• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ish studenti shqiptar ia dhuroi një milion dollarë Universitetit amerikan në Bullgari

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Ish studenti shqiptar, Elvin Guri ia dhuroi një milionë dollarë Universiteit të Blagoevgradit në Bullgari. “Elvin Guri këtë shifër kolosale e pagoi në fund të tetorit”, tha rektori i këtij universiteti, David Huwlier.
Shqiptari i cili diplomoi në histori dhe ekonomi më 1996, dhuroi paratë në kesh, pasi që u bë milioner, shkruan gazeta bullgare “Standard”.

Guri në Bullgari themeloi kompaninë “Jet Finances”. Kur para disa vitesh erdhi nga Tirana në Blagoevgrad, ai mori një bursë, pasi vinte nga një familje e varfër. Sot, Guri është anëtar i këshillit të Universitetit.

“Ky është gjesti falënderimi nga ana e tij për ne dhe në këtë mënyrë ai dëshiron t’ua jap një shans edhe studentëve tjerë të talentuar”, tha Huwlier. Rektori po ashtu tha se ish studentët rregullisht kanë ndihmuar këtë institucion të arsimit të lartë, por kjo deri më tash është shuma më e lartë e dhuruar.

Në Universitetin Amerikan të Blagoevgradit, studiojnë një numër i madh i studentëve nga të gjitha shtetet e Evropës Juglindore, përfshirë këtu edhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova.
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
6,214
Pikët
113
Përgjigje e: Ish studenti shqiptar ia dhuroi një milion dollarë Universitetit amerika

Po pse nuk i investoi ne shqiperi ato leket ai ?
 
Top