet se është tubë e paracaktuar e rregullatorit të programuar i cili trupit i mundëson funksionim të drejtë dhe reagim adekuat, i cili e bënë të mundur ekzistimin. Ky tru ka qenë më i fortë në epokën e pakurrizorëve: imagjinoni gjarprin i cili shushuritë para se të sulmoj.
Nga rrënja më primitive, e trungut cerebral, janë zhvilluar qendrat emocionale. Me miliona vjet më vonë gjatë evolucionit, nga këto zona është krijuar truri mendor apo “neokorteks-i” llambë e madhe me gërsheta të tkurrura të indeve të cilat i përbëjnë thelat e sipërme. Fakti se truri mendor është formuar nga ai emocional, flet shumë për lidhshmërinë e mendimeve me ndjenjat; truri emocional është formuar shumë më herët sesa ai racional.
Rrënja me e vjetër e jetës sonë emocionale gjendet në shqisat e të nuhaturit apo, më saktësisht, në pjesën olfaktive, qelizat të cilat i pranojnë dhe i analizojnë aromat. Çdo trup i gjallë, pavarësisht a është i ushqyeshëm, i helmueshëm, partner seksual, sulmues apo edhe egërsirë, ka “nënshkrimin” e caktuar molekular i cili mund të bartet me erë. Në epokat primitive, falë epërsisë së shqisave të të nuhaturit, është mundësuar mbijetesa.
Nga pjesa olfaktive qendrat e vjetra të emocioneve kanë filluar të evoluojnë dhe me kohë kanë mbërri që të rriten sa për të qenë në gjendje ta rrethojnë majën e trungut cerebral. Në fazën fillestare qendrat olfaktive kanë qenë të përbëra prej thelave shumë të holla neuroneve të tubuara për t’i analizuar aromat. Një thelë e qelizës e ka pranuar një aromë dhe e ka radhitur në kategorinë e caktuar: ngrënëse apo helmuese, seksualisht të pranuar, armiqësore apo ushqyese. Tjetra thelë e qelizave i ka dërguar porositë kthyese tërë sistemit nervor, duke e informuar trupin se çfarë të bëjë: të kafshoj, pështy, afrohet, ikë, ndjekë.
Me ardhjen e sisorëve të parë, janë krijuar edhe shtresat e para themelore të trurit emocional. Këto, duke e rrethuar trungun cerebral, një përshkrim i vrazhdë kanë pasur pamjen e gjevrekut me mbarim të kafshuar ku trungu cerebral është ngjitur për to. Pasi që kjo pjesë e ka rrethuar dhe e ka kufizuar trungun cerebral, ka marr emrin “sistem limbistik”, prej fjalës latine “limbus”, që do të thotë “unazë”(rreth). Kjo sipërfaqe e re emocionale iu është përshtatur repertuarit cerebral. Ky është ai sistem limbistik i cili na mbanë në kthetrat e veta kur ne zemërohemi, apo kur na preokupon lakmia, apo edhe kur dashurohemi së tepërmi apo edhe trembemi nga tmerri.
Derisa ka evoluar, sistemi limbistik i ka përsosur dy armë të fuqishme: mësimin dhe kujtesën. Këto përparësi revolucionare ia kanë mundësuar shtazës që të bëhet shumë më e mençur në zgjedhjet e saja për ekzistencë, dhe t’i mpreh reaksionet duke iu adaptuar kërkesave të ndryshimeve përpara sesa atyre të pandryshueshme dhe automatike. Nëse nga ushqimi helmohej, herën tjetër kësaj kishte mundësi t’i shmangej. Vendimi çka të hahet dhe çka të refuzohet në të shumtën kanë qenë të përcaktuara me aromë; lidhja midis “llambës” olfaktive dhe sistemit limbistik tash merr detyrën ta bëjë diferencimin e aromave dhe t’i dallojë, duke i krahasuar aromat e tashme me ato të mëparshme, dhe në këtë mënyrë t’i ndaj të mirat nga të këqijat. Ky është veprim “rinencefalonit”, i cili ka kuptimin veprimi i “trurit hundorë”, veprimit midis sistemit libistik dhe bazës së neokorteksit – trurit mendor.
Para njëqind milion vjetësh truri i sisorëve me të shpejtë është rritur. Të tubuar në majën e hollë të korteksit dythelor – zona e cila planifikon, kupton atë të cilën e ndijen, orienton lëvizjet – iu janë shtuar edhe disa thela qelizash të reja cerebrale të cilat e kanë formësuar neokorteksin. Si kontrast i korteksit të lashtë dythelor, neokorteksi ka ofruar një zonë intelektuale të jashtëzakonshme.
