• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ismail Qemali

Interisti

Sheshi Flamurit
Anëtar
Sep 24, 2011
Postime
23
Pikët
0
Vendndodhja
Ku Te Me Zej Kemba
Ismail Qemal Bej Vlora lindi në Vlorë në një familje çifligare më 24 janar të vitit 1844, vdiq në Itali nga një atentat me helm më 24 janar të vitit 1919. Ishte udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryetar i parë i Shqipërisë së pavarur. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" në Janinë, më 1859 u vendos me familjen e tij në Stamboll, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare: mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Në Perandorinë Osmane pati funksione të rëndësishme administrative dhe u shqua shumë shpejt si personalitet me pikëpamje liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkatdhetarëve, par edhe për të lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë të popujve të shtypur të perandorisë duke luftuar kundër obskurantizmit e dallimit racor dhe duke përkrahur përhapjen e kulturës e të dijeve shkencore. Kërkesat e Ismail Qemalit për zbatimin e reformave demokratike e çuan në konflikt me rrethet konservatore të Stambollit. U dënua nga Porta e Lartë me internim, të cilin e vuajti për 7 vjet. Në maj të 1900, për t'u shpëtuar ndjekjeve të Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në vise të ndryshme të Evropës, ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart, i shqetësuar se mos kryengritjet i jepnin shkas ndërhyrjes së huaj.


Mori pjesë aktive në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve të Perandorisë dhe u hodh kundër xhonturqve kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Në dhjetor të 1908, me gjithë luftën që i bënë autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman ku, së bashku me grupin e deputetëve patriotë, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Në këtë kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë. U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912. Së bashku nie L. Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun. Në mbledhjen e Bukureshtit më 5 nëntor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me përfaqësues diplomatikë të Fuqive për të shtruar e mbrojtur çështjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat që ekzistonin midis fuqive. Ai për çlirimin e plotë të vendit. Më 19 nëntor 1912 njoftoi në atdhe se do të shpallej pavarësia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhej për të vendosur mbi të ardhmen e vendit. U kthye me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.


28 nëntor, 1912U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit, i vëmendshëm kundrejt politikës së Fuqive për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej në dobi të atdheut, por i papajtueshëm me çdo cenim nga ana e tyre të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar, i lirë nga paragjykimet kundrejt fqinjëve me të cilët kërkonte të kishte marrëdhënie miqësore, por edhe kundërshtar i rreptë i synimit të tyre për të copëtuar Shqipërinë. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Në të gjitha këto veprime Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare çifligare si edhe të imperialistëve, të cilët e rrëzuan qeverinë kombëtare të kryesuar prej tij në janar 1914. Vitet e fundit të jetës së tij të kaluara në mërgim Ismail Qemali i përdori në dobi të çështjes shqiptare.

Marr shkas të shkruaj diçka për Familjen e Ismail Qemalit, për djemtë dhe vajzat e tij, veçanërisht duke u ndalur në dy prej tyre, jo vetëm thjesht për të treguar një aspekt të panjohur të jetës së tij, por ngaqë historia jonë (në këtë rast historia e Atij që Shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e një populli të tërë, atij që sakrifikoi gjithçka për Atdheun), është shkruar dhe vazhdon të shkruhet shtrembër, një paradoks i paparë, kur vendi po i afrohet 100-vjetorit të Pavarësisë!!! Në ndonjë rast shkruhet shtrembër, për mosdije; në ndonjë rast qëllimisht. Rrallë ndodh në histori që kur shkruhet për një figurë historike të përmendet pak ose aspak familja e tij. Përkundrazi, historianët «gërmojnë» edhe në skutat më të thella për të hedhur dritë mbi paraardhësit dhe pasardhësit e një figure historike. Me Ismail Qemalin historiografia jonë veproi krejt ndryshe. Për familjen e tij as që u fol ndonjëherë!!! Por nëse atëherë historiografia ishte kthyer në një instrument, në shërbim të regjimit në fuqi, po sot? Përse «historianët» nuk e shkruajnë historinë e Njeriut të Pavarësisë, Atij që u krijoi shtetin? Në veprën «Collected Works», shteti indian, për të nxjerrë në pah, me tërë madhështinë e mundshme, ka përmbledhur, në 100 vëllime (me rreth 50.000 faqe), fjalimet, intervistat, shkrimet, artikuj gazetash, letra personale, etj., etj., pra gjithë aktivitetin e Njeriut të madh, Gandi, duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm historisë dhe duke respektuar me nderim sakrificat që Gandi bëri për Kombin e tij. Ky është vlerësimi që meritojnë njerëzit e mëdhenj.
Për Ismail Qemalin, Simbolin e Pavarësisë, atë që patriotët, bashkëkohës të tij, e kanë cilësuar Cavour-in e Shqipërisë apo Gladstone, dhe që shqiptarët, kudo në botë, e kujtojnë me respekt në Ditën e Shenjtë të Flamurit, në këtë ditë që na bën të ndjehemi krenarë dhe shqiptarë, historiografia jonë s'ka bërë asgjë: rreth 5-6 punime që, ndoshta, po t'i mbledhësh faqet e tyre, janë më pak se vetë «Kujtimet» e Ismail Qemalit!!!
Pra, nisur nga ky fakt, me dëshirën për të hedhur dritë, sado pak, mbi një aspekt të panjohur të jetës së Themeluesit të shtetit shqiptar, duke shpresuar që historianët e ardhshëm, duke lënë mënjanë pasionet dhe skemat politike, të studiojnë siç duhet jetën dhe veprën e tij, atëherë, padyshim që do dali në pah, me tërë madhështinë, edhe kontributi i madh që ka dhënë Familja e tij, paraardhësit dhe pasardhësit, në dobi të çështjes kombëtare.
Më 1867-ën, siç shkruan edhe vetë në «Kujtime», ndërsa ndodhej me punë në Rusçuk (Bullgari), atëherë pjesë e Perandorisë Osmane, Ismail Qemali u martua me Kleoniqi Surmeli, me të cilën, siç do të shprehej edhe vetë, pati lumturinë të kishte 10 fëmijë, gjashtë djem: Mahmud bej (1871-1920), Tahir bej (1875-1932), Et''hem bej (1884-1937), Xhevdet bej (1888-1910), Qazim bej (1893-1953), Qamil bej (1895-1950) dhe katë vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (xx-1955), Ylvije (xx-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes.
Padyshim, një njeri me një pozitë të lartë, me kulturë të gjerë, reformator dhe liberal si ai, do të tregonte një kujdes të veçantë për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij. Të nëntë fëmijët e Ismail Qemalit ishin të pajisur me një kulturë të gjerë, njohës të shumë gjuhëve të huaja, të shkolluar e, mbi të gjitha, atdhetarë. Gjatë përpjekjeve të tij në dobi të çështjes shqiptare, Ismail Qemali gjeti një mbështetje të madhe tek familja e tij, veçanërisht tek djemtë, dy prej të cilëve nuk ju ndanë, që nga viti 1900, kur ai u arratis nga Turqia dhe deri ditën që vdiq, më 24 janar 1919. Jo pak, por 19 vjet, ata e shoqëruan kudo.
Më 1900 Ismail Qemali u arratis nga Turqia, duke marrë me vete vetëm tre nga djemtë e tij: Et'hem bej, Xhevdet bej dhe Qazim bej. Pjesa tjetër e familjes (dy djemtë e mëdhenj Mahmud bej dhe Tahir bej, punonin në administratën shtetërore turke dhe, më pas, Sulltani do t'i internonte; vajzat ishin të martuara; djali i vogël ishte 5-vjeçar dhe gruaja) do qëndronin në Stamboll.
Të tre djemtë e tij, në atë kohë, ishin akoma të vegjël. Siç shkruan Anslemo Lorecchio, në gazetën e tij «La Nazione Albanese», kur Ismail Qemali arriti në Napoli, më 18 maj 1900, «shoqërohej nga tre djem të tij, Ibrahim Ethem bej, gjashtëmbëdhjetë vjeç; Ahmed Djevdet beg, dymbëdhjetë vjeç dhe Kiazim beg, shtatë vjeç» (Catanzaro, Itali, 30 qershor 1900, f.1). Gjatë periudhës së gjatë të viteve të emigrimit (8 vjet), ata do të rriteshin vetëm me të atin, duke krijuar kështu një lidhje të fortë, që do të vazhdonte përgjatë gjithë periudhës së Lëvizjes Kombëtare, ku Ismail Qemali luajti një rol kryesor. Xhevdet bej Vlora vdiq i ri, nga tuberkulozi, aty nga viti 1910, ndërsa Et'hem beu dhe Qazim beu do t'i qëndronin përkrah deri më 24 janar 1919, kur ai do të mbyllte sytë në Peruxhia të Italisë, ndërsa përgatitej, me tërë energjitë e tij, për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes, në Paris.

Et'hem bej Vlora. Lindi në Stamboll, më 1884. Studimet fillore i mori në vendlindje ndërsa më pas studioi në qytete të ndryshme të Europës si Lozanë, Paris e Bruksel. Në tetor 1912, përpara se Ismail Qemali të nisej për Bukuresht, për të filluar udhëtimin drejt Pavarësisë, Et'hemi u nis për Vlorë dhe mori pjesë në Komisionin përgatitor për Shpalljen e Pavarësisë, duke qenë koordinator i këtij Komisioni me Ismail Qemalin. Në një letër që Ibrahim Shyti i dërgonte mësuesit Musa Muho, më 1969, lexojmë: «Sa për djalin e Ismail Beut, Et'hemin, ai ka qenë ushtarak dhe ato kohë erdhi në Vlorë, me këshillë të Ismail Beut e të Gurakuqit, dy muaj para se të shpallej independenca. Ca kohë qëndroj në shtëpinë e Hamza Isait e ca kohë në atë të Ymer Radhimës. Në mbledhje me vlonjatët transmetonte letrat që i vinin nga Nica e Francës dhe me telegraf komunikonte me Ismail Ben. Et'hem Beu ishte i urtë e me plot fjalë të mençura. Ai kishte pasur shokë në Stamboll Toto Hosen nga Bolena. Po atë nuk e poqi do të sepse autoritetet turke e kishin larguar nga ushtria. Gjithë Paria e Vlorës, nuk bënte gjë pa pyetur Et'hem Beun» («Nga Epistolari i Ibrahim Shytit në Vlorë», Tiranë 2000, f. 241). Më 9 nëntor 1912, nga Vjena, Ismail Qemali dërgoi dy telegramet e njohura historike, njërin drejtuar Et'hemit dhe tjetrin parisë së Vlorës: «Vij me vaporin më të parë. E ardhmja e Shqipërisë është siguruar. Telegrafoni kudo të kenë besim të plotë për fatin e atdheut. Duke u rekomanduar marrëveshje vëllazërore, bashkëpunim, ecje në rregull të punërave shtetërore, ruajtje të rendit publik, përshëndetje atërore, Qemal» («Ismail Qemali -përmbledhje dokumentesh», Tiranë 1982, dok.183). Më 13 nëntor 1912 Et'hemi i përgjigjet të atit nga Vlora: «Falënderime të sinqerta për të ardhmen e Shqipërisë. Kemi ftuar kudo bashkatdhetarët të dërgojnë në Vlorë delegatë për Asamblenë. Delegatët e emëruar presin udhëzime pas komunikimit të telegramit tuaj. Na udhëzoni nëse është e nevojshme të bëhet mbledhja. Shpejtoni ardhjen në qoftë se Durrësi nuk është i bllokuar. Qetësi e plotë. Presim me padurim sqarimin e gjendjes. Të fala me respekt në emër të bashkatdhetarëve, Et'hem» (po aty, dok.185). Në krye të trupave ushtarakë rezervistë, me gradën e kapitenit, Et'hemi organizoi pritjen e delegatëve në Vlorë dhe, gjatë periudhës së Qeverisë së Vlorës, e gjejmë së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Hysen Vrionin në përpjekje për njohjen e Qeverisë së Vlorës në Veri të vendit (po aty, dok.291/295). Mori pjesë në delegacionin e Qeverisë së Vlorës, kryesuar nga Ismail Qemali, pranë Konferencës së Ambasadorëve, në Londër (1913). Më 1914, pas dorëheqjes së Ismail Qemalit nga Qeveria, u largua nga Shqipëria, së bashku me të atin. Në dhjetor 1918 Qeveria italiane e ftoi Ismail Qemalin në Romë, për të koordinuar veprimet mbi të ardhmen e Shqipërisë. Nga Spanja, ku ndodhej me familjen, Ismail Qemali, shoqëruar nga Et'hemi dhe Qazimi, u nis për Itali. Pas vdekjes së Ismail Qemalit, Et'hem beu u zgjodh nga shqiptarët e Amerikës, të grumbulluar rreth «Partisë Politike», delegat në Konferencën e Paqes, në Paris, midis emrave të dëgjuar si Hasan Prishtina, Aqif Pashë Elbasani, Pandeli Cale, Mit'hat Frashëri, Ali bej Klisyra, Nuredin bej Vlora, etj., Më pas u vendos në Tiranë dhe nuk u mor me politikë. Më 1932, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë, ku u zhvillua edhe ceremonia e zhvendosjes së eshtrave të Ismail Qemalit, nga Kanina në Vlorë, Et'hemi dorëzoi, gjatë ceremonisë, Flamurin dy krenar që u ngrit në Vlorë, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë. Për këtë, gazeta «Besa», më 29 nëntor 1932, do shkruante: «Me Flamurin që është ngritur në Vlorë, më 28 nëntor 1912, janë bërë fotografitë e rastit dhe flamuri, nga Et'hem Vlora, i dorëzohet prefektit i cili ja jep ministrit të Arsimit Hilë Mosi, i cili do ta dorëzonte në Muzeun Kombëtar...».
Më 7 maj 1937, krejt papritur, Et'hem bej Vlora vdiq në Spitalin «Zog I», në Tiranë. Shtypi i kohës e përcolli me dhimbje vdekjen e tij. Gazeta «Shtypi», që dilte në Tiranë, shkruante: «Zhdukja e një patrioti fisnik» (Tiranë, 10 maj 1937, f. 4); Gazeta «Jeta e Re», që dilte në Vlorë, midis të tjerash shkruante: «Dje na erdhi lajmi i vdekjes së kapiten Et'hem Vlorës. I ndjeri ishte një burrë i urtë, i matur dhe i ndershëm. Të ndjerin e kujtojmë me mallëngjim gjithë Vlora dhe veçanërisht shokët e tij vlonjatë të 1912ës» (Vlorë, 10 maj 1937, f. 4). Ceremonia e varrimit u krye me nderime të mëdha. Gazeta «Drita», nën titullin «Një shumicë e madhe autoritetesh civile dhe ushtarake e shoqëruan kufomën e Et'hem Vlorës», e jep të plotë këtë ceremoni mortore, në faqe të parë të saj, shoqëruar edhe me një foto të ceremonisë (Tiranë, 9 maj 1937, f. 1). Et'hem bej Vlora u martua me Ismete Ohri (Toptani), me të cilën nuk pati fëmijë.

Qazim bej Vlora. Lindi në Stamboll më 1893. Që nga viti 1900, kur Ismail Qemali u arratis nga Stambolli, qëndroi gjithmonë pranë të atit. Ka qenë i pranishëm në çdo aktivitet, takim, udhëtim të kryer nga Ismail Qemali, duke e shoqëruar kudo, gjë që vihet re, jo vetëm në «Kujtimet» e Ismail Qemalit, por edhe në dokumentet dhe fotot e kohës. Gjithmonë kur e prezantonte tek miqtë Ismail Qemali shprehej: «Ky është arkiva ime e gjallë, ruan në kokë çdo material të botuar ose të folur, që më hyn në punë për problemin e madh shqiptar. Është im bir, Qazimi». Pas fitores së Revolucionit xhonturk, më 1908, shoqëroi të atin në Vlorë ku, siç dihet, Ismail Qemali u zgjodh deputet i Beratit në Parlamentin e Perandorisë Osmane. Ishte i pranishëm në takimet e Ismail Qemalit me Hasan Prishtinën, për organizimin e kryengritjes së përgjithshme, gjatë viteve 1909-12, gjë që vërtetohet edhe nga foto të kohës. Gjatë viteve 1910-12 zhvilloi një aktivitet të gjerë për furnizimin e kryengritësve shqiptarë me armë: «...akuzohet një shoqëri gjoja klandestine, -lexojmë në një relacion të konsujve në Vlorë, -e cila gjendet nën drejtimin suprem të Qazim beut (djalit të Ismail Qemalit) që, ndër të tjera, përfshika përsëri edhe personat e komprometuar në çështjen shkollore, sepse mbledh të holla për tu ndihmuar shqiptarëve të Veriut kundër trupave osmane si dhe importon fshehurazi armë dhe municione për një kryengritje të mundshme...» («Ismail Qemali -Përmbledhje Dokumentesh», Tiranë 1982, dok. 114). Ishte i pranishëm në Podgoricë, gjatë përgatitjeve për Kuvendin e Gërçes (23 qershor 1911) dhe është autori i përkthimit në shqip të këtij Memorandumi («Le Figaro», Paris, 8 korrik 1911, f.2). Për t'u shpërndarë kryengritësve Memorandumin, shtypur si libër më vete, dhe për të marrë aprovimin e tyre, Ismail Qemali e dërgoi në Podgoricë, së bashku me Qazim Kokoshin (Bardhosh Gaçe, «Lëvizja Kombëtare në Vlorë, 1878-1912», Tiranë 1999, f. 155). Më 25 tetor shoqëroi të atin për Bukuresht. Mori pjesë në mbledhjet e kolonisë shqiptare të Bukureshtit si dhe në të gjitha takimet që Ismail Qemali zhvilloi përgjatë gjithë udhëtimit të tij për Shpalljen e Pavarësisë. Mori pjesë në delegacionin diplomatik, drejtuar nga Ismail Qemali, në mbrojtje të çështjes shqiptare, pranë Konferencës së Ambasadorëve, në Londër (1913). Gjatë Luftës I-rë Botërore qëndroi në Francë, Itali e Spanjë. Së bashku me të vëllanë, Et'hemin, shoqëroi të atin në Peruxhia (Itali). Më 1921 Qazim bej Vlora hodhi kandidaturën për deputet, në Vlorë, por nuk fitoi. Mbase në këtë kohë gëzonin më shumë simpati në popull luftëtarët e shquar të Luftës së Vlorës si, Qazim Koculi, Qazim Kokoshi, etj. Në ato pak rreshta të prezantimit të tij si kandidat lexojmë:
«Duke parë se gjithë Zotërinjtë kandidatë kanë botuar programin e tyre e pashë të nevojshme të them edhe un disa fjalë: Nuk shoh asnjë nevojë për të paraqitur një program; sepse le ta lemë mënjanë që nuk është e mundur të shtrëngohet ky me nja dy shtylla të një gazete, por edhe duhet që të gjithë bashkatdhetarët e mi të dinë mendimin që kam pasur si udhëheqës gjithnjë e do ta kem ku është përpjekja me të tërë mjetet e mënyrat: të mbrojturit e Atdheut e të drejtat e tij. E akoma unë në është se e vura kandidaturën time kjo nuk është nga asnjë ndjenjë e interesit të veçantë por nga patriotizmi i thjeshtë, me qëllim që të jem ndërmjetës midis popullit e Qeverisë së tij e kështu të mundem të mbroj e të përkrah interesat dhe hallet e tij, të siguroj lumturin e fatbardhësinë e tij me mjetet që sot qytetërimi dhe përparimi na shtron përpara.
Me këtë rast përfitoj t'i paraqes falënderimet e mia shumë Zotërinjve që më kanë dhënë kurajo e veçanërisht bashkëqytetarët e mi të cilët gjithnjë më tregojnë një dashuri të vërtetë, lavdi emrit që mbaj i cili përmend kujtimet e të palodhurit mbrojtësit të tyre.
Pra, është me plot besim që paraqitem përpara jush duke shpresuar se ky popull që e kam dashur në gjithë jetën time, që i kam vrapuar në më të voglat rreziqe duke hyrë gjithnjë në rreshtat e tij, do të më gjej të meritueshëm për besimin e tij. Kiazim Kemal Vlora, Vlorë, 17.02.1912» («Mbrojtja Kombëtare», Vlorë, 20 shkurt 1921, f. 1).
Rreth vitit 1936 u martua me Behije Masllafin, e veja e Inajet bej Ohrit, me të cilën nuk pati fëmijë. Pas «çlirimit» të Shqipërisë u vendos në Strugë dhe pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, më 1949, nuk u kthye më në atdhe. Më 1949 policia maqedonase i sekuestroi një pjesë të dokumentacionit, që kishte me vete. Sipas historianëve struganë ai kishte një dokumentacion të pasur dhe një bibliotekë shumë të madhe, fati i të cilave nuk dihet. Mbetur në vetmi të plotë, larg familjes e atdheut, Qazim bej Vlora vdiq në dhjetor 1953. Shoqata e Historianëve Strugan, pas kërkimeve të shumta, më 1997-ën, zbuloi vendin ku preheshin eshtrat e Qazim bej Vlorës, duke i vendosur dhe një pllakë mbi varr. «Me këtë akt, -ka theksuar Kryetari i Forumit Intelektual të Strugës, - pastruam ndërgjegjen tonë prej shqiptari, që për shumë vjet, për arsye objektive, nuk e kemi ditur se në varrezat tona të Strugës prehen, jo vetëm eshtrat e njërit nga djemtë më të mirë të Ismail Qemalit, Qazim bej Vlora, por bashkë me to edhe një pjesë e ndritur e historisë tonë kombëtare, për të cilën ne jemi krenarë».

Darling Ismail Vlora - Tirana Observer
__________________
 

Interisti

Sheshi Flamurit
Anëtar
Sep 24, 2011
Postime
23
Pikët
0
Vendndodhja
Ku Te Me Zej Kemba
Përgjigje e: Ismail Qemali

Vdekia e Iamail Qemal Bej Vlores

Vdekja

Kur mbaroi Lufta e Parë Botërore, më 11 nëntor 1918, Ismail Qemali ndodhej jashtë Shqipërisë. Ai ishte larguar nga Atdheu fill pasi më 22 janar 1913 dha dorëheqjen si kryetar i qeverisë së përkohshme shqiptare të krijuar nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 28 Nëntor 1912. Ai qëndroi në mërgim edhe gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, për arsye se Shqipëria qe pushtuar prej fuqive ndërluftuese. Në mërgim ai qëndroi në vendet perëndimore. Gjatë luftës mbajti anën e Antantës. Megjithatë, në mbarim të luftës, ai u zemërua nga fuqitë e Antantës. Kjo, për arsye se më 1918-n, pa mbaruar ende lufta, u mor vesh se anëtaret e saj - Anglia, Franca, Rusia dhe Italia - kishin nënshkruar më 26 prill 1915 Traktatin e fshehtë të Londrës. Dihet se me këtë traktat ato merrnin përsipër se po ta fitonin luftën do ta copëtonin Shqipërinë duke e kënaqur Serbinë dhe Malin e Zi me një pjesë të viseve veriore, Greqinë me një pjesë të viseve jugore dhe juglindore, Italinë me qytetin e Vlorës së bashku me rrethinën e saj. Me pjesën që do të mbetej në Shqipërinë Qendrore do të formohej një principatë e vogël myslimane nën protektoratin e Italisë. Vetëkuptohet se me zbatimin e këtij traktati, vepra kryesore e Ismail Qemalit, Shqipëria e Pavarur, fshihej nga historia. Ismail Qemali

Nga fuqitë që fituan luftën, vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kishin nënshkruar Traktatin e Londrës, pra nuk ishin të detyruara për zbatimin e tij. Veç kësaj, nga nënshkruesit e traktatit Rusia, tani pas fitores së Revolucionit të Tetorit, kishte hequr dorë nga Traktati i Londrës. Kështu, çështja shqiptare tani varej kryesisht nga vullneti i Anglisë, Francës, Italisë, sidomos nga kjo e fundit, e cila përfitonte prej tij.

Në kohën kur Traktati i Londrës mbahej ende i fshehtë, Roma, me oreksin e saj për ta gllabëruar krejt Shqipërinë, kishte shpallur në Gjirokastër më 3 qershor 1917 një proklamatë me të cilën deklaronte se ajo do ta ruante pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë, por nën protektoratin e Italisë. Me këtë projekt, Roma shpresonte të gjente mbështetjen e shqiptarëve, të cilët, sipas saj, përballë copëtimit të thellë të Atdheut, copëtim i barabartë me zhdukjen, do të mbështetnin protektoratin e Italisë.

