• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

iPad 2 i gatshëm në shkurt 2011?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Tableti i kompanisë Apple – iPad, ka qenë një sukses shumë i madh për këtë kompani, ndërsa tani pritet që të lansohet edhe gjenerata e dytë e këtij tableti, gjë e cila pritet të ndodh në muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Sipas Digitimes, modeli i ri iPad 2 ose iPad HD do të dal gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm. Mirëpo, ende nuk dihet nëse tableti do të mbajë ndonjërin nga emrat e shënuar më lart.

Digitimes thotë se sipas Foxconn, kontraktuesit aktual të cilët prodhojnë pjesët e iPad dhe iPhone kanë premtuar se do të jenë gati me versionin e dytë të tabletit të Apple, brenda 100 ditësh, që i bie të jetë fundi i muajit shkurt 2011.

Për më tepër, thuhet se sasia fillestare e modelit të ri të iPad do të jetë mes 400 dhe 600 mijë copë, ndërsa sasia e tyre do të shtohet gjatë muajve të pranverës, dhe kjo datë përputhet me lansimin e versionin të parë të këtij tableti, i cili në atë kohë e feston një-vjetorin e ekzistencës.

Për modelin e ri thuhet se do të ketë ndërfaqe me rezolucion më të madh dhe më kualitativ (përflitet për Retina Display ose HD Display), i cili do të mundësojë shfaqen e video materialeve në HD, 720p, në vend të standardit të plotë HD në 1080p.
 
Top