• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Islami dhe ndikimi i tij në Ballkan

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Në kohët më të hershme Civilizimi islam më shumë ka depërtuar në mesin e popujve të Ballkanit, si te muslimanit, ashtu edhe te jomuslimanit. Civilizimi oriental Islam buroi nga rrethanat të cilat sollën në një standard më të lart jetësor. Kjo hetohet në vendbanimet, orenditë shtëpiake, veshmbathjet, ushqimi etj. Civilizim ky i cili plotësonte nevojat e njeriut dhe i cili zhvilloi shijen estetike, posaçërisht në relacionin pozitiv ndaj natyrës, duke u bazuar në fjalët e Pejgamberit s.a.v.s. i cili na urdhëron të kultivojmë e jo të shkatërrojmë edhe po qe se Kiameti ndodh nesër.
Muslimani urdhërohet të dojë të bukurën, të dojë estetikën. Ai në mes tjerash duhet të kultivojë lulet, pemët, kullosat, të ndërtojë ujësjellës dhe shatërvanë etj. Atraksioni i këtij civilizimi buroi nga fakti se bartësit e saj ishin turqit, e më vonë edhe popujt e tjerë të Ballkanit që pranuan Islamin. Perandoria Turke mundohej që sa më tepër të marrë masa administrative më të cilat do të pengoheshin tendencat e të krishterëve dhe të hebrenjve që me veshmbathjen e tyre të barazohen me muslimanët, dukshëm shihet ndikimi i civilizimit oriental-Islam te popujt e Ballkanit si që është përdorimi i turqizmave të cilat janë përdorur në disa vende më shumë e në disa më pak. Sipas turqizmave, mund të konkludojmë se prej cilit civilizim rrjedh ajo fjalë. Është interesante të përmendim se në mesin e turqizmave shumica e fjalëve janë me origjinë arabe.
Më herët veshja e popujve tanë ka qenë krejtësisht veshje orientale Islame. Kjo më së miri shihej atëherë kur Vuk Karaxhiqi (vdiq në vitin 1864) e shpalli fesin veshje kombëtare.
Ndikimi oriental ka qenë aq intensiv sa që këtë e hasim edhe në arkitekturën kishtare, orenditë kishtare të brendshme, orenditë e ikonave, qëndisjet, stolisjet e librave kishtare dhe në të gjitha poret e jetesës fetaro-krishtere.
Këto të dhëna historike më detajisht i studio Andrija Andrijeviqi. Gjithashtu edhe Zagorka Janac ka disa dorëshkrime në lidhje me arkitekturën kishtare. Duke e vërejtur gjendjen në botë Andrijeviqi erdhi në përfundim se gati të gjitha ndërtesat kishtare të manastireve ortodokse, përmbajnë në vete arkitekturë karakteristike nga ndërtimtaria turke.
Andrijeviqi duke u mbështetur në suksesin e gjurmimeve të Gjoka Maleziqit gjeti elemente Islame në dekorimet klasike në pllakat e gurëve të vjetër ku vendohen kandilat (qirinjtë), pllaka e gurit të vjetër për ritualin e kryqëzimit, pllaka e gurit të vjetër të koritës dhe pjesa perëndimore e fasadës së kishës në Sarajevë. Sipas Andrijeviqit shembulli më i qartë është fuqia e ndikimit Islam duke vërejtur manastirin e shekullit XVI të kishës të Moshtanicës në juglindje të Bosanska Dudicës. Aty shihet se kapitali i portalit kryesor është i ngjashëm me mihrabet e xhamive tona.
Gjithashtu llambat nëpër kisha janë të dekoruara në stilin Islam. Është interesant se te të krishterët ballkanik më herët kishin marrë terminologji të pastër Islame për nevojat e tyre fetare. Në Islam është i njohur institucioni i kurbanit që në përkthim do të thotë flijim, sakrificë, e kanë përdorur për atë kafshë e cila është pre me rastin e vendosjes së gurëthemelit të ndonjë objekti dhe për hir të të vdekurve të tyre. Gjithashtu edhe shumë fjalë e shprehje tjera me origjinë orientale-Islame kanë hyrë në fjalorin e gjuhës kishtare, si p.sh. vizituesi i varrit të Krishtit (Isaut a.s.) sipas dogmës kishtare mban emrin haxhi. Term ki i cili përdoret për vizituesin e Qabesë së shenjtë te muslimanët. Vizituesit e Jerusalemit (Kudsit) i kopjuan muslimanët, kështu që gjatë rrugës përveç qëllimit final të vizitës së tyre të vizitojnë edhe disa manastire tjera, siç veprojnë muslimanët para se të arrijnë në Qabe. Edhe kandilat e ndezur mbi varrin e Krishtit i quanin nur ose nur i shenjtë, gjë që shihet qartë se është me origjinë arabo-Islame.
Sipas kësaj mund të përfundojmë se Islami me ardhjen e tij në Ballkan, depërtoi në të gjitha poret e jetës së njeriut, jo vetëm në jetën e atij që e pranoi Islamin, por edhe në poret e jetës së jomuslimanit, posaçërisht të asaj praktike. Për këtë na dëshmojnë shumë fakte historike, posaçërisht të asaj Osmane, e sidomos udhëpërshkrimet e Evlija Çelebiut, i cili në “Sejahatnamen” e tij para 300 vjetësh na shkruan se në Valevë ka pasur 10 xhami e një hamam. Në Smederevë ka pasur 24 xhamia, dy medrese, një teqe dhe një hamam (krahas kësaj në çdo shtëpi ka pasur nga një hamam). Në Mitrovicën e Sremit ka pasur 12 xhamia, 6 mesxhide e pesë medrese. Në Çaçak ka pasur 7 xhami, tri medrese, tri mesxhide, 10 teqe, dy hamame dhe një karvansaray, në të cilën kalonin natën pa pagesë. Ai gjithashtu shënon se në Beograd ka pasur 270 xhami, 12 mesxhide, 7 hane, 3 tyrbe, 160 saraje, 6 karvansaraje, 7 dhoma për të pamartuarit dhe një han imareti (dhe sikur të kalonte një muaj ditë përsëri nuk paguante asgjë por vetëm se lutej për shpirtin e bamirësit). Sipas të dhënave të njëjta në kohën e Evlija Çelebiut në Krushevc ka pasur 9 xhamia, në Zemun një xhami dhe 6 mesxhide, në Pozhegën e Uzhicës 10 xhamia, në Cërnik (sot është vetëm një fshat afër Nova Gradinskës) 21 xhami, një teqe dhe një hamam. Në Vukovar 5 faltore (mesxhide) një xhami tërheqëse, në Osijek 66 xhami, 14 xhami lagjesh, 4 teqe, një hamam të bukur dhe një karvansaraj. Në Herceg Novi 46 xhami, 44 mesxhide dhe dy medrese.
Të gjitha këto objekte që i përmendëm sipas udhëpërshkrimeve të Evlija Çelebiut nuk ekzistojnë më, si që nuk ekzistojnë edhe shumë objekte tjera fetare Islame që janë ngritur gjatë Perandorisë Osmane në qytete të ndryshme të Ballkanit. Gjithashtu vlen të përmendet se Evlija Çelebiut hasi në një fshat muslimanësh në afërsi të Soko Banjës me 40-50 shtëpi, ndërsa dr. Hazim Shabanoviqi sipas disa burimeve, has në shumë fshatra muslimanësh në rrethinën e Beogradit. (shiko: Turski izvori za istoriju Beograda, dr. Hazim Shabanoviq).
Për sa u përket monumenteve kulturore-Islame në të gjitha ato qytete kanë mbetur vetëm një numër i vogël i objekteve të lartpërmendura si: në Beograd një xhami, në Nish një xhami dhe aty këtu nga diçka prej arkitekturës Islame.