Sapo në verën e vitit 1918 ranë në dijeni të Traktatit të fshehtë të Londrës, qarqet patriotike shqiptare u vunë në lëvizje. Në atë kohë, Ismail Qemali ndodhej në Spanjë. Aty kishte zënë miqësi të ngushtë me ambasadorin e ShBA-së. Në themel të miqësisë ishte simpatia që po tregonte ambasadori amerikan në Madrid për çështjen shqiptare. Meqenëse qarqet politike shqiptare, brenda dhe jashtë Shqipërisë po përgatiteshin të dërgonin delegacione në Paris, ku do të mblidhej Konferenca e Paqes edhe Ismail Qemali u vu në lëvizje. Për të siguruar një mandat përfaqësimi, Ismail Qemali u lidh me shoqërinë patriotike "Partia politike" e emigrantëve shqiptarë, e cila vepronte në ShBA, me qendër në Worcester, Massachussets dhe kishte për kryetar Kristo Dakon. Ajo nxirrte organin periodik "Koha", me drejtor Mihal Gramenon. "Partia politike" kishte ngritur një organizëm të veçantë me emrin "Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë". Komiteti kryesohej nga Sevasti Qiriaz Dako, themeluesja e Shkollës Shqipe të vashave në Korçë, më 1892. Ajo ishte një intelektuale e rrallë nga radhët e gruas shqiptare, publiciste dhe aktiviste e palodhur e çështjes kombëtare. Gjatë luftës ajo drejtonte revistën patriotike kulturore "Ylli i mëngjesit".

Sapo u nënshkrua, më 11 nëntor 1918, armëpushimi, Ismail Qemali u nis për në Paris, ku do të mblidhej së afërmi Konferenca e Paqes. Por, qeveria franceze, e cila në atë kohë përkrahte qeverinë fantazmë të Esat Pashë Toptanit, përveçse e pengoi Ismail Qemalin të zhvillonte korrespondencë me "Partinë politike" në Amerikë, e detyroi atë të largohej nga Franca. Për më tepër, edhe ambasadori i ShBA-së në Paris nuk pranoi që korrespondencën midis tij dhe Sevasti Dakos në ShBA ta kalonte nëpërmjet postës së ambasadës amerikane. Atëherë, Ismail Qemali vrapoi në Madrid. Atje, korrespondenca midis Ismail Qemalit dhe Sevasti Dakos u zhvillua nëpërmjet mikut të tij, ambasadorit të ShBA-së. Midis akteve që Plaku i Vlorës i drejtoi zonjës Dako është dhe programi që Ismail Qemali do të mbronte në Konferencën e Paqes, në favor të çështjes shqiptare.

Thelbi i saj parashihte pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Synimi për pavarësinë e plotë të Shqipërisë binte në kundërshtim të plotë me programin që kishte përpunuar qeveria italiane, e cila sikurse u tha, përmbajtjen e Traktatit të Londrës përpiqej ta zëvendësonte me formulën e shpallur në Gjirokastër më 3 qershor 1917. Madje, qeveria e Romës kishte siguruar përkrahjen në favor të platformës së shpallur në Gjirokastër, të disa personaliteteve shqiptare, si Mehmet Konica, Myfit Libohova, Medi Frashëri, Feizi Alizoti, Mustafa Kruja e të tjerë. Madje, ata po përgatiteshin të krijonin një organ politik në Shqipëri, i cili të miratonte platformën e Romës - Shqipëri autonome nën mandatin italian, pa Vlorën dhe krahinën e saj.

Ismail Qemali ishte kategorikisht kundër synimeve italiane, të cilat binin në kundërshtim me veprën që ai kishte shpallur vetë më 28 Nëntor 1912, pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Me pëlqimin e "Partisë politike", Ismail Qemali vendosi të ndërmerrte një udhëtim për në Romë. Qëllimin e udhëtimit na e thotë shkoqur drejtori i gazetës "Koha", Mihal Grameno, i cili shkruante më 12 dhjetor 1918: udhëtimi i Ismail Qemalit në Romë na gëzon shumë, pasi atje ai do të ketë mundësi t‘i parashtrojë qeverisë italiane dëshirat e kombit shqiptar dhe ta largojë synimin e Romës për një protektorat italian mbi Shqipërinë dhe ta bindë që Italia të përkrahë të drejtat e shqiptarëve duke e siguruar atë se kombi shqiptar do t‘i jetë asaj mirënjohës përjetë. Sikurse del nga përmbajtja e artikullit, luftëtari rilindës Mihal Grameno kishte besim vetëm tek Ismail Qemali, tek aftësitë e tij diplomatike, mbasi nga të tjerët, theksonte ai, deri atëherë kishin dëgjuar vetëm gjepura (Artikulli "Ç‘thotë Plaku i Shqipërisë", në "Koha", Boston, Mass., 12 dhjetor 1918).

Në Romë, Ismail Qemali nuk arriti kurrë. Kur hyri në Itali, Roma e njoftoi të qëndronte në qytetin Peruxha e të priste atje përgjigjen e kërkesës së tij. Ai bujti në hotelin "Brufani".

Ndërsa priste përgjigjen nga Roma, kundërshtarët e platformës së Ismail Qemalit, pra përkrahësit shqiptarë të platformës së Romës, e kritikuan ashpër misionin e tij. Me këtë rast, Mihal Grameno njoftonte, më 15 janar 1919, se Ismail Qemali në një letër që u kishte drejtuar krerëve të "Partisë politike", u thoshte ndër të tjera: "Lërini të tjerët me ëndrrat e tyre që të punojnë ashtu siç u pëlqen, për mbrojtjen e Shqipërisë dhe patriotët e vërtetë duhet sot që të mos humbasin asnjë sekondë për shpëtimin e së dashurës Shqipëri se koha është shumë kritike" ("Koha", Boston, Mass., 15 janar 1919).

Qartësia diplomatike e Ismail Qemalit detyroi krerët e federatës "Vatra" të hiqnin dorë nga kritikat e ashpra që kishin zhvilluar deri atëherë kundër Plakut të Vlorës dhe të pranonin se vetëm ai po ua "rrokulliste planet e bukura" miqve të Italisë.

Sidney Sonnino Vittorio Emauele Orlando

Nga Peruxha, Ismail Qemali i nisi një letër më 15 janar 1919 Kryeministrit italian V. E. Orlando, të cilin ndërsa e njoftonte se priste me padurim takimin me të, e lajmëronte se kishte përgatitur një parashtresë ose një punim, sikurse e quan ai, për ta paraqitur në Konferencën e Paqes në Paris, në emër të shoqërisë shqiptare të Amerikës. Parashtresën ia dorëzoi prefektit të Peruxhës për t‘ia përcjellë Romës. Sipas njoftimit që na jep Renzo Fallaschi, bashkëshorti i Nermin Vlora Fallaschi-t, kjo një stërmbesë nga vija amësore e Ismail Qemalit, letra arriti në Romë pas tri ditësh, mbrëmjen e 18 janarit dhe në kancelarinë e Kryeministrit mbërritja e saj u regjistrua të nesërmen, më 19 janar. Pikërisht atë ditë Kryeministri italian Orlando u nis së bashku me ministrin e Jashtëm, S. Sonnino, për në Paris për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes.

Njëri nga djemtë e Ismail Qemalit ka deklaruar në ato ditë se qëndrimi i Romës e dëshpëroi shumë babanë e tyre. Për të mos e lënë në harresë misionin e tij, Ismail Qemali ftoi më 23 janar 1919 në hotelin "Brufani" ku kishte bujtur, korrespondentët e disa gazetave italiane që ndodheshin në Peruxha. Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe dy djemtë e Ismailit.

Sipas të birit, Et‘hemit, kur Ismail Qemali, pasi kishte ngrënë drekë doli para gazetarëve që po e prisnin, sapo filloi të fliste u zverdh dhe filloi të dridhej e të belbëzonte. Ali Asllani, kryetari i Bashkisë së Vlorës, tregon se Ethemi i kishte thënë që Ismail Qemali "kërkoi ta shoqëronin në banjë. Atje e mbyti shkuma e të vjellët". Pas tri ditë sëmundjeje ai vdiq më 26 janar 1919.

Vdekjen e tij e njoftoi, ndër të tjera, me një komunikatë të veçantë gazeta italiane "L‘Unione Liberale", organ i Partisë Liberale të Italisë, e qendrës së djathtë, me këto fjalë:

"Dje në mbrëmje, më 26 janar, në orën 23.30 pushoi së jetuari në hotel ‘Brufani‘ mysafiri i shquar i qytetit, Ismail Qemal Bej Vlora.

Ai përfaqësonte denjësisht një familje të madhe dhe të lashtë nga Vlora. Meqenëse ishte patriot i flaktë, mik i Italisë sonë, i frymëzuar nga parimet e lirisë dhe drejtësisë, shihej me sy të keq nga qeveria turke, e cila e kishte dënuar dhe detyruar të kërkonte shpëtim në mërgim.
Ishte 75 vjeç, ruante mendimin e kthjellët dhe fuqinë trupore, i palodhur në punë, sikur të ishte i ri dhe i përzemërt me të gjithë.

Hemorragjia cerebrale e goditi më 23 janar dhe si pasojë paralizimi. Për të përballuar sëmundjen nuk patën dobi as mjekimi më i kujdesshëm i mjekut që e kuroi, doktor Leone Pernossi dhe të konsulentëve, prof. Silvestrini dhe prof. Righetti dhe as prania e dhembshur e djemve, të cilëve po u dërgojmë me zemër të pikëlluar ngushëllimet tona".

Lajmërimi i gazetës "L‘Unione Liberale".

Kjo radhë ngjarjesh - ndalesa me urdhër qeveritar në Peruxha, refuzimi i takimit me të me ministrin e Jashtëm italian, veshin e shurdhër që bëri Kryeministri i Italisë Orlando, i cili nuk iu përgjigj po ose jo kërkesës së Ismail Qemalit, udhëtimi i tyre për në Paris pa e njoftuar diplomatin shqiptar, më në fund vdekja e tij e papritur, kur nuk ishte ankuar asnjëherë më parë për shqetësime shëndetësore - dhanë rast për të lindur dyshime se për t‘ia mbyllur gojën Plakut të Vlorës, e kishin helmuar. Këtë tezë, e cila më parë qarkullonte në heshtje, e shpalli publikisht Skënder Luarasi në biografinë që ai botoi për Ismail Qemalin në vitin 1962. Skënder Luarasi shkruan tekstualisht se kur I. Qemali mori vesh se edhe Kryeministri italian u largua për në Paris pa iu përgjigjur fare kërkesës së tij, u revoltua jashtë mase. "Më prenë në besë", paskësh thënë plaku i prekur thellë në sedrën e vet. Sipas Ismail Qemalit, urdhri për të pritur në Peruxha përgjigjen ishte një mashtrim. Megjithatë, vazhdon S. Luarasi, shkaku i vërtetë i vdekjes duhet të ketë qenë një dozë helmi e dhënë nga një dorë e fshehtë para konferencës së shtypit.
Tezën e helmimit të Ismail Qemalit nga organet e sigurimit italian e ka kundërshtuar diplomati italian Renzo Fallaschi, sikurse u tha, bashkëshorti i Nermin Vlora Fallaschi-t.

Në jetëshkrimin që ai ka hartuar për Ismail Qemalin, si shtojcë në vëllimin e kujtimeve që ka diktuar vetë Plaku i Vlorës, ai pranon se shkaku i vdekjes së Ismail Qemalit ishte një hemorragji cerebrale e shkaktuar nga një vrull i furishëm zemërimi, i krijuar tek ai nga njohja e papritur e një lajmi, që ai kishte qenë viktimë e një mashtrimi të rëndë. Mbetet të zbulohet - vazhdon ai - se cili ishte shkaku i emocionit që e shpërtheu zemërimin e tij e që sigurisht lidhet me thirrjen përbuzëse për "njerëzit e pabesë". Por - vazhdon R. Fallaschi - rrethanat e përjashtojnë që Ismail Qemali t‘i drejtohej për pabesi Orlandos. Sipas tij, mungesa e përgjigjes nga Orlandoja nuk mund të ishte arsyeja e zemërimit të Plakut të Vlorës, mbasi dihej se Kryeministri italian do të shkonte në Paris, pra nuk kishte kohë të takohej me të. Ai shton se edhe ministri i Jashtëm italian, Sonnino, nuk kishte mundësi t‘i përgjigjej, pasi edhe ai u nis për në Paris për përgatitjen e Konferencës së Paqes. Si rrjedhim - përfundon ai - shkaku i zemërimit të thellë duhej kërkuar gjetkë. Me këtë rast, ai supozon se revoltimi mund të jetë shkaktuar, ngase Ismail Qemali mund të ketë zbuluar këtë pabesi të re nga po ata kundërshtarë të vjetër. Renzo Fallaschi shkruan tekstualisht: Ismail Qemali mund të ketë zbuluar një pabesi të re nga kundërshtarët e tij të vjetër, gjë që zemra e tij fisnike të mos e ketë përballuar dot.

Raporti i vdekjes së Ismail Qemalit

Për kundërshtarët e vjetër të Plakut të Vlorës, ndoshta R. Fallaschi e ka fjalën për personalitetet shqiptare, të cilat shkaktuan më 1913-n dorëheqjen e Ismail Qemalit si kryetar i qeverisë së parë të Shqipërisë dhe që tani ishin miq të Italisë.
Që atëherë kanë kaluar 90 vjet. Përveç S. Luarasit dhe R. Fallaschi-t, me shkaqet e vdekjes së tij nuk është marrë më njeri. Ne, sigurisht, nuk jemi në gjendje të merremi me të. Për ne, më tepër se dyshimet e të parit dhe hamendjet e të dytit, hëpërhë mbetet për t‘u marrë në konsideratë raporti mjekësor i hartuar nga profesorët e spitalit të Peruxhas, në të cilin mbi vdekjen e Ismail Qemalit flitet thjesht për hemorragji cerebrale.

Mbi varrimin e parë

Ismail Qemali vdiq në një kohë kur në Shqipëri, për shkak të okupacioneve të huaja, nuk ekzistonte shtypi i lirë shqiptar. Nuk ka dyshim se vdekja e tij shkaktoi një dhimbje të përgjithshme në mbarë bashkatdhetarët. Këtë e dëshmojnë pak organe shtypi që botoheshin atë vit, ndonjëra në Shqipëri e të tjerat jashtë.

Nikolla Ivanaj në gazetën "Koha e Re", që nxirrte në Shkodër, kur qyteti ndodhej nën pushtimin ushtarak frëng, shkruante pesë ditë pas vdekjes së Ismail Qemalit, më 31 janar 1919: "Na mbërriti lajmi i zi si korbi, i ftohtë si akulli e i mprehtë si shpata e mejdanit: Vdiq Ismail Qemali i Vlorës." Më tej: "Historia e Shqipërisë së re, në kohën e vet do të flasë më gjerë e gjatë për këtë burrë të shkëlqyeshëm të atdheut tonë." N. Ivanaj e mbyllte fjalën e tij: "Ne, sot i lutemi shpirtit të tij që të na ndihmojë në këtë kohë të vështirë e kritike, ku na lypej ende trupi e mendja e tij, më tepër se kurrë deri sot."

Gazeta "Kuvendi", organ që dilte një herë në javë në Romë, nën drejtimin e Sotir Gjikës, në shqip e italisht, njoftonte më 8 shkurt 1919, vdekjen e Ismail Qemalit, me këto fjalë:

"Më 26 të janarit 1919, në hotel Brufani të qytetit Perugia (Itali), vdiq në duart e të bijve, Etem e Qazim, Ismail Qemal Bej Vlora, ish-kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë e tani përfaqësues në Europë i ‘Partisë Politike‘".

Shumësia e lëndës nuk na jep leje sot të merremi gjatë me biografinë e burrit të shtetit shqiptar. Padyshim, Ismail Qemali do të zërë një faqe të gjerë në historinë e Përlindjes shqiptare, se veçanërisht i shquar është roli që luajti ky burrë me mendje të madhe i farës sonë.

Ai pati fatin të ngrejë në Vlorë më 28 Nëntor 1912 flamurin e mëvetësisë shqiptare, ngjarje që e bëri të mbetet fytyrë historike, meritë të cilën nuk do t‘ia hedhin dot poshtë as kundërshtarët e tij më të rreptë.

Kuvendi merr pjesë në këtë zi kombëtare e i dërgon së fort të helmuarës familje të ndjesëpastit ngushëllime të përzemërta.
Qeveria italiane bëri, nga ana e saj, fort fisnikërisht, ç‘duhej për ta shpënë trupin e Ismail Qemalit në Vlorë".
Mihal Grameno, në një artikull me titull "Humbja e Ismail Qemalit", botuar më 12 mars 1919, në gazetën e tij "Koha" (Boston, Mass.), shkruante ndër të tjera:

"Si vetëtima u përhap lajmi i hidhur për humbjen e Plakut të Shqipërisë, Ismail Qemalit, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë anët e botës.
Ky lajm ishte si rrufeja edhe një nga më të mëdhatë goditje për kombin shqiptar, se humbi burrin më të madh që kishte nxjerrë, pas Skënderbeut, Shqipëria. Humbi diplomatin e madh e të famshëm, humbi shtyllën e çelniktë të programit kombëtar, humbi Atin e kombit, i cili e shpëtoi nga rreziku, humbi luanin që dërrmoi zinxhirët e robërisë dhe që ngriti flamurin e Skënderbeut e shpalli vetëqeverimin e Shqipërisë.
Jemi shumë të vegjël edhe fuqia jonë është e dobët që të mund të përshkruajmë veprat e larta dhe të shenjta që ka sjellë Plaku i pavdekur, përmbi altarin e atdheut."

Luftëtari rilindës përvijon në artikullin e tij këtë portret njerëzor për Plakun e Vlorës: "Tek Ismail Qemali përmblidheshin gjithë virtytet e mira, të cilat mund të gjenden në botë." (Gazeta "Koha", Boston, Mass., 12 mars 1919).

Për të treguar se kishte respekt ndaj Ismail Qemalit, qeveria e Romës mori përsipër ta zhvillonte varrimin e Plakut të Vlorës me ceremoni zyrtare dhe me shpenzimet e veta. Ajo iu përgjigj menjëherë ftesës së Bashkisë së Vlorës për ta përcjellë trupin e Ismail Qemalit për në qytetin e tij të lindjes, në Vlorë. Varrimi i burrit të shquar në Vlorë, që konsiderohej si Ati i Pavarësisë së Shqipërisë, përveç rëndësisë politike përmbante me vete edhe probleme politike. Vlora ndodhej nën pushtimin ushtarak italian. Veç kësaj, Roma e ndiente veten të sigurt, se me vendimin që do të merrte Konferenca e Paqes që po zhvillohej në Paris do ta aneksonte, në bazë të Traktatit të Londrës, qytetin e Vlorës së bashku me rrethinën e saj. Pasi ta aneksonte, ajo mendonte ta përfshinte krahinën e Vlorës në provincën italiane të Puljes. Por, në Vlorë ekzistonte një frymë e theksuar patriotike për rezistencë kundër synimeve italiane. Sikurse pohon një dëshmitar i kohës, Sali Hallkokondi, në një punim të botuar në vitin 1923, komanda italiane e pushtimit e kishte ndaluar që më 17 maj 1916 përdorimin e flamurit shqiptar në Vlorë, kurse më 20 gusht 1916 e kishte nxjerrë jashtë ligjit (Sali Hallkokondi, "Historia e Shqipërisë së Re", Vlorë 1923, fq. 241).

Dy muaj para vdekjes së Ismail Qemalit, më 28 Nëntor 1918, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë Kombëtare, në Vlorë shpërtheu një demonstratë patriotike, gjatë së cilës Avni Rustemi dhe Bajram Hallkoja në fjalimet që mbajtën dënuan synimet imperialiste të Romës ndaj Vlorës (Sali Hallkokondi, "Historia e Shqipërisë së Re", Vlorë 1923, fq. 241-242). Si pasojë e kësaj demonstrate, me dhjetëra qytetarë qenë burgosur dhe jo pak figura të shquara ishin internuar në ishullin e Sazanit. Në mënyrë të veçantë, komanda e trup-ekspeditës ushtarake italiane në Vlorë me në krye gjeneralin Settimio Piacentini druheshin se ardhja e arkivolit me trupin e Ismail Qemalit në Vlorë do të shërbente si shkëndijë për manifestime të reja patriotike. Si rrjedhim, ajo tregonte shumë kujdes në organizimin e procesionit të varrimit të trupit të Ismail Qemalit në vendlindje dhe në qytetin ku ai kishte shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Këshilli bashkiak i qytetit, ku mbisundonin patriotët, propozoi që varri i Ismail Qemalit të vendosej në sheshin qendror të qytetit, pranë selisë ku ishte shpallur më 28 Nëntor 1912 Pavarësia Kombëtare e Shqipërisë.

Por, komanda ushtarake italiane, duke u kapur pas projektit ende në studim të rregullimit të sheshit qendror të qytetit, nguli këmbë që trupi të vendosej në kalanë e Kaninës, të paktën përkohësisht, aty ku qenë vendosur stërgjyshërit e Ismail Qemalit, pinjollët e familjes Sinanaj apo të Sinanpashallarëve, gjatë shekujve të kaluar. Madje, ajo vetë mori përsipër organizimin e ceremonisë së varrimit, por vuri si kusht që gjatë procesionit të mos shpalosej asnjë flamur kombëtar shqiptar dhe të mos kishte shpërthime patriotike. Ajo kërkoi gjithashtu të censuronte dhe fjalimet e përmortshme që do të mbaheshin. Pas disa debatesh u arrit marrëveshja e komandës italiane me këshillin bashkiak shqiptar, që gjatë kortezhit vetëm arkivoli të ishte i mbuluar me flamurin shqiptar. Kryesia e bashkisë, nga ana e saj, me qëllim që t‘i kryente homazh të madh birit të shquar të Vlorës dhe të Shqipërisë, një homazh të madh pa incidente, të cilat mund të prishnin varrimin, u lëshoi një thirrje qytetarëve dhe fshatarëve të zonës së okupuar që të merrnin pjesë në varrim jo me flamurin kombëtar në dorë, por ta nderonin në heshtje patriotin e madh me praninë e tyre sa më të shumtë gjatë ceremonisë së varrimit.

Në të vërtetë, kështu ndodhi. Nga Peruxha, trupi i pajetë i Ismail Qemalit, i cili fill pas vdekjes u balsamos, i shoqëruar nga djemtë e tij, u nis drejt Brindisit. Aty u vendos mbi luftanijen italiane "Alpino" dhe arriti në Vlorë në mbrëmjen e 10 shkurtit 1919. Atë natë arkivoli u vendos në komandën ushtarake italiane që ndodhej në skelë. Aty qëndroi dy ditë.

Ceremonia e varrimit u krye dy ditë më pas, ditën e mërkurë më 12 shkurt 1919. Përcjellja e trupit nga skela filloi në orën 10.00 paradite. Aty qenë të grumbulluar gjithë popullsia e Vlorës, si edhe reparte ushtarake italiane me bandën e tyre muzikore. Kortezhin e prinin 12 kurora lulesh të dërguara nga populli i Vlorës, organet e qarkut e të krahinës së Vlorës, shkollat fillore të qytetit, qyteti i Fierit, shoqëria "Djelmoshat e Vlorës". Një nga kurorat ishte e gazetës "Kuvendi", në të cilën thuhej: "Ismail Qemal Vlorës! Diplomatit të vlerët". Edhe në këtë formulim shihej censura italiane, e cila lejonte që Ismail Qemali të nderohej jo si patriot, as si Ati i Pavarësisë së Shqipërisë, por si "diplomat i vlerët".
Kur kortezhi u nis nga skela për në qytet, në krye qëndronin anëtarët e shoqërisë "Djelmoshat e Vlorës", që mbanin kurorat. Pas kurorave vinin anëtarë të tjerë të "Shoqërisë djaloshare". Pas tyre vinte banda ushtarake, e cila ekzekutonte melodinë e përmortshme "Jone" të kompozitorit italian Petrella.

Më tutje, një grup ushtarësh të regjimentit të 86, si dhe një repart italian mitraljerësh. Pas tyre vinte karroca që mbante arkivolin e mbështjellë me flamurin kombëtar. Karrocën e tërhiqnin gjashtë kuaj të murrmë. Anës karrocës ecnin dy rreshta ushtarësh. Më pas vinin hoxhallarët. Pas tyre tre djemtë e Ismail Qemalit. Pastaj vinte gjenerali Settimio Piacentini, kundëradmirali Lubetti, autoritetet ushtarake e civile të krahinës, parësia e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave fillore të qytetit dhe një tufë ushtarësh kalorësie.
Duke ecur me hap të ngadalshëm, kortezhi i përmortshëm arriti në qytet. Atë ditë, thotë korrespondenti i gazetës "Kuvendi", Vlora ishte në zi. Tregu ishte mbyllur. Në dyqane qenë ngjitur letra nekrologjie me rrip të zi anash, ku ishte shkruar: "Zi kombëtare për të madhin patriot Ismail Qemalin." Duket se flamurin kombëtar të ndaluar nga komanda e pushtimit, qytetarët vlonjatë e zëvendësuan me nderimin nëpërmjet shpalljeve nekrologjike për Ismail Qemalin, "patriotin e madh".

Nëpër dyert dhe dritaret e shtëpive, shkruante korrespondenti, kishin dalë gra dhe vajza, për të nderuar "Plakun e Shqipërisë", disa nga të cilat e kishin njohur në rini. Kur arriti në tregun e qytetit kortezhi u ndal. Aty u mbajtën dy fjalime të përmortshme. Mbi ceremoninë e varrimit kemi dy burime historike - një nga autoritetet ushtarake italiane të pushtimit, tjetrën nga kujtime qytetarësh vlonjatë të atyre kohëve.
Në lidhje me këtë ceremoni, gjenerali S. Piacentini i raportonte Ministrisë së Jashtme të Romës po atë mbrëmje: se anija luftarake "Alpino" arriti në skelë mbrëmjen e ditës së hënë më 10 shkurt 1919; se më 12 shkurt ora 10.00 paradite u krye ceremonia e varrimit; se arkivoli me trupin e Ismail Qemalit u nis nga skela në orën 10.00 paradite; se sipas programit të parashikuar, mori pjesë batalioni i këmbësorisë së ushtrisë italiane me muzikë e flamuj.