Neokorteksi i homo sapiens-it, shumë më i madh sesa tek speciet tjera, i ka shtuar të gjitha me të cilat njeriu veçohet. Neokorteksi është selia e të menduarit; ai përmban të gjitha qendrat të cilat mbledhin dhe ndajnë atë të cilën shqisat e ndiejnë. Ai ndjenjave i shton mendimin – na lejon të mendojmë për idetë, artin, simbole, imagjinatë.
Gjatë evolucionit neokorteksi e ka mundësuar përsosjen e arsyes e cila, padyshim, ka krijuar përparësira të veçanta organizmit për t’i mbijetuar të gjitha rrethanat e pandryshuara dhe t’i dorëzojë, të sigurta, pasardhësve të cilët do t’i përcjellin gjenet me identitetin e lidhjeve nervore. Vetë mbijetesa është bërë e mundur duke iu falënderuar aftësisë së neokorteksit për të udhëhequr, planifikuar në shtigje të gjata, si dhe me dinakëritë tjera. Përpos këtyre, triumfet në art, civilizim dhe kulturë, të gjitha janë fryte të neokorteksit.
Kjo shtojcë e re e ka mundësuar formimin e nuancave të reja në jetën emocionale. Për shembull, dashurinë. Strukturat limbistike krijojnë ndjenjën e kënaqësisë dhe dëshirën seksuale – emocione të cilat e sulmojnë epshin seksual. Por me futjen e neokorteksit dhe lidhjet e tija në sistemin limbistik, krijohet lidhja nënë-fëmijë si themel i bashkësisë familjare, si dhe kujdesi i gjatë ndaj fëmijës që e ka mundësuar zhvillimin e njeriut. (speciet që nuk kanë neokorteks, siç janë zvarranikët, iu mungon marrëdhënia prindërore; pasardhësit e porsalindur vetë duhen të fshihen për të mos qenë të ngrënë.) Tek njerëzit, lidhshmëria mbrojtëse mes prindit dhe fëmijës mundëson që pjekuria të vazhdojë deri në fëmijërinë e vonshme gjatë të cilës truri vazhdon të zhvillohet.
Nëse ë përcjellim shkallën filogjenetike nga zvarranikët, përmes majmunit, deri tek njeriu, do ta vërejmë se masa e ngurtë e neokorteksit rritet; rritja mundëson ngritjen e barabartë të lidhjeve reciproke të sistemit cerebral. Sa ma i madh që është numri i lidhjeve të këtilla, rritet edhe distanca e reaksioneve të mundshme. Neokorteksi mundëson harmonizimin dhe strukturimin subtil të jetës sonë emocionale, siç është mundësia të kemi vetëdije për ndjenjat personale. Sistemi limbiko-neokortik është më i komplikuar tek primatët sesa tek speciet tjera, shumë më i komplikuar tek njeriu i cili i shpjegon aftësitë tona për t’i shfaqur një numër të madh të reaksioneve emocionale dhe me shumë ma shumë nuanca. Derisa majmuni apo lepuri kanë numër të kufizuar të reaksioneve tipike ndaj frikës, neokorteksi i rritur i njeriut mundëson një repertuar shumë më të llojllojshëm – duke ndërlidhur edhe thirrjen e ndihmës së shpejtë. Sa më i komplikuar që bëhet sistemi shoqëror, nuancat e këtilla bëhen më të nevojshme, dhe nuk ka shoqëri më të komplikuar sesa kjo e jona.
Por këto qendra të mëdha apo të larta nuk udhëheqin me tërësinë e jetës emoconale; për gjendjet e rëndësishme emocionale, posaçërisht ato të jashtëzakonshme, mund të thuhet se janë më afër sistemit limbistik. Për shkak se qendrat cerebrale shumë ma shumë e shpojnë sipërfaqen e sferës limbistike apo e zgjerojnë, truri emocional e luan rolin kryesor në arkitekturën nervore. Si dhe rrënja nga e cila është rritur truri i ri, zonat emocionale mes vete janë të ndërlidhura dhe çojnë kah masa e rrathëve të ndërlidhura nga pjesët e neokorteksit. Kjo i jep qendrave emocionale fuqi të jashtëzakonshme të ndikojnë në funksionimin e pjesëve tjera të trurit, duke e inkuadruar edhe qendrën e mendimit.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Inteligjenca Emocionale.

ANATOMIA E DHUNËS EMOCIONALE

Jeta është komedi për ata të cilët mendojnë e tragjedi për ata të cilët ndiejnë.
