• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

iPad – Impresionet e para

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
558
Pikët
28
Vendndodhja
Forum



iPad është “krijesa” më e re e Apple. Një gërshetim midis një Notebook edhe një Bookreader (Kindle i Amazon psh). Të gjithë me zor presin ta provojne, të gjithë duan ta blejne por duhet të presin edhe pak. Gjat prezantimit të saj janë lëshuar ca ekzemplar të cilët ran në duart e gazetarëve apo edhe të përdoruesve të ndryshëm. Mbi ato pak minuta që përdoren iPad ato mundën të nxjerrin edhe përfundimet e tyre. Disa janë të listuara më poshtë:

  • Shpejtësia me të cilën punon kjo pajisje është impresionuese. Procesori Apple A4 me 1 GHz punon pa problem duke mos nxjerrur ngadalësime. Memoria flash i jep një dorë më shumë.
  • Ekrani është i shndritshëm edhe shumë i thjeshte me u përdorur duke u bazuar tek multitouch. Gjithashtu edhe leximi i librave në të është shumë i thjeshtë në bazë të motorrit grafik Open GL i cili të lejon të shfletosh libra si e bën në realitet.
  • Pesha është e shpërndarë në mënyrë të barabartë edhe dikush madje ka thën që është njësoj si të kesh një MacBook Pro të vogël nëpër duar.
  • Tastjera e saj virtuale përdoret pa shumë probleme. Thjeshtë në fillim duhet të mësoheni me këtë lloj. Nuk mund të jetë aq e mirë sa një tastjerë reale por prap nuk mbet pas.
  • Përvec gjërave të mira, iPad ka edhe disa mangësi. Këtu mund të përmendim mungesën e një telecamere, mungesa e multitasking edhe mos mbështetja e pluginit të flash. Ajo përmban protokollin HTML5 që mundëson edhe shikimin e videove edhe navigimin pa nevojën e flash. Por duhet që ky protokoll të zhvillohet sa më shpejt që mos të ketë probleme në iPad.
  • Thuhet që në tool e zhvillimit është një interface që lejon lidhjen e nje telekamere të jashtme.
Këto ishin thjeshtë disa përshtypje të lëna nga përdoruesit e parë por duhet të presim akoma sa të kemi një raport të detajuar. Shumë ankohen, por shumë edhe e pëlqejnë këtë krijesë të Apple. Kur të hidhet në treg do të shihet vërtet suksesi i kësaj pasisjeje. Gjer atëher nuk duhet të bëjmë gjë tjetër vecse të presim.

Click here to view the embedded video.

iPad – Impresionet e para është një postim nga: RomeoLab.Com




Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top