Autori: Nuredin Ahmedi
 

komandanti

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
41
Pikët
0
Përgjigje e: Islami dhe ndikimi i tij në Ballkan

Po shihet ne vendet Islamike ska rehati :D
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,912
Pikët
113
Përgjigje e: Islami dhe ndikimi i tij në Ballkan

Pergjigja
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=lTs6a0ORdQU"]YouTube - The Warrior Song
qe kshu....
 

haxhiu

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 20, 2011
Postime
19
Pikët
0
Përgjigje e: Islami dhe ndikimi i tij në Ballkan

Në Ballkan sot e kësaj dite ekzistojnë monumente të ndryshme orientale-islame. Në kohët më të hershme Civilizimi islam më shumë ka depërtuar në mesin e popujve të Ballkanit, si te muslimanit, ashtu edhe te jomuslimanit. Civilizimi oriental Islam buroi nga rrethanat të cilat sollën në një standard më të lart jetësor. Kjo hetohet në vendbanimet, orenditë shtëpiake, veshmbathjet, ushqimi etj. Civilim ky i cili plotësonte nevojat e njeriut dhe i cili zhvilloi shijen estetike, posaçërisht në relacionin pozitiv ndaj natyrës, duke u bazuar në fjalët e Pejgamberit s.a.v.s. i cili na urdhëron të kultivojmë e jo të shkatërrojmë edhe po qe se Kijameti ndodh nesër.

Muslimani urdhërohet të dojë të bukurën, të dojë estetikën. Ai në mes tjerash duhet të kultivojë lulet, pemët, kullosat, të ndërtojë ujësjellës dhe shadërvane etj. Atrakcioni i këtij civilizimi buroi nga fakti se bartësit e saj ishin turqit, e më vonë edhe popujt e tjerë të Ballkanit që pranuan Islamin. Perandoria Turke mundohej që sa më tepër të marrë masa administrative më të cilat do të pengoheshin tendencat e të krishterëve dhe të hebrenjëve që me veshmbathjen e tyre të barazohen me muslimanët, dukshëm shihet ndikimi i civilizimit oriental-Islam te popujt e Ballkanit si që është përdorimi i turqizmave të cilat janë përdorur në disa vende më shumë e në disa më pak. Sipas turqizmave, mund të konkludojmë se prej cilit civilizim rrjedh ajo fjalë. Është interesante të përmendim se në mesin e turqizmave shumica e fjalëve janë me origjinë arabe.

Më herët veshja e popujve tanë ka qenë krejtësisht veshje orientale Islame. Kjo më së miri shihej atëherë kur Vuk Karaxhiqi (vdiq në vitin 1864) e shpalli fesin veshje kombëtare.

Ndikimi oriental ka qenë aq intenziv sa që këtë e hasim edhe në arkitekturën kishtare, orenditë kishtare të brendshme, orednitë e ikonave, qëndisjet, stolisjet e librave kishtare dhe në të gjitha poret e jetesës fetaro-krishtere.

Këto të dhëna historike më detajisht i studio Andrija Andrijeviqi. Gjithashtu edhe Zagorka Janac ka disa dorëshkrime në lidhje me arkitekturën kishtare. Duke e vërejtur gjendjen në botë Andrijeviqi erdhi në përfundim se gati të gjitha ndërtesat kishtare të manastireve ortodokse, përmbajn në vete arkitekturë karakteristike nga ndërtimtaria turke.

Andrijeviqi duke u mbështetur në suksesin e gjurmimeve të Gjoka Maleziqit gjeti elemente Islame në dekorimet klasike në pllakat e gurëvetë vjetër ku vendohen kandilat (qirinjt), pllaka e gurit të vjetër për ritualin e kryqëzimit, pllaka e gurit të vjetër të koritës dhe pjesa perëndimore e fasadës së kishës në Sarajevë. Sipas Andrijeviqit shembulli më i qartë është fuqia e ndikimit Islam duke vërrejtur manastirin e shekullit XVI të kishës të Moshtanicës në juglindje të Bosanska Dudicës. Aty shihet se kapitali i portalit kryesor është i ngjashëm me mihrabet e xhamive tona.

