• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Inteligjenca

utopia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
610
Pikët
0
Inteligjenca është një faktor të cilit shumica e njerëzve i referohen për të karakterizuar vetveten dhe sjelljet në një moment të caktuar. “Do të doja të isha aq i zgjuar sa ti”, “Ajo ishte një budallallëk me brirë”. Përpjekjet për të përkufizuar inteligjencën kanë qenë së paku të vështira, në mos të komplikuara dhe kontradiktore. A është ajo një aftësi specifike, apo një grup aftësish? A është inteligjenca diçka e lindur apo e kultivuar? A është ajo statike apo e ndryshueshme? Nëse do ju jepet një minutë kohë për të listuar të gjithë faktorët e mundshëm që ndikojnë në inteligjencën e individit, ju ndoshta do të përmendnit dietën, shkollë, shokët, profesionin, bashkësinë, marrëdhëniet dhe përvojat. Të gjitha këto mund të grupohen së bashku nën titullin e përgjithshëm mjedisi. Ju mund të përmendni edhe faktorë të tjerë si prindërit, instinktet, personaliteti, natyra, paraardhësit dhe familja. Të gjitha këto mund të grupohen së bashku dhe të quhen faktorë biologjikë ose gjenetikë. Sjellja inteligjente, ashtu si edhe e gjithë sjellja, është rezultat i bashkëveprimit të trashëgimisë me mjedisin.
Inteligjenca kultivohet me kalimin e kohës

Çdokush mund ta zhvilloje inteligjencën e tij duke ngritur nivelin e kulturës dhe duke mësuar të arsyetoje dhe të gjykojë. Inteligjencën do ta përmblidhja me fjalët "Zotësia për të kapur lidhjet midis fenomeneve". Dikush kupton më shumë, kush më pak, kush më shpejt, kush më ngadalë, e kush më thellë. Mendoj se në përgjithësi të kuptuarit e shpejtë merr vetëm anën sipërfaqësore të gjërave, ndërsa të kuptuarit e ngadaltë, të çon drejt marrjes së thelbit. Me këtë kuptoj se ekzistojnë forma të ndryshme inteligjence. Kush ka një qëllim “në orientimin profesional” , zbulon një rrugë të re për një inteligjencë të caktuar. Por kjo nuk do të thotë se ai që e di se çfarë do te bëhet në jetë, apriori është inteligjent. Gjithçka varet sesa punon ai ose ajo në atë që i pëlqen të beje, duke u munduar të gjeje madje dhe rrugët e suksesit. “ Suksesi në një fushë të caktuar” – është një provë inteligjence . Ndërsa nga ana praktike inteligjenca duhet parë si aftësi për t’u përshtatur, zotësi për te mbijetuar. Duke gjykuar rëndësinë e investimit të njeriut në zhvillimin mendor, për mua është shumë e rëndësishme të mos bëhet në jetën time qëllimi i vetëm. Mendoj se duhet të bëjë pjesë në prioritet e njeriut, por duke mos lënë mënjanë aktivitet krijuese, argëtuese, çlodhëse e shpirtërore. Shkurt, rënia në intelektualizëm rrezikon ta kthejë njeriun në një makinë pune duke e larguar gjithmonë e më shume nga jeta sociale, përfshirë këtu dhe distancimin nga familjet e tyre, çka mendoj është mjaft e dëmshme dhe po bëhet prezente gjithnjë e më shumë në shoqërinë tonë. Nëse është e fituar apo e lindur inteligjenca..., mendoj se ajo kultivohet me kalimin e viteve. Kam lexuar diku në internet një material për kafshët dhe testimin e inteligjencës së tyre nga shkencëtarët. Ishte mjaft interesante kriteri që përdornin për matjen e inteligjencës së majmuneve . " zotësia e kafshës për të bërë një kthese ", gjetja e një rrugëdaljeje apo i një mjeti të tërthortë. Një majmun inteligjent përdor një shkop për të kapur frytin që dëshiron të hajë. Kështu mendoj duhet të jetë dhe për njeriun inteligjent , “gjetja e këtij shkopi për të kapur suksesin e jetës së tij” .