Ai nënvizonte se nuk pati "asnjë flamur shqiptar, përveç atij që mbulonte arkivolin. U mbajtën dy fjalime nga paria shqiptare, të cilat, theksonte gjenerali italian, më ishin bërë të njohura më parë (sigurisht për t‘i censuruar - F. B.). Pjesëmarrja ishte e madhe. Rregulli qe maksimal. Nuk pati asnjë incident."

Autori R. Fallaschi, i cili ka botuar relacionin e S. Piacentini-t, shënon nga ana e vet se "mbushesh me hidhërim mbi varrimin e Ismail Qemalit, kur mendon se në qytetin e tij të lindjes, ku vetëm gjashtë vjet më parë patrioti i madh shpalli pavarësinë e Shqipërisë me entuziazmin e kombit dhe me pëlqimin e Italisë, tani ai nderohej jo nga ushtarë të vendit të tij, por nga trupat ushtarake italiane e që i vetmi flamur shqiptar i pranishëm ishte ai që mbulonte arkivolin e tij." Pjesë nga ditari i komandës italiane në Vlorë.

Edhe pse mungonte aty ushtria shqiptare, në orën e varrimit tërë popullsia e qytetit dhe e rrethit qe rreshtuar anës rrugës nga skela në Kaninë nga do të kalonte arkivoli, ndërsa fshatarët mbushën dhe kodrat. Sipas dëshmitarëve nga mizëria e fshatarëve kodrat dukeshin si koshere bletësh.

Gjenerali italian nuk na thotë se cilët qenë dy personalitetet që mbajtën fjalimet e përmortshme në tregun e qytetit. Emrat e tyre i njofton korrespondenti i gazetës "Kuvendi". Ata qenë Jani Minga dhe Qazim Kokoshi, dy delegatë që kishin marrë pjesë bashkë me Ismail Qemalin si përfaqësues të Vlorës në Kuvendin Historik që shpalli Pavarësinë Kombëtare, më 28 Nëntor 1912. Madje, ai na jep edhe fjalimet e tyre.
Vlorë, 12 shkurt 1919. Pamje nga ceremonia e varrimit të Ismail Qemalit.

Jani Minga tha ndër të tjera: "Popull i përzishëm!

Shumë të brengosur dhe shumë të vrenjtur të shoh sot. Jani Minga

Vallë ç‘gjëmë e tmerrshme të ka ngjarë e ç‘mandatë të zezë ke dëgjuar? Pyes me pikëllim shpirti. Pyes me zemër të dridhur. Po mjerisht kudo ku rrotulloj sytë, kudo ku mbaj veshët një zë përgjigjet për çdo anë, nga çdo fytyrë e venitur dhe e shkëmbyer e juaja del një zë i helmueshëm dhe i shëmtuar dëgjohet "Vdiq Ismail Qemali! Vdiq Plaku i Vlorës! Plaku i Shqipërisë!" Heu! Thuaj më mirë o i mjerë popull "vdiq burri më i madh i Shqipërisë, luftëtari më i fortë i mendjes, i ndjenjave dhe i mendimeve kombëtare, vdiq mburoja më e fortë dhe më e madhe e kombit, vdiq politikani ynë më i madh dhe diplomati ynë më i dëgjueshëm në fushë të politikës e të diplomacisë europiane."

Nga fjala që mbajti Qazim Kokoshi përpara trupit të Ismail Qemalit, shkëputim këto rreshta: "Helmi dhe dëshpërimi që goditi gjithë bashkatdhetarët nga kjo gjëmë ishin aq të mëdha sa na pëlqente në ditën e shpalljes së pavarësisë Kombëtare, që të mos ta besonim, donim të shpresonim që lajmi të mos ishte i vërtetë dhe Ismail Qemali të mos kishte vdekur që kësisoj ai me gjalljen e tij të mund të kryente plotësisht qëllimin e shenjtë që kishte filluar që në kohën e djalërisë dhe për të cilin kishte marrë në sy pësimet e mërgimin me shumë rreziqe, me shumë rruajtje e të këqija. Qazim Kokoshi. Por, mjerisht, këto shpresa nuk u vërtetuan pse thonjtë e tmerruar të vdekjes e rrëmbyen Ismail Qemalin. Një e tillë humbje, sidomos në një kohë kur atdheu i tij priste shërbimin më të madh, priste nga fuqia e mendjes së tij kurorëzimin e të drejtave dhe të dëshirave kombëtare, një e tillë mynxyrë, në një kohë të tillë, kur fati i të gjorit komb shqiptar është duke u shqyer përjetë, na duket se e shton helmin e dëshpërimin tonë më shumë se çdo herë."
Qazim Kokoshi e mbylli fjalën e tij kështu: "Ismail bej!

Të përunjemi dhe të sigurojmë që Shqipëria, ndonëse e vogël, e varfër dhe e paditur, të çmon dhe kujtimin tënd do ta ketë si rrënjë të idealit të saj."

Pas fjalimit të tyre, ushtria italiane i bëri nderimin e fundit Ismail Qemalit, duke ekzekutuar himnin mbretëror, sigurisht të Italisë. Që këtej reparti i kalorësisë italiane së bashku me të parët e fesë, parësinë e qytetit e një masë e madhe qytetarësh vlonjatë e shoqëruan arkivolin drejt e në Kaninë, ku u varros. Në këtë mënyrë mori fund dhe ceremonia e varrimit.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,579
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Ismail Qemali

Sipas të birit, Et‘hemit, kur Ismail Qemali, pasi kishte ngrënë drekë doli para gazetarëve që po e prisnin, sapo filloi të fliste u zverdh dhe filloi të dridhej e të belbëzonte. Ali Asllani, kryetari i Bashkisë së Vlorës, tregon se Ethemi i kishte thënë që Ismail Qemali "kërkoi ta shoqëronin në banjë. Atje e mbyti shkuma e të vjellët". Pas tri ditë sëmundjeje ai vdiq më 26 janar 1919.
E verteta eshte se Ismail Qemali eshte helmuar ne Itali. Ai nuk ka vdekur nga ndonje semundje.
Tani kush e helmoi, ajo duket qarte edhe nga ky shkrim.

Ismail qemali ne nje fare menyre eshte Babai i kombit tone. Nese sot kemi nje komb, kotributi i tij eshte ai me themelori.
Lavdi ketij njeriu qe luftoi vetem per interesin e Shqiperise!
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,309
Pikët
113
Përgjigje e: Ismail Qemali

Mua me pelqen qe Shqiperia paska akoma djemte te afte dhe Shqiptare,dhe faleminderit per historine qe na e rifreskojne me te verteta!
I lexoj me shume kenaqesi!
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: Ismail Qemali

Vertet shkrim i bukur.Ja vlen te lexohet.
 

Interisti

Sheshi Flamurit
Anëtar
Sep 24, 2011
Postime
23
Pikët
0
Vendndodhja
Ku Te Me Zej Kemba
Përgjigje e: Ismail Qemali

Me me pelqejen kto histori dhe pothuajse sa her ulem ne pc lexoj cdo gje rreth ktyre sepse me pelqen historia e kombit ton ...........
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,976
Pikët
48
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Ismail Qemali



Kush është Ismail Qemali. Edhe një vogëlush 6-vjeçar e ka në majë të gjuhës përgjigjen: Plaku që ngriti flamurin dhe shpalli Pavarësinë. Problemi është se po aq sa ky vogëlush, është një pjesë e madhe e popullsisë së Shqipërisë që dinë vetëm kaq për plakun flokëbardhë që kreu aktin më të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar. Ka një takëm njerëzisht që dinë më shumë. Ca të tjerë që dinë edhe pak më shumë. Edhe Ismail Qemali ka lindur më 16 tetor, në tekstet e historisë ditëlindja e tij njihet 24 janari, pikërisht për këtë arsye edhe dje u festua 168 vjetori i lindjes së tij. Përse i zhdukën ditëlindjen më 16 tetor, pse përkonte me atë të Enver Hoxhës. Cili është arsimi i tij. Cilat ishin detyrat e tij më të larta në hierarkinë e Perandorisë Osmane. e Si ngriti në Stamboll klubin për pavarësinë shqiptare dhe si u internua nga pushteti turk. Përse sulltani e emëroi këshilltar të tij. Si u emërua Vali në Libi, por ai nuk shkoi Tripoli, por në Paris, nga ku nisi punën për pavarësinë e Shqipërisë. Historia e 28 Nëntorit, me kë shkoi në Vlorë dhe përse shkoi në Vlorë. Cilin flamur ngriti dhe historia e dokumentit themeltar që u falsifikua. Një histori plot lavdi dhe kontradikta të një jete, që, siç vetë Ismail Qemali e ka thënë në fjalimin e 28 Nëntorit, Zoti i donte që të ishte i pari shqiptar që ngriti flamurin.

1. Ismail Qemali, në fakt quhej Ismail bej Vlora. Emri i tij u ndryshua gjatë kohës së regjimit komunist mbi botëkuptime komuniste ndaj titullit “Bej”, por asnjëherë asnjë historian dhe personalitet nuk e ka shpjeguar këtë ndryshim.

2. Ismail Qemali ishte një nga personazhet më të rëndësishme të familjes së njohur Vlora, një familje e pasur dhe me shumë tradita, dhe që ka nxjerrë shumë personazhe të rëndësishëm në jetën politike shqiptare.

3. Ismail Qemali lindi më 16 tetor 1846 në Kaninë të Vlorës dhe vdiq më 24 janar të vitit 1919 në Peruxha të Italisë. Vetëm pas vitit 1990 është mësuar nga historiani turk me orgjinë shqiptare, Nexhip Alpan, që ditëlindja e Ismail Qemalit ishte në një ditë me atë të Enver Hoxhës. Por ajo është mbajtur e fshehtë, duke mos u shkruar në asnjë libër historie. Në tekstet e historisë së Shqipërisë dhe tekstet mësimore datëlindja është shkruar më 24 janar 1844. Në fakt ajo është më 16 tetor 1844.

4. Ismail Qemali jetoi 72 vjet, 3 muaj e 8 ditë ose gjithsej 2628 ditë. Ai kishte një shtat mesatar dhe me një trup me peshë po mesatare. Ismail Qemali mbante një veshje të kohës, me kostum të kohës, kravatë e kohës, flokë të thinjur të krehur me kujdes dhe me një mjekër të bardhë të krehur edhe atë. Ngjyra e kostumeve në përgjithësi ishte e zezë dhe në kokë mbante kapele.

5. Ismail Qemali gjatë gjithë jetës së vet jetoi në këto shtete: Shqipëri, Greqi, Turqi, Itali, Bullgari, Siri dhe për pak kohë në Francë, Angli, Zvicër dhe Gjermani.

6. Ismail Qemali u diplomua në gjimnazin Zosimea në Janinë dhe pas një karrierë të konsiderueshme në administratën turke. U arsimua në Paris për Shkenca Juridike dhe Ekonomike. Me këtë edukim ai ishte një nga më të arsimuarit në administratën turke të asaj kohe.

7. Ismail Qemali njihej dhe si një poliglot, një armë që atij i shërbente në të gjithë aktivitetin e tij politik për çështjen shqiptare. Ai njihte shkëlqyer gjuhën shqipe, osmanishten, turqishten e re, greqishten e vjetër, latinishten, italishten dhe frëngjishten.

8. Ismail Qemali cilësohet si babai i kombit, duke qenë se ka kryer aktin më historik në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Ai ngriti flamurin e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912 dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur duke i kërkuar fuqive ndërkombëtare ta njihnin këtë vendim.

9. Në asnjë rrethanë dhe në asnjë situatë, ai nuk e përdori këtë moment sublim për të përfituar dhe marrë vlerësime. Madje, në fjalimin e tij ditën e Shpalljes së Pavarësisë, ai është shprehur, se, siç e donte Zoti që të ishte i pari të ngrinte flamurin e pavarësisë, ashtu të bëhej edhe hero i parë i shtetit shqiptar.

10. Ismail Qemali është kryeministri dhe kryetari i parë në historinë e shtetit shqiptar. Ai qëndroi në krye të qeverisë nga data 28 Nëntor e vitit 1912 deri në 22 janar 1914 për 12 muaj e 56 ditë.

11. Ismail Qemali ngriti në Vlorë flamurin e kuq me dy krena shqiponjash, një flamur që deri më sot na vjen në tre variante. I pari, se këtë e qëndisi një Marigo, një nuse e shtëpisë ku fjeti Ismaili natën e fundit, atë që e solli Spiridon Ilo nga SHBA varianti i tretë i Eqrem bej Vlorës, sipas të cilit ia dha ai flamurin që ia kishte falur Aleadro Kasstriota burri i një princeshe që pretendonte se ishte pasardhëse e Skënderbeut.

12. Në vlerësimet e punës që i kanë bërë drejtuesit e administratës turke për Ismail Qemalin janë shënuar këto fjalë: Vali i denjë, diplomat, deputet, udhëheqës shteti, mendimtar dhe kryetari i parë i shtetit shqiptar.

13. Ismail Qemali e nisi karrierën e vet politike si përkthyes në Ministrinë e Jashtme të Turqisë Osmane në vitin 1860. Detyra e dytë në administratë e Ismail Qemalit ishte në vitin 1868, drejtor i Sekretariatit në Zyrën Juridike në Sofje të Bullgarisë, që në atë kohë ishte pjesë e Turqisë Osmane.

14. Ismail Qemali më pas mori detyrën e nënprefektit të rajonit të Rusçuk, një detyrë që e mbajti për pesë vjet. Në vitin 1873, ai jep dorëheqjen dhe largohet nga ajo detyrë.

15. Ismail Qemali u emërua sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Turqisë në vitin 1876, një detyrë që e ndihmoi shumë të njihte diplomacinë turke nga brenda, por edhe atë të huaj. Në këtë detyrë qëndroi për një vit.

16. Në vitin 1877, ai pëson një dënim në karrierën e tij, pikërisht për aktivitetin e tij patriotik ndaj Shqipërisë. Me arsyetimin se kërkoi autonominë e Shqipërisë, ai internohet për shtatë vjet në Kytahja të Anadollit. Por presioni i një pjesë të administratës turke, por edhe të patriotëve shqiptarë, bëri që sulltan Avdylhamiti t’i hiqte internimin dhe ta emëronte madje Vali në Bollu të Turqisë.

17. Ismail Qemali emërohet Vali në Siri, një detyrë shumë e lartë në atë kohë dhe për më tepër që bëhej fjalë për një krahinë që më vonë mori edhe ajo pavarësinë si shtet i pavarur. Këtë detyrë e mbajti deri në 28 qershor të vitit 1892.

18. Për punë të mirë Ismail Qemali arriti të bëhej deri këshilltar personal i sulltan Avdylhamitit, në momentin kur Perandoria Osmane ishte në fund të saj. Një detyrë që e mbajti nga viti 1892 deri në vitin 1900. Kjo e ndihmoi atë ta njihte nga brenda perandorinë.

19. Nga e gjithë detyra e tij si këshilltar i Sulltanit, mbahet mend se Ismail Qemali ishte ai që i propozoi atij ndërtimin e një hekurudhe që niste në Durrës dhe mbaronte në Stamboll. Një vepër që nuk u ndërtua as në atë kohë dhe vazhdon të mos jetë e ndërtuar edhe sot.

20. Më 1 maj të vitit 1900, sulltan Avdylhamiti për punë dhe cilësi të mira e emëron Vali i Përgjithshëm i Libisë, një detyrë mjaft e lartë e asaj kohe. Por Ismail Qemali u nis për në Tripoli, por rrugës kthehet dhe shkon në Paris, Londër e gjetkë, për të punuar për çështjen shqiptare.

21. Më 1908, me ndihmën e shqiptarëve të veriut të Maqedonisë, Ismail Qemali zgjidhet deputet i rrethit të Beratit, por në fakt ishte përfaqësues i gjithë Shqipërisë. Gjatë kohës që Ismail Qemali ishte deputet në Parlamentin e parë të Turqisë moderne, ai pati një peshë të konsiderueshme. Fjalimet e Ismail Qemalit në Kuvend kanë qenë nga më oratoriket dhe më me mendim, duke nxitur kundërshtarët ta sulmojnë pa të drejtë.

22. Ismail Qemali ra në sy në vitin 1871, pikërisht në zemër të Turqisë osmane, se paraqiti tre kërkesa të njëpasnjëshme për hapjen e shkollave shqipe në Shqipëri. Edhe pse punonte si pjesë e administratës osmane, mori pjesë në një mbledhje të rilindësve shqiptarë në Stamboll për të krijuar alfabetin shqip.

23. Në vitin 1865 Ismail Qemali nisi të punonte për pavarësinë e Shqipërisë, duke krijuar për këtë çështje një klub në kryeqendrën e perandorisë, Stamboll, bashkë me Konstandin Kristoforidhin.

24. Shërbimi i sigurisë së administratës turke zbuloi se gjatë kohës që Ismail Qemali punonte për Turqinë, kishte hartuar një dokument për projektin e një Shqipërie të pavarur. Ky ishte edhe një nga shkaqet më të mëdha të përndjekjes që u ndërmor ndaj atij.

25. Ismail Qemali vdiq në rrethana misterioze në Peruxha të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp. Deri më sot nuk ka në fakt një variant eksplicit të vdekjes së tij, por gjithmonë janë hedhur dyshime.

26. Dyshimi më i madh mendohet të jetë se ai është helmuar në ushqim nga qarqe greke dhe italiane antishqiptare, që e shikonin Ismail Qemalin si një personalitet me influencë të madhe për çështjen shqiptare.

27. Kufoma e Ismail Qemalit është mbajtur në Peruxha për dy javë pas vdekjes, me idenë e balsamosjes. Por kjo i shtoi edhe më shumë dyshimet për helmim, pasi i kanë nxjerrë të gjitha organet e brendshme për të zhdukur çdo shenjë për autopsinë.

28. Ismail Qemali është varrosur dy herë. Herën e parë në shkurt të vitit 1919 në Kaninë, vendin e lindjes dhe të paraardhësve të tij, dhe herën e dytë më 28 Nëntor në Vlorë, viti 1932.

29. Varrimi i dytë është bërë me urdhër posaçërisht të mbretit Ahmet Zogu, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë. Zogu dhe partia e asaj kohe i kanë bërë nderimet më të mëdha trupit të Ismail Qemalit, duke ia vendosur eshtrat në varrin që është edhe sot në Vlorë.

30. Ceremonia për rivarrosjen e eshtrave të Ismail Qemalit është cilësuar si një nga ceremonitë më të mëdha që ka organizuar Ahmet Zogu gjatë gjithë kohës që ai ka qenë në pushtet. Ai i ka bërë nderimet më të mëdha atij që u quajt babai i kombit.

31. Ismail Qemali është nga ata personalitete politike dhe shtetërore që ka shkruar kujtimet e veta. Por kujtimet e tij nuk janë botuar asnjëherë të plota dhe kjo është çudia që e ka shoqëruar çdo gjë në jetën e tij.

32. Akuza më e madhe që është hedhur ndaj Ismail Qemalit, është ajo se ai ideoi pas pavarësisë ndarjen e Shqipërisë në kantone një model si Zvicra. Por sipas njerëzve që e hodhën këtë akuzë, kjo do të bënte që fqinjët ta kishin më të lehtë ndarjen dhe copëtimin e Shqipërisë.

33. Për herë të parë gjatë gjithë historisë së shtetit shqiptar diskutohet që të hiqet emri i Ismail Qemalit nga një institucion. Ky skandal ndodhi pikërisht kur rektori i Universitetit të Vlorës, Tanush Shaska, propozoi që emri i Ismail Qemalit t’i hiqej Universitetit të Vlorës. Propozim ky që ngjalli një reagim mjaft të ashpër si nga politika, media, intelektualët dhe publiku.

34. Pasardhësit më aktivë të Ismail Qemalit në ditët e sotme janë Darling Vlora, Nedim Vlora dhe Ariana Vlora. Ndërsa shumica e pasardhësve të tjerë kanë vdekur, kurse pjesa tjetër është në emigracion prej shumë vitesh.

35. Qamil bej Vlora (1895-1950) ishte djali dhe fëmija i fundit i Ismail Qemalit. Qamili ishte i vetmi djalë i Ismail Qemali që nuk u largua nga Shqipëria. Edhe pse nuk u mor me politikë, më 1946, pasi nuk pranoi bashkëpunimin me regjimin komunist, u arrestua me pretekstin “armë mbajtje pa leje”, pasi iu gjet një revolver, më shumë antik sesa funksional. Në burg u bë me turbekuloz dhe vdiq në moshën 55-vjeçare.

36. Ismail Vlora dhe Xhevdet Vlora ishin dy nipërit e Ismail Qemalit. Ata ishin poliglotë që punuan për bukën e gojës. Dy nipërit e Ismail Qemalit nuk pranuan të bashkëpunonin me regjimin komunist dhe në këtë mënyrë u detyruan të punonin nëpër fshatra të ndryshëm me punë krahu.

37. Ismail Qemali u martua dy herë dhe në të dy rastet me shtetase greke. Për herë të parë me një vejushë nga Konica, me të cilën nuk pati fëmijë, pasi vdiq gjatë lindjes së bashku me vajzën. Ndërsa për herë të dytë u martua në vitin 1886, me Kleoniqi Surmeli, vajza e një fisniku grek nga krahina e Edërnesë.

38. Ismail Qemali u detyrua ta rrëmbente gruan e dytë për arsye se ligjet e ndalonim martesën e një myslimani me një ortodokse. Siç shkruan në kujtimet e veta Ismail Qemali, me këshillën e vjehrrit e rrëmbeu nusen e ardhshme, ndërsa martesa u njoh zyrtarisht në 1886-n, ai ishte 23 vjeç.

39. Nga martesa e dytë Ismail Qemali pati 9 fëmijë, tre vajza dhe gjashtë djem. Vajzat quheshin Myvedet, Alije, Ylvie. Ndërsa djemtë ishin Mahmud Bej, Tahir Bej, Et’hem Bej, Xhevdet Bej, Qazim Bej dhe Qamil Bej.

40. Fjalimi i Ismail Qemalit në pasditen e 28 Nëntorit 1912, Vlorë, zgjati rreth pesë minuta. Fjalimi përmbante 450 fjalë dhe u ndërpre disa herë nga thirrjet e njerëzve që ishin mbledhur në sheshin e qytetit. Ndërprerja më e gjatë e fjalimit të Ismail Qemalit është në momentin që ai nxjerr flamurin dhe e valëvit atë në ajër dhe thotë “Rroftë Shqipëria e Lirë!”.

41. Fjalimi i Ismail Qemalit në Shpalljen e Pavarësisë u lexua i gjithi në gjuhën shqipe. Në të përmendet Shpallja e Pavarësisë, lufta e Skënderbeut, vuajtjet e shqiptarëve dhe së fundi, një lutje drejtuar Zotit që të mbrojë shqiptarët dhe Shqipërinë e Lirë.

42. Fjalia më e veçantë e fjalimit të Ismail Qemalit në Vlorë është: “Zotit të Madh,… të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valëvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë”.

43. Vendimi i parë i Ismail Qemalit pas firmosjes së deklaratës së Pavarësisë dhe marrjes së detyrës si kryeministër, është dërgimi i lajmit në të gjitha qarqet e vendit dhe dërgimi i telegrameve në shtetet e mëdha për njohjen e pavarësisë.

44. Ismail Qemali është djali i Mahmut bej Vlorës që disa herë u ndëshkua nga Porta e Lartë dhe i Hadije Hanëmit nga familja e njohur Alizoti e Gjirokastrës. Ismail Qemali kishte një motër dhe një vëlla më të vogël, Sulejmanin. Sulejmani vdiq gjatë internimit që iu bë familjes nga turqit në Selanik, rreth vitit 1871.

45. Kopja e dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë, e publikuar në vitin 2007, mendohet se i përket Lef Nosit, i cili në qeverinë e parë shqiptare ishte ministër i Postë-Telegrafës. Teksti shqip i Deklaratës së Pavarësisë përbëhet vetëm prej katër rreshtash dhe janë ato ku thuhet: “Shqipëria të jetë më vete, e lirë dhe e mosvarme”. Më pas vijojnë dy rreshta në turqishten e vjetër.

46. Nga teksti dhe proklamata e Pavarësisë, nga regjimi komunist janë hequr mjaft emra nga firmëtarët e pavarësisë. Por në proklamatë janë hequr edhe disa pasazhe.

47. Kabineti i qeverisë së Vlorës përbëhej nga 10 anëtarë. Kryeministër – Ismail Qemali, Zëvendëskryeministër – Nikoll Kaçorri, Ministër i Jashtëm – Myfit Libohova, i Luftës – Mehmet Pashë Dërralla, i Drejtësisë – Petro Poga, i Arsimit – Luigj Gurakuqi, i Financave – Abdi Toptani, i Bujqësisë – Pandeli Cale, i Post Telegrafit – Lef Nosi.