Gjithashtu llampat nëpër kisha janë të dekoruara në stilin Islam. Është interesant se te të krishterët ballkanik më herët kishin marë terminoligji të pastër Islame për nevojat e tyre fetare. Në Islam është i njohur institucioni i kurbanit që në përkthim do të thotë flijim, sakrificë, e kanë përdorur për atë kafshë e cila është pre me rastin e vendosjes së gurëthemelit të ndonjë objekti dhe për hirë të të vdekurve të tyre. Gjithashtu edhe shumë fjalë e shprehje tjera me origjinë orientale-Islame kanë hyrë në fjalorin e gjuhës kishtare, si p.sh. vizituesi i varrit të Krishtit (Isaut a.s.) sipas dogmës kishtare mban emrin haxhi. Term ki i cili përdoret për vizituesin e Qabes së shenjtë te muslimanët. Vizituesit e Jerusalemit (Kudsit) i kopjuan muslimanët, kështu që gjatë rrugës përveç qëllimit final të vizitës së tyre të vizitojnë edhe disa manastire tjera, siç veprojnë muslimanët para se të arrijnë në Qabe. Edhe kandilat e ndezur mbi varrin e Krishtit i quanin nur ose nur i shenjtë, gjë që shihet qartë se është me origjinë arabo-Islame.

Sipas kësaj mund të përfundojmë se Islami me ardhjen e tij në Ballkan, depërtoi në të gjitha poret e jetës së njeriut, jo vetëm në jetën e atij që e pranoi Islamin, por edhe në poret e jetës së jomuslimanit, posaçërisht të asaj praktike. Për këtë na dëshmojnë shumë fakte historike, posaçërisht të asaj Osmane, e sidomos udhëpërshkrimet e Evlija Çelebiut, i cili në "Sejahatnamen" e tij para 300 vjetësh na shkruan se në Valevë ka pasur 10 xhami e një hamam. Në Smederevë ka pasur 24 xhamia, dy medrese, një teqe dhe një hamam (krahas kësaj në çdo shtëpi ka pasur nga një hamam). Në Mitrovicën e Sremit ka pasur 12 xhamia, 6 mesxhide e pesë medrese. Në Çaçak ka pasur 7 xhami, tri medrese, tri mesxhide, 10 teqe, dy hamame dhe një karvansaray, në të cilën kalonin natën pa pagesë. Ai gjithashtu shënon se në Beograd ka pasur 270 xhami, 12 mesxhide, 7 hane, 3 tyrbe, 160 saraje, 6 karvansaraje, 7 dhoma për të pamartuarit dhe një han imareti (dhe sikur të kalonte një muaj ditë përsëri nuk paguante asgjë por vetëm se lutej për shpirtin e bëmirësit). Sipas të dhënave të njëjta në kohën e Evlija Çelebiut në Krushevc ka pasur 9 xhamia, në Zemun një xhami dhe 6 mesxhide, në Pozhegën e Uzhicës 10 xhamia, në Cërnik (sot është vetëm një fshat afër Nova Gradinskës) 21 xhami, një teqe dhe një hamam. Në Vukovar 5 faltore (mesxhide) një xhami tërheqëse, në Osijek 66 xhami, 14 xhami lagjesh, 4 teqe, një hamam të bukur dhe një karvansaraj. Në Hrceg Novi 46 xhami, 44 mesxhide dhe dy medrese.

Të gjitha këto objekte që i përmendëm sipas udhëpërshkrimeve të Evlija Çelebiut nuk ekzistojnë më, si që nuk ekzistojnë edhe shumë objekte tjera fetare Islame që janë ngritur gjatë Perandorisë Osmane në qytete të ndryshme të Ballkanit. Gjithashtu vlen të përmendet se Evlija Çelebiut hasi në një fshat muslimanësh në afërsi të Soko Banjës me 40-50 shtëpi, ndërsa dr. Hazim Shabanoviqi sipas disa burimeve, has në shumë fshatra muslimanësh në rrethinën e Beogradit. (shiko: Turski izvori za istoriju Beograda, dr. Hazim Shabanoviq).

Për sa u përket monumenteve kulturore-Islame në të gjitha ato qytete kanë mbetur vetëm një numër i vogël i objekteve të lartëpërmendura si: në Beograd në xhami, në Nish një xhami dhe aty këtu nga diçka prej arkitekturës Islame.
 

haxhiu

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 20, 2011
Postime
19
Pikët
0
Përgjigje e: Islami dhe ndikimi i tij në Ballkan

Islami është ballafaquar dhe ka absorbuar kultura dhe qytetërime të ndryshme në hapësirat prej Atlantikut deri në Indokinën e largët dhe prej Afrikës Qendrore deri në Verilindje në Buharë e Uzbekistan si dhe në juglindje të Evropës në Ballkan, që nga koha e mesme dhe pjesërisht e re, dhe ka sjellë pikëpamje krejtësisht të reja, veçanërisht në sferën e fesë apo ka riprodhuar në cilësi të re të mirat materiale dhe shpirtërore të popujve dhe qytetërimeve me të cilët ka kontaktuar, bashkëjetuar dhe fqinjësuar.


Është vështirë të përcaktohet kontributi dhe merita e popujve muslimanë në formimin, sajimin dhe zhvi**llimin e kulturës dhe qytetërimit islam në botë dhe ndër ne, por, pa dyshim, arabëve, si nismëtarë të bartjes së Shpalljes së Zotit u takon vendi kryesor. Kontribut të jashtëzakonshëm në këtë pikëpamje kanë dhënë edhe popujt tjerë.
Për nënqiellin ballkanik rëndësi të veçantë kanë fiset turke e pastaj osmanlinjtë, që njëherësh paraqesin nyjën e fundit në zinxhirin e traditave islame deri te popujt tanë.
Megjithatë, është gabim shkencor që kultura dhe qytetërimi islam në Ballkan të cilësohen si “turke” dhe tërësisht t’u përshkruhen turqve. Sepse, tërë ky zhvillim dhe kjo ngritje kulturore dhe materiale u arrit me anë të Islamit si fe, program e sistem jete, bashkë me popujt tjerë ballkanikë, veçanërisht me shqiptarët dhe boshnjakët.
Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se ndërmjet popujve tanë ballkanikë dhe popujve muslimanë në botë kanë ekzistuar kontakte e lidhje të drejtpërdrejta dhe intensive në fushë të tregtisë, detarisë, diplomacisë, lëvizjeve ushtarake, shkencës, migrimeve individuale, grupore e masive të ndërsjella e të ngjashme me këto.
Përkundër të dhënës se lidhjet e popujve ballkanikë (veçanërisht ato iliro-shqiptare) me arabët rrënjët i kanë qysh para erës së re, dhe përkundër rëndësisë që ka bota arabe për shqiptarët, kjo fushë e gjerë dhe e pasur mbeti pak e studiuar deri sot. Problemi është i natyrës komplekse sociologjike, etno*kulturore, politike e religjioze-ideologjike si dhe kërkon qasje interdisiplinare, duke u liruar nga paragjykimet dhe pasaktësitë e ndryshme, të cilat gjatë kohës u rritën në “të vërteta shkencore-historike” dhe u bënë pjesë e historiografive dhe publicistikës nacionale.