Çfarë është inteligjenca?

Inteligjenca i referohet shkallës së vetëdijesimit dhe të kuptuarit që ka një shtet për mjedisin e tij strategjik duke u bazuar në mbledhjen dhe analizën e të dhënave sekrete apo publike. Përveç kësaj, inteligjenca nënkupton edhe:
• organizatat që prodhojnë njohuri të tilla;
• aktivitetet të cilat ndërmerren nga këto organizata;
• procesin organizativ i cili i udhëheq këto aktivitete;
• rezultatet të cilat dalin nga këto aktivitete


Cili është qëllimi i shërbimeve të inteligjencës?

Shërbimet e inteligjencës:
• Prodhojnë analiza në fusha relevante që lidhen me sigurinë kombëtare;
• Japin paralajmërime të hershme lidhur me krizat e mundshme;
• I shërbejnë menaxhimit të krizave kombëtare dhe ndërkombëtare duke ndihmuar në qartësimin e qëllimeve të armiqve të tanishëm dhe të atyre potencial;
• Informojnë me qëllim të planifikimit të mbrojtjes dhe operacioneve ushtarake kombëtare;
• Mbrojnë sekretet si të burimeve ashtu edhe të aktiviteteve të tyre dhe të agjencive të tjera shtetërore;
• Mund të veprojnë fshehurazi për të ndikuar në rezultatin e ngjarjeve në të mirë të interesit kombëtar


Termi "inteligjence" perdoret shpesh ne kuptime te ndryshme. Disa njerez e vleresojne shkallen e tyre te inteligjences duke u krahasuar me te tjeret, disa e lidhin me suksesin shkollor, te tjere me gradimin profesional dhe me sjelljen sociale te pershtatshme. Sipas psikologut Vernon, inteligjenca eshte teresi shkathtesish te nevojshme per te pasur sukses ne nje kulture. Ndersa shumica e psikologeve te tjere pranojne dhe mbeshtesin pershkrimin e pergjithshem mbi inteligjencen si aftesi e pergjithshme per te vepruar ne menyre te pershtatshme, per te vepruar racionalisht dhe per ta pershtatur me efikasitet me mjedisin. Si elemente me te rendesishem te inteligjences konsiderohen: arsyetimi abstrakt, aftesia per zgjidhjen e problemeve, aftesia per te fituar njohuri, kujtesa, pershtatja me mjedisin.
Psikologu Luis Thurstone inteligjencen e ka ndare ne 8 faktore specifike aftesi primare mendore:

1 Aftesite hapesinore dhe pamore (aftesi per te bere te dukshme format dhe relacionet hapesinore)
2-Shpejtesi perceptive ( aftesi per te kapur shpejt detajet pamore dhe per te gjetuar ngjashmerite dhe ndryshimet midis stimujve.)
3-Aftesi numerike (aftesi per te bere llogari)
4-Kuptimi verbal (aftesi per te kuptuar domethenien e fjalive)
5-Kujtese ( aftesi per te kujtuar informacionin)
6-Fluiditet verbal (aftesi per te gjetur shpejt fjalet)
7 Arsyetim deduktiv ( aftesi per te nxjerre shembuj nga rregulla te pergjithshem)
8-Arsyetim induktiv (aftesi per te nxjerre rregulla te pergjithshem sipas shembujve.)

Termi "inteligjence" ka dhe kuptimin: "aftesia per te arsyetuar, kuptuar, marrja vesh dhe perfitimi nga pervoja, eksperiencat"

.

Inteligjenca, sipas përcaktimit klasik, është aftësia për konstatimin e raporteve dhe marrëdhënieve midis objekteve dhe dukurive. Po ashtu inteligjenca mund të përcaktohet edhe si aftësi e të menduarit abstrakt, pastaj si aftësi e të mësuarit të shpejtë dhe të suksesshëm ose si aftësi e përshtatjes së mirë, që si rregull nënkupton zgjidhjen e suksesshme të problemeve.
Vetëm në fushën e psikologjisë janë të njohura mbi pesëdhjetë (50) përkufizime të inteligjencës njerëzore. Ne do ti ndajmë këto përkufizime në katër (4) grupe:

1. Përkufizimet filozofike (mënyra e sjelljes që ndërlidhet logjikisht me qëllimet që dëshirojmë t’i arrijmë).

2. Përkufizimet biologjike (aftësia e përshtatjes së individët në kushtet dhe raportet e jashtme të ambientit përkatësisht mjedisit të caktuar fizik, biologjik dhe social).

