• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Iran, pikturim me këmbë

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Iraniania 49 vjeçe Horhe Etezad vizaton me këmbë. E lindur me problemin e mos zhvillimit të duarve, Etezad gjithsesi, ja doli të sfidojë këtë gjendje, dhe të merret me art. Që nga fëmijëria, ajo mbështetej tek nëna e saj që i jepte kurajë se si të fillonte të pikturonte, duke futur furçën mes gishtërinjve të këmbës.
“Pavarësisht problemeve që ka njeriu, ai ka mundësi të zhvillojë aftësi të reja dhe të arrij atë që dëshiron” tha Horhe Etezad, artiste.
Etezad jeton në Teheran me nënën e saj 85 vjeçare. Ajo kujdeset për të, pastron, gatuan... nuk lejon që shpirti i saj të dobësohet.
“Ndonjëherë mund t’i kryej obligimet më mirë se njerëzit e tjerë. Krenohem me veten time, dhe ndihem e gjallë” tha Horhe Etezad, artiste.
Horhe mori mirënjohje për punën e saj gjithandej nëpër botë. Deri tani organizoi 60 ekspozita në shumë shtete. Përveçse me pikturë ajo merret edhe me punimin e qilimave persian të cilat i ekspozon nëpër panaire.

Autori: Alsat..
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Iran, pikturim me këmbë

Cdo vit kartolinat i mar nga artista te tille ca vizatojne me kembe, ca mundohen pa dore,ca me goje
vertet keta njerez kane nje force jashtzakonish me te madhe se ne qe i kemi te gjitha
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Iran, pikturim me këmbë

Une pikturoj me duar edhe e kethej studion permbys, ska ngel mur, dysheme e tavan pa u bere gjithe bojra, Imagjino me kembe.... Spo e mendoj fare se me ik mendja hahahaha
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Iran, pikturim me këmbë

Po mire ti esell a po me ndonnje gotke pikturon? ta dime se mos na ben ndonje zhgaravine ne trup
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Iran, pikturim me këmbë

Po mire ti esell a po me ndonnje gotke pikturon? ta dime se mos na ben ndonje zhgaravine ne trup
Mos mu bej si ato plakat llafazane te sokaket e mitropolise edhe ti...:p

sa per te piren sja them fare. Qumesh pi une. lloll
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Iran, pikturim me këmbë

Kjo Horhe-ja i paska kembet e arta...
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
14,664
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Iran, pikturim me këmbë

Njeriu nuk pikturon me duar, por me sy(mendje). Ka nje imazh ne tru dhe mundohet ti jap jete duke perdotur gjymtyret. Keto gjymtyr mund te jene duar apo kembe. Pra shembeltyren e asaj qe po bene dhe te asaj qe do dali ne fund nuk e ka ne dore, por ne tru. Prandaj nuk me duket ndonje cudi. Vertet mund te kerkoj me shume pune derisa kembet ti pergjigjen mire komandave te trurit.
 
Top