I. Rrethanat shoqërore-historike në trojet iliro-shqiptare e ballkanike

Periudha e aktualizuar shtrihet prej fillimit të kristianizimit të popujve në viset ballkanike deri në depër*timin e osmanlinjve në Ballkan, në fund të shekullit XIV. Arsyeja për një shtrirje të këtillë kohore mbështe*tet në faktin që është me rëndësi të madhe për ndodhitë që do të pasojnë pas shekullit XIV-XV e më vonë, kurse ai është fenomeni i përhapjes së shpejtë të Islamit në trevat iliro-shqiptare e më gjerë. Prandaj, paraqitja e drejtë e raporteve shoqërore-historike, sociale e religjioze të popullatës vendase, ilirëve, e më vonë sllavëve e të tjerëve, do të ndihmojë në të kuptuarit e fenomenit të përhapjes së shpejtë të Islamit në Ballkan dhe përgjithësisht në botë.
Ilirët, që në kohën e depërtimeve dhe vendosjes në Ballkan të romakëve, shtriheshin në Shqipërinë e sotme, në Kosovë, Serbinë Jugore, në krahinat perëndimore të Maqedonisë së sotme, ishin politeistë. Mirëpo, politeizmi filloi t’ia lëshojë vendin Kristianizmit, që me Ediktin e Milanos në vitin 313 u bë fe institucionale, shtetërore, sepse presionet ishin të llojllojshme e të rënda.
Lëvizjet e mëdha të popujve në shekullin IV deri në shekullin VI (vizigotët, ostrogotët, gepidët, langobardët, hunët e të tjerë) në vitin 476 e shkatërruan Perandorinë perëndimore dhe krijuan disa shtete kalimtare.
Fundi i shekullit V dhe fillimi i shekullit VI ishin karakteristikë për sulmet e fiseve turaniko-bullgare dhe aty*re sllave, të cilat duke vërejtur se Perandoria Bizantine ishte dobësuar, filluan ta atakojnë dhe ta plaçkisin.
Dyndjet e sllavëve të Jugut në aleancë me avarët nga fundi i shekullit VI deri në fillim të shekullit VII, rezultuan me vendosjen e tyre të përhershme prej Danubit deri në Detin Egje, ndërsa gjatë dyndjeve të tyre në Ballkan, ata atakuan dhe plaçkitën pa u penguar.
Kjo periudhë kohore karakterizohet me institucionalizimin e besimit kristian dhe lidhjen e tyre të ngushtë me klasën sunduese, që rezultoi me dominimin e tyre në të gjitha sferat e jetës. Kushtet e rënda sociale-ekonomike, ato fisnore, patën si rrjedhim protestat e vazhdueshme dhe gjithnjë më të mëdha.
Ndërrimi i pushtuesve, mospajtimet ideologjike ndërmjet të krishterëve dhe të tjerëve, pastaj konfliktet dhe përçarjet ndërkrishtere në katolikë, ortodoksë e të tjerë, bënin përshtypje për një gjendje të rëndë politike, fetare, ekonomike, e kështu me radhë.
Me invadimin e sllavëve nga Veriu drejt viseve jugore, gjendja e iliro-shqiptarëve u vështirësua edhe më shumë. Për t’iu shmangur zhdukjes, apo konflikteve të vazhdueshme, një pjesë e iliro-shqiptarëve u tërhoqën drejt Jugut, kurse ata që mbetën u bënë ballë presioneve e torturave sllave. E tillë ishte jeta edhe në vazhdim, me ndryshime të vogla gjatë sundimit të Stefan Nemanjës, Millutinit, Stefan Deçanit etj.

II. Faktorët që ndikuan në depërtimin e Islamit në trojet shqiptare

Gjurmët e para të islamit në Ballkan, sidomos në trojet iliro-shqiptare, i hasim që në mesjetë me intensitet më të fuqishëm dhe në pjesën e parë të kohës së re me intensitet maksimal. Përkatësisht, she*njat dhe gjurmët e muslimanëve të parë në Ballkan shpien në periudhën kur popujt e sllavëve të jugut ende i përkitnin religjionit të tyre sllav, apo në kohën kur filluan të kryqëzohen.
Shkencëtari boshnjak M. Haxhijahiq pohon se “nëse kjo është e saktë, e mendojmë se për këtë ek*zistojnë dëshmi, atëherë shfaqja e Kristianizmit te sllavët e jugut, ose te pjesa më e madhe e tyre, nuk është më e vjetër nga shfaqja e Islamit. Për më tepër, disa grupe te sllavëve të jugut, që me ardhjen në Ballkan ende nuk kanë qenë të kryqëzuar - nuk kanë qenë larg nga ajo që eventualisht ta pranojnë edhe Islamin”.
Këtyre kontakteve u kanë paraprirë ato të mëhershmet. Në mbështetje të shumë fakteve historike, gjuhë*sore e arkeologjike, shkencëtarët kanë përfunduar se kanë ekzistuar këmbime intensive të vlerave kulturore ndërmjet viseve jugore ilire dhe pellgut të Egjeut të Lindjes së Afërme. Në kontaktet e hershme të popujve tanë në Ballkan me popujt muslimanë kanë determinuar kushtet natyrore - gjeografike që i posedonin viset iliro-shqiptare dhe viset tjera ballkanike, që me mijëvjeçare kanë pasur lidhje me vendet mesdhetare, posaçërisht me Lindjen e Afërme. Rrugët tokësore të ashtuquajtura transballkanike çonin drejt Lindjes. Rruga e njohur e mëndafshit, që lidhte Evropën - Ballkanin - dhe Persinë e Kinën, por edhe rrugët detare, kanë mundësuar që ushtarakisht, politikisht, ekonomikisht, si edhe në lëmin e kulturës të kenë kontakte reciproke me Lindjen e Afërme e të Mesme. Këto lidhje bëheshin përmes Detit Mesdhe, atij Adriatik dhe Detit Egje me luginën e Vardarit.
Faktorët kryesorë që ndikuan që kultura e qytetërimi islam të depërtojnë, të mishërohen dhe të krijojnë traditë shumëshekullore në këto vise janë të llojllojshëm dhe çdonjëri, pak a shumë, ka luajtur rol të caktuar në suksesin e depërtimit të Islamit në këto troje.