48. Deri më sot nuk ekziston asnjë fotografi nga momenti i Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912. Ende nuk dihen shkaqet sepse ajo foto mungon. Ndërkohë që fotografia që paraqet ngritjen e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali nuk i përket datës 28 Nëntor 1912, por datës 1 dhjetor 1912.

49. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë nuk u njoh që më 28 Nëntor të vitit 1912 nga Evropa. Pavarësia e Shqipërisë nga shtetet evropiane u njoh vetëm në vitin 1913, gjithashtu në këtë vit u njoh edhe Ismail Qemali si kryeministër i Shqipërisë.

50. Ismail Qemali e shpalli Pavarësinë për të gjitha trevat shqiptare. Në këtë akt hyn Kosova, një pjesë e Maqedonisë, Çamëria dhe pjesa që u shkëput më vonë nga Mali i Zi.

tiranaobserver
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,976
Pikët
48
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Ismail Qemali

Fjalimi i Ismail Qemalit i mbajtur me 28 nëntor 1912 në Mitingun e Madh në Vlorë me rastin e ngritjes së flamurit

Nga Ismail Qemali




Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajm-ëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.

Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni! Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Amatorët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).

Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.

Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.

Rroftë Flamuri!

Rroftë Shqipërija!
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,976
Pikët
48
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Ismail Qemali



Historia e flamurit shqiptar tretet në mjegullën e kohës. Në veprën e tij “Jetët paralele” Plutarku thotë se Pirroja, mbreti i Epirit, pas betejës së Herakles, kur dëgjoi luftëtarët e tij që po këndonin një këngë që e quanin shqiponjë, ai u thotë atyre: “Në qofsha unë shqiponjë, ju jeni krahët fitimtarë që më sollët deri këtu.”. Në monnedhat e qytetit iliro-epirot të Orikumit, duket një shqiponjë që mban në kthetra rrufetë e Zeusit. Po kështu, kalorësit e Skënderbeut, gjatë fushatës së tij në Pulia, na ndihmë të mbretit të Napolit, mbanin flamuj të vegjël të kuq me një shqiponjë të zezë dykrerëshë në mes. Shqiponja dykrerëshe është simbol i pushtetit perandorak bizantin, gjerman, rus. Sundimtarët e mëdhenj e të vegjël, që u shkëputën nga perandoria bizantine, vazhduan të mbajnë këtë simbol pushteti. Kështu, mbase ka bërë edhe Skënderbeu. Sidoqoftë në gojëdhënat e arbëreshëve ky kumt ruhet ende i gjallë. Mbi varrin e nipit të Skënderbeut në kishën e shën Marisë së ëngjëjve, në Napoli, është vënë stema e tij: një shqiponjë heraldike me një yll të bardhë e vezëllitës pesëcepësh mbi të dy krerët e saj. Midis viteve 1880 – 1895, Zef Skiroi e më pas Anselmo Sorekio, në të përmuajshmen e tyre arbëreshe, e botuan , pothuajse në çdo numër, këtë emblemë si flamur të Shqipërisë. Pa 1900-ës atë e vë edhe Faik Konica në të përmuajshmen e tij “Albania” në Bruksel. Në shtator të vitit 1909, së bashku me djelmurinë e qytetit, unë organizova në shtëpinë timë shfaqjen e dramës “Pirrua” të Mihal Gramenos. Aty, ku kryepriftëresha e Orikumit i zgjat Pirros, që po nisej për në Itali, një flamur, dhe me një ton patetik e duke shkërbyer legjendën e Kostandinit i thotë: “Me këtë shenjë ti do të fitosh”, në prani të prefektit, oficerëve turq si edhe të gjithë trupit konsullor me shaka, por edhe me një farë kapadaillëku, unë ngrita për herë të parë në skenë flamurin shqiptar. Asnjë nga zyrtarët e pranishëm turq nuk u ndi0e, ndërkohë që salla shpërtheu në duartrokitje. Euforia atdhetare krijoi një gjendje të nderur. Natyrisht që u raportua menjëherë në Stamboll, por qortimi i vetëm që dëgjova unë pastaj, më erdhi nga xhaxhai, Ferit pasha, asokohe ministër i Brendshëm. Ai e quajti të “pahijshme” këtë sfidë në shtëpinë time e para të ftuarve të mi. Ka pasur edhe raste të tjera kur flamuri shqiptar ka luajtur role, madje shumë më luftarake. Në kohën e kryengritjes së malësorëve katolikë, në vitin 1911, në Cetinj mbërritën vullnetarë arbëreshë për t’u bashkuar me kryengritësit, e që për herë të parë mbanin një flamur kombëtar. Njëri nga krerët e këtyre vullnetarëve quhej Terenc Toçi. Në krye të një grupi vullnetarësh e malësorësh, ai çau deri në Mirditë, ku edhe shpalli një republikë shqiptare, doemos jetëshkurtër, që me ngritjen e flamurit shqiptar për disa ditë rresht ngriti fuqishëm moralin e popullit. Madhështore në këtë aksion, të thuash operete, ishte besnikëria ndaj etnitetit shqiptar që arbëreshët dëshmuan me qëndrimin e tyre: “Ata luftuan me trimëri të rrallë e pa asnjë mëdyshje, thuajse me gëzim, rrezikuan jetën e tyre, duke u dhënë kështu zemër edhe vëllezërve në atdheun e lashtë e të braktisur para aq kohësh. Më vonë Terenc Toçi, ky atdhetar i zjarrtë pati poste të larta zyrtare në Shqipëri, deri sa, pas një procesi, ku u akuzua për mungesë patriotizmi, pushkatohet nga komunistët në vitin 1945.

Tre versione për flamurin

Jemi mësuar të themi se flamurin e ka qëndisur Marigoja, e cila u largua nga vendlindja e saj Oçishti i Korçës dhe u vendos në Vlorë. Shkak i braktisjes së vendlindjes ishte persekutimi që po i bëhej atdhetarëve nga reaksioni grek. Në vitin 1904 bashkë me të shoqin u vendos në një shtëpi të lagjes Muradie, në rrugën që mban emrin e gazetarit francez Justin Goda. Shpejt ajo u fut në vatrat vlonjate me idetë e saj përparimtare, por edhe me qëndismat që bënte.
Gazeta “Arbëria” që dilte në Gjirokastër, në kohën e saj shkruan se “Flamurin kombëtar që u ngrit për herë të parë në Vlorë nga Ismail Qemali është qëndisur nga Marigo Posio mbi copën e blerë te tregtari Diamant. Qëndisja është bërë sipas modelit të shqipes që kishin vizatuar patriotët don Mark Vasa dhe Petro fotografi. Këtë e dinin dhe shumë patriotë të tjerë. Me të hollat e saj punoi dhe 500 flamuj për zyrat e ndryshme të shtetit të parë shqiptar”.
Marigoja për këtë gjest është dekoruar në vitin 1960 “Urdhri i Lirisë së Klasit të Dytë”, me motivacion “ka punuar pa u lodhur në përhapjen e gjuhës shqipe, çlirimin dhe emancipimin e gruas shqiptare duke përjetësuar kështu traditat e lavdishme të grave shqiptare”. Më pas ka marrë emrin e saj një shkollë tetëvjeçare.
“Flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë e kam sjellë unë nga Bukureshti, duke e mbajtur në gji”, ka thënë në kujtimet e tij, Spiridon Ilo, njeri prej firmëtarëve të aktit të pavarësisë. Për shumë vite me radhë, versioni zyrtar ishte: “Flamuri që Ismail Qemali ngriti në ballkonin e shtëpisë së tij, u qëndis nga korçarja Marigo Posio, që jetonte në atë kohë në Vlorë. Marigoja e qëndisi falmurin brenda natës”. Ky është pak a shumë shpjegimi zyrtar, që jepet ndër të tjera edhe në tekstin e Historisë së Shqipërisë. Por, versioni i shndërruar në legjendë, nuk i kënaq të gjitha interpretimet. Versioni më i mundshëm dhe më i vërtetuari kohët e fundit është ai që del nga gjithë kujtimet e pjesëmarrësve në shpalljen e Pavarësisë. Flamuri, që Ismail Qemali ka ngritur në Vlorë dhe që simbolikisht shënon pavarësinë, është po ai që zbukuronte podiumin e hotel “Kontinentalit” në Bukuresht, mbrëmjen e 5 nëntorit 1912. Takimi i Ismail Qemalit me patriotët Shqiptarë të Bukureshtit, u bë vendimtar për shpalljen e pavarësisë, që u bë realitet 23 ditë me vonë në Vlorë. Të gjitha burimet shënojnë se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatë gjithë udhëtimit, ai e ka mbajtur me vete. Por, Spiridon Ilo ishte djali i tezes i Marigo Pozios. Mbrëmjen e 27 nëntorit, ai ka bujtur në shtëpinë e saj në Vlorë dhe sipas dëshmive, Pozio ka qëndisur brenda natës thekët e flamurit dhe zbukurimet e shqiponjës.


Eqerem bej Vlora, ka dhënë variantin e tij, për historinë e flamurit që u ngrit nga plaku Ismail Qemali, më 28 Nëntor të vitit 1912. Dëshmia e Eqerem bej Vlorës, për arsye të seriozitetit të tij, por edhe fakteve të pakontestuara cilësohet si një nga dëshmitë më të vërteta, por edhe të bukura. Pjesët e mëposhtme janë marrë nga libri i Eqrem bej Vlorës “Kujtime”.

Ç’thotë Eqerem bej Vlora

Ai thotë shprehimisht: “E zgjata ca historinë e ngritjes së flamurit, sepse vitet e fundit kanë qarkulluar variante krejt të pavërteta dhe unë dëshiroj që ngjarja e saktë të përshkruhet e të mbetet njëherë e përgjithmonë”. Ja se çfarë shkruan Eqerem Bej Vlora në kujtimet e tij.

Kthimi në Vlorë

“Me t’u kthyer nga Kuçi, unë shkova menjëherë në shtëpinë e tim kushëriri, Xhemilit, për të takuar Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme, shtëpia ishte kopje e zvogëluar e haramllëkut nuk kishte katër, por tri kate. Përmes derës ndërmjetëse hyra në katin përdhes ku ishin shkallët e mëdha. Oborri, sallat poshtë e lartë , shkallët ishin mbushur plot nga njerëz me fytyra, sjellje e veshje që nuk i kisha parë kurrë në Vlorë. Të gjithë bisedonin me zë të lartë dhe kur mërziteshin në një vend, lëviznin lirshëm dhe pateklif sikur të ishin në shtëpinë e tyre. Në katin e sipërm ishte një sallon i madh i pajisur me mobilie të bukura të stilit bidermajer, dera e të cilit ishte krejt e hapur. Përpara saj njerëzit ngjisheshin e shtyheshin për të dëgjuar seç thuhej brenda. Unë ndalova për disa çaste për të përshëndetur një mori të njohurish dhe pastaj hyra në sallon. Ismail beu po rrinte në një divan me një pamje të ligështuar, sa mua m’u dhimbs. Kisha tre vjet pa e parë dhe tani m’u duk më i plakur dhe i drobitur. Ai vuante në këtë mjedis të ri dhe të huaj për të. Për vite me radhë Ismail beu kishte qenë nënpunës i lartë i administratës turke dhe vali, poste këto, kur largësia me të lartit dhe të ultit mbahej vetiu. Kështu, ai kishte rënë në një kaos kontrastesh shoqërore, të cilit nuk po ja gjente dot anën. Unë iu afrova i putha dorën me nderim dhe u ula pranë tij. Të paktën divanin, njerëzit që mbushnin hapësirën kishin pasur mirësinë t’ia linin. Ai më bëri pyetje të zakonshme: si ia çoja, ku ishte im atë a kishte hequr keq në Kuç me këtë mot të keq e kështu me radhë. Pastaj unë u ngrita për të ikur. Por, ai më mbajti dhe më pyeti me zë të ulët: “ dua të të bëj një vizitë. Është edhe te ty si këtu?” Unë iu përgjigja se po të donte të vinte tek unë, do të vija ta merrja vetë. “Jo, -tha ai. Xhemioli më ka thënë se dera ndërmjetëse është ende. Unë vij vetë”. Sidoqoftë edhe tek unë nuk ishte më mirë. Por falë manisë sime për protokoll, falë karakterit të paafruar dhe të mbyllur, largësia sidoqoftë ruhej. Po përse të shkaktohej kjo rrëmujë e kjo gjullurdi në një shtëpi private, mund të pyesë ndokush. Nga koha atërore dhe stërgjyshore Ismail beu kishte mësuar se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe selamllëku i shtëpive të bejlerëve, quhej në shqip zapana. Kështu edhe Ismail beut nuk i pëlqente të rrinte në bashki. Dhe njerëzit, që me punë a pa punë, duhej të takonin kryetarin e shtetit, vinin turma-turma në banesën e tij private. Ditët që pasuan, unë takova zyrtarët e lartë të qeverisë së re , të emëruar më 4. 12. 1912, nga i përnderuari kryeministri Ismail beu dhe nënkryeministri fort i nderuari dom Nikollë Kaçorri. Anëtarët e qeverisë së re ishin miq dhe të njohur të mirë, e më duhej të shtoj, se në rrethanat e atëhershme vështirë të bëhej ndonjë zgjedhje më e mirë. Dhe nëse kjo nuk u përgjigjej aspak kërkesave të kohës, nuk ishte faji i saj. Pozita e çdo qeverie përparimtare pas shkatërrimit të sundimit osman nuk mund të ishte e lehtë; vetëm një orë e fortë diktatoriale do të kishte mundur mbase t’ia dilte mbanë qeverisjes. Po ku ishte ky diktator dhe fuqia për të qenë i tillë? Në qeverinë e Ismail Qemal beut dhe të babaxhanit Don Nikollë Kaçorri nuk kishte vend për tiranë mesjetarë, ajo përbëhej krejtësisht nga njerëz të arsyeshëm. Këshilli i Ministrave mblidhej në shtëpinë e Ismail beut, por se ku i kishin selitë ministrat e tij, unë nuk e mora vesh kurrë edhe pse, them se e njihja shumë mirë atë çerdhe mjerane , që quhej asokohe Vlorë. Më mirë nga të tjerët e kishte- këtë e kam parë vetë – ministri i Postëtelegrafës: ai ishte zot i një ministrie të tërë, i Zyrës Posttelegrafike të Vlorës. Asambleja kombëtare që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, më 28. 11. 1912, u shpërnda më 7. 12. 1912, pasi zgjodhi më parë, në këmbë të saj, një Këshill Pleqsh, (senat) me 18 anëtarë.

Si e mësoi personazhi i njohur se flamurin e tij e mbante Ismail Qemali

Eqerem Vlora: Kushëririt i kërkova flamurin e huajtur

Rruga e beut të Vlorës nga Kuçi në qytetin bregdetar


Eqerem bej Vlora

“Gjatë kohës që qëndroja në Kuç isha zgjedhur (në mungesë) delegat, e tani u zgjodha senator i Vlorës. Dy nga ministrat ishin miqtë e mi, Myfit bej Libohova dhe Abi bej Toptani. Por nuk kishte dy njerëz më të ndryshëm, madje më të përkundërt nga karakteri. Ndërkohë që Myfit beu i merrte me të përqeshur të gjitha këto: mangësitë e qeverisë së përkohshme, papjekurinë e popullit shqiptar, madje tërë këto fyerje që na kishin pllakosur, Abdi beu, përkundër, pikëllohej dhe dëshpërohej sa s’thuhej kur ishte i detyruar ta paguante me një apo dy javë vonesë marrjen e rrogave në shtetin e ri shqiptar. Po ku e mësuan shqiptarët, pyesnim më shpesh me tallje, konceptin e rrogës mujore? Problemi i financave, që unë do ta quaja me emrin e tij të vërtetë: vështirësitë për të siguruar paratë e nevojshme për të mbajtur aparatin shtetëror dhe këto mori të shpërngulurish më dukeshin të pazgjidhshme. Sipas koncepteve turko-shqiptare, Vlora dhe Berati ishin krahina të pasura. Por të ardhurat nga doganat nuk vileshin më për shkak të bllokadës detare greke dhe me afërsisht 6000 -7000 napolonat që qeveria e përkohshme mund të siguronte në muaj, Abdi beu duhej të bënte çudira, duke përmendur këtu se asnjë nga bejlerët nuk mori kurrë asnjë grosh si rrogë apo si dëmshpërblim. Myfit beu, ministri i Brendshëm, banoi disa javë tek unë, pastaj mori me qera një shtëpizë të këndshme prapa avllisë sonë, ku jetoi gjatë kohës së qëndrimit të tij në Vlorë. Stili në të cilin ai e drejtoi Ministrinë e Brendshme, të kujtonte paksa kohën e Dagobertit, Mbretit të mirë të Frankove: pakëz atëror, pakëz kalorësiak, por edhe pakëz despotik.

Pas një jave

Një javë pas kthimit tim në Vlorë, çova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur të më kthente flamurin që i pata huajtur. Më premtuan të ma kthenin atë menjëherë, sapo zonja Marigo Posjo (një atdhetare e madhe demokrate, por që i pëlqente reklama) ta kishte qepur e qëndisur flamurin e ri. E pra, më 28 nëntor kryeobjekti i ditës, flamuri si simbol i pavarësisë, me atë pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin të hutuar.
Atëherë ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqrem beut varet në mur një flamur shqiptar, i futur në një kornizë të bukur. Dhe pyeti se a mund të merrej pa qenë aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe kështu flamuri që dikur don Aladro Kastrioti më kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail beut, i cili ia dorëzoi Murat bej Toptanit, me porosinë ta varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte në dritare. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin para shtëpisë dhe në kopësht, duke brohoritur “rroftë, rroftë“ edhe pse shumë prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se ç’po bëhej. Më vonë kur unë në ditët festive të shpalljes së pavarësisë si shtet i lirë dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar në ballin e shtëpisë sonë, disa kosovarë të mirë më thanë: “Shumë mirë e bëtë ju të diturit që ngritët flamurin e babë Kralit (pra të perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka më se ç’të na bëjë as serbi i poshtër, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kam parë shqiponjën e zezë m’u përgjigjën krenarisht : “Tek ushtarët e babë Kralit, në Pazarin e Ri”. Por natyrisht, pati edhe të tillë si një farë Haxhi Muhamet efendiu, një klerik i rëndësishëm e fanatik në Vlorë dhe ithtar i fortë i tim eti, i cili shprehej me zemërim se Ismail beu kishte zgjedhur një korb si simbol të Shqipërisë së lirë. (Ah ta kishte bërë Shqipërinë Syria beu, ankohej ai,- tani do të kishim në flamur syret e bukura të kuranit. Po ç’mund të presësh tjetër nga Ismail beu, që ka e kaluar të gjithë jetën në vendin e frëngjve?)! Kur ia rrëfeva historinë Ismail beut, ai qeshi me të madhe, por edhe më kërcënoi me gisht se do t’i tregonte hoxhës që flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unë!”

tiranaobserver
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
William Morton Fullerton: Me Ismail Qemalin në Paris, duke shkruar "Kujtimet"​


-Rreth 70 vite pas botimit në anglisht, në duart e lexuesve shqiptarë vijnë "Kujtime" të njërës prej figurave më të ndritura të historisë së Shqipërisë.
Ismail Qemali, emri që bëri historinë e Shqipërisë së pavarur, vjen në prag të 166 vjetorit të lindjes dhe 91 vjetorit të vdekjes me vëllimin "Kujtime" të hedhur dje në treg nga shtëpia botuese "Toena". I përkthyer nga anglishtja prej Abdurrahim Myftiut, "Kujtime" e Ismail Qemalit u botua në Londër më 1920, një vit pas vdekjes së tij dhe për herë të parë vjen në duart e lexuesve shqiptarë në shqip i përkthyer nga origjinali.
Libri u botua për herë të parë në 1920, një vit pas vdekjes së themeluesit të shtetit shqiptar, dhe bashkëpunëtori William Morton Fullerton në parathënien e librit thotë: "Nuk po bëj tjetër veçse po mbaj një premtim të dhënë gjatë atyre muajve, që i kaluam së bashku në Paris më 1917 dhe 1918. Pa dyshim, qe mjaft e natyrshme që Ismail Qemal Beu të jepte shkas njëfarësoj për një gjë të tillë. Libri i tij, sigurisht, nuk do të ishte shkruar pa këmbënguljen time të fuqishme. Përveç kësaj, edhe pse isha i zhytur tepër drejtpërdrejt e thellësisht në punët e lidhura me ecurinë e luftës për të qenë në gjendje t'i ofroja mikut tim bashkëpunimin e pandërprerë, që më kërkonte - e që, në të vërtetë, i duhej medoemos - unë arrita t'ia jap ndihmën e domosdoshme, të cilën e kërkonte ky rast",-shkruan William Morton Fullerton.



Kujtimet e William Morton Fullerton për bashkëpunimin me Ismail Qemalin për hartimin e librit



Hartimi i këtij libri qe punë me mund e lodhje të madhe. Gjatë kësaj pune Ismail Qemal Beun e trazuan si disa probleme vetjake të rënda, shpesh sfilitëse në shpirt, ashtu edhe preokupimet atdhetare e intrigat, që luheshin për të ardhmen e mëmëdheut të tij, Shqipërisë. Hartimit të këtij libri ai nuk ia kushtoi, dhe pa dyshim nuk mund t'ia kushtonte, gjithë kohën në dorë të tij. Interesimi dhe entusiazmi herë i lartë e herë i ulët, rastet kur herë e gjeje për ta takuar e herë jo, e madje edhe ngurrimi për t'ia rinisur punës, kur kthehej, për të rimbledhur kujtimet - të gjitha këto së bashku përbënin rrethana jashtëzakonisht të pavolitshme për suksesin e një zotimi, që z. Story dhe unë patëm marrë përsipër. Sepse lypset thënë, se pa një ndihmë të tillë të z. Story këto "Kujtime" kurrë nuk do ta kishin parë dritën e botimit. Bosëell-i pati zhvilluar takime e biseda me Johnson-in me qejf për vite me radhë.
Por Johnson-i ishte ndryshe, ai zakonisht ndodhej aty kur linin takim. Kurse z. Story pati biseda me Ismail Qemal Beun për muaj të tërë, duke e kapur ku t'i binte hera. Pas një sërë takimesh me peshë e me gratë vinin periudha të gjata ndërprerjesh, në të cilat medoemos heroi i këtij libri herë-herë do ta humbte fillin e rrëfimit. Me një durim për t'u pasur zili, "redaktori" i kthehej punës, duke mbajtur shënime, duke risistemuar me kujdes materialin, dhe më pas, po aq me kujdes, duke ia dhënë Ismail Qemal Beut për verifikim e rishikim ato kujtime, disi të parenditura mirë, por gjithmonë jashtëzakonisht të bollshme e të çmueshme, të bashkëbiseduesit të tij. Rezultati, për mendimin tim, brenda rrethanave, është i lartë. Më duket se ky rezultat e përligj plotësisht këmbënguljen time, që Ismail Qemali të zhbironte në thellësitë e mëdha të përvojës së gjatë si shtetar osman i shkollës së vjetër.
Këto "Kujtime" janë, madje, diçka më tepër se vrojtime të një zotnie shqiptar e plaku shumë të urtë. Ato japin një pasqyrë tepër vetjake, jashtëzakonisht objektive, të botës osmane, e cila, sado parahistorike të jetë bërë në dukje, si pasojë e luftës, nuk është aq e largët sa të mos na flasë me këshilla lloj-lloji për kohën tonë e për të ardhshmen e afërt. Periudha, në të cilën Ismail Qemal Beu luajti rolin kryesor e me interes në jetën dhe punën e përshkruar në këtë libër, është ajo e kohëve të hershme kur lulëzonte "diplomacia e fshehtë", e cila më vonë është parë me përçmim si e padenjë. Eprori im i vjetër, zoti de Bloëitz, e kishte në majë të gjuhës shprehjen: "Les mémorialistes écartent les conséquences", me çka nënkuptonte, se njëfarë skepticizmi i njelmët është mëlmesa e lezeti me të cilat shërbehen në tryezë Kujtimet dhe Biografitë.
Zoti de Bloëitz kishte të drejtë. Detyra e parë e atij historiani, që merr përsipër të përdorë autobiografitë si dokument, është të zbulojë arsyen e vërtetë të qenies së tyre, pikërisht përse janë shkruar ato autobiografi. Të vijmë te rasti ynë; duhet mbajtur parasysh se Ismail Qemal Beu, i cili ishte mik i të madhit Mid'hat Pasha, si dhe personalitet i "Liberalizmit" të vërtetë, në fund të fundit shumë shpejt u bë figurë aq e veçantë ndër personazhet e skenës osmane, saqë, në rastin e tij sidoqoftë, ajo masë maturie, me të cilën zakonisht duhen kënduar me vëmendje Kujtimet përgjithësisht, mund t'ia lejojmë vetes të jetë më e vogël, pa pasur frikë se mos gabojmë rëndë. Të paktën, më lejoni të shtoj atë që di për besueshmërinë e këtyre Kujtimeve të veçanta, duke dëshmuar me sytë e mi se ato nuk kanë qenë frymëzuar aspak nga ndonjë hije kotësie vetjake: e theksoj edhe një herë - autori nuk do ta kishte ndërmarrë punën me këto Kujtime, po të mos kishte pasur mbi krye trysninë energjike të të tjerëve për t'i shkruar.
Sido që të jetë, "Kujtimet" e Ismail Qemal Beut tani janë në dorën e lexuesit dhe një studim i kujdesshëm i këtyre faqeve libri do të bindë, besoj, çdo studiues të aftë të çështjeve ndërkombëtare se, sikur eprori i Ismail Qemal Beut të kishte ndjekur atë fener ndriçimi të rrugës politike, të ofruar më se një herë prej vartësit të tij të zgjuar, një veprim i tillë do të kishte qenë në dobi të Perandorisë, e me gjasë të Evropës. Është bërë e modës të merren me çështje ndërkombëtare njerëz që nuk janë as amatorë; ndërsa jo shumë kohë më parë punë të tilla kryheshin nga profesionistë. Një nga përfitimet më të mëdha nga libri i Ismail Qemal Beut është mënyra sesi ai ilustron të vërtetën a priori, në fund të fundit, se metoda e vjetër është pafundësisht më e mira. Në ditët e fundit të jetës, vizioni konkret i Ismail Qemal Beut ishte bërë, pa dyshim, vështrim disi i mjegullt e i pasaktë. Më kujtohen një dorë bisedash me të në Paris, në disa çaste kritike të luftës me Gjermaninë, në të cilat ai parashikonte humbjen e sigurt të Aleatëve. Por e kam detyrim ndaj tij të them menjëherë, se dy argumentet kryesore të tij ishin, së pari, bindja se, nëse Perëndimi mbahej, Rusia do të shembej ashtu sikundër u shemb, dhe, së dyti, shqyrtimi me kujdes e maturi i dëmeve rrënimtare në Evropën kontinentale e në Angli, dhe, në fakt, në krejt planetin, prej formulave të ngatërruara të z. Ëilson. Kësisoj, gjatë Luftës, Ismail Qemal Beu shpesh u bë shkurajues për njerëz si ne, që kishim besim përherë të palëkundur, se Gjermania do të pësonte disfatë. Mirëpo, nëse Ismail Qemal Beu qe shkurajues, a nuk ndodhte kjo ngaqë gjykimi i tij në përgjithësi dihej se qe aq rrënjësisht e plotësisht i formuar?
Si të mos ndikoheshe sadopak nga verdiktet e një burri, përvoja e të cilit në Stamboll, në Evropën Qendrore, në Ballkan, në Angli, e madje në Francë, kishte qenë aq e larmishme, e gjatë dhe e pasur; e një burri, i cili për vite me radhë kishte manovruar me aq shkathtësi mes dallgëve që ngriheshin pa prà në detin e trazuar të botës së vjetër kozmopolite osmane; e një burri, i cili kishte pasur marrëdhënie të ngushta me Gordonin "kinez", Gordonin e Hartumit, dhe kishte qenë mik me një sërë shtetarësh të Evropës; e një burri, i cili, si kryetar i Komisionit të Danubit, kishte pasur mundësinë të zhbironte në shkaqet e politikës së një gjysmë duzine Fuqish; e një burri, me pak fjalë, që kishte parë aq shumë në jetë dhe kishte njohur aq shumë burra të tjerë; që, në të vërtetë, kishte bërë një jetë aq aktive e të pasur, saqë shprehia për të pasur ide me vlera të gjithmbarshme i ishte bërë e natyrshme dhe që kënaqësi kryesore intelektuale kishte të vrojtonte sesi faktorët njerëzorë puqen bashkë e harmonizohen për të përcaktuar ato rezultante force, të cilat rrallë pasqyrojnë synime të vetëdijshme? Madje, gjatë një periudhe miqësie shumëvjeçare, unë nuk mbaj mend as edhe një rast të vetëm, kur Ismail Qemal Beu, duke analizuar situatën ndërkombëtare, të ketë shfaqur atë pandershmëri të njohur intelektuale, që karakterizohet nga përshtatja e parallogaritur e dëshirave me vizionin real, të ndjenjave me mendimin. Ai realist, i cili në Prinkipo - mos harroni, në Prinkipo! - i shkruante më 1892 eprorit të vet: "Në çështjet shtetërore janë interesat ato që udhëheqin politikën dhe frymëzojnë qëndrimet", është diagnostikuesi symprehtë i analizës mjeshtërore të politikës Lindore të Bismarkut, të parë në dritën e planit të plotë evropian të atij shtetari të madh.