3. Përkufizime pedagogjike e konsiderojnë inteligjencën aftësi aftësi për të mësuar. Vëzgimet sistematike dhe hulumtimet eksperimentale të aftësisë së të mësuarit ose të nxënies së lëndëve shkollore nga ana e nxënësve tregojnë se nxënësit pikërisht në aftësinë e të mësuarit të lëndëve shkollore dallohen shumë ndërmjet njëri-tjetrit. Konsiderimi i këtillë i inteligjencës ushtron ndikim të fortë në studimet psikologjike të natyrës, të strukturës, të matjes dhe të zhvillimit të inteligjencës.

4. Përkufizimet psikologjike që ndërlidhen më tepër me autoritetet të psikologjisë së inteligjencës, fjala vjen, Bine, Piaget, Berit, Wechsler, Spearman, Pirson, Katel, Vernon , Shtern etj.

Alfred Bienea me inteligjencën nënkupton “mëtim të problemit dhe drejtim të nevojshëm të vetëdijes kah zgjidhja e tij, aftësi të përshtatjes së qëllimit të sigurt dhe të caktuar dhe fuqi të vetëkritikës”, me një fjalë sipas Bines katër nocione kryesore e përcaktojnë inteligjencën e njeriut: kuptimi, zbulimi, drejtimi dhe vetëkritika.

Jean Piaget inteligjencën e nënkupton: “tërësinë e të gjitha strukturave të njohjes, të cilat, të secili individ, janë të zhvilluara në çdo moment”, për këtë arsye ai mund të flasë për inteligjencën “sensomotorike” ose “paraopracionale”.

Charlesw Spearman e përkufizon inteligjencën në bazë të veçorive themelore të saj. Këto veçori të inteligjencës, sipas Spirmanit janë: kuptimi, mëtimi i marrëdhënieve4 ndërmjet anëtarëve ose korlatave të dhëna, zbulimi i anëtarët ose i korelatës së re, që ka marrëdhënie me anëtarët ose me korelatat tashmë ekzistuese dhe aftësia e mendimit abstrakt, që është e lidhur më shpesh me të folur.

Robert Sternberg (1982) zbuloi përmes vëzhgimit se kur ekspertët akademikë e përkufizonin inteligjencën, ata zakonisht flisnin për aftësitë për të folur, për të zgjidhur probleme, dhe për të arritur qëllime. Po ashtu Sternberg zbuloi se psikologët e vinin theksin mbi motivacionin, (“është I zellshëm”, “është këmbëngulës”, “mobilizohet” etj.) ndërsa njerëzit pa arsim psikologjik e vinin theksin në aspektin social-kulturore (“I vëmendshëm ndaj njerëzve të tjer]”, “është I ndershëm me veten dhe me të tjerët” etj.).

Sic shihet inteligjenca njerëzore është një concept I vështirë për t’u studiuar. Kjo ndodh sepse pjesërisht ne nuk mund ta vëzhgojmë atë fizikisht.
David Wechsler, krijues I një numri testesh inteligjence, e konsideron inteligjencën aftësi të individit për të kuptuar botën ku jeton e o për t’iu përgjigjur sfidave të saj (Wechsler, 1975).
I ngjashëm me ketë është përkufizimi i inteligjencës si tërësi shkathtësish të nevojshme për të patur sukses në një kulturë (Vernon, 1979)