1. Faktori fetar

Në historiografinë shqiptare, por edhe ballkanike, faktori fetar është shpërfillur në shqyrtimin dhe analizat rreth përhapjes së fesë islame te ne dhe në botë. Si rezultat të kësaj gjendjeje, kemi injorimin e këtij faktori, ndonëse ky, tërthorazi, mund të vërehet në raportet e relatorëve kristianë, kronistëve apo udhëpërshkruesve të ndryshëm.
Para së gjithash ky faktor konsiston në atë se Islami për herë të parë në histori i solli gjinisë njerëzore koncept të plotë mbi Krijuesin dhe mbi krijesën. Ai nuk e ndan jetën, por e kupton si të vlefshme e të bashkuar, që e rregullon jetën në tërësi.
Islami, nëpërmjet Kur’anit dhe Sunnetit, ofron shtegdalje cilësore si për nevojat shpirtërore ashtu edhe për ato materiale, sidomos në pikëpamjen gjithëpërfshirëse mbi botën, duke ofruar monoteizëm të pastër, legjislacion gjithëhapësinor dhe gjithëkohor (sheri’atin),etj. Këtë po e ilustrojmë me fjalët e një udhëtari nga shkencëtarët anglezë:
“Islami, vërtet, është feja që pastron tokën prej idhujve. E ndalon flijimin e njeriut dhe ngrënien e mishit të tij. U garanton të drejta femrave, e kufizon poligaminë... i forcon lidhjet familjare. Robi dhe i robëruari bëhen një prej anëtarëve të familjes, u hapin atyre shumë rrugë e dyer për shpëtim dhe liri. Moralin e përgjithshëm e pastron me forcën e themeleve të tij, si namazi, zekati, nderimi i mysafirit dhe siguria e udhëtarit... Parinë e mëson se kanë detyra sikurse populli ... Këto janë një pjesë nga begatitë e shumta që gjithmonë e përcjellin Islamin me rastin e pushtimit të popujve të paqytetëruar.”
Gjatë historisë, e sidomos deri në kohën e Muhammedit a.s., koncepti i monoteizmit qe degraduar thellë. Kjo gjendje mbretëronte edhe në trevat ballkanike, sidomos në ato iliro-shqiptare.

2. Faktori moralo-etik

Ideali i edukimit dhe mirësjelljes ka qenë dhe ka mbetur fort i shprehur në të perceptuarit islam të shoqë*risë, që ka lënë gjurmë të thella edhe në kulturën e tij shpirtërore e materiale.
Morali i individit sendërtohet dhe dëshmohet në bashkësi, ku individi e pohon dhe manifeston lojalitetin e vet All-llahut dhe amanetin e pranuar (el-Ahzab, 72) ta zbatojë në vete, në familje, në rreth më të ngushtë (xhemat) dhe bashkësi më të gjerë, heterogjene sipas prejardhjes dhe bindjeve.
Motoja që për muslimanët paraqet simbol “Jepi përparësi vëllait tënd para vetvetes”, hap një kapitull të ri në raportet njerëzore, që konsiston se muslimanët çdo gjë e mbështesin në dashuri, harmoni, drejtësi, barabarësi dhe solidarizim reciprok. Kur’ani refuzon kriteret tjera jostabile dhe paganiste si racën, ngjyrën ose gjuhën dhe vendos një kriter jashtë barrierave hapësinore e kohore - kriterin e takvallëkut (devotshmërisë), (el-Huxhurat, 13).
Islami vë në veprim një postulat shumë me rëndësi, Urdhëresa për të mirë dhe ndalesa e së keqes. Ky element i ri muslimanin e ka bërë fuqi kreative, që nuk është ndalë vetëm në pyetjet e besimit, moralit ri*tual dhe personal, sepse aksioni është pjesë e fesë, dhe se Zotit nuk i intereson vetëm në çka beson dikush, por edhe çka vepron.
Në anën tjetër, për shkak të refuzimit të Jezusit nga hebrenjtë, Kristianizmi ka humbur legjislacionin hyjnor, që do të administronte me çështjet jetësore të botës. Ungjilli u nda nga Tora, dhe kështu Kristianizmi mbeti vetëm pikëpamje shpirtërore, emocionale. Ndeshja e këtyre dy mësimeve normalisht që ndikoi aq sa gjendja të zbutet në favor të Islamit.

3. Faktori kulturor-shkencor

Islami është fe që nuk e njeh mitologjinë dhe besëtytnitë. Mësimet e tij janë të rëndomta dhe racionale. Islami i drejtohet arsyes dhe vetëdijes njerëzore.
All-llahu ia bëri njeriut obligim të parë mësimin dhe përdorimin e lapsit, kurse për kriter vendosi devot**shmërinë. Dijetarët lartësohen në nivele të larta. Në themel të këtyre parimeve, kultura dhe qytetërimi islam me sukses veprojnë plot 14 shekuj. Ata nuk kanë rrënuar, siç vepruan mongolët në Bagdad dhe të krishterët në Spanjë, kryqtarët në Lindjen e Afërt, romakët në trojet e Mbretërisë ilire e në Greqinë antike, por kanë absorbuar shumë të arritura pozitive të kulturave e qytetërimeve më të hershme, i kanë mbrojtur nga harresa e zhdukja ato si filozofinë greke.
Ndarjen në dituri fetare dhe jofetare Islami nuk e njeh. Muhammedi a.s. thotë: “Kush del nga shtëpia për shkak të kërkimit të diturisë, konsiderohet se është në rrugën e All-llahut, derisa nuk kthehet nga rruga.” (Tirmidhiu).