WILLIAM MORTON FULLERTON
PARIS,
17 shkurt 1920
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit?



Shkruan: Astrit Lulushi - SHBA



Pluhuri shpesh shoqërohet me harresën, por vetëm kur cështja mendohet thellë, del se është pluhuri në sipërfaqe që zbulon të padukshmen. Heminguei përdori një parim të ngjashëm, ashtu si Kadareja gërvishtte pluhurin e diktaturë për t’a zbuluar atë. Eshtë i njëjti parim që u përvetësua nga arti fotografik, ku trupi lakuriq mbulohej me nje tyl të hollë për t’a bërë më joshës a për të shmangur censurën ndaj pronografisë. Kjo të shtyn të mendosh se shprehja “pluhuri i harresës” apo i mbulesës krijohet nga ata që e dinë që në një periudhe të caktuar të së kaluarës, dicka e keqe e turpshme ka ndodhur, ose nuk ka ndodhur asgjë për t’u regjistruar, dhe përpiqen që mbi harresën të krijojnë një histori të rremë a të shtrembëruar.
Kur njeriu largohet, pas mbeten gjurmët e tij, të cilat si shenjat e gishtrinjëve, sa më të padukëshme në kohën e prekjes aq më të theksuara bëhen kur mbi to hidhet pluhur apo ndricohen nga një dritë e re.
Shpesh nevojitet vetëm një vështrim i tillë për të kuptuar se njeriu duhet vlerësuar jo më shumë për rezultatin sesa për punën e mundin drejt këtij rezultati. Kur Davincin e përgëzonin për pikturën MonaLisa, ata nuk e dinin se për këtë vepër artisti kishte punuar për 4 vjet. “Falë Zotit, që nuk e dijnë këtë” thoshte da Vinci me vehte nga frika se mos të tjerët talleshin. Po ashtu kritikët qeshnin me skulptorin Auguste Rodin kur ky u thoshte se kishte punuar 7 vjet për statujën e Balzakut dhe ende nuk e quante të përfunduar. Në historinë e artit, Rodin sot renditet si skulptori më i madh që nga koha e Mikelanxhelos.
Historianët thonë se Enriko Karuzo, një nga tenorët më të mëdhenj që ka njohur bota, kur dilte në skenë admirohej nga të gjithë, por kush e shikonte pas shfaqjes, në mbrapaskenë, të rraskapitur në kulm, të djersitur e mezi mbushej me frymë, mendonte ndryshe. Adhurimi ndaj një personi është deri-diku dëshira për t’u bërë njësoj si ai, por pa u lodhur. Kjo është edhe arsyeja që shumë njerëz ëndërrojnë të bëhen të pasur por pak janë të tillë. Shume e dëshirojnë suksesin, por jo të gjithë e duan lodhjen, megjithatë prapë nuk heqin dorë e përpiqen të gjejnë rrugën tjera, më të shkurtrën e mundur. Por kjo vijë midis njeriut dhe qëllimit, si ajo midis dy pikave, është e drejtë vetëm në gjeomoetri, pasi në jetë është e gjatë e me shumë kthesa, ngritje, rënie e ndalesa të shkaktuara nga mundimi e lodhja.
“Kam njohur shumë njerëz të mëdhenj, por të rrallë janë ata që mund të krahasohen me plakun e urtë shqiptar, Ismail bej Qemalin”, shkruante gazetari britanik Somerville Story në vitet 1920. Dhe ai përmend mjaft emra që sot janë harruar, flet kalimthi mbi figura bashkëkohore si Pucini e Karuzo që i kishte njohur personalisht, por përshkruan si një figurë nga më tërheqëset, Ismail Qemalin, mbi shpatullat e të cilit rëndonin shpifjet e kundërshtarëve vendas a të huaj, vitet e jetës, dhe halle të gjithfarëshme, kombëtare e vetiake, që nga ato për sigurimin e jetesës. Këto përbënin atë pluhurin që zbulonte vlera të cilat u vunë re nga shkrimtari britanik Sommerville Story.
Në vitin 1927, Sommerville Story, botoi librin “20 year in Paris with a pen”, ku flet rreth pervojës se tij si gazetar. Në kapitullin “A few famous people”, Story thotë se nuk mund ta linte pa përfshirë në këtë libër Ismail Qemalin, jo vetëm sepse ai ishte një nga figurat më interesante që kishte njohur personalisht por edhe sepse bashkëpunoi me të për 16 muaj për hartimin e librit “The Memoris of Ismail Kemal bey”.
Në vitin 1916, gazetari amerikan William Morton Fullerton në atë kohë korrespondent i gazetës London Times në Paris, hyri në zyrën e Storyt i shoqëruar nga një burrë i rreth të 70-ve; Ismail bej Qemalin, ish diplomat i perandorisë osmane, guvernator i Rumelisë, nxitësi i lëvizjes xhonturke, njeriu që bëri Shqipërinë, dy herë president i saj dhe tani thuajse i dëbuar jetonte e në mërgim. Për këta dy gazetarë të huaj, historia e tij i ngjante asaj të një profeti i mohuar në vendin e tij. Atë ditë ata u takuan, e biseduan gjatë dhe përshtypjet e para duket se ishin të mira, pasi shënuan “fillimin e një bashkëpunimi të suksesshëm, megjithëse të vështirë”, tregon Sommerville Story në librin; “20 vjet në Paris me penë” Më poshtë vijon tregimi i Storyt, shkëputur nga kapitulli “A few famous men”
“Bisedat me Qemal beun ishin leksione, pasi ky plak i urtë që kishte qenë për 50 vjet guvernator e guvernator i përgjithshëm në disa provinca të perandorisë osmane, dinte thuajse gjithçka që njeriu ia vlente të dinte rreth politikave, sjelljeve dhe mendësive në Lindjen e Afërme. Ishte interesante dhe stimuluese të dëgjoje diskutimet mbi politikat lindore e evropiane nga një njeri që kishte biseduar me sulltanin Abdyl Hamidin po aq familjarisht sa edhe me mua, që kishte njohur nga afër gjeneralin Charls Gordon i njohur si Gordoni i Khartumit - dhe nderonte kujtimin e tij - kishte qenë mik me kryeministra e kishte biseduar me monarkë evropianë e burra shteti gjatë jetës së tij të gjate politike…...
Në bisedë të lirë Ismail Qemali ishte i këndshëm e plot humor, ndërsa kur fillonim punën për të regjistruar kujtimet ai bëhej tepër serioz. Megjithë përvojën dhe intelektin e tij, ai tregonte kujdesin e një diplomati. I. Qemali nuk mbante me vete asnjë shënim a dokument dhe shpesh shprehte keqardhje që të gjitha letrat e tij i kishte lënë në Stamboll. Kur ndonjëherë donte t’i referohej një dokumenti diplomatik, ose të gjente datën e saktë të një ngjarjeje që ai kishte përjetuar, ne na duhej të shkonim në librarinë Quai d’Orsay ose në Bibliotheque Nationale…..
Për të punuar, përdornim një tryezë të madhe. Unë ulesha në karrige në njërin skaj e Ismail Qemali në skajin tjetër të tryezës dhe ai fillonte të tregonte incidente e ngjarje të ndryshme nga jeta e tij. Por atij nuk i pëlqente që unë të mbaja shënime edhe as nuk donte që ai të diktonte e unë të shkruaja. Kjo ma bënte punën shumë të vështirë. Ndonjëherë ai fliste për një orë a më shumë, dhe nëse më shikonte që mbaja shënime, nevrikosej, e ndërpriste tregimin dhe ma hiqte letrën nga dora. Ismail Qemali ishte shumë i përpiktë për ato që donte të përfshiheshin në librin e kujtimeve dhe për ato që duheshin lënë jashtë. Këto të fundit, zakonisht ishin pjesët më interesante dhe përbënin një burim të jashtëzakonshëm për një shkrimtar. Po kujdesi i tij që ato të mos përfshiheshin në libër, ishte edhe më i jashtëzakonshëm. Ismail Qemali ishte i mendimit se në kujtimet politike duhet të përfshihen vetëm ngjarje serioze.
Kur mbaronim bisedën dhe Qemal beu ikte, unë ulesha e shkruaja ato që mbaja mend dhe kur vinte herën tjetër ia lexoja çfarë kisha shkruar. Pasi i miratonte, unë i shtypja me makinë shkrimi dhe ai më kërkonte t’ia lexoja përsëri. Në disa raste më duhej të bëja edhe ndryshime, sepse I. Qemali shpesh ndryshonte mendje e donte që ndonjë pjesë të tregohej ndryshe ose të mos tregohej fare. Bisedat i zhvillonim në frëngjisht, por unë shënimet i mbaja në anglisht dhe pastaj ia lexoja të përkthyera në frëngjisht, sepse nuk e kuptonte mirë anglishten.
Ismail Qemali ishte shumë i kujdesshëm për ato që tregonte dhe një herë me të qeshur thashë, “Ju keni ardhur tek një gazetar e shkrimtar i cili pak-a-shumë i njeh shijet e publikut. Përse nuk më lejoni ta shkruaj librin ashtu siç di vetë? Ndoshta do të dilte më interesant?” Sigurisht përgjigja e tij ishte se gjithmonë e njëjtë - “Nuk dua të dëgjoj gjëra të tilla”.
Ismail Qemali ishte shumë i thjeshtë dhe gjithmonë ndjehej ngushtë kur e lëvdonin. Ndonjëherë mendoja se historia mund të kishte qenë ndryshe, nëse ky njeri do të kishte marrë vendime të prera e të rëndësishme në momentin e duhur dhe në se do të ishte treguar më shumë ambicioz.
Një herë një revistë e njohur franceze i kërkoi Ismail Qemalit të shkruante diçka “të lehtë” rreth përvojës të tij. Në këtë rast ai u shpreh lirshëm, duke e mbushur shkrimin me episode plot humor, pasi e dinte se publikut francez i pëlqenin gjëra të tilla. Por ai nuk pranoi që ky shkrim të përfshihej në “Kujtimet” në anglisht, duke thënë, si gjithmonë, se ato nuk ishin mjaft dinjitoze për të zënë vend në librin e një diplomati.
Nisur nga përvoja, Ismail Qemali parashikoi shumë zhvillime që më pas edhe ndodhën. Por vetëm për një prej zhvillimeve më të rëndësishme parashikimi i tij doli i gabuar. Ismail Qemali besonte se Lufta e parë Botërore do të përfundonte me fitoren e Gjermanisë. Kjo jo sepse Gjermania ishte ndër fuqitë më të mëdha ushtarake të kohës, por sepse Britania e Franca do të mundeshin. Ai bënte krahasim me të kaluarën kur politikat britanike e franceze ndaj Lindjes shumë herë kishin qenë të gabuara. Ismail Qemali thoshte se Gjermania e Austro-Hungaria kishin hyrë aq thellë në Ballkan vetëm falë pakujdesisë dhe indiferentizmit të Britanisë dhe se kishte qenë frika ndaj Gjermanisë që prej periudhës së Bismarkut, që ndikoi në krijimin e aleancës franko - ruse dhe po ashtu frika ndaj Gjermanisë që i shtyu sllavët e jugut të bashkoheshin në një federatë, duke menduar se vetëm kështu mund t’i bënin ballë kërcënimit gjerman e austro-hungarez.
Një herë e pyeta Ismail Qemalin se përse pranoi të largohej nga vendi dhe nuk e mbajti pushtetin me çdo kusht e me forcë, siç do të kishin bërë shumë të tjerë në pozitat e tij. Ai tundi kokën dhe me një zë të mendueshëm tha “Gjëra të tilla nuk mund t’i bënte një njeri që kishte luftuar për Liberalizim në një vend të prapambetur”.
Ismail Qemalit nuk i pëlqente të fliste për veten pasi i dukej se mburrej, prandaj edhe puna për të shkruar kujtimet e tij zgjati më shumë sesa unë kisha parashikuar, pasi ndonjëherë më duhej t’ia nxirrja fjalët thuajse një nga një. Me ditë a javë të tëra ai zhdukej dhe kur kthehej i lodhur, më tregonte për takimet që kishte zhvilluar me ministra, diplomatë, burra shteti e bashkatdhetarë për të ndihmuar çështjen shqiptare. Ndonjëherë preferonte të ulej pranë zjarrit e të bisedonte. Por libri i Kujtimeve kurrë nuk përfundoi si duhej; kapitulli rreth Shqipërisë, kurrë nuk u skicua as në vija të trasha. Më 1919, Ismail Qemali u nis për në Spanjë, pasi duke qenë vend neutral, mendonte se ai mund të ishte më i pavarur në punën e tij për Shqipërinë. Disa ditë para se të nisej, më pyeti nëse do ta ndihmoja mbi një libër tjetër më të gjerë mbi gjeografinë, historinë dhe etnografinë e Shqipërisë. Unë i thashë, po, por më gjatë nuk e diskutuam. Shqetësimi im i vetëm ishte se nëse puna do të kryhej me ritmin e shkrimit të “Kujtimeve”, që kishte ecur shumë ngadalë, për një libër të dytë do të na duheshin disa vite.
Nga Spanja, miku im i vjetër, me ftesë të qeverisë italiane shkoi në Itali, dhe kur arriti atje, autoritetet e mbajtën nën mbikqyrje; dhe ashtu zemërthyer e afro 80 vjeçar, Ismail Qemali vdiq në Peruxhia.
Gjithashtu për ata që besojnë në bestytni nuk mund të lë pa treguar një ngjarje që ndodhi në Parisi. Miku im Reginald Darcy, pianist i njohur që jetonte në Algjer, kishte ardhur për vizitë në Paris. Një mbrëmje, ai, Ismail Qemali dhe një miku i tyre po hanin darkë dhe Qemal beu i pyeti nëse u besonin bestytnive. Ata u përgjigjën se jo, dhe pastaj u befasuan kur Ismail Qemali tha se dëshironte të dëgjonte Marshin Funebër të Shopenit. Darcy e luajti në piano, të gjithë pjesën deri në fund. Në më pak se një vit pas kësaj ngjarjeje, Ismail Qemali dhe Reginald Darcy vdiqën, ndërsa personi i tretë ndërroi jetë disa muaj më vonë”.
Libri “Memoirs of Ismail Kemal bey” u botua më 1920 në Londër e Nju Jork, me një pamje e përmbajtje me të vërtetë serioze, siç e kishte dashur Ismail Qemali kur ishte gjallë. Sot ky libër është një nga veprat më të cituara nga studiues e historianë mbi çështje të Lindjes së Afërme e të vendeve të ish perandorisë osmane. Libri përmban edhe një parathënie shkruar nga W.M.F, akronim i përdorur nga Willam Morton Fullerton,(1865-1952) mik i Sommerville Storyt dhe nxitësi kryesor që Ismail Qemali të hidhte në letër kujtimet e tij. Fullerton ka qenë një prej gazetarëve dhe analistëve të njohur të gjysmës së parë të shekullit të XX. Lindur në Boston e i diplomuar në Harvard, në vitet 1890, Fullerton u vendos në Paris, ku punoi si korrespondent për London Times. Ai është autor i disa librave si “Problems of Power’ edhe “Patriotism and Science” ku analizohen politikat e fuqive të mëdha në fillim të shekulli të kaluar. Shumë kritikë thonë se filmi i kohëve të fundit “Wings of the Dove” bazohet në jetën e Fullertonit, të paktën gjatë rinisë së tij.
Ndërsa të dhënat biografike rreth Sommerville Storyt janë tepër të pakta. Mendohet se ai lindi në Britani aty nga mesi i viteve 1800, punoi si gazetar në disa kryeqytete të fuqive të evropiane deri aty nga viti 1903, kur u vendos përfundimisht në Paris, ku edhe vdiq para fillimit të Luftës së dytë Botërore. Somerville Story la pas shumë shkrime, monografi e përshkrime, por më shpesh emri i tij përmendet për librin “The Memoirs of Ismail Kemal bey”.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

Si u sollën eshtrat e Ismail Qemalit në Vlorë

Nga Kastriot Dervishi

Megjithëse kishte vdekur qysh në vitin 1919, qe sjellë nga Italia dhe qe varrosur në Kaninë të Vlorës, varri i kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemali kishte mbetur i harruar dhe pa kujdes, aqsa revista "Minerva" e 8 janarit 1932 shkruan në faqe të parë të saj se ishte "zbuluar" varri i njeriut që zë fillin në krye të listës së kryeministrave të Shqipërisë.

Më mbledhjen e Parlamentit të datës 11 dhjetor 1931, deputeti Petro Poga thotë se ka vizituar së bashku me kolegun e tij Ibrahim Xhindi, varrin e Ismail Qemalit në Vlorë, dhe se është befasuar nga gjendje jo të mirë e varrit. Pasi u bisedua për rregullimin e varrit të Ismail Qemalit, sjelljen e eshtrave të tij në Vlorë si dhe ngritjen e një monumenti këtu, deputeti Abdurrahman Salihu ka thënë se për një qëllim të tillë, Mbreti Zog kishte paguar shumën e 1 mijë frangave ar.

Po në këtë seancë të Parlamentit, deputeti Fejzi Alizoti kishte kërkuar të zbardhej destinacioni i parave të grumbulluara më parë në fillim të viteve 20‑t, për qëllimin e sipërpërmendur, duke bërë përgjegjës për një shpërdorim të tillë Q.K dhe Z.P.

Disa dittë më vonë më 18 dhjetor 1931, në gazetën "Besa", ish prefekti i Vlorës, Zenel Prodani i dërgon një letër të hapur deputetit Fejzi Alizoti, të titulluar "qeveria të hetojë". Midis të tjerash në këtë letër ai thotë:

"Në një diskutim që mbajta me rastin e 28 nëntorit 1922, kur isha prefekt në Vlorë, propozova ngritjen e një monumenti plakut të kombit. Propozimi im u prit me duatrokitje të nxehta dhe pa humbur kohë u formua një komision prej patriotësh të vërtetë e të ndershëm për të përgatitur fushatën e ndihmave. Nga shumë vise të Shqipnis muarëm përgjigje përgëzimesh për iniciativën e marrë dhe s'mungonin të na siguronin se apelit tonë do t'i përgjigjeshin me gjithë shpirt. Megjithë që është kohë e gjatë prej 9 vjetësh dhe është e natyrshme që të mos mbaj mend mirë hollësitë e zhvillimit të çështjes, di me siguri se përveç 4 ‑ 5 napolonash të dërguara nga n/prefektura e Leshit (Lezhës ‑ shënim) dhe diçka nga Vlora, nuk u mblodhnë gjë tjetër sa isha unë atje mbase më vonë u transferova në Berat".


Parlamenti cakton përfaqësuesit e tij për ceremoninë e Vlorës


Më 22 nëntor 1932 nisi punimet Parlamenti shqiptar. Seanca e parë e tij u çel nga deputeti më i vjetër Petro Poga duke patur si sekretar, deputetin më të ri Zoi Xoxa. Në fillim të seancave të para të tij Parlamenti përpara se të zgjidhte kryesinë e tij (më 3 dhjetor), zgjodhi përfaqësuesit e tij në ceremonitë që do të zhvilloheshin në Vlorë për nder të kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemali, të cilët ishin Eshref Frashëri dhe Zoi Xoxa.

Përveç tyre në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësuesi i Mbretit Zog, gjenerali Leon Gilhardi, si dhe përfaqësuesit e qeverisë, Milto Tutulani dhe Hilë Mosi


Ceremonia e zhvilluar në Vlorë

Më 29 nëntor 1932, gazeta "Besa" përshkruan ceremonitë e zhvilluara një ditë më parë në Kaninë dhe Vlorës. Ndër të tjera gazeta shkruan:

"Një brohoritje e zjarrtë dhe e zgjatur që ushtoi tërë sheshin, i përshëndeti autoritetet kur erdhën dhe duartrokitjet vazhduan të paprera gjersa prefekti z.Abidin Nepravshta, u ngrit për të marrë fjalën e hapjes së kremtimit dhe për të përshëndetur përfaqësuesit që kishin ardhur të merrnin pjesë në gëzimin e popullit vlonjat".

Kortezhi i formuar në sheshin e Vlorës ka vazhduar më pas rrugën drejt Kaninës, ku pas hapjes së varrit, trupi i Ismail Qemalit është gjetur pjesërisht i tretur. Pas fotografimit në shumë plane, trupi pa jetë i Qemalit është vendosur në një arkivol të posaçëm.

Me flamurin që është ngritur në Vlorë më 28 nëntor 1912, janë bërë fotografitë e rastit dhe flamuri, nga Et'hem Vlora i dorëzohet prefektit i cili ja jep ministrit të Arsimit Hilë Mosi, i cili do ta dorëzonte në Muzeun Kombëtar.

Ceremonia në Kaninë ia ka lënë radhën asaj të që do të zhvillohej në Vlorë. Nën tingujt e muzikës së përmotshme, trupi i Ismail Qemalit pritet në Vlorë nga formacione paraushtarakësh. Në sheshin qendror të qytetit, gjeneral Leon de Gilhardi, në emër të Mbretit Zog zbuloi pllakën e monumentit të punuar nga skulptori Odise Paskal dhe mbajti fjalën në emër të Mbretit.