Horas VALPOL


Ka qenë pasdite e ngrohët gushti i vitit 1963, kur i përnderuari Martin Luter King juniori(Martin Luther King,Jr.) ka mbajtur fjalimin e parë “I Have a Dream” në tubimin qytetar në Vashington. Atë ditë Riçard Robles (Richard Robles), hajn i njohur është liruar me kusht nga burgu pas tre vjet dënimi të cilat i ka vuajtur për shkak se kishte bërë më tepër se njëqind vjedhjeje ndërsa arsyeja e këtyre vjedhjeve kishte qenë varësia ndaj heroinës, kishte vendosur të bëjë edhe një vjedhje. Robles më vonë kishte dëshmuar se kishte dashur të ndërpres me krimin, por paraja pamëshirshëm iu kishte nevojitur për dashnorën dhe vajzën e tyre tre vjeçe.
Apartamenti të cilin e kishte thyer kishte qenë i dy femrave të reja, njëzetenjëvjeçares Xenis Vajli (Janice Wylie)- hulumtuese e Newsweek-ut, dhe njëzetetrevjeçares Emilli Hofert (Emily Hoffert)- mësuese. Edhe pse Robles për ta thyer apartamentin kishte zgjedhur pjesën elite të Njujorkut pasi që kishte menduar se aty nuk do të hasë në askënd, por Vejli kishte qenë në shtëpi. Duke iu kërcënuar me thikë, Robles e kishte lidhur. Derisa kishte dalur, Emeli përsëri ishte kthyer në shtëpi. Për ta siguruar ikjen, Robles edhe atë e kishte lidhur.
Siç kishte dëshmuar Robles disa vjet më vonë, derisa e kishte lidhur Emeli-n, Xhenis Vajli ia kishte tërhequr vërejtjen se për këtë krim nuk do të kalojë i pandëshkuar – do t’ia mbaj në mend fytyrën dhe do t’i ndihmoj policisë për ta gjetur. Duke i premtuar vetes se kjo është vjedhja e fundit, Robles në panik plotësisht e kishte humbur kontrollin. I tërbuar kishte marrë shishen e ujit mineral dhe i kishte goditur femrat derisa ato nuk e kishin humbur vetëdijen, pastaj ashtu u tërbuar dhe i frikësuar shumë herë me thikë kuzhine i kishte goditur dhe prerë. Duke u kthyer në atë çast, në njëzet e pesë vjet më vonë, Robles pikëllueshëm fletë: “Thjesht u çmenda. Koka sa nuk më eksplodoi”.
Roblesit deri më sot shumë herë iu ka thyer shpirti për shkak të atyre pak minutave të tërbimit të pakontrolluar. Pas gati tridhjetë vjetësh derisa këtë po e shkruaj, ai ende është në burg për rastin e njohur “Vrasja e femrave të punësuara”.
Vlimet e këtilla karakterizohen si dhunë emocionale. Shembulli tregon se në çastet e tilla qendra e trurit limbistik alarmon, duke e adaptuar pjesën e mbetur të trurit situatës urgjente. Dhuna shfaqet momentalisht, duke e provokuar një reagim të tillë në momentet vendimtare, para se neokorteksi, truri mendor, mund ta shqyrtojë se çfarë po ndodhë dhe vetë të vendosë se a është vendimmarrja e drejtë. Identiteti kryesor i këtij lloji të dhunës është që posa të kalojë akti i caktuar, të zemëruarit nuk janë të vetëdijshëm se çfarë i ka kapluar.
Gjithsesi se dhunat e këtilla nuk janë të shpeshta – rastet e tmerrshme të cilat nxisin për të bërë krime brutale siç është rasti i “Vrasjes së femrave të punësuara”. Mesatarisht më të shpeshta janë ato më pak të rrezikshme, por jo gjithmonë edhe në formë më të butë. Mendoni kur për herë të fundit jeni “humbur” në atë masë, kur jeni zbrazur në dikë, në fëmijë apo bashkëshort, apo shoferin në automobilin tjetër, kur më vonë, pasi që keni menduar dhe jeni penduar, keni kuptuar se tërbimi nuk ka qenë i nevojshëm të jetë prezent. Gjykuar sipas gjithave, edhe ajo ka qenë dhunë, xhindosje psikike, e cila siç do ta shohim, rrjedhë nga amidala, qendra e trurit limbistik.
Nuk janë të gjitha dhunat limbistike brengosëse. Reagim limbistik është edhe kur dikush sa nuk “pëlcet së qeshuri”nga një anekdotë qesharake. Për të njëjtën bëhet fjalë edhe kur janë në pyetje çastet e kënaqësisë intensive: Den Xhensen(Dan Jansen) pas disa disfatave dhimbse në lojërat olimpike për medaljen e artë në rrëshqitje të shpejtë (të cilën ia kishte premtuar motrës së vet e cila ishte në prag të vdekjes), në fund e kishte fituar medaljen e artë në vrapim 1000 metra në lojërat olimpike Dimërore të mbajtura në Norvegji në vitin 1994, derisa gruas së tij iu ishte dhënë ndihma e parë në spital sepse ishte shqetësuar së tepërmi nga gëzimi.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Inteligjenca Emocionale.