Teoritë mbi inteligjencën

Sot kemi një numër të madh teorish sa i përket inteligjencës njeriut. Ne do ti paraqesim emrat e disave prej tyre:
Teoria e Spearman për faktorin “p”. Studentët që arrijnë rezultate të mira në një fushë zakonisht kanë pak probleme në fushat e tjera ose në aktivitetet jashtëshkollore. Spearman (1904) propozoi një teori për inteligjencën e cila përshinte një faktor “p”, i cili i jepte individit aftësinë për të arritur sukses në shumë e shumë detyra intelektuale. Po ashtu ai vuri re se shumë njerëz dalloheshin në një ose dy fusha dhe kështu ai pranoi një faktor specifik “s”, i cili i lejonte një individit shquhej në fusha të veçanta, fjala vjen studenti që nuk ecin mirë me gjuhë, mund të shquhet në matematikë. Kombinimi i faktorëve “p” dhe “s” përcakton nivelin specifik të inteligjencës së një individi.

Teoria e aftësive parësore mendore të Thurstone. Louis Thurstone (1938) besonte se inteligjenca përcaktohej nga shtatë aftësitë mendore parësore dhe jo nga një faktor i përgjithshëm i panjohur “p”. Shtatë aftësi ajanë: aftësia për të kuptuar fjalët,
1. aftësia për të kuptuar fjalët,
2. aftësia numerike,
3. kujtesa,
4. shpejtësia e perceptimit,
5. aftësia e orientimit në hapësirë,
6. rrjedhshmëria në të folur dhe
7. arsyetimi.
Rezultatin e veprimeve inteligjente të njeriut për zgjidhjen e problemeve dhe të detyrave të llojllojshme e sigurojnë shtatë faktor grupor:
a. Faktor i V (Verbal), që është faktor i kuptimit të fjalëve.
b. Faktori W (Word Fluency) është faktor i të folurit të rrjedhshëm.
c. Faktori N (Number) është faktor numerik.
d. Faktori S (Space) është faktor hapësinor.
e. Faktori M (Memoryy) është faktor i kujtesës.
f. Faktori P (Perceptual speed), është faktor i perceptimit dhe
g. Faktori R (Reasoning) është faktori i rezonimit të drejtë.

Modeli i inteligjencës i Guilford

J. P. Guilfor (1967,198) propozoi njërën nga teoritë më të sofistikuara për inteligjencën e njeriut. Sipas Guilford inteligjenca bashkëvepron në tri dimensione të veçanta:
1. Përmbajtjet përbëhen nga informacioni për të cilin individi mendon.
2. Operacionet janë veprime që bën personi.
3. Produktet janë rezultati i të menduarit rreth informacionit.
Nëse këto tri dimensione mendohen si tri faqet e një kubi, atëherë mund të tregohen se si 150 aftësi të ndryshme mendore mund të përcaktojnë inteligjencën.

Teoria triarkie e inteligjencës e Sternberg.

Psikologu i njohur Robert Sternberg (1985, 1986) propozoi teorinë triarkie të inteligjencës. Teoria triarkie përbëhet prej tre nënteori të inteligjencës:
1. Nënteoria komponenciale merret me marrëdhëniet e inteligjencës me botën e brendshme individit. Komponenti është një proces mendor. Metakomponentët dhe komponentët e performancës janë procese kognitive që përdoren kur ne zgjidhim probleme.
2. Nënteoria eksperienciale përbëhet nga aftësia për t’u marrë me detyrat dhe situatat e reja e të panjohura dhe nga aftësia për ta automatizuar procedimin e informacionit. Ne mundemi t’i kryejmë detyrat komplekse mendore verbale dhe matematikore, vetëm sepse pjesa më e madhe e procedurës është automatike. Fjala vjen, të lexuarit kërkon operacione që mund të kryhen pa menduar në mënyrë të vetëdijshme. Paaftësia për të automatizuar procedimin kognitiv çon në rezultatet më pak inteligjente.
3. Nënteoria kontekstuale përfshin elementet e përshtatjes, të seleksionim mjedisor dhe të formësimit mjedisor. Për të qenë inteligjent njeriu duhet t’i përshtatet mjedisit dhe, në të njëjtën kohë, të jetë i zoti të mendojë kur të zgjedhë një situatë të ndryshme mjedisore, fjala vjen, është me rëndësi t’i përshtatemi mjedisit të punës, por nëse parimet e firmë për të cilën ti punon janë në kontradiktë me të tuat, atëherë veprimi i zgjuar që duhet bërë do të ishte ndryshimi i punës, nëse është e mundur.