4. Faktori politiko-ekonomik

Qarqe të ndryshme (profane e sakrale) janë përpjekur që Islamin ta reduktojnë në fe emocionesh e çësht*jesh private, duke e zhveshur nga çdo element politiko-ekonomik. Prezentimi i këtyre elementeve dhe implikimi i tyre në përditshmëri, është etiketuar me shprehje nga më ekstremet. Është dëshiruar të arrihet njëfarë baraspeshe ndërmjet Kristianizmit dhe shumë religjioneve të tjera që në doktrinën e vet nuk e posedojnë këtë segment si në Islam.
Faktori politiko-ekonomik zë fill në katër parime kryesore:
1. Parimi i parë i sistemit politik islam është që pushteti suprem i shtetit i përket Zotit, kështu që Islami e siguron drejtësinë unike dhe është kundër marrjes së vendimeve tendencioze arbitrare e të ngjashme. (Ali Imran, 26).
2. Parimi i dytë i sistemit politik islam është që të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit, sikur edhe para Zotit. Kësaj i nënshtrohet edhe personaliteti më i lartë në shtetin islam - halifi. Rasti i Aliut r.a. është tipik, pastaj i emirit Amr ibn Asit me hebreun para Umerit r.a. etj., etj.
3. Parimi i tretë i sistemit politik islam është që të gjitha punët me rëndësi të përgjithshme i janë besuar All-llahut, kurse sunduesi sundon në suaza të urdhrave të Zotit dhe udhëzimeve të Të Dërguarit a.s., e për të mirën e përgjithshme.
4. Parimi i katërt i sistemit politik islam është që të gjitha punët shtetërore të vendosen me marrëveshje, madje duke e dëgjuar edhe mendimin e qytetarëve. (... esh-Shura, 38).
Me këtë rast nuk do të flasim për liritë veç e veç si, liria e të shprehurit, e mendimit, e lëvizjes, e drejta për punë, e drejta aktive e pasive në zgjedhje, e drejta për shkollim etj.) sepse larg do të na çonte kjo

5. Faktori shoqëror

Kontaktet e muslimanëve me popujt ballkanikë, kristianë e paganë, gjetën një situatë tejet të rëndë shoqërore. Kritere të vetme ishin forca, shtypja e eksploatimi, si individual ashtu edhe ai institucional. Sundimi i vazhdueshëm i fuqive të ndryshme kishte krijuar kaos shoqëror: romakët, bizantinët, bullgarët, sllavët, serbët. Në anën tjetër, muslimanët e parë në Ballkan sollën një botëkuptim tjetër për shoqërinë.
All-llahu xh.sh. së pari krijoi një shpirt (vete), pastaj ia krijoi çiftin, e prej tyre e shumëzoi njerëzinë (En-Nisa, 1). ...
... Islami refuzon kriteret artificiale, jo të drejta dhe e nxjerr njerëzinë nga mituria në madhori.
Në anën tjetër, nëpërmjet namazit, agjërimit, zekatit, haxhit e shtyllave të tjera në vazhdimësi krijon ndje*njën e barazisë shoqërore.
Islami ka vënë rregulla edhe në aspekt të lidhjeve të mira farefisnore dhe fqinjësore, por ndalon nepotizmin, kurse ndihmesën pa vend të të afërmit e konsideron injorancë.

III. Mënyrat dhe rrugët e depërtimit të kulturës dhe qytetërimit islam

I. Fenomeni i Islamit, posaçërisht mënyrat e depërtimit të tij në viset iliro-shqiptare ka qenë dhe është problem mjaft i vështirë e kompleks, që kërkon trajtim shumëdimensional. Në këtë, problem i veçantë është, siç cekëm edhe më herët, moszbulimi dhe mosinteresimi për zbulim të fakteve dhe gjurmëve të asaj kohe. Në këtë, jam thellë i bindur, ka ndikuar ngarkesa e shtresuar shekullore e synimeve të kryqëzatave dhe ndikimi i historiografisë evropiane e sllave.
Këtu ka vend edhe për të meta subjektive brenda shkencëtarëve muslimanë, të cilët, herë-herë, Islamin dhe përhapjen e tij e vështronin vetëm nëpërmjet Kur’anit dhe burimeve të tjera të tij, duke i lënë anash rezultatet e realizuara në të gjitha aspektet e jetës së popujve të cilët në tërësi apo pjesërisht e kanë pranuar. ...
Nëse thellohemi në burimet dhe literaturën ekzistuese historike, përhapja e Islamit është, kryesisht, dy llojesh:
1. Rezultat i ekspeditave ushtarake që i kanë zgjeruar kufijtë e shtetit islam në llogari të trojeve fqinje jo*muslimane. Por, kur është fjala për trevat ballkanike, iliro-shqiptare, para osmanlinjve, atëherë ky faktor pothuajse fare nuk ka kontribut, përveç në raste të vogla në shtrirje hapësinore dhe kohore. Këtë më së miri do ta shohim në kaptinën vijuese.
2. Rezultat i fuqisë së mësimit islam, parimeve të thjeshta e të pranueshme të besimit, moralit, mirësjell*jes, në frymën e ajetit kur’anor: “E vërteta është nga Zoti juaj: Kush do le të besojë, e kush do le të mohojë.” (el-Kehf, 29); dhe: “Nuk ka detyrim në fe, sepse e drejta dallon qartë nga e shtrem*bëruara.” (el-Bekare, 283).
Sami-bej Frashëri këtë e thotë kështu: “Pos përhapjes së Islamit me pushtime, ekziston edhe rruga tjetër, e papërmendur nga historianët, e ajo është përhapja e fesë vetvetiu pa pushtim, pa shpatë dhe pa ushtri. Kjo edhe nëse nuk është më masive se mënyra e parë, pothuajse është e barabartë.” (S. Frashëri, Përhapja e islamizmit, Prizren, 1989, fq. 17.) Për këtë flet edhe Th. Arnoldi në veprën e vet të famshme.
Por, duhet vërejtur edhe këtë se nëse problemi kundrohet në esencë, do të shohim se ekspeditat ushtarake askund nuk e kanë përhapur Islamin, në mënyrën siç e bënë të krishterët në Spanjë ndaj muslimanëve apo kryqtarët në Lindjen e Afërme ndaj muslimanëve. Ushtria muslimane, me fjalë të tjera, vetëm ka hequr pengesat në atë rrugë, ka çelur derën, ashtu që mësimi, kultura e qytetërimi islam të shtrihet në viset e pushtuara.
II. Kultura dhe qytetërimi islam në Evropë, e sidomos në Ballkan, ka depërtuar kryesisht nga Perëndimi nëpërmjet Andaluzisë (Spanjës), nga Jugu nëpërmjet Mesdheut dhe Sicilisë dhe nga Verilindja nëpërmjet Hungarisë. Mirëpo, ne nuk do t’u qasemi këtyre depërtimeve islame në këtë aspekt. Qasja jonë më tepër do të mbështetet në mënyrën e depërtimit të Islamit në këto troje. Edhe në këtë aspekt, të dhënat janë të mangëta, e disa ende shkencërisht të papërpunuara, por pas një analize serioze, këto depërtime mund të kualifikohen si:
- lidhje tregtare e detare
- lidhje ushtarake e diplomatiko-politike
- lëvizje misionarësh të ndryshëm (ushtarake, udhëpërshkruese, tregtare, fetare mistike etj.).
- migrime dhe shpërngulje individuale, grupore e masive, me karaktere e motive të llojllojta, por, që në njëfarë mënyre kanë lënë gjurmë në përhapjen e Islamit si fe, kulturë, mendim e qytetërim.

