• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Investimi më i madh, i dështuar propagandistik antishqiptar serb

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,562
Pikët
113
Shtëpia e verdhë dhe aktakuza e Speciales për ish-zinxhirin komandues të UÇK-së ishin në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Sajesa e shtëpisë së verdhë në Shqipëri ku bëhej nxjerrja e organeve të njerëzve të rrëmbyer nga UÇK-ja gjoja, të cilët pastaj kalonin në Fushë Krujë dhe më tutje në aeroportin “Nënë Tereza” është investimi më i madh propagandistik që ka bërë Serbia kundër shqiptarëve që nga viti 1913 kur u krijua shteti shqiptar. Në atë kohë Serbia bëri një investim të madh propagandistik me anë të një studiuesi serb Vladan Gjorgjeviç, i cili ka qenë kryeministër i Serbisë në fund të shekullit XIX, studiues, historian i gënjeshtrave. E them këtë sepse ky zotëri në një libër të botuar në 1913 me titull “Arnautët dhe fuqitë e mëdha” është munduar të vërtetojë shkencërisht që shqiptarët janë njerëz me bisht.

Ky investim i madh serb u përsërit nga dashakeqësit e shqiptarëve 100 e ca vjet më vonë. Serbët përsëritën një tjetër investim me sajesën e marrjes së organeve, raporti i Dick Marty. Nëse i bën një analizë tekstit kam tezën se është Dobrica Qosiç autori i historisë së shtëpisë së verdhë, i trillimit. Ka vdekur në vitin 2014 në moshën 94 vjeç. Ky trillim i dytë i madh, investimi propagandistik serb i shtëpisë së verdhë mund të quhet i dështuar se nuk ia arriti qëllimit të futet në aktakuzën e prokurorisë Speciale që ju paraqit gjykatës Speciale në Hagë. Këto u ngritën nga raporti i Dick Marty për trafikun e organeve. Kjo rrëfenjë serbe nuk arriti të futet atje. Prokurorët ndërkombëtarë e panë se ishte trillim dhe ky është dështimi më i madh i Serbisë dhe e ka ndjerë shumë rëndë dështimin. Ashtu si u bë aktakuza për krerët e UÇK nuk habit njeri në botë.
------------------
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,821
Pikët
113
E shef ti Fshatundar, qe ky Kastrioti nuk eshte aty per ta goditur secili qe i bie udha anej 😆 Ky din te flase edhe dhafa shume te mira, qe 1000 vete nuk do te kujtoheshin ti thone.

Москва говорит с вами из центра Албании, я дави Кастриот ``fumato``
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
3,193
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Shtëpia e verdhë dhe aktakuza e Speciales për ish-zinxhirin komandues të UÇK-së ishin në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Sajesa e shtëpisë së verdhë në Shqipëri ku bëhej nxjerrja e organeve të njerëzve të rrëmbyer nga UÇK-ja gjoja, të cilët pastaj kalonin në Fushë Krujë dhe më tutje në aeroportin “Nënë Tereza” është investimi më i madh propagandistik që ka bërë Serbia kundër shqiptarëve që nga viti 1913 kur u krijua shteti shqiptar. Në atë kohë Serbia bëri një investim të madh propagandistik me anë të një studiuesi serb Vladan Gjorgjeviç, i cili ka qenë kryeministër i Serbisë në fund të shekullit XIX, studiues, historian i gënjeshtrave. E them këtë sepse ky zotëri në një libër të botuar në 1913 me titull “Arnautët dhe fuqitë e mëdha” është munduar të vërtetojë shkencërisht që shqiptarët janë njerëz me bisht.

Ky investim i madh serb u përsërit nga dashakeqësit e shqiptarëve 100 e ca vjet më vonë. Serbët përsëritën një tjetër investim me sajesën e marrjes së organeve, raporti i Dick Marty. Nëse i bën një analizë tekstit kam tezën se është Dobrica Qosiç autori i historisë së shtëpisë së verdhë, i trillimit. Ka vdekur në vitin 2014 në moshën 94 vjeç. Ky trillim i dytë i madh, investimi propagandistik serb i shtëpisë së verdhë mund të quhet i dështuar se nuk ia arriti qëllimit të futet në aktakuzën e prokurorisë Speciale që ju paraqit gjykatës Speciale në Hagë. Këto u ngritën nga raporti i Dick Marty për trafikun e organeve. Kjo rrëfenjë serbe nuk arriti të futet atje. Prokurorët ndërkombëtarë e panë se ishte trillim dhe ky është dështimi më i madh i Serbisë dhe e ka ndjerë shumë rëndë dështimin. Ashtu si u bë aktakuza për krerët e UÇK nuk habit njeri në botë.
------------------
Bisht kemi,por jo ne ate pozicion ku medojne serbet 😂
 
Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,894
Pikët
113
Nuk e shoh aspak si investim te deshtuar, perkundrazi ky investim iu shpagua Serbise deri ne cent.

Qellimi i gjithe sajeses per shtepine e verdhe dhe trafikimin e organeve ka qene qe te themelohet gjykata speciale. Sot e kemi ne realitet ate gjykate speciale ku jane te akuzuar disa nga kreret e UCK-se e do te vazhdojne te jene edhe shume te tjere.

Ne aktakuzat e para shtepia e verdhe as qe permendet, por edhe nese ndodhe qe te permendet nderkohe dhe te dalin te gjithe te pafajshem.. demi qe eshte bere me nuk zhbehet.

Gozhda do te hiqet por vrima do te mbetet.
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,821
Pikët
113
Ishadha thuaj, nuk ka bere Hashimi ndonje transplantim :unsure: qysh po i thone ne aktakuze, se ky gati filloj edhe territoret ti beje transplantim, shkepute nje pjese atje e ti hajde shkeputma nje ketu edhe qe ta bejme ballkanin Frankenshtajt territory ``fumato``

ishadha fiton qe ta padisim juropen, dikin e krejte ata qe kane que doren me vituar me 50 milarde ojra gjobe ne valute edhe ate te na paguhet te gjitheve cash, qe na e kane rrjepacavur imazhin e grisur cope, cope.
 
Listen e te zezave e ka te gjate por jo me keto budalliqet me transplante te organeve.

Ehe do e marrim nje ashtu te madh si demshperblim. Lol
 
Top