Matja e inteligjencës

Përpara se ta paraqesim matjen përkatësisht testin, duhet të dimë se për çfarë inteligjencë është fjala. Në përputhjeje me ndarjen e inteligjencës në inteligjencën fluide ose të tipit A dhe në inteligjencë të kristalizuar ose të tipit B psikologët dallojnë inteligjencën konkrete dhe inteligjencën abstrakte. Inteligjenca konkrete ka lidhje me inteligjencë të kristalizuar, kurse inteligjenca abstrakte ka lidhje me atë fluide.

a. Inteligjenca konkrete është aftësi e zgjidhjes së suksesshëm të problemeve, të detyrave dhe të situatave problemore, që kanë karakter lëndor dhe janë të kapshme nga ana e shqisave të individit. Fjala vjen në testet e Bine-Simonit fëmijës i tregohen një nga një fotografi dhe nga ai ia kërkon të tregojë “çfarë tregon” secila nga tri fotografi e paraqitura. Përgjigjja vlerësohet pozitivisht, po qe se fëmija e përshkruan secilën nga këto fotografi ose përpiqet ta shpjegojë secilën prej tyre. Kurse në shkalën e Wechsler-Belvysë kemi teste për vlerësimin e shkallës së zhvillimit të inteligjencës konkrete.

b. Inteligjenca abstrakte është aftësia e kuptimit të domethënies së simboleve abstrakte, të marrëdhënieve ndërmjet tyre, sikurse edhe e përdorimit dhe e zbatimit të drejt të tyre në zgjidhjen e problemeve, të detyrave dhe të situatave problemore abstrakte dhe shkalla e zhvillimit të saj tek individi i caktuar vlerësohet në bazë të zgjidhjes me sukses të detyrave dhe të problemeve në testet abstrakte. Kështu, në testin e Bine-Simonit nga fëmija i moshës 7 vjeçare kërkohet të tregojë dallimin ndërmjet dy objekteve, p.sh. ndërmjet fluturës dhe mizës, ndërmjet vesë dhe gurit, ndërmjet dërrasës dhe xhamit. Ose te shkala e Wechsler-Belvysë nga 20 vjeçare kërkohet ta zgjidhë problemin: nëse për 25 euro (250 lek) mund të blihen 7 zarfe postare, sa zarfe të këtilla mund të blihen për 100 Euro (1000 lek) (28 copë), ose çfarë kanë të përbashkët vjersha e piktura? (të dyja këto janë krijime artistike).

c. Inteligjenca sociale është aftësia e kuptimit dhe zgjidhjes së suksesshme të problemeve dhe të situatave problemore, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet njerëzve (shiko më tepër Daniel Goleman, Social Intelligence, The New Science of Human Relationships 2006).

d. Inteligjenca mekanike (është përmendur deri gjysmën e shekullit 20), ka të bëjë me të kuptuarit e relacioneve mekanike me zgjidhjen e suksesshme të probleme dhe të detyrave nga fusha e mekanizmave dhe me përdorimin e suksesshëm të mekanizmave të ndryshme në situata problemore.

e. Inteligjenca estetike (po ashtu është përmendur deri gjysmën e shekullit të kaluar), u vlerësua si aftësi e veçantë e krijimit të së bukurës. Mirëpo, sot përmendet pak në studimet e psikologjisë së krijimtarisë artistike.

f. Inteligjenca emocionale (Emotional Intelligence), vitet e fundit është në rritjen e sipërme dhe ndikimi i ngjarjeve emocionale në jetën dhe sjelljen e njeriut, fjala vjen, fatkeqësitë, vdekja, humbja e punës, dështimet, brengat, dhuna në familje. Me një fjalë është në rritje kërcënimi emocional si dhe paraqitja e depresioneve në tërë botë, agresiviteti, stresi, devijimet tek adoleshentë, etj (shiko më tepër Daniel Goleman: Emotional Intelligence 1995)
 
Top