A. Lidhjet e ndërsjella tregtare dhe detare

Zhvillimi i gjithanshëm i Islamit dhe muslimanëve, veç tjerash, kushtëzoi edhe nevojën për zhvillimin e tregtisë, në mënyrë që populli të mund t’i tregtojë në mënyrë të ndërsjellë të mirat materiale ekonomike me popujt tjerë fqinj e më larg, për shitblerjen e mallrave. Këto kontakte janë të hershme.
Në këtë pikëpamje, qysh në shekullin XI gjejmë lidhjet e rregullta detare nëpërmjet Mesdheut ndërmjet Evropës dhe Lindjes së Afërme.
Lidhje intensive tregtare, sidomos me popujt arabë dhe fiset turkmene, kanë mbajtur edhe qytetet breg*detare të Adriatikut, ato të Shqipërisë, por edhe pjesët kontinentale të trojeve iliro-shqiptare dhe më gjerë ato ballkanike. Sipas disa të dhënave, këto lidhje datojnë nga kohët e lashta për të vazhduar në periudhën paraosmane, osmane dhe pasosmane....
Kartografi Idrisi dhe udhëpërshkruesi Ibn Havkali flasin për bujqësinë e zhvilluar dhe tregjet e vërshuara me zejtarët dhe artistët muslimanë, për lagjet muslimane në Palermo dhe qytetet tjera plot shkolla, biblioteka, dijetarë etj. ...
Lidhjet detare dhe tregtare të muslimanëve me trojet iliro-shqiptare dhe më gjerë, që nga kohët më të lashta përveç funksionit parësor, shitblerjes së mallrave tregtare, kanë kryer edhe funksione të tjera siç janë: ndikimi në llojin dhe stilin e veshjes, planifikimin e kohës, në llojllojshmërinë dhe në mënyrën e përgatitjes së ushqimit e pijes. Pasi kanë poseduar pikëpamje ideore shumë më të zhvilluara, kanë ndikuar që Islami individualisht të pranohet si besim i ardhmërisë.
Në anën tjetër, disa tregtarë, të cilët kanë gjetur kushte në qytetet bregdetare, nëpër lugina pjellore dhe nëpër qytete udhëkryqe apo të fortifikuara, janë vendosur dhe kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre. Kjo ka ndihmuar në formimin e banishteve të para muslimane, në fillim të vogla, e më vonë gjithnjë e më të mëdha e më të zhvilluara.

B. Lidhjet e ndërsjella ushtarake dhe politiko-diplomatike

Zhvillimi i hovshëm i bashkësisë islame (ummetit) rezultoi me zgjerimin e shpejtë të saj në të katër anët. Kështu, që në vitin 634 filluan depërtimet e muslimanëve në Perandorinë Bizantine. Në këtë kohë janë bërë përpjekjet për pushtimin e Konstantinopolit të cilin e mbanin bizantinët. Disa dekada më vonë, në vitet 717-718, nën udhëheqjen e komandantit Mesleme, u rrethua Konstantinopoli, por për shkak të murit rrethues dështoi pushtimi. Në këtë përpjekje u pushtua Gallata, ku muslimanët ndërtuan një xhami të quajtur “Arap Camisi” (Xhamia e Arabit), që pas tërheqjes së muslimanëve u shndërrua në kishë. Mehmeti II Fatihu me rastin e pushtimit të Konstantinopolit më 1453 këtë objekt sërish e ktheu në formën e mëparshme, në xhami.
Sipas burimeve arabe, Meslemeja me ekspeditën e tij ushtarake depërtoi deri në Edirne (Edrene apo Adrianopojë) dhe Selanik dhe pikërisht ky depërtim i Meslemesë konsiderohet si kontakt i parë i ushtrisë muslimane me popujt ballkanikë dhe mundësia e parë që Islami të ushtrojë ndikim në viset ballkanike.
Nuk janë irelevante as depërtimet e muslimanëve në brigjet e Detit Adriatik, ku jetonin edhe shqiptarët, në vitet 840-841, sepse edhe këtu është bërë ndikimi i muslimanëve mbi popullsinë autoktone iliro-shqiptare.
Me rëndësi është edhe paraqitja e peçenegëve në shekullin VIII, përkatësisht nga fundi i shekullit IX dhe atë në shekullin XI.
Me pushtimin e Spanjës nga ana e muslimanëve, kemi një kaptinë të re ndërmjet raporteve të muslima*nëve dhe popujve ballkanikë. ...
Llojllojshmërinë e kontakteve e shohim edhe nga rasti vijues, kur i nxitur nga motivet religjioze kristiane, Qirilo Konstantini, i dërguar personal i mbretit Mihajlo III, në vitin 856, kishte shkuar te halifi abbasit el-Mu*tevekkil b. Rashid, për polemikë mbi çështjet fetare.

