• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

iPad merr 95 për qind të tregut

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Sipas kompanisë së hulumtimeve Strategy Analytics, Apple ka marrë rreth 95 për qind të tregut botëror të kompjuterëve tablet gjatë dy kuartaleve të fundit, shifër kjo e cila e bën tabletin e parë të Apple, iPad, pajisjen më të përdorur në këtë segment të kompjuterëve.
Shumica e prodhuesve janë munduar edhe në të kaluarën të krijojnë një pajisje të tillë dhe ta prezantojnë atë në treg, mirëpo asnjëra prej tyre nuk e ka marrë një hap të tillë, para gjigantit Apple.

Pas iPad, tabletët kanë filluar të bëhen të famshëm dhe në ndërkohë shumica e prodhuesve kanë filluar të prezantojnë modelet e tyre.

Sipas Peter King të Strategy Analytics thuhet se shitjet në nivel global të kompjuterëve tablet për dy kuartalet e fundit kanë tejkaluar 4.4 milion njësi, një shifër e cila me siguri pritet të ketë rritje në periudhat e ardhshme.

Nga 4.4 milion njësi të shitura, thuhet se Apple iPad merr pjesë me 95 për qind në treg, ndërsa të gjithë e dimë se kjo pajisje nuk ka hasur në ndonjë konkurrent të fortë, i cili do të mund ta ndryshonte këtë fakt, dhe këtë rritje.
 
Top