Pas tij ministri i Arsimit, Hilë Mosi ka thënë midis të tjerash:

"...I dashtuni Mbreti ynë, Zog I, i frymëzuem nga ndjenja e nderimit për hartonjësin plak të indipendencës sonë, desh që eshtnat e këtij veterani të prehen në një varr madhështor në një shesh të dukshëm historik të qytetit të tij lindor, për t'i simbolizuar brezave të sotëm e të ardhshëm, bindjen e dashuninë që duhet të kenë rrënjosur ndër zemrat e tyne për atdhe e për flamur".

Mesazhin telegrafik të Mbretit në këtë aktivitet e ka lexuar prefekti Nepravishta. Ai kishte këtë përmbajtje:

"Me kënaqësinë ma të madhe marr pjesë në gëzimin e popullit të Vlorës, në këtë ditëlindje për kombin tonë. Sakrificat që ka ba populli i Vlonës për pavarësinë dhe mbrojtjen e atdheut tonë janë fakte patriotizmi ta paharruem. Siguroni popullin kreshnik të Vlonës se bashkë me patriotin e madh të kombit tonë, Ismail Qemali, të gjithë dëshmorët janë gjallë në shpirtin tim".

Aktivitetet e kësaj ditë në Vlorë janë mbylluar me shfaqjen e pjesës teatrore "Agimi i Lirisë" dhe të nesërmen me pjesën "Besa shqiptare".


Kush ishte ISMAIL QEMALI (1844 ‑ 1919)

Lindi më 24 janar 1844 në qytetin e Vlorës në një familje të pasur dhe me tradita. Më 1858 studioi në gjimnazin "Zosimea" të Janinës. Në moshën 16 vjeçare ishte përkthyes në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane. Ndoqi studimet në jurisprudencë. Në vitin 1862 ishte zv/drejtor i çështjeve politike në Vilajetin e Janinës. Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë. Më 1870 ishte guvernator i Varnës dhe i Danubit të Poshtëm. Kalon më pas në detyra të tjera të rëndësishme në Perandorinë Osmane. Më 1990 u largua nga Stambolli për të qëndruar përkohësisht në Athinë. Më 1908 vjen në Vlorë dhe zgjidhet deputet i Beratit. Më 5 nëntor 1912 shkoi në Vienë ku bisedoi me përfaqësues të fuqive të mëdha. Inicoi një Kuvend Kombëtar i cili më 28 nëntor 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Me vendim të këtij Kuvendi u emërua kryeministri i parë i Shqipërisë, dhe ushtroi pushtet simbolik në një pjesë të vogël të vendit pasi pjesa më e madhe ishte pushtuar nga hordhitë serbo‑malazeze dhe greke. Dha dorëheqjen më 22 janar 1914 pas të ashtuquajturit komplot të Beqir Grebenesë dhe pushtetin ia dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas kësaj u largua nga Shqipëria për në Nicë të Francës, për t`u kthyer disa muaj më pas e për t'u larguar sërish në Itali. Vdes në rrethana të dyshimta në Peruxhia të Italisë më 24 janar 1919.

Është botuar libri i tij me kujtime "Kujtime" (anglisht) në Londër më 1920, i cili edhe është ribotuar këto vitet e fundit në Shqipëri.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

NERMIN VLORA, VAJZA QE U THINJ 24 VJECE

Nga Zenepe Luka

Nermin Vlora, ambasadorja e Kombit, per here te pare ne jeten e saj, pranon te rrefeje per gazeten "Koha Jone" vuajtjet e familjes se saj, dhimbjen qe iu desh te perballonte larg Atdheut, kur regjimi godiste pa meshire gjyshen, qe ishte femija i pare i Ismail Qemalit, nenen e saj dhe femijet e tjere te Ismail Qemalit.

Gruaja e shquar, studiuesja, publicistja e nderuar nga shume vende te botes per kontributet qe ka dhene ne fusha te ndryshme, ambasadorja e Kombit, pikerisht me 18 prill, teksa kaloi pragun e 83 vjeteve, jep mesazhin njerezor se te falesh eshte virtyt, te kerkosh falje per fajet qe ke bere, eshte detyre e secilit. Ajo eshte shqiptarja e shquar qe ka vuajtur nje jete te tere dhe qe i ka dashur vendin e saj dhe bashkekombesit tere jeten e saj. "Une, - thote ajo, - jam produkt i Shqiperise dhe e kam per nder."

Nermini i pergjigjet letres

Te falenderoj per shkrimin qe ke programuar mbi jeten time te gjate e plot me ngjarje. Kam vuajtur shume, per ngjarjet qe i kane ndodhur familjes sime ne Shqiperi gjate komunizmit, por i kam kapercyer ato, duke mesuar t'i jap urdher vetes sime, qe te mos urrej kurre gjate jetes sime. Ne te vertete, ia kam arritur qellimit, per fat te mire. Vertet mua floket m'u zbardhen nga deshperimi dhe nga pamundesia per t'i ndihmuar njerezit e mi te shtrenjte, por nuk duhet harruar fakti qe tragjedi te tilla shume vete nuk i perballuan dhe per pasoje u cmenden ose vrane veten. Une ndihem krenare qe e perballova, qe nuk urreva kurre. Edhe tani qe po i bej publike keto vuajtje, ne Atdheun tim te dashur, une nuk urrej. Ndihem krenare qe jam prodhim i Shqiperise, qe i kam sherbyer dhe i sherbej vendit tim, sidoqe larg tij.

Grabitet gjyshja...

Ne asnje vend tjeter ne bote nuk gjen qe te jete trajtuar kaq mizorisht femija i pare i themeluesit te shtetit. Gjyshja ime jetonte me pensionin qe i jepte shteti, ne shtepi me qira dhe nuk kishte te bente fare me politiken. Te gjitha plackat e shtepise i kishte sjelle nga Stambolli. Nje dite fatkeqe, erdhen disa, disa, disa... Le t'i quajme njerez dhe i thane se ato plackat i perkisnin popullit dhe se ajo, bashke me te bijen, duhet te dilnin menjehere nga shtepia. Ajo i perket popullit dhe i duhet kthyer menjehere atij. Pasi i nxorren jashte dy gra te vetmuara, nene e bije, i futen ne nje drunore, ne rrugen e Elbasanit.

Pas kesaj bastisjeje, u kujtuan se kishte mbetur nji dollap i vogel i bere nga im shoq, Renco, me rastin e njevjetorit te ditelindjes se djalit, kur i kishin sjelle peshqeshe te ndryshme dhe nuk kishte vend ku t'i vendosnim. Gjyshja dhe nena e shiten ate dollap, per kafshaten e gojes. Por, mos o Zot!

Mevedet Vlora, ne gjyq per dollapin​

Urrejtja per vajzen eIsmail Qemalit, njeriut qe themeloi shtetin, qe nuk dihej se nga cfare burimi dilte, shkoi deri atje sa te organizohej nje gjyq me akuzen se ka vjedhur popullin. Kryetari i trupit gjykues do t'i drejtohej asaj me ze te larte.

"Ti, Mevedet Vlora, e ke vjedhur popullin, duke shitur ate dollap qe i perkiste popullit". Gjyshja skuqej, por nuk fliste, ashtu si nuk foli asnjehere gjate periudhes se gjykimit. Me ne fund i thane: "Mevedet Vlora, a ke dicka per te thene per te mbrojtur veten?" Gjyshja u ngrit ne kembe dhe me shume dinjitet iu pergjigj: "Bijte e mi, juve moret plackat e shtepise qe kisha sjelle nga Stambolli. Me thate se i perkasin popullit shqiptar. Une e pranova kete teori, por dollapi qe shita, meqe kisha nevoje per buke, i perkiste nje italiani. Ai e kishte bere me duart e veta per ditelindjen e pare te djalit, Roberto Ismail. Kam jetuar nje jete te thjeshte ketu ne Shqiperi, meqe, im ate, Ismail Qemali, per ta krijuar kete shtetin tone te dashur, e harxhoi krejt pasurine. Ju falenderoj per miresine tuaj per t'i degjuar keto pak fjalet e mia".

Trupi gjykues i eshte drejtuar perseri, pas ketyre fjaleve.

"Mevedet Vlora, a ke deshmitare qe ate dollap e kishte bere nje italian?" "Kam deshmitare plot, u pergjigj gjyshja, kini miresine t'i degjoni." Dhe erdhen gjithe miqte tane qe e dinin kete histori, per te deshmuar. Kur u binden per te verteten, i thane: "Mjaft, mjaft! E fitove gjyqin dhe do te kesh shperblimin qe meriton".

Shperblimi nuk u mor kurre, sic ma shpjegoi mbas njezet vjetesh nena, kur, me ne fund, u detyruan t'i japin lejen per te ardhur ne Itali, tek e bija. Sa kohe jetoi me ne, nena e gjore, perjetonte panik e frike, qe e kishte zanafillen tek egersia e sjelljes se ketyre "patrioteve". Jetonte me ankthin se nje dite do ta fusnin ne burg!

Varferia i detyroi te shisnin gjithcka...​

Historia e familjes sime vazhdon me episode tragjike te ndryshme. Mbasi e fitoi gjyqin gjyshja, si me tregoi im ate, mbas njezet vjetesh kur erdhi, me ne fund ne Rome, problemi ishte mbijetesa. Nena, bashke me vajzen e tezes se saj, burrin e se ciles e kishin pushkatuar qe ne fillim dhe qe ishte bija e vajzes se dyte tE Ismail Qemalit, filluan te dalin neper rruga dhe te shesin ate qe i kishte mbetur. Nena arriti te shese edhe leshin e shiltes se shtratit te saj, vetem per t'u kujdesur per gjyshen, duke e ushqyer sa me mire. Ajo ishte mjeke ne Stamboll, por pranoi te punoje me kazme per ndertimin e disa banesave ne Tirane. Kur i shikoj sot, me pikon zemra gjak. Per shkak te vuajtjeve, brengave, por edhe moshes, gjyshja u semur rende. Ne vitin 1952 nderroi jete.

Nena mbeti vetem ne ate drurore, ku e shoqeronte vetem nje radio e vogel. Por, nji dite, erdhi dikush dhe i tha:

"Ti nuk mund ta mbash per vete kete radio, se ajo i perket popullit". Pa shtuar asnje fjale, e mori radion dhe u zhduk. Nena, si me tregoi me vone, e ndjente veten se po cmendej, se nuk mund ta perballonte me jeten ne kete menyre. Me shkroi gjere e gjate mua, dhe u be e mundur qe, me ndermjetesine e nje mikut tim ne ambasaden shqiptare, me te cilin edhe sot vazhdon miqesia jone gjysme shekullore, une i dergova nje radio. Per fat te mire, nuk e konsideruan si prone e popullit!

Ne burg edhe djali i fundit i Ismil Qemalit, Qamili

I dergoj antibiotike nga Italia. Dua te them se nuk vuajti vetem vajza dhe mbesa e njeriut qe themeloi shtetin shqiptar dhe qe e shkriu tere pasurine per ate shtet. Qe ne fillim e burgosen Qamilin, djalin e fundit te Ismail Qemalit. Ai ishte diplomat dhe punonte ne Ministrine e Puneve te Jashme. Ishte njeri me kulture shume te madhe, fliste 12 gjuhe dhe e njihte historine e botes fare mire. Ky ishte shkaku qe ia kishin nevojen. Kesisoj gjate dites punonte per Qeverine dhe naten flinte ne burg. U semur nga tuberkolozi. I thane nenes sime qe te me kerkoje antibiotike per Qamil Vloren. Me veshtiresira te ndryshme dhe me ndihmen e Drejtorit te Doganes ne Livorno, u be e mundur te dergohen keto penicilina, duke shkrojtur ne kuti se ishin aspirina! Por ishte teper vone: Qamil Daiu nderroi jete ne moshen pesedhjetevjecare!

Arratiset dhe vdes i vetmuar edhe djali tjeter, Qazim Vlora.

Pas ketij persekutimi, djali i parafundit i Ismail Qemalit, Qazimi, u arratis ne Oher. Ndjeu dhimbje qe la vendin e tij dhe nje dite e gjeten te vdekur ne shtratin e vet, duke shtuar tragjedite e familjes Vlora. Edhe gjetja ishte e rastesishme. Fqinjte, duke mos pare gjurme para portes se shtepise, ne deboren qe kishte rene, lajmeruan policine. Tregojne se vdiq nga deshperimi e brenga.

Ai kishte miqesi me Enver Hozhen, kur ky i fundit kishte nje kioske ku shiste cigare. Daj Qazimi shkonte dhe rrinte me te ne qoske. Por duket se ajo kioske, do te kete qene nje mbulese per intrigat e tij. Qazim Vlora i hynte ne pune qe askush te mos dyshonte per aktivitetin e tij. Por, kur arriti ne poziten e larte, dhe Qazimi vajti t'i beje urimet, as nuk e pranuan qe t'i afrohej as portes se vendit ku punonte. Tashme, nuk kishte nevoje per mbulese nga nje bej.

Edhe ne Itali, jeta jone ishte e veshtire

Edhe ne Italine e shkaterruar nga bombardimet dhe nga mizeria, jeta ishte e veshtire. Edhe ne na u desh te shesim gjerat e ndryshme, per t'i perballuar veshtiresite. Une shita unazen e bukur te fejeses qe ma kishte dhuruar vjehrra. Ishte me te vertete unaze e bukur. Edhe sot e kesaj dite me dhimbset! Ishim ne Siena, ne Toskeri te Italise dhe Renzo punonte si avokat, por te paditurit qe ai mbronte, ishin ma keq se ne. Ne vend qe t'i kerkoje para, duhet t'i jepje dicka per mbijetese. Ne vitin 1947, vdiq babai i Rencos dhe e ama vajti ne Skoci tek i vellai. Keshtu, ne vendosem te vime ne Rome dhe Renco te marre pjese ne konkursin diplomatik. Studioi per specializim per dy vjet me profesore te rastit. Midis dyqind vetave qe moren pjese ne kete konkurs shume te veshtire, fituan vetem tete: njeri prej tyre ishte Renxo.

Mevedeti dhe Qamili, femija i pare dhe i nente i Ismail Qemalit.

Qamil Vlora, duke qene femija i fundit i Ismail Qemalit, d.m.th.femija i nente dhe gjyshja Mevedet e para, e donte shume vellane e vogel. Ne nje fare menyre, ndoshta e konsideronte si djalin e vet, meqe midis tij dhe nanes sime Belkis, kishin nje diference moshe, vetem tre vjet. Prandaj, edhe ime me e donte shume kete daje gati moshatar, me te cilin ishin rritur bashke. Ai vinte dhe hante cdo dreke ne shtepine tone, te "Abllaja" e tij. Askush ne familje nuk e therriste gjyshen me emrin e saj dhe askush nuk i drejtohej me "ti". As vajzat e veta, as une, e as Vera. Gjyshja kishte nje pasuri te brendshme te jashtezakonshme. Kur ajo lini mbas marteses se Ismail Qemalit me Kleoniqi Syrmeline, ishin dashuruar aq shume me njeri-tjetren, prandaj ia vune emrin Mevedet: dashuri ne osmanishte dhe emrin e dyte Agapi, me te njejten kuptim ne greqishte.

Mevedet Agapia u peshua me flori dhe, ato flori iu shperdane te vobekteve. Kur gjyshja na tregonte keto gjera e shume te tjera, Vera dhe une i thoshim se i kishte pare ne enderr: jeta jone e atehershme nuk mund t'i kuptonte keto gjera! Ajo e dinte fare mire se ne nuk mund t'i kuptonim, prandaj na thoshte: "Jeta eshte e cuditshme: askush nuk te pyet se kush ishe, por kush je sot"!

Dhe ne te vertete, kur u padit per "hajdut i popullit", askush nuk pyeti se kush ishte, askujt nuk i erdhi turp ta marre ne gjyq femijen e pare te njeriut, qe, me sakrifica mbinjerezore, fale zgjuarsise dhe diplomacise se tij, arriti te themeloje Shtetin shqiptar, qe edhe ata padites te rrepte po e gezonin dhe, ndoshta po e gezojne edhe sot!

Kush eshte Nermin Vlora?

Gazetarja, mikja ime e re, do te dije se kush jam une. Duket se do te bej hulumtime mbi jeten time te gjate me pervoja te shumta, ne fusha te ndryshme. Ne veshtrim te pare, per pyetjen se kush jam une, do t'i thoja:

Kush jam une?

Une jam vetem nji cast,

Huazuar nga gjithesia,

Per t'ia dorezuar, mandej,

Misterit te Madh.

Ate dite qe do te kaloj ne permasen tjeter, do te doja te shkruhej:

Kush isha une?

Une isha...

Por vendin e vendosjes ne Vlore te guackes sime, deshiroj qe ta vendose Shoqata Kulturore Mbareshqiptare "Ismail Qemali".

Tashti t'i fillojme hulumtimet: linda shtatanike, me peshe nje kg e gjysme, e zeze, plot rrudha ne mbare trupin dhe mjeket me dhane tri dite jete. Ketu na paraqitet teoria e relativitetit te Ajnshtainit: ne fakt, duket se ato tri dite nuk paskan kaluar ende! Sidoqofte, une mendoj se jeta ime karakterizohet me ngjyrat e Kombit tone: e kuqja dhe e zeza, meqe kam pesuar vuajtje te forta, ashtu si edhe satisfaksione te medha. Mund te themi se sapo dola nga cerdhja familjare dhe sapo kisha mbaruar shkollen e mesme, jeta me hodhi pertej Adriatikut, ku u detyrova te rritem shpejt dhe t'i perballoj vuajtjet e shfarosjes se familjes, me ate ulerime te shpirtit qe nuk degjohet ne asnje menyre, por qe te trondit pa mase. Jane ato periudha kur njeriu mund te behet i keq dhe te jetoje vetem per hakmarrje. Por nuk ndodhi keshtu me mua, per fat te mire. Me erdhen ne ndihme filozofet e vendeve te ndryshme qe, duke ma pasuruar shpirtin, me mesuan se hakmarrja nuk eshte rrugedalje pozitive. Ndihma me e madhe na vjen nga dashuria, se vetem me ane te dashurise mund te gjendet drejtimi pozitiv dhe ndertues. Pa dyshim, ky u be parim i jetes sime, ashtu si vazhdon te jete edhe sot. Kur ulem dhe mendoj, duket se me dalin perpara keta filozofe dhe personalitetet e ndryshme te kultures, te cilet me japin urdher te shkruaj, meqe vetem kultura e perparon njerezine dhe e ndricon shpirtin. Mund te te marrin gjithcka, vecse ate qe ke ne tru nuk mund ta marre askush.

E kishim fjalen per kulturen. Ajo filloi ne familje, qe ne muajt e para te jetes sime. Gjyshja ime e dashur thoshte: "Mund te te marrin cdo gje, por vetem ate qe ke ne mendje, n` tru, nuk ka mundesi ta marre askush". Fjale te shenjta! Ne te vertete, ajo me ka ndihmuar gjithmone, si ne periudha veshtiresie, ashtu edhe ne ato normale ose gezimi. Me keto parimet ne familje, gjyshja me fliste ne turqisht dhe nena ne frengjisht. Shqipen e mesoja duke lozur me femijet ne Tirane. Ne moshen pesevjecare, ime me me shpuri ne Greqi, ku banonte motra e vogel e gjyshes. Atje kaluam beharin dhe une pata mundesi ta mesoj edhe greqishten. Kur u kthyem nga Athina, une isha pese vjec e gjysme. Vendosen te me dergojne ne Shkollen e motrave Kiriaz. Shkolla ishte jashtezakonisht e bukur, si nga pikepamja e natyres, ne maj te kodres, plot pyje dhe fusha, ashtu edhe nga ajo e nderteses. Kishte banka te vecanta per cdo nxenese, dhoma gjumi vec e vec per mosha te ndryshme dhe banjo, ne cdo kat, me sherbimet perkatese. Kishte edhe gjenerator autonom per shkollen, ne menyre qe drita nuk mungonte kurre. Me thane te drejten, te gjitha keto te mira vinin si dhurate nga shqiptaret e Amerikes. Ishte periudha kur ne Shqiperi, Mbreti Zog kishte urdheruar qe, per ta emancipuar nje vend, duhet te emancipohet gruaja, meqe nje grua injorante rrit femije injorante.

Kur vajta ne Shkollen e Dakos "keshtu quheje asokohe ajo shkolle), kishte vetem nje nxenese te huaj, e cila ishte italiane, Dinora. Nuk dinte asnje fjale shqip. Rrinte gjithmone me mua, meqe frengjishtja ime bente qe te kuptoheshim. Keshtu ndodhi qe une e mesova edhe italishten. Kur erdhi mesuesja e italishtes, me mori si perkthyese. Pervec italishtes, duhet te mesonim edhe frengjishten dhe anglishten. Keshtu na detyronin qe te loznim nje jave me radhe me njerin prej ketyre gjuheve. Na kontrollonin dhe na denonin kur e perdornim shqipen gjate javes si nje gjuhe tjeter. Por, kur me ne fund vinte radha e shqipes, atehere shkallmoheshim me ritma neper ato fusha te bukura. Ky ishte, me te vertete sistemi me i mire per t'i mesuar gjuhet e ndryshme. Si e shtrova me pare, shkolla gjendej ne maj te kodres, kurse ne fund gjendeshin dy kampe tenisi. Atje loznin vajzat e rritura. Ne te voglat i binim rrotull, duke kenduar kenge ose vjersha ne gjuhe te ndryshme. Ajo ishte kenaqesi e madhe pee ne. Por, mandej vinte ora e pergatitjes se mesimeve te se nesermes per mbare shkollen ne nje salle te madhe.


Kujtimet e shkolles dhe Nexhmije Hoxha

E kam thene dhe e them, qe me Nexhmije Xhunglinin kam qene shoqe shkolle dhe e respektonim njera-tjetren. Por fatkeqesisht rruget tona ishin te ndryshme. Ajo do te behej gruaja e Enver Hoxhes, qe qeverisi per nje gjysme shekulli Shqiperine. Ndersa une do te merrja arratine dhe familja ime do te ndeshkohej ne menyren me barbare. E kam takuar 2-3 here shkurt, por shtruar me Nexhmijen qendrova dy vjet me pare ne shtepine e saj. Shkova, kur ajo vuante, pse e di se c'eshte vuajtja. Ajo kish boshllekun jo vetem te vdekjes se te shoqit, por edhe te pasojave qe pati pas rrezimit te regjimit, deri edhe ne burgosjen e saj. Nuk di te pergjigjem se cila eshte pergjegjesia e shoqes sime, per cka beri Enver Hoxha mbi familjen time, pjesetare te familjes se Ismail Qemalit, por nuk dua ta besoj qe Nexhmija nuk eshte ne dijeni te kesaj historie te dhimbshme, te mbushur me vuajtje te pafundme. Ajo qe di sakte, eshte deshira qe realizova per ta takuar kete grua, qe nuk do te doja te vuante. Nje e falur publike e saj do ta clironte, do ta fuste ne rrjedhen e jet-_Kjo eshte keshilla ime si shoqe e rinise se saj. Te falesh eshte virtyt. Te kerkosh te falur, kur ke bere faje, eshte detyre e cilitdo. Te korrigjohesh, eshte ne dobine tende dhe te vendit tend. Zemra ime, i ka falur ata njerez mjerane qe nga padija, apo ligesia, bene tortura tek njerezit, perfshi edhe femijet e Ismail Qemalit, sidoqe me shkaktuan brengen e perjetshme dhe me zbardhen floket ne moshen 22-vjecare. Shqiperise, vendlindjes sime i jam mirenjohese, qe me dha jeten, kulturen, me beri te jem shqiptare dhe kete e kam per nder. Kete mirenjohje, vendit tim ia ka shperblyer me punen e perkushtimin tim, qe eshte ne vazhdim, per te bere aq sa te mundem per te ngritur lart vlerat e Kombit te dashur, Shqiperise se shtrenjte.