QENDRA E TË GJITHA EPSHEVE

Tek njerëzit amigdala (rrjedhë nga fjala Greke për “bajamën”) është gjëndër në formë të bajames, struktura reciprokisht të lidhura mes vete, e cila shtrihet në trungun cerebral dhe gjendet afër unazës limbistike. Ekzistojnë dy amigdala, nga një në çdo anë të trurit, të ngjitura për korën cerebrale. Amigdala e njeriut është relativisht e madhe në krahasim me cilido paraardhës tonin evolutiv – primat.
Hipokampusi dha amigdala kanë qenë dy pjesë themelore të “hundës cerebrale” primitive të cilat, gjatë evolucionit, kanë ndërtuar korteksin dhe neokorteksin. Deri me sot, strukturat limbistike në të shumtën, apo pjesën më të madhe, veprojnë në mësim dhe kujtesë; amigdala është e specializuar për veprimtari emocionale. Nëse amigdala hiqet nga truri, pasojë mbetet mosnjohja e mundësive të vlerësohet vlera e ndodhisë emocionale; kjo gjendje nganjëherë quhet “verbërim afektiv”.
Pasi që i mungon pesha emocionale, humbet interesimi për marrëdhënie reciproke. Djaloshit të cilit iu ishte mënjanuar amigdala në mënyrë kirurgjike për të mos ketë më sulme të rënda, ai është bërë tërësisht i painteresuar për njerëz dhe është mbyllur në vete duke mos kontaktuar me askënd. Edhe pse ka qenë në gjendje të bisedojë, ai më nuk i ka njohur as miqtë më të afërt, kushërinjtë, madje as nënën dhe fare nuk ka reaguar ndaj vuajtjes së tyre që kanë pasur për mosinteresimin e tij. Pa amigdal duket se nuk ishte në gjendje t’i njoh ndjenjat e veta, dhe të ndien atë që ndiente. Amigdala shërben si depo për memorien emocionale dhe në këtë mënyrë fiton kuptim: jeta pa amigdal është jetë në të cilën humbet kuptimi i personalitetit.
Varësia nga amigdala është shumë më e madhe se sa nga ndjenjat; të gjitha epshet varen nga ajo. Shtazëve të cilave iu është hequr amigdala, apo dëmtuar, iu mungon ndjenja e frikës dhe tërbimi, humbin dëshirën për të garuar apo mes vete të konkurrojnë, dhe kështu nuk kanë ndjenjën për pozitën e vet në racën e tyre; emocionet i kanë të topitura apo të zhdukura. Lotët, sinjale të veçanta emocionale për njeriun, inicohen nga amigdala dhe struktura e saj e afërt – girusi singulativ; nëse janë të dëmtuar apo të paralizuar, apo nëse ngushëllimi i qetëson këto pjesë të trurit – qarja ndërpritet. Pa amgidal nuk ka as lot pikëllim për qetësim.
Xhozef Ledu (Josef Le Doux), neurolog në Qendrën për neurologji pranë universitetit të Njujorkut, ka qenë i pari i cili e ka zbuluar rolin kyç të amigdalës në trurin emocional.
Ledu i përket gjeneratës së re të neurologëve të cilët i kanë aplikuar metodat e reja dhe teknologjitë me të cilat zbulohen deri me atëherë të panjohura zonat saktësisht të përshkruara të ndikimit trunor, dhe në këtë mënyrë kanë pasur mundësi t’i zbulojnë fshehtësitë esenciale të cilat gjeneratat e hershme shkencëtarësh i kanë konsideruar si të pashpjeguara. Zbulimet e tija mbi lidhjet e trurit emocional i përgënjeshtrojnë mendimet një kohë të gjatë të rrënjosura për sistemin limbistik, duke e vendosur amigdalën si qendër të emocioneve dhe duke iu bashkangjitur strukturave tjera limbistike role të ndryshme.
Hulumtimi i Ledeut shpjegon në ç’mënyrë amigdala mund ta merr kontrollin mbi atë se çka bëjmë dhe madje se si truri mendor, neokorteksi, merr vendime. Siç do ta shohim, ndikimi i amigdalës dhe influenca reciproke e amigdalës dhe neokorteksit është thelbi i inteligjencës emocionale.
 
Top