C. Lëvizjet e misionarëve të ndryshëm dhe shpërnguljet e ndërsjella

Rol të rëndësishëm në kontaktimin, e pastaj edhe në përhapjen e Islamit në trojet iliro-shqiptare e më gjerë, kanë pasur misionarët e ndryshëm dhe lëvizjet-migrimet e njerëzve apo grupeve nga vendi në vend.
Ka indikacione se tregtarët, pastaj udhëpërshkruesit, mullat (teologët) e mistikët, që njëherësh kanë luajtur rolin e misionarit, predikuesit të besimit islam, shumë herët i kanë vizituar viset tona bregdetare, pastaj luginat e lumenjve dhe qendrat tregtare-qytetet, madje edhe disa shekuj para ardhjes së osmanlinjve në trojet e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, përkatësisht në viset ballkanike. Këtyre sidomos u ndihmoi depërtimi i ushtrisë muslimane dhe i disa fiseve turkmene të besimit islam në Ballkan ose në viset përreth Ballkanit.
Për muslimanët e parë në Bullgari është ruajtur dëshmi e vlefshme në kreun CIII të letrës së njohur të pa*pës Nikolla I (858-867) me titullin “Response Nicollai I Papae ad consulata Bulgarorum”, ku thuhet:
“Ju pyetni ç’duhet bërë me librat heretikë, të cilët, pohoni, gjenden te ju, kurse i keni marrë nga saracenët. Ato, natyrisht, nuk duhet ruajtur, sepse sikur që është e shkruar (në enciklikën mbi korinasit), kuvendimet e këqija prishin moralin e shëndoshë, e për këtë si të dëmshme dhe heretike dorëzoni zjarrit”. ...
Kryqtarët në Lindjen e Afërme kanë hasur në kulturë e qytetërim shumë më të zhvilluar në fushën e rapor*teve shoqërore dhe politike nga ato që i kanë njohur vetë në Evropë. Me rastin e kthimit këtë njohuri e mësim e kanë shprehur në forma të ndryshme. Kryqtarët në fushatën e tyre kanë takuar forma më të larta të jetës shoqërore-organizative, e cila shpjegon se madje edhe atëherë kur forcat militante depërtojnë ushtarakisht në ndonjë territor, edhe atëherë ndikon, apo ngadhënjen ai që posedon kulturë më të lartë dhe më cilësore. Burimi i ndikimit të Islamit nuk ka qenë fuqia ushtarake, madje as pasuria ekonomike, por superioriteti i raporteve shoqërore, fetaro-morale, diturore, siç ka ndodhur me rastin e pushtimit të Greqisë së vjetër nga ana e romakëve, përkatësisht pushtimit të Bagdadit nga ana e mongolëve, dhe përvetësimit të ideologjisë së të pushtuarve.

Përfundim

Mund të përfundojmë se hulumtimi ynë, përkatësisht të dhënat e ofruara, tërheqin vërejtjen që gjatë shqyrtimit të çështjes së Kristianizimit të popujve në trojet iliro-shqiptare dhe në Ballkan, të kihet parasysh prania e Islamit dhe muslimanëve në këto troje, pra, edhe para depërtimit dhe pushtimit të Siujdhesës Ballkanike nga osmanlinjtë.
Mbetet që në të ardhmen, individët, posaçërisht institucionet tona shkencore t’i qasen kësaj teme seriozisht, në mënyrë që të ndriçohet e vërteta historike mbi shtrirjen e Islamit në trojet shqiptare. Ardhja e osmanlinjve dhe pranimi masiv e vullnetar, sidomos i popullit shqiptar e boshnjak në Islam, ndryshe edhe nuk mund të kuptohet. (fusnotat janë hequr)
 

Ba8mH

Anëtar i ri
Anëtar
Jun 2, 2011
Postime
16
Pikët
0
Përgjigje e: Islami dhe ndikimi i tij në Ballkan

Muslimani urdhërohet të dojë të bukurën, të dojë estetikën. Ai në mes tjerash duhet të kultivojë lulet, pemët, kullosat, të ndërtojë ujësjellës dhe shatërvanë etj. Atraksioni i këtij civilizimi buroi nga fakti se bartësit e saj ishin turqit, e më vonë edhe popujt e tjerë të Ballkanit që pranuan Islamin. Perandoria Turke mundohej që sa më tepër të marrë masa administrative më të cilat do të pengoheshin tendencat e të krishterëve dhe të hebrenjve që me veshmbathjen e tyre të barazohen me muslimanët, dukshëm shihet ndikimi i civilizimit oriental-Islam te popujt e Ballkanit si që është përdorimi i turqizmave të cilat janë përdorur në disa vende më shumë e në disa më pak. Sipas turqizmave, mund të konkludojmë se prej cilit civilizim rrjedh ajo fjalë.
etj etj që nuk ja vlen t'i lexosh.
islami ne shqiperi, se mua ndryshe nga ty vetem shqiperia me intereson e nuk dua t'ja di per bosnjen a serbine, u imponua nga otomanet.
sot nese viziton stambollin nje gje nuk mund te mo te bjeri ne sy, fakti qe xhamite me te medha e me te bukra i ka ndertuar nje shqiptar (arkitekt sinani), pra keta "eksportues te medhenj" as kryeqytetin e tyre nuk kishin aftesi te ndertonin po ju a ndertuan te huajt.
sa per turqizma, turqishtja sot shkruhet me shkronja e rregulla qe prap nje shqiptar, pra i huaj, ju dhuroi, sebashku me enciklopedine e pare, dramen e pare, pianon e pare, ekipin e pare te futbollit, policine e pare te burgjeve e mund te vazhdoj gjate me veprat e sami dhe ali sami, ali pashes e hoxha tahsin etj etj.
ai popull ishte pothuajse shterp nga nga ana kulturore, çdo gje e huazoi apo ja dhane te tjeret. suksesi i tij mbeshtetej vetem te demografia (parim qe e zbatojne dhe sot) suksesi i tij u bazua vetem te hordhite barbare te etura per gjak.
turqit ne shqiperi nuk sollen veçse vdekje dhe zi. ty mund te te duket sukses ndertimi i 5 xhamive ne 500 vet dhe mos ndertimi i asnje universiteti a te pakten nje shkolle shqipe, i nje rruge a nje ujsjellsi te duket gje normale sepse ne vetvete nuk je shqiptar po nje turk per sa kohe flet me admirim per pushtuesin.
 
Top