Koha Jone
21 Maj 2004
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

Djali i Ismail Qemalit, i harruari nga historia

Bardhyl Berberi

Pasi kalon Qafën e Thanës, vetëm 11 km larg doganës, befas të shfaqet para syve një hapësirë e kaltër dhe më pas Struga, qyteti maqedonas ku ka një shumicë të madhe shqiptarësh që banojnë atje. Qyteti eshtë i preferuar për turistët e shumtë. Eshtë qyteti që organizon “Mbrëmjen Poetike” me poetë nga e gjithë bota prej 35 vjetësh. Por Struga është qyteti i shqiptarëve të shumtë, që përbëjnë pjesën dërrmuese që me bujarinë dhe mikpritjen e tyre e kanë bërë Strugën të dashur. I thamë këto për Strugën se kohët e fundit shoqata e historianëve të këtij qyteti ka zbuluar një fakt interesant. Në qytetin e Strugës ka jetuar djali i Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora. Ai ka jetuar në Strugë nga viti 1936 deri në dimrin e vitit 1953, kur ndërroi jetë dhe prehet në varrezat e Strugës. Sipas dëshmive historike, Qazim Bej Vlora ka qenë djali i parafundit i Ismail Qemalit dhe siç ka deklaruar në kujtimet e tij, në të gjitha ecejakjet diplomatike që ka patur është shoqëruar nga Qazimi dhe siç shprehet vetë Qemali për djalin e tij Qazimin, ai ka qënë kujtesa e tij në tërë aktivitetet. Mësohet se Qazim Bej Vlora ka lindur në vitin 1870. Në vitin 1919 ai është helmuar së bashku me të atin, duke ngrenë darkë në Itali. Ismail Qemali gjeti vdekjen, ndërsa Qazimi mundi ta përballojë dhe të jetojë. Në vitin 1936 Qazimi vjen në Strugë me një dokumentacion të pasur të qeverisë së Ismail Qemalit. Në moshën 66- vjeçare martohet me Behije Sherif Masllafin, e veja e Inajet bej Ohrit, motra e të cilit ishte martuar me një tjetër djalë të Ismail Qemalit. Në vitin 1949 kur u prishën marrëdhëniet midis qeverisë shqiptare dhe asaj të Jugosllavisë, Qazimi ngeli i izoluar në Strugë. Shërbimet e fshehta të policisë jugosllave i bënë kontroll, duke i marrë dokumente të rëndësishme të shtetit shqiptar, të qeverisë së Ismail Qemalit, ndërsa një pjesë tjetër Qazimi e kishte çuar nëpër miqtë e tij dhe ende nuk dihet se ku ndodhen ato

Sekretari personal i Ismail Qemalit, nga viti 1900 deri në vitin 1919, ai ka qenë pranë të atit në çdo udhetim, në çdo mbledhje dhe gati në të gjitha perpjekjet diplomatike për trojet shqiptare. Aktiviteti i Qazimit nuk ka qenë vetëm diplomatik, ai ka zhvilluar dhe aktivitete ilegale për mbledhjen e armëve dhe mjeteve financiare për kryengritjen e luftëtarëve shqiptarë. Struganët thonë se Qazim Bej Vlora ka qenë njohës shumë i mire i disa gjuhëve të huaja, aktivist i shquar në qeverinë e Vlorës dhe sekretar personal i Ismail Qemalit . Vdes në Strugë në një anonimitet të plotë në dimrin e vitit 1953, duke lënë pas një dokumentacion të pasur dhe një bibliotekë shumë të madhe dhe përveç dokumenteve të qeverisë së Vlorës që ka konfiskuar policia e fshehtë maqedonase, fati i dokumenteve të tjera nuk dihet. Në vitin 1997 shoqata e historianëve zbuloi vendin ku ishte varrosur Qazim Bej Vlora dhe vetëm para pak kohësh, më 28 nëntor 2004, forumi i intelektualve të Strugës arriti të rregullojë varrin dhe të vendosë një pllakë përkujtimore, duke e nderuar atë për aktivitetin e tij patriotik. Kryetari i forumit intelektual të Strugës, Xhemil Hajredini ka theksuar se “me këtë akt pastruam ndërgjegjen tonë prej shqiptari, që për shumë vjet, për arsye objektive, nuk e kemi ditur se në varrezat tona të Strugës prehen, jo vetëm eshtrat e njërit nga djemtë më të mire të Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora, por bashkë me to edhe një pjesë e ndritur e historisë tonë kombëtare, për të cilën ne jemi krenarë”.


shekulli
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

Thirrja drejtuar shqiptarëve

Ismail QEMALI,

Nuk dëshirojmë turbullira dhe ngatresa, nuk duam të prishet paqja në mes të kombeve që janë në gadishullin e Ilirisë. Dëshirojmë vetëm dhe kërkojmë me gjithë zemër bashkimin e farës shqiptare, përparimin e saj si në punë të mendjes si në lumturi të jetës dhe në begati, që të jemi mjaft të fortë për t'u kundërshtuar gjithë që mendojnë të na shtypin neve dhe kombet e tjerë që kemi nevojë të rojnë se jeta e tyre na mban jetën tonë.
Për të shkuar përpara në rrugën e qytetërimit e të përparimit, kemi nevojë për dituri; dhe për dituri kemi nevojë për mësime. Pra kemi nevojë të ngrehim në gjithë Shqipërinë shkolla kombëtare për ta përhapur dhe për t'u lexuar kudo gjuha shqipe. Kjo nevojë shkollash është më e para e reformave që kemi detyrë të kërkojmë. Kurrë një popull nuk mund të rritet më vehte pa shkolla e pa arsim. Shqiptari, populli më i vjetëri i gadishullit ilirik nuk mund të shikojë këmbë kryq përmirësimet dhe përparimin e kombeve të tjerë pa u përpjekur edhe ai që të ecë burrërisht dhe me nder në rrugën e arsimit dhe të qytetërimit. Duhet të jesh i verbër që të mos marrësh vesh nevojën e shkollave kombëtare; duhet të jesh tradhëtor që të dëshirosh të ndalësh mësimin e gjuhës shqipe. Ata që duan të ecin duke jetuar në terrin e paditurisë, pa gjuhë dhe pa komb më vehte dëshirojnë t'i përgatisin Shqipërisë një vdekje të turpshme. Nuk kemi dyshim se Shqiptarët që nëpër aq reziqe dhe mundime e kanë mbajtur trimërisht emrin e tyre për qindra e qindra vjet, nuk do të humbin kohë, për të marrë në dorë armën e arsimit kombëtar, armë e fortë e cila vetëm mund t'ua shpëtojë jetën dhe t'i ndihmojë që t'i bëjnë ballë kujdo që dëshiron t'u grabisë kombësinë e tyre. Nuk duhet të dëgjojmë qeverinë turke në qoftë se ajo përpiqet dhe në qoftë se ajo mundohet, të na pengojë dhe të na mbajë hovin.

Botuar më 1900
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

DJALI I ISMAIL QEMALIT, QAZIM BEJ VLORA JETOI DHE VDIQ NË STRUGË

Mehmet Latifi

Djali i dytë i Ismail Qemalit, Plakut të Vlorës dhe Shqipërisë, njëkohësisht sekretar i tij personal dhe shef i kabinetit të tij, jetoi në Strugë, që nga viti 1936 e deri në vdekje, kah fundi i dhjetorit të vitit 1953. Dëshmitarët e gjallë me respekt flasin për këtë figurë, këtë personalitet të “harruar” në Strugë?! Respekt të veçantë tregojnë edhe fëmijët e tij të birësuar. Shtëpia ku ka jetuar dhe ka ndërruar jetë Qazim Bej Qemal Vlora, edhe sot e kësaj dite është funksionale, po në atë gjendje në të cilën ka qenë në kohën kur jetonte Qazim bej Vlora, por pa asnjë shënim ose shenjë të duhur. As varri i tij nuk ishte shënuar deri më 27 nëntor të vitit 1997 –(sepse nuk dihej, ishte harruar nga struganët)-, kur falë mirëkuptimit nga Shoqata e Historianëve Shqiptar, Dega në Strugë, u shënua simbolikisht. Sa i përket dokumentacionit të Ismail Qemalit, nga aktiviteti i tij politik dhe diplomatik për krijimin e shtetit shqiptar, nuk ka asnjë gjurmë. Çfarë i kishte thënë Qazim bej Qemali Enver Hoxhës në kabinetin e tij, gjatë takimit me te?!

Strugë, shkurt 2007
Sapo i kaluam ditët e muajit nëntor, dhe datës 28 Nëntori, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe Pavarësisë së gjithë shqiptarëve kudo në botë.
Zakonisht, shënimi i këtyre datave të rëndësishme të historisë kombëtare, duken të zbrazëta dhe të mangëta, po qe se, së paku nuk përmenden emrat e atyre që dhanë kontribut të veçantë, që ne sot të krenohemi me atë që kemi arritur, me ate që ne e gëzojmë, e në rend të parë duhet përmendur emrin e Ismail Qemal bej Vlorës, kryetarin e parë të shtetit të pavarur shqiptar-Shqipërisë.
Mirëpo, është evidente dhe e pakontestueshme, se Ismail Qemali, ka pasë edhe bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët e shumtë të afërt e të largët, për ti dalë në krye veprimtarisë dhe aktivitetit të tij, për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Njëri ndër këta bashkëpunëtor, të mos themi bashkëpunëtori më i ngushtë ka qënë djali i tij QAZIM BEJ QEMALI, njëri nga gjashtë djemtë e Ismail Qemalit.


SI U “ZBULUA” KY PERSONALITET - QAZIM BEJ QEMALI

E para ishte fjala. Ishte data 3 dhjetor e vitit 1992, kur për herë të parë dëgjova emrin QAZIM BEJ QEMAL VLORA, emër i këtij personaliteti të shquar të historisë dhe historiografisë shqiptare, që ishte djalë i Ismail Qemalit, bashkëveprimtar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij.

Unë u përpoqa të zbardhë këtë figurë madhore, aq sa më lejonin mundësitë , aftësitë, kushtet dhe rrethanat që mbretëronin asokohe, duke pasë parasysh se unë isha i ardhur në Strugë nga Presheva, pra isha ardhacak dhe isha “halë në sy” për segmente të ndryshme të organeve të brëndshme, por edhe të individëve të tjerë.
Megjithate nuk mbeta pa mbështetje. Në mbështetjen time kisha Shoqatën e Historianëve Shqiptar Dega në Strugë, e sidomos prof.Dr.Nebi Dervishin, Unionin e Inteligjencies Shqiptare, Dega në Strugë, me në krye prof.Nexhat Mustafën dhe dr. Shefqet Pollozhanin, por edhe shumë individ të tjerë.

Kronologjia e “zbulimit” të varrit dhe shtëpisë së Qazim Bej Qemalit.

Fjalët e Shaban Asllanit-Tateshit, ndjesë pastë, asokohe (3 dhjetor 1992) ishte plak 80-vjeçar, mirëpo mendjemprehtë, i kthjelltë në kujtimet dhe të shprehurit e tij. Fjalët e tij dhe ai vetë, më nxitën që ti kushtoj vemëndje dhe rëndësi të veçantë. Për herë të parë ai-Shaban Tateshi, përmendi emrin e Qazim bej Qemali Vlorës, dhe në mënyrë shumë konkrete dhe plastike, evokoi kujtimet për te.

Kjo ndodhi kur më 28 nëntor të vitit 1992, ndërroi jetë vjehrra ime, që ishte e motra e Shaban Tateshit. Tradicionalisht, në Strugë, zhvillohej ceremonia shtatëditëshe fetare, duke kënduar forma të ndryshme të Kur’anit, për shpirtin e të ndjerës. Një natë të tillë, gjatë netëve ceremoniale, ishin mbledhur kryesisht intelektualët, shokët e kunatit, dhe pas mbarimit të pjesës obligative fetare, filloi biseda e rëndomtë, ku u shkoqitën shumë çështje nga aktiviteti dhe veprimtaria e intelektualëve strugan. Në një moment, Shaban Tateshi, me një ndërhyrje jo të rëndomtë, ndërroi kahjen e bisedës dhe u bë nismëtar i zbardhjes së viteve të fundit të jetës dhe varrit të Qazim Bej Qemalit, duke reaguar me këto fjalë: “Rrini o burra aty, e mos folni gjepura dhe marrina, se gjoja ky ose ai intelektual ka shkruar këtë ose atë vepër…! Një djalë të Ismail Qemalit e keni pasë në Strugë, askush nuk e përmendë, dhe ia keni harruar edhe varrin, e flasni për gjëra të kota dhe të pavlerë”!...

Kjo më bëri kurreshtar që të mësoj diçka për këtë personalitet, dhe pasi përfundoi ceremonia njëjavëshe, shkova në shtëpinë e tij, për tu interesuar lidhur me fjalët që i tha atë natë dhjetori.

Shaban Tateshi, pa kurrfarë pritese, pa kurrfarë hezitimi, bile me një mllef të thëksuar për harresën e varrit të tij filloi rrëfimin për Qazim bej Qemalin, për aq sa ai kishte arritur ta njohë…

Ndër të tjera Shaban Tateshi tha: “Ishte burrë shumë i ndershëm, fisnik, bujar, të cilin e harruan historianët, e bashkë me ta edhe mbarë populli, dhe emrin e tij e ka mbuluar pluhuri i harresës. E kanë harruar edhe studjuesit e historisë së Rilindjes Kombëtare”-tha Shaban Tateshi në fillim. Nga biseda me Shaban Tateshin, arrita të “zbuloj” shumë gjëra lidhur me këtë personalitet. Mirëpo, fjalën e fundit, duhet të jepnin historianët, gjurmuesit, hulumtuesit dhe të tjerët, për periudhën e Pavarësisë Kombëtare, për të hedhur dritë të plotë dhe për të zbardhur këtë personalitet, krahas personaliteteve të tjera historike. Sipas fjalëve të atëhershme të Shaban Tateshit, që më vonë u verifikuan dhe u saktësuan plotësisht, njëri nga gjashtë djemtë e Ismail Qemalit, Qazim bej Qemali, që nga viti 1936, jetoi në Strugë, deri në vdekjen e tij në dekadën e tretë të muajit dhjetor të vitit 1953! Ai ishte një ndër figurat e shquara të krijimit të shtetit shqiptar, por siç tha (asokohe) Shaban Tateshi, në Strugë nuk ka asnjë shenjë se ndonjëherë ka jetuar ky personalitet! Djali i Ismail Qemalit, kryetarit të parë të shtetit shqiptar, Qazim bej Qemal Vlora, sipas të dhënave, ka lindur më 1870, gjë që e konfirmojnë edhe familjarët e tij. Pas kryerjes së shkollimit fillor dhe të mesëm në Stamboll, ku kishte njohur shumë shokë nga viset e ndryshme shqiptare, vazhdoi studimet në fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit dhe arkitekturës në Bruksel të Belgjikës. Ishte njohës i mirë i gjuhës frënge, por zotëronte edhe shumë gjuhë të tjera si: gjermanishten, anglishten, turqishten, persishten etj. Natyrisht, gjuhën turke e njihte sepse ka jetuar dhe shkolluar në Turqi, ndërsa persishten dhe arabishten i kishte mësuar paralelisht, që më vonë do t’i ndihmonin gjatë studimeve në fakultetin e drejtësisë që e vazhdoi paralelisht me arkitekturën.

Pasi kreu studimet në Belgjikë, ai iu bashkëngjit babait të tij në aktivitetin e tij politik dhe diplomatik. Edhe pse i diplomuar dhe i specializuar për ndërtimtari dhe arkitekturë në Universitetin e Brukselit, ai u vë në shërbim të plotë babait të tij Ismail Qemalit, që tashmë ishte në një fazë të shkuar të aktivitetit të tij në krijimin e shtetit shqiptar, dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Qazim bej Qemali, nuk ishte vetëm djalë i Ismail Qemalit, por ishte edhe sekretar i tij personal, ndërsa pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28.12.1912, ai ishte edhe shef i Kabinetit të Ismail Qemalit. Për këtë ka shumë dëshmi gojore dhe të shkruara. Një nga dëshmitë që flasin për rolin e Qazim bej Qemalit, është edhe telegrami i Ismail Qemalit, që i dërgon nga Vjena e Austrisë, të adresuar pikërisht në emër të Qazim bej Qemalit, në Vlorë, me këtë përmbajtje: “Vij me vaporin më të parë. Telegrafoni kudo, të keni besim të plotë për fatin e Atdheut, duke i porositur për marrëveshje vëllazërore, bashkëpunim, mbarëvajtje të punëve të shtetit, ruajtje të rendit publik etj”.

Ismail Qemali, gati askund nuk shkonte pa Qazim bej Vlorën, por kohëve të fundit Qazim bej Vlora, ia koordinonte punët në Vlorë.


VIZITA E KOBSHME NË PERUGJA TË ITALISË

- Në Peruxhia, Ismail Qemalin e helmuan. Plakun e Vlorës e kanë helmuar në kafene (hotel) pasi kishte pirë kafe, dhe Ismail Qemali kishte thërritur:”Më helmuan…më helmuan…dhe pas pak ndërron jetë më 24 janar 1919. Qazim bej Vlora, ka gëzuar pension të lidhur nga Mbreti Ahmet Zogu, me arsyetimin:” PERSON I MERITUAR I KOMBIT SHQIPTAR”.
Qazim bej Vlora, nuk iu nda babait të tij Ismail Qemalit gjatë tërë periudhës së veprimtarisë së tij. Nuk iu nda as në takimet e shumta që kishte Ismail Qemali. Nuk iu nda as gjatë vizitave të shpeshta e të shumta siç ishin Konferenca e Kombeve në Londër, ku ishin së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Isa Boletinin. Mirëpo, vizita e tyre që i bënë Italisë, gjegjësisht qytetit të Perugjia, ishte vizita e tyre e fundit e përbashkët. Ishte kjo vizita e kobshme në prak të rrugëtimit në Konferencën e Parisit. Vizita e kobshme ishte jo vetëm për Ismail Qemalin, por edhe për për të birin e tij, Qazim bej Qemalin. Në këtë qytet, ata pësojnë një helmim, ku si pasojë e këtij helmimi, Plakun e Vlorës 75 vjeçar, e rrëmben vdekja e pamëshirshme nga intoksikimi dhe hemoragjia, më 24 janar 1919. Edhe Qazim bej Vlora, goditet dhe pëson po nga ky intoksikim dhe hemoragji, që i reflektohet gjatë tërë jetës së tij, sepse ka pësuar dëmtime të rënda shëndetësore, por megjithatë mbijetoi. Pasojat e këtij helmimi, ai i vuan tërë jetën, që dëshmojnë edhe dëshmitarët e gjallë edhe sot e kësaj dite në Strugë.
Helmimin e Ismail Qemalit në Perugja të Italisë, e ka vërtetuar më së miri rrëfimi i Fatushe Shehdulës, e cila sapo kishte arritur në Itali, kishte dëgjuar një shërbyes (kamerier ose personel tjetër hoteli), që u kishte treguar disa njerëzve duke thënë: “Plakun e Vlorës e helmuan në kafene, pasi kishte pirë një kafe, dhe se vetë Ismail Qemali kishte thërritur MË HELMUAN…MË HELMUAN!!!. Pas pak kohe, Ismail Qemali, ndërron jetë, duke lënë të papërfunduar misionin e tij. Pas vdekjes së Ismail Qemalit, Qazim bej Qemali, nga pësimet e helmimit, një kohë të gjatë është mjekuar dhe këndellur në spitalin e Durrësit. Aty ka gjetur pak rehati shpirtërore dhe është këndellur nga intoksikimi i rëndë. Pas daljes nga spitali i Durrësit, ai kthehet në Tiranë, ku ka jetuar deri në ardhjen e tij në Strugë, duke vizituar kohë pas kohe edhe spitalin e Durrësit. Sipas njohurive dhe dëshmive gojore, duke iu referuar edhe deklaratave të Shaban Tateshit, (mbase mund të mos jetë e saktë), Qazim bej Vlora, ka gëzuar pension të lidhur nga Mbreti Ahmet Zogu, me arsyetimin: “PERSON I MERITUAR I KOMBIT SHQIPTAR”.


SI ERDHI QAZIM BEJ QEMAL VLORA NË STRUGË

Pas vdekjes së Ismail Qemalit, zhvillimeve politike dhe ngjarjeve të përgjithshme në Shqipëri dhe më gjerë në atë periudhë, Qazim bej Qemali, në moshën 66 vjeçare, u martua me BEHIJE SHERIF MASLLAFIN (BEHIJE OHRIN).

Behije Sherif Masllafi-Ohri, ishte grua e vejë e moshës 29 vjeçare, me prejardhje nga Struga. Behija ishte e veja e Inajet bej Ohrit-QOKUT, dhe kishte katër fëmijë të moshës jomadhore:dy djem Edipin, dhe Dashamirin dhe dy vajza; Ediben dhe Hyrmeten. Vendimin për martesën me Behijen, ata e sollën së bashku, pas vdekjes së Inajet bej Ohrit, që asokohe-viteve 1934-1935- ishte zyrtar i lartë i prefekturës së Durrësit, dhe pikërisht më 1935 Inajet bej Ohri vdes, dhe Behija mbetet e ve me katër fëmijë bonjak.
Vdekja e burrit-Inajet bej Ohrit, Behijen e la në një situatë të palakmueshme materiale. Gjendja materiale gjithnjë e më tepër i keqësohej, edhe pse ajo kishte pasuri të paluajtshme në Strugë, që e kishte trashëguar nga babai i sajë.
Martesa me Qazim bej Qemalin, për Behijen ishte zgjidhja më e mirë dhe më fatlume, sepse me Qazim bej Qemalin njiheshin që më parë, për shkak të miqësisë së mëparshme, nga vëllai i Qazim beut, Et’hem bej Qemali, që ishte martuar me kunatën e Behijes, (motrën Inajet Ohrit, ish burrit të Behijes). Nga ana tjetër, ajo siguroi anën materiale, sepse Qazim bej Qemali gëzonte pensionin nga Mbreti Zog, dhe nuk kishte familje.
Ndërkaq, me martesën me Behijen, Qazim bej Qemali, në një mënyrë siguroi fëmijëve të sajë (pasi i birësoi) një ardhmëri më të mirë, ndërsa emrit të familjes së Inajet Ohrit, me të cilin pos krushqërisë dhe miqësisë, ia ruajti dhe mbrojti nderin dhe moralin e gruas shqiptare, që të mos nëpërkëmbet dhe të mos përgojohet nga persona amoral, të pandërgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm. Kjo tregon për fisnikërinë dhe bujarinë e Qazim bej Qemalit, në drejtim të respektimit të moralit familjar shqiptar.
Fill pas martesës me Behijen, Qazim bej Qemali, fëmijtë e Behijes, i vendosi nëpër shkolla sepse ishte arsimdashës i paepur. Një kohë jetuan në Tiranë, ku kishte shtëpinë e vet. Mirëpo, Behija kishte dy shtëpi dhe tokë në Strugë, që kishte trashëguar nga babai i sajë, ku ndër të tjera kishte një pemishte me një sipërfaqe prej afro dhjetë mijë metra katror (saktësisht 9.980 metra katror). Behija ishte e interesuar që të mos e humbasë këtë pasuri. Kështu, kohë pas kohe, vinin në Strugë për tu kujdesur aq sa munden për këtë pasuri. Ardhja e Qazim bej Qemalit në Strugë u solli të dyve shumë befasi të këndshme, e veçanërisht Qazim Beut. Ai në Strugë gjeti qetësinë shpirtërore, qetësinë familjare, por gjeti edhe shokë e miq të vjetër nga shkollimi në Stamboll, që njëherit ishin edhe bashkëmendimtarët e tij.

Qazim bej Qemali, në Strugë, ndër të tjerë gjeti dhe takoi edhe kushëririn e Behijes, Belul ef.Kadiun.

Belul ef,Kadiu, ishte shok dhe mik i Qazim Beut që nga shkollimi në Stamboll. Ishte personalitet i lartë ushtarak turk, saktësisht ishte ish komandant i dikurshëm i Gardës së Portës së Stambollit, i cili kishte mbaruar studimet në akademinë ushtarake dhe ishte gjeneral i ushtrisë turke.

Duke u shoqëruar me Belul e F. Kadiun, Qazim bej Qemali, ka filluar të njohë edhe personalitete të tjera në Strugë, bashkë me njerëz të rëndomtë por të ndershëm dhe të vyeshëm. Një ndër ata njerëz të rëndomtë që njohu Qazim bej Qemali në Strugë, është edhe Shaban Tateshi- “nismëtari, ideatori, nxitësi i zbardhjes së figurës dhe jetës e vdekjes së Qazim bej Qemalit”, që nuk ishte ndonjë personalitet, por i ndershëm, i sinqertë, besnik dhe mbi të gjitha atdhetar. Njohja me Shaban Tateshin u mundësua përmes dhëndërrit të Shaban Tateshit, Riza Pollozhanit, me të cilin Qazim bej Qemali kishte krijuar një miqësi të mirë dhe e këshillonte për shumë çështje. Nga afërsia që kishte me Riza Pollozhanin, dhe kunatin e tij Shaban Tateshin, Qazim bej Qemali, “mëshirohet” që këtij të fundit, ti blejnë një shtëpi në Strugë, për ta sjellur nga fshati dhe për ta rritur numrin e shqiptarëve në qytet. Dhe pikërisht, Qazim bej Qemali, ia “shet” shtëpinë e vet (të Behijes), në qendër të qytetit, që Shaban Tateshi të zbrësë nga fshati. Kjo shitëblerje e shtëpisë, i mundëson Shaban Tateshit, që të gjindet më pranë Qazim bej Qemalit dhe ta njohë më mirë dhe nga afër, duke mbetur që të dy, vetëm qytetar të rëndomtë dhe modest të Strugës.


VITET E QAZIM BEJ QEMALIT TË STRUGË

Ardhja e Qazim bej Qemalit në Strugë nuk ishte rastësisht. Ai me vete solli bibliotekën e vet të pasur dhe solli TËRË DOKUMENTACIONIN E VEPRIMTARISË POLITIKE DHE DIPLOMATIKE TË BABAIT TË TIJ ISMAIL QEMALIT, PËR KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR, për ta shpëtuar nga asgjësimi, shkatërrimi ose djegia e tërësishme, sepse kishte përvojë të hidhur nga kjo e fundit.

