• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Inva Mula mes gjigandëve

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer


Afishja e "Simon Boccanegrës" gjendej e vendosur në hyrje të Teatro Real, në Madrid.

Inva Mula, që celi sezonin operistik në Paris me operan Mireille, e mbyllte atë në Madrid, në krah të Placido Domingos. Ashtu sic ndodh përherë, opera u rrethua nga një promocion i gjerë. Një botim i posacëm për operan, intervista me protagonistët. E kompozuar nga Xhiuzepe Verdi, opera rrëfen një histori familjare dhe dashurie, në sfondin e Genoas së tronditur nga trazirat sociale të shekullin XIV.

Inva luante rolin e Amelisë, vajzës së Simon Boccanegrës. Ndërkohë që luhej në Teatro Real, shfaqja e fundit e operas, dhe e tërë sezonit, shfaqej edhe në një ekran gjigand vendosur ne pjesen e jashme te teatrit, në Piazza de Oriente, përballë Pallatit Mbreteror. Shtypi i shkruar dhe televizionet spanjolle i kushtuan faqe dhe minuta të tëra kësaj shfaqe, që në fund, theu një rekord, plot 23 minuta e 28 sekonda duartrokitje pa ndërprerje, në këmbë. Një triumf i vërtetë për trupën!

Në fund, pesë personazhet kryesorë, të shoqëruar nga mbretëresha Sofia përshëndetën në ballkon të operas publikun e gjerë, që e kishte ndjekur operan në shesh. Pas këtij triumfi, Antonio Moreira, drejtori i teatrit, nuk mund ta përmbante më gëzimin e tij.

Pas përgëzimeve të mbretëreshës, një përgëzim i posacëm për Invën edhe nga Javier Solana, i cili nuk e fshehur habinë kur mësoi se Inva është shqiptare. Në tetor, Inva Mula do të vërë në skenën e teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë operan e Jacques Ofenbahut, "Përrallat e Hofmanit". Opera është rregjistruar në kalendarin e teatrit dhe do të jetë padyshim një ngjarje e shumëpritur për publikun e kryeqytetit.
 
Top