• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Invazioni i serialeve televizive.

Alb

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 9, 2011
Postime
229
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Besnik Boletini, sociolog

Serialet televizive, gjithnjë e më shumë po shtojnë praninë në televizionet tona, por njëkohësisht nuk po mungon as shikueshmëria nga ana e qytetarëve tanë, sepse këto seriale televizive, po emetohen në disa prej televizioneve nacionale. Këto seriale kanë një ndikim të madh në shoqërinë tonë, sidomos ndikim të theksuar kanë tek adoleshentët, pra tek rinia në përgjithësi.

Ky influencim arrihet shumë shpejt, dhe lehtë, sepse me vetë faktin që shikohen me të madhe ndikimi i tyre është më i madh, por në anën tjetër janë edhe domosdoshmëri sepse pasi që shfaqen në disa prej televizioneve tona nacionale, dhe në një far forme teleshikuesit nuk kanë çfarë të shikojnë.

Televizioni është një nga agjenset themelore të socializmit të individit, në këtë kontekst, ndikimi negativ i këtyre serialeve është shumë i madh. Të rinjtë që i shikojnë këto seriale krijojnë një tendencë të imitimit të jetës, së individëve apo personazheve kryesore të këtyre serialeve, sidomos në sjellje dhe veshje. Por njëkohësisht tek këta individ krijohet një ndjenjë magjepsëse, kështu që janë bërë adhurues të mëdhenj të këtyre serialeve.

Ajo çka është më skandaloze në këtë kontekst, është simpatia e madhe ndaj disa prej aktorëve të këtyre serialeve, kur them këtë aludoj në skandalin e fundit që ka ndodhur në gjimnazin “Frang Bardhi” , në Mitrovicë, ku fotoja e një aktori, të ashtuquajtur “Mehmet Kosovari”, që luan në një serial i cili emetohet në TV 21, është vendosur mbi portretin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ja deri ku ka arrit ndikimi i këtyre serialeve, kjo s’do koment!...

Çka është me e çuditshme këto seriale, po shikohen jashtëzakonisht shumë edhe nga studentët. Sallat e televizorëve që janë në konvikte në kohën e emetimit të këtyre serialeve janë të mbushura plotë, gjithashtu lokalet që janë afër Qendrës së Studentëve, në Prishtinë, në orët e mbrëmjes janë të mbushura plotë, ku nuk mund të gjesh vend për tu ulur, gjithashtu përqendrimi i tyre është i jashtëzakonshëm, por edhe vëmendja e tyre është shumë madhe, ku përcjellin çdo detaj, por duke e përjetuar shpirtërisht dhe emocionalisht.

Çfarë mund të thuhet tjetër, kur gjenerata që duhet të jetë promotor i shoqërisë, braktis librat, dhe nuk lenë asnjë episod pa e parë! Si të zhvillohet shoqëria jonë! Ky është mjerimi ynë!...

Por pse po shikohen këto seriale?!

Këto seriale kanë një shtim, për arsye së ka shikues që i shikojnë me ëndje të gjithë serialet gjatë gjithë ditës, dhe këtu ndikojnë faktorë të ndryshëm një faktorë i rëndësishëm është se ka njerëz të shumtë që nuk punojnë, apo nuk kanë angazhime ose obligime tjera në agjendën e tyre, kështu që mënyra me e mirë për ta kaluar kohën e lirë është që të përcjellin këto seriale. Gjithashtu, një kategori që përcjellë këto seriale janë edhe amviset, të cilat edhe zhvillojnë debate rreth serialeve përkatëse, kështu që dita e ditës vetëm sa shtohet vëmendja e tyre për këto seriale.

Emetimi i këtyre serialeve është gjithmonë i vazhdueshëm, këtë e them duke u nis nga fakti se po sa të vije në përfundim një serial, televizionet që i shfaqin këto seriale paraqesin reklamën për fillimin e një seriali të ri, gjë që zgjon kureshtjen e një pjesë të madhe të shoqërisë tonë, të cilët i shikojnë këto seriale, por edhe i përjetojnë shpirtrisht.
Ndikimet e këtyre serialeve janë shumë negative në shumë dimensione shoqërinë tonë dhe kjo ndodh sepse shfaqen në televizionet tona.

Mjerisht ndikimin më të keq e kanë tek fëmijët të cilët bashkë me familjarët e tyre e kanë bërë këtë gjë rutinë dhe si duket ia kanë vënë obligim vetvetes, fatkeqësisht edhe statistikat e fundit mbi vetëvrasjet në vendin tonë janë të lidhura ngushtë me këto seriale.

