• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Irani ndaloi Shën Valentinin

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Autoritetet në Iran ndaluan prodhimin dhe shpërndarjen e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, si dhe çdo lloj promovimi tjetër më 14 shkurt, që njihet edhe si Dita e të Dashuruarve. Autoritetet vendosën të ndërmarrin këtë hap për të parandaluar ndikimin e kulturës perëndimore në territorin e tyre, sidomos për faktin se sipas ligjeve islamike kjo festë është “haram”.
Kështu për këtë Shën Valentin në Iran nuk do të gjeni dhurata në formë të zemrës ose kartolina për Shën Valentin, ndërsa në sqarimin zyrtar të autoriteteve iraniane lidhur me këtë çështje thuhet: “Festimi i festave të huaja do të thotë shpërndarje të kulturës perëndimore, ndërsa ne jemi vend i civilizimit të vjetër dhe nuk festojmë dashurinë dhe lidhjen atë ditë. Të gjithë ata që shkelin këto rregulla do të dënohen”.
 

Nikita

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 17, 2011
Postime
27
Pikët
0
Përgjigje e: Irani ndaloi Shën Valentinin

Në Iran i ndalohet edhe xhelozia femrës
 
Top