• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Interneti së shpejti do të ketë dy miliardë përdorues

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Numri i përdoruesve të internetit do të arrij shifrën prej dy miliardë deri në fund të vitit, parasheh Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU).
Sipas vlerësimeve të ndryshme, deri në fund të vitit 2010 internetin do ta përdorin 30 për qind nga 6.9 miliardë banorë të Tokës.

ITU pret që këtë vit do të janë 226 milionë përdorues të rinj, nga të cilët 162 milionë vijnë nga shtetet në zhvillim.

Përkundër rritjes të shifrës së përdoruesve të internetit në këto shtete, do t’u duhet edhe shumë kohë për të arritur shtetet e zhvilluara.

Deri në fund të këtij viti, 71 për qind e popullatës në shtetet e zhvilluar do të janë online, për dallim nga vetëm 21 për qind të popullatës në vende në zhvillim.

Nëse ua hedhim një sy rajoneve, 65 për qind të numrit të përgjithshëm në Evropë përdorin internetit, 55 për qind në Amerikë, 21.9 për qind në Azi, derisa vetëm 9.6 për qind e popullatës janë online në Afrikë, raporton portali Mashable.
 
Top