• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

iPhone dhe BlackBerry po shkatërrojnë telefonat mesatar

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Telefonat e zgjuar të Apple dhe RIM, përkatësisht iPhone dhe BlackBerry janë duke i dëmtuar seriozisht prodhuesit e telefonave mesatar, thonë analistët e Deutsche Bank në raportin e tyre të fundit.
Këto dy kompani përfaqësojnë rreth 2/3 e të gjitha të hyrave që gjenerohen nga telefonat mobil, ose kombinuar së bashku këto kompani lënë të zbrazët vetëm 10 për qind të tregut.

Kështu, Apple dhe RIM lejojnë shumë pak hapësirë për prodhuesit e telefonave të lirë dhe atyre mesatar.



Kompanitë koreane janë duke vuajtur më së shumti nga këta dy rival, pasi që strategjia e tyre është e fokusuar tek prodhimi i telefonave të thjeshtë, të cilët ofrohen me çmim të lirë në treg.

Mirëpo, pasi që Apple dhe RIM gjatë tërë kohës e subvencionojnë blerjen e telefonave të tyre, shitja e telefonave mesatar nuk po shkon aspak mirë.



Në këtë raport, thuhet se telefonat e lirë dhe ata mesatar janë duke “u zhdukur” nga raftet e dyqaneve, pasi që telefonat e zgjuar subvencionohen plotësisht dhe të njëjtit vijnë me funksione të avancuara, të cilat mirëpriten nga përdoruesit e tyre.
 
Top