Se si të rinjtë në këto seriale ndahen nga lidhjet e dashurisë, dhe më pas duke dramatizuar ngjarjen shkojnë deri tek vetëvrasja, ndahen nga familja dhe shumë veti tjera negative që po korrespondojnë me vetëvrasje dhe me gjëra të tilla devijante.

Lirisht mund të themi se edhe jeta e shumë familjeve në Kosovë është bërë sikur jeta e disa familjeve në këto seriale, duke imituar çdo cep të serialeve, një pjesë të divorceve në vendin tonë janë nisur nga idetë që burim i tyre kanë qenë këto seriale. Këtu duhet pasur parasysh se mediat në këtë rast televizionet janë një ndër agjenset kryesore të socilaizimit të individit, dhe ndikojnë në socializimin e individit ku njerëzit marrin vlera të reja kulturore përmes këtyre serialeve, sepse shumë njerëz por me shumë të rinjtë kanë tendenca që t’i përngjajnë protagonistëve të serialeve, dhe në shumë raste në takime në mes të njerëzve serialet bëhen temë e debateve dhe në këtë mënyrë shtohet shikueshmëria e këtyre serialëve.

Kur një serial debatohet në një grup shoqëror, në atë grup shoqëror mund të ketë ndonjë person që nuk i përcjellë këto seriale, mirëpo ai në këtë rast do të mbetet jashtë debatit, dhe për t’iu përshtatur me shumë grupit edhe ai duhet që të shikoi serialet, që të ketë njohuri për ecurinë e tyre dhe debateve në grup, pra në këtë rast individi duhet që t’i përshtatet grupit dhe te hyjë në rrjedha të serialeve.

Shikimi i serialeve bënë që njerëzit që i përcjellin rregullisht këto seriale të kalojnë në një jetë pasive, duke hequr dorë nga aktivitetet tjera qoftë familjare, sportive apo edhe edukativo-arsimore. Mjerisht tek aktivitetet mësimore kjo veti negative po vërehet me theks të veçantë sidomos tek nxënësit , tek të miturit duke anashkaluar obligimet shkollore.

Pse emetohen këto seriale në televizionet tona?

Faktorët pse po emetohen këto seriale janë të shumtë, një ndër arsyet e emetimit të serialeve, është që televizionet që i shfaqin këto seriale, duan që të arrijnë shikueshmërinë me të madh të televizioneve në Kosovë, duke e ditur së një numër i madh i qytetarëve të Kosovës janë ithtar të serialeve dhe i shikojnë me ëndje.
Pasi që televizionet që i shfaqin këto seriale e kanë fituar shikueshmërinë e madhe, këto seriale i përdorin edhe për përfitime materiale duke shfaqur reklama gjatë shfaqjes së serialëve, të cilat kanë një kosto marramendëse.

Televizionet që shfaqin këto seriale, këtë e bëjnë edhe për të plotësuar skemën e tyre programore dhe jo profesionalizimin e tyre për të bërë një skemë programore të mirëfilltë, sepse kemi mjaftë shumë mungesë të emisioneve dhe me të vërtetë në vendin tonë ka mjaftë tema për trajtim, kemi edhe mjaftë njerëz që mund të punojnë në këtë drejtim dhe që t’u sjellin qytetarëve dhe t’iu interpretojnë atyre përditshmërinë tonë ose ndonjë dokumentar me vlerë. Ose kemi rastet e mjaftë filmave që janë në gjuhën shqipe, që mjerisht vetëm një herë në vit shfaqen, sepse në televizionet tona ata i mbulon pluhuri. Kjo është mjerim i vërtet!

Ky fenomen deviajant, mjerisht ka tronditur shoqërinë tonë dhe i preokupon vetëm ata të cilët dinë të mendojnë dhe me të vërtetë kuptojnë se si duhet të punojë një televizion e jo të varet nga gjëra të tilla të cilat janë vetëm shkatërrim për një shoqëri sepse për emisione edukuese, arsimore, argëtuese,debatuese s’kemi çfarë të flasim.

Krejt në fund të fundit mund të ndahemi me shpresën se një ditë nuk do të jemi në këtë gjendje dhe do të mbizotëroj ligji mbi të gjitha, dhe ata të cilët dëshirojnë që të mbajnë televizion të jenë njerëz me kulturë dhe me vlera të larta, të dinë dhe të mësojnë se çfarë tu ofrojnë shikuesve të tyre.
 
Top