Qazim bej Qemali, prej vitit 1936 e deri në vitin 1939 herë shkonte në Tiranë, herë vinte në Strugë.Në vitin 1939, Qazim bej Qemali, nuhati dhe vlerësoi situatën që sa vinte e keqësohej në Shqipëri, duke vlerësuar se do të ndoshin edhe gjëra të papritura dhe të paparashikuara, dhe në pamundësi që ti parandalojë ose të ndërmarrë çfarefo mase parandalimi dhe pengimi, ai vendosi përfundimisht të vendoset në Strugë.

Ardhja e Qazim bej Qemalit në Strugë nuk ishte rastësisht. Ai me vete solli bibliotekën e vet të pasur dhe solli TËRË DOKUMENTACIONIN E VEPRIMTARISË POLITIKE DHE DIPLOMATIKE TË BABAIT TË TIJ ISMAIL QEMALIT, PËR KRIJIMIN E

SHTETIT SHQIPTAR, për ta shpëtuar nga asgjësimi, shkatërrimi ose djegja e tërsishme, sepse kishte përvojë të hidhur nga kjo e fundit. Ai e dinte vlerën e këtij dokumentacioni ndaj me fanatizëm kujdesej për këtë dokumentacion!!! Nga biblioteka e pasur që solli me vete, ai shpesh lexonte diçka dhe ua huazonte të tjerëve ato libra për të zgjëruar njohuritë e tyre shkencore. Ai vetë, kurrë nuk iu nda librit.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

Në Strugë, ishte i respektuar ndër ata pak miq me të cilët shoqërohej dhe këmbente diçka, edhe pse nuk kishte rreth të gjërë me të cilët komunikonte dha bashkëbisedonte, sepse konsideronte se nuk mundet të bashkëbisedojë me secilin për çështjet që nuk janë temë interesimi i tyre. Nuk i kishte të nivelit të tij dhe nuk i kuptonin çështjet që e preokuponin Qazim bej Qemalin.

Në vitin 1948, kur fillojnë turbulencat dhe ngrirjet në marëdhëniet diplomatike dhe miqësore shqiptaro-jugosllave, Behija i shkroi një letër Qazim bej Qemalit, në të cilën ajo e porositë në mënyrë të prerë që ta braktisë shtëpinë dhe pemishten dhe të këthehet në Tiranë, për tiu bashkangjitur familjes-gruas dhe fëmijve, sepse Behija kishte informacione nga bijtë, që tashmë ishin oficer të Ushtrisë Shqiptare.

Qazim bej Qemali, atëbotë, që vetes i kishte vënë një objektiv të përjetshëm, ia këtheu përgjigjen Behijes me shpejtësi rrufeje. Në përgjigjen e tij drejtuar Behijes, ai shkruan: “ Ti qëndro në Tiranë dhe kujdesu për fëmijtë, ndërsa unë do të rri këtu e do të kujdesem për PASURINË që e kam, sepse kufijtë janë momente të tilla politike që sot mbyllen e nesër happen dhe anasjelltas. Janë këto çështje të politikës ditore, e nuk janë çështje të përjetshme”.

Qazim bej Qemali, në përgjigjen që i këthen bashkëshortes Behijes, kur përmend fjalën “…do ta ruaj PASURINË”, ai këtë fjalë e shkruan të nënvizuar, që Behija ta kuptojë se për çfarë pasurie bëhet fjalë, sepse ai me këtë nënkupton pasurinë që ka me vete, e kjo pasuri është TËRË DOKUMENTACIONI I KRIJIMIT TË SHTETIT SHQIPTAR NGA BABAI I TIJ ISMAIL QEMAL BEJ VLORA, dokumentacuon që ai e kishte me vete, e nuk kishte aspak shqetësime për pasurinë e patundshme që kishte.

Ky dokumentacion ishte histori më vete. Ishte dëshmia e veprimtarisë dhe aktivitetit politik dhe diplomatik të Ismail Qemalit, gjatë periudhës së krijimit të shtetit Shqiptar, ku pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë ka qënë edhe vet Qazim bej Qemali. Pra ai nuk pranon të këthehet në Tiranë, duke ngelur në Strugë deri në vdekjen e tij, ku varroset dhe ku edhe sot prehen eshtrat e tij.

Ky dokumentacion ishte një histori më vete. Ishte dëshmia e veprimtarisë dhe aktivitetit politik e diplomatik të Ismail Qemalit, gjatë periudhës së krijimit të shtetit Shqiptar, ku pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë ka qënë edhe vetë Qazim bej Qemali. Refuzon me këmbëngulje braktisjen e Strugës dhe këthimin në Tiranë, përkundër sugjerimit të bashkëshortes Behije, dhe mbetet në Strugë, i vetëm, i vetmuar, deri në fund të jetës së tij.

ÇFARË I KISHTE THËNË QAZIM BEU ENVER HOXHËS?!

Nga ana tjetër, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (LNÇ-së) dhe formimit të Qeverisë së re në Shqipëri, Qazim bej Qemalit, iu ndërpre-iu ndal pensioni që gëzonte nga Mbreti Ahmet Zogu!

Kah fundi i vitit 1946 dhe gjatë vitit 1947, ai kërkoi disa herë pranim nga Enver Hoxha, duke mos treguar saktë identitetin e tij, duke mos treguar saktë se kush është!. Më në fund, kur sheh se nuk “mundet” ndryshe, e deklaron të plotë identitetin e tij dhe Enver Hoxha e pranon në kabinetin e tij, ku në murin e kabinetit, mbi kokën e Enevrit, ishte e vendosur fotografia e Ismail Qemalit. Qëllimi i këtij takimi ishte për tu sqaruar shkaqet e ndërprerjes së pensionit që gëzonte. Por, kur vërejti se përpjekjet e tija do të përfundojnë pa sukses për të vazhduar pensionin, i drejtohet Enver Hoxhës me fjalët:” Ti nuk meriton që fotografia e babait tim të qëndrojë në zyrën tënde!” Ky ishte takimi i parë dhe i fundit me Enver Hoxhën, të cilin kurrë nuk e kishte adhuruar. Poashtu ka vërejtur se në shtëpinë e tyre në Tiranë, nga ato pak dokumente dhe fotografi, si dhe pronësia e saj, ishin përfshirë nga një shkatërrim i paparë, duke zhdukur dita ditës gjithnjë e më shumë çdo gjurmë. Ai, mblodhi ato pak sende, letra, dokumente etj që kishin mbetur dhe për ti shpëtuar i mori edhe ato me vete në Strugë, për ti sistemuar e strehuar dhe për ti shpëtuar nga shkatërrimi i tërëishëm.

Çështë e vërteta, shtëpinë e gjeti gati tërësisht të rrënuar e të djegur, bashkë me të gjitha sendet që kishte aty, bashkë me fotografitë nga albumi familjar, kështu që janë humbur të gjitha gjurmët e tilla.

Ç’U BË ME DOKUMENTACIONIN E KRIJIMIT TË SHTETIT SHQIPTAR?

Që nga ajo ditë kur mblodhi ato pak sende në shtëpinë e djegur dhe të rrënuar, Qazim bej Qemali, kurrë më nuk është rikëthyer në atë shtëpi, që tashmë nuk i ngjante shtëpisë por një gërmadhe të vërtetë!

Nga letërkëmbi që patën me të shoqen Behijen, dhe pasi e këshilloi ate që të kujdeset dhe ti shkollojë fëmijtë në Tiranë, nëpër shkolla dhe fakultete, sepse ishte arsimdashës, ai u bë rob i vetëvetes dhe dokumentacionit që kishte me vete. Dokumentacioni, atë pasuri, ai konsideronte se nuk mund tia besoj kujt do qoftë. Atyre që eventualisht ka mundur tua besojë, nuk ishin pranë tijë, ose tashmë kishin ndërruar jetë-kishin vdekur.

E shoqja Behija, me të kuptuar se Qazim bej Qemali, përfundimisht nuk do të rikëthehet në Tiranë, pas mbylljes së kufijve, iu drejtua me letra dhe mesazhe familjarëve të sajë në Strugë, në rend të parë familjes së Belul ef. Kadiut, Osman Hajrullahut dhe familjes Laçka, që të kujdesen për Qazim bej Qemalin, sipas mundësive të tyre.

Qazim bej Qemali, i lodhur nga mosha, i rraskapitur nga traumat që ka përjetuar nga vetmia si dhe nga sëmundja kronike si pasojë e helmimit më 1919 në Perugjia, QAZIM BEJ QEMAL VLORA, NË MOSHËN 83 VJEÇARE, MBYLLË SYTË NË STRUGË NË FILLIM TË DEKADËS SË TRETË TË MUAJIT DHJETOR TË VITIT 1953.

Me vdekjen e tij, mbyllet një kapitull, ose së paku një faqe e historisë së veprimtarisë së tij dhe të babait të tij Ismail Qemali, së bashku me shumë iluminist, veprimtar dhe atdhetar të tjerë shqiptar, për krijimin e shtetit të parë Shqiptar në vitin 1912 dhe shpalljen e Pavarësisë në Vlorë.

Për të qënë ironia më e madhe, fat ose ironi që i përcjell shumë figura të tilla të mëdha të historisë shqiptare, Qazim bej Qemal Vlora, u gjet i vdekur katër ditë pasi mbylli sytë në shtëpinë e tij ku jetonte, shtëpi, që edhe sot e kësaj dite është e pandryshuar nga jashtë dhe është funkcionale siç ka qënë në kohën kur aty ka jetuar Qazim bej Qemali. Ndryshim i vetëm që ka pësuar kjo shtëpi, është rregullimi i brëndshëm enterierik dhe mobilimi. Aty tani jeton një familje shqiptare.

Në këtë shtëpi, nuk ka asnjë shenjë apo simbol që do të dëshmonte dhe do të tregonte se: “këtu ka jetuar dhe….” U gjet i vdekur pikërisht nga anëtarët e familjes Laçka, të cilët jo rastësisht i kishte porositur bashkëshortja e tij Behija, për tu kujdesur për Qazim bej Qemalin.

U gjet i vdekur, pasi u vërejt se katër ditët e fundit, në oborrin e tij, të cilin e kishte mbuluar dëbora, nuk kishte gjurmë këmbësh dhe dëbora nuk ishte shkelur. Kjo i “detyron” familjen Laçka të afrohen tek shtëpia ku jetonte Qazim bej Qemali dhe…gjetën Qazim bej Qemalin të shtrirë dhe të ngrirë!

Pasi u njoftuan miqët dhe të afërmit e tjerë të Qazim bej Qemalit, u varros në varrezat familjare të Belul ef.Kadiut në varrezat e qytetit në Strugë, në mënyrë modeste, ashtu siç ishte edhe ai vetë, ku edhe sot prehen eshtrat e tij.

Për fat të keq, as varri i tijë nuk ka qënë i shënuar me asnjë shenjë apo simbol ( deri më 27 nëntor të vitit 1997), bile bile shumica e qytetarëve dhe të tjerëve në Strugë, nuk ia kanë ditur dhe nuk ia kanë mbajtur mënd varrin, edhe pse periudha e vitit 1953, nuk i takon periudhës së hershme të mesjetës!!!

Për ti dalë sado pak borxhit këtij personaliteti të shquar të historisë Kombëtare si dhe vetë 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit të 1912, me ndihmën e Shoqatës së Historianëve Shqiptar në Maqedoni, dega në Strugë, në veçanti me ndihmesën e parezervë të kryetarit të kësaj Shoqate, prof.Dr.Nebi Dervishi, dhe bashkë me Televizonin lokal “Kaltrina” nga Struga, bëmë ç’është e mundur dhe sipas mundësive dhe rrethanave tejet të ndërlikuara, që me këtë rast, në prak të 28 Nëntorit, që të bëhet përfundimisht ekspozimi dhe shënimi i varrit të Qazim bej Qemalit, duke ia shënuar me një gurë modest.

Këtë aktivitet e kanë mbështetur në forma të ndryshme edhe shumë qytetar të tjerë nga Struga e rrethina, që varri i tij të shënohet, qoftë me një gurë modest mermeri dhe një mbishkrim poashtu modest me këtë përmbajtje: “QAZIM BEJ VLORA, 1870-1953…Nëntor, 1997, SH.H.SH. Strugë”.

Lidhur me identifikimin, saktësimin dhe skspozimin e varrit të Qazim bej Qemalit, krahas njohurive që kisha nga nismëtari i këtij hulumtimi, Shaban Tateshi, si dhe shumë qytetar të Strugës dhe Ohrit, që kanë mundur të ndihmojnë në identifikimin dhe saktësimin e varrit, kontribut të veçantë dhe faleminderim për të gjithë, e në veçanti për Remzi Qokun, dhëndërr i Belul ef.Kadiut, të cilit vetë Belul ef.Kadiu, ia kishte lënë amanet që ta dije se i kujt është, kush pushon aty dhe ta ruaj kujdeset e kultivojë këtë varr.

Më 27 nëntor, të vitit 1997, më në fund, iu ekspozua dhe iu shënua varri Qazim bej Qemal Vlorës, në varrezat e qytetit të Strugës. Në këtë eveniment, me rastin e ekspozimit, saktësimit dhe shënimit të varrit të Qazim bej Qemalit, të pranishëm ishin, prof.Dr.Nebi Dervishi dhe Zejnulla Qyra nga SH.H.SH, dega në Strugë, prof.Nexhat Mustafa dhe dr.Shefqet Pollozhani nga Unioni i Inteligjencies Shqiptare në Maqedoni-dega në Strugë (U.I.SH.M), Fevail Çorba dhe Asllan Shate, përfaqsues të Këshillit të Xhematit nga Muftinia e Strugës dhe kuptohet, autori i hulumtimit dhe i këtyre rreshtave. E gjithë kjo është shënuar në shiritin e celuloidit të Televizonit lokal “Kaltrina” nga Struga.

Lidhur me këtë aktivitet modest, njoftuam edhe anëtarët e familjes së Qazim bej Qemalit në Tiranë dhe mbarë farefisin e Ismail Qemalit. Mirëpo, ditën që u zhvillua ky aktivitet modest në Strugë, aktivitet rreth shënimit të 28 Nëntorit në Tiranë e Vlorë, kulmuan aktivitetet e këtilla, ndaj mundësia për të marrë pjesë e familjarëve të Ismail Qemalit dhe të Qazim bej Qemalit, ishte shumë e vogël, ndaj ata munguan.

Edhe pse nuk ishin të pranishëm në këtë aktivitet modest, gjatë ditës dhe në mbrëmje të 27 nëntorit 1997, komunikuam bashkë me familjarët e Qazim bej Qemalit, të cilët ishin shumë mirënjohës për këtë, siç u shprehën ata “ vepër dhe gjest tepër human dhe patriotik të shqiptarëve”.

Atë mbrëmje, në studion e Radio Televizionit “Kaltrina” kemi zhvilluar një bisedë në studio me historianin Zejnulla Qyra, dhe me Remzi Qokun, që ka ndihmuar në masë të madhe për saktësimin e varrit të Qazim bej Qemalit, me ç’rast, ua kemi komunikuar dhe ua kemi bërë me dijë të gjithë struganëve dhe të gjithë spektatorëve dhe dëgjuesve, se është saktësuar, ekspozuar dhe shënuar varri i Qazim bej Qemalit në varrezat e qytetit, duke pasqyruar pamje nga aktiviteti i vendosjes së gurit modest me mbishkrimin poashtu modest.

Kishim planifikuar që të bashkëkomunikojmë me Edip Ohrin, djalin e madh të birësuar të Qazim bej Qemalit dhe Darling Vlorën, stërnip të Ismail Qemalit.

Bashkëbisedimi me Edip Ohrin u realizua, ndërsa për fat të keq, me Darling Vlorën nuk arritëm ta realizojmë komunikimin, për shkak të angazhimit të tij në manifestimin qëndror për 28 Nëntor, në qytetin e Vlorës.

FJALËT E EDIP OHRIT NË PARAQITJEN E TIJ PËRMES TELEFONIT

Pasi ia komunikuam njoftimin për ekspozimin dhe shënimin e varrit të njerkut të tij, djalit të Ismail Qemalit, Qazim bej Qemalit më 27 nëntor të 1997, përmes linjës telefonike në emisionin e drejtëpërdrejtë të RTV “Kaltrina”, Edip Ohri, djali i madh i birësuar i Qazim bej Qemalit, dukshëm i emocionuar u shpreh:” Në radhë të parë ju faleminderj për telefonatën, ku më informuat dhe më gëzuat për këtë lajm. Dua të shprehë faleminderimet e mia dhe të familjes time dhe gjithë trungut të familjes së Ismail Qemalit, me banim në Shqipëri, për këtë gjest tuajin tepër human, të Shoqatës së Historianëve Shqiptar dega në Strugë dhe popullit të mrekullueshëm dhe patriot të Strugës. Me këtë veprim, ju na keni prekur thellë shpirtërisht jo vetëm ne familjarët , por edhe gjithë shqiptarët kudo që janë, sepse në këtë mënyrë keni nderuar figurën madhore të patriotit e heroit Kombëtar Ismail Qemal Vlorës. Qofshit të bekuar dhe në do tu jemi përjetë mirënjohës”.

I pyetur për figurën dhe personalitetin e Qazim bej Qemal Vlorës, Edip Ohri u shpreh: “ Për sa i kërket figurës së Qazim bej Vlorës, birit të Ismail Qemalit, siç e dini, Qazim beu, është një personalitet me rëndësi të veçantë në veprimtarinë patriotike e diplomatike të babait të vet, Plakut të Vlorës, siç e quan populli ynë shqiptar. Ismail Qemali, djemtë e tij i kishte si sekretarë, këshilltarë, truproje e shoqërues kudo ku ai zhvillonte aktivitetin e tij politik. Domethënë, djemtë e tij ishin të arsimuar e njohës të shumë gjuhëve të huaja dhe me formim politik e atdhetar”.

Edip Ohri, në vazhdim të prononcimit të tij të parë tha:” Qazim beun, Ismail Qemali e kishte sekretarin e tij personal i cili e ka ndjekur babain e tij në të gjitha udhëtimet e takimet diplomatike dhe politike të tij, si brënda ashtu edhe jashtë vendit. Ai ka qënë me te në Angli, Austri, në Itali… Ka qënë bashkë me te edhe në bisedimet me krerët dhe udhëheqësit e Lëvizjes Patriotike në Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë së bashku me burrat e shquar në Shqipëri si Luigj Gurakuqi, Isa Boletini etj. Qazim beu ka qënë pranë babait të tij deri në minutat e fundit të jetës së tij, kur ai vdiq në Perugjia të Italisë, nga një helmim në vitin 1919. Fakt është se edhe vetë Qazim beu bashkë me babain e tij u helmua, por ai jetoi. Pasojat e helmimit ai i vuajti deri në fun dtë jetës së tij. Qazim bej Qemali, ka qënë njeri i kulturuar, me arsim të lartë universitar. Ka ndjekur studimet në Fakultetin e inxhinjerisë së ndërtimit në Belgjikë. Ai zotëronte shumë mirë gjuhët: frengjisht, anglisht, italisht, turqisht e ndonjë tjetër. Ishte studioz. Kishte një bibliotekë të pasur dhe POSEDONTE POTHUAJSE TË GJITHË DOKUMENTET E VEPRIMTARISË POLITIKE E DIPLOMATIKE TË ÇËSHTJES SHQIPTARE TË ZHVILLUAR NGA BABAI I TIJ ISMAIL QEMAL VLORA. Fatkeqësisht, në kohën e Mbretit Zog, e aq më tepër, pas viteve të 1945, në kohën e monismit në Shqipëri, personalitetet e larta të shtetit shqiptar në Shqipëri, nuk treguan asnjë interesim për këto DOKUMENTE AQ TË RËNDËSISHME PËR HISTORIOGRAFINË SHQIPTARE. Madje, pas viteve 1945, ndaj pasardhësve të familjes së patriotit të shquar të kombit shqiptar, Ismail Qemali, nuk u tregua kujdes dhe trajtim që meritonin. Fakt është se ata mbyllën jetën e tyre në varfëri të plotë. Qazim beu, ka qënë një familjar i mirë, tepër human dhe i kujdesshëm, i cili na mori neve nën kujdestarinë e tijë atërore: dy djem e dy vajza, nënën time dhe gjyshem time nga nëna, duke qënë edhe vetë në kushte jo aq të mira materialo-ekonomike. Megjithate, ai tregoi një kujdes të veçantë për arsimimin dhe edukimin tonë si njerëz të ndershëm e patriot të vendit tonë. Ai asnjëherë nuk ndërhyri në pikëpamjet tona ideologjike dhe politike. Për ate, rëndësi kishte në radhë të parë të brumoseshim si patrio, ta donim Shqipërinë dhe shqiptarët si dhe të luftonim për çlirimin e plotë të Shqipërisë nga okupatorët fashistë dhe këtë ai e realizoi plotësisht. Ndërsa, ai vetë ka qënë një demokrat me preferenca anglo-franceze, pasi edhe kultura që kishte e tërhiqte më shumë ndaj atij sistemi shoqëror.

Qazim bej Qemali, jetoi për një kohë të gjatë në mesin e struganëve, ndaj të cilëve ushqente dashuri dhe respekt të madh, pasi ai gjithmonë thoshte se Struga, Ohri, Dibra…kanë qëndruar pranë dhe besnik ndaj babait të tij Ismail Qemalit, për çështjen shqiptare, në momentet e caktuara politike. Madje, vëllau i Qazim bej Qemalit, Et’hem bej Vlora, ishte i martuar në Ohër, me motrën e patriotit të shquar Hamdi bej Ohri-Qoku, (halla e Edip Ohrit, vërejtje e M.L), dhe si shumë patriot të krahinave tona shqiptare të Maqedonisë, të thirrura nga Ismail Qemali, shkuan në Vlorë në vitin 1912, dhe vunë firmën e tyre në dokumentin e rëndësishëm të THEMELIMIT TË SHTETIT SHQIPTAR NË SHPALLJEN E PAVARËSISË”.

Në fund të paraqitjes së tij, gjenerali në pension Edip Ohri, djali i birësuar i Qazim bej Qemalit tha:” Ju faleminderoj vëllezër e mora struganë, që më dhatë mundësinë për të komunikuar drejtëpërdrejti me ju, për kënaqësinë e madhe për të uruar njëri tjetrin me rastin e festës së madhe të shpalljes së Pavarësisë dhe mirënjohjes sonë për identifikimin dhe ekspozimin e varrit të birit të patriotit të shquar shqiptar, Ismail Qemalit, Qazim bej Qemal Vlorës. Respekt dhe mirënjohje të thellë për ju bashkëqytetar të dashur struganë”.

Edhe pse nuk ishin të pranishëm në këtë aktivitet modest, gjatë ditës dhe në mbrëmje të 27 nëntorit 1997, komunikuam bashkë me familjarët e Qazim bej Qemalit, të cilët ishin shumë mirënjohës për këtë, siç u shprehën ata “ vepër dhe gjest tepër human dhe patriotik të shqiptarëve”.

Shtëpinë në të cilën jetonte Qazim bej Qemali, pas vdekjes së tij, bashkë me pemishten me sipërfaqe 9.980 metra katror, administrata e Komunës së Strugës e nacionalizoi dhe e eksproprijoi, të cilën më pas ia dha për shfrytëzim dhe pronësi një familjeje, si formë kompensimi për marrjen e shtëpive dhe pronave për nevoja të ndërtimit të hotelit “Drim”. Pronari i ri i atëhershëm, këtë shtëpi ia shiti një familje tjetër shqiptare e cila edhe sot e kësaj dite jeton në atë shtëpi të pandryshuar nga pamja e jashtme. Shtëpia është e njëjta, si në kohën kur ka jetuar Qazim bej Qemali.

Lidhur me dokumentacionin që kishte me vete Qazim bej Qemali dhe zhdukjen e tij bashkë me bibliotekën, në Strugë kamë hasur në njohuri dhe versione të shumta që kanë qarkulluar edhe më parë-atëhere, por qarkullojnë edhe sot. Flitet se kur ka hyrë pronari i parë pas vdekjes së Qazim bej Qemalit, paraprakisht ai e ka pastruar nga të gjitha sendet dhe gjërat që ka gjetur brënda. Dihet nga dëshmitarët se në te ka pasë një bibliotekë të pasur, ka pasë shumë libra, dhe shumë dokumente. Këtë e konfirmuan edhe në fillim të hulumtimit tim, dëshmitarët që sot për fat të keq nuk janë gjallë, si Shaban Tateshi, Remzi Qoku etj, por e konfirmuan edhe dëshmitarët e gjallë, siç është Myzhgjane Qoku, e bija e Belul ef.Kadiut, që është një nga dëshmitaret që më së afërmi e ka njohur Qazim bej Qemalin.

Ky dokumentacion, ka qënë DOKUMENTACIONI I VEPRIMTARISË SË ISMAIL QEMALIT DHE KRIJIMIT TË SHTETIT TË PAVARUR SHQIPTAR, dokumentacion, për të cilin Qazim bej Qemal Vlora, është bërë rob i vetëvetes për ta ruajtur atë. Biblioteka ishte e pasur, dhe kishte libra në gjuhë të ndryshme, pohojnë dëshmitarët.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

ISMAIL QEMALI SHPREHEJ “QAZIMI ËSHTË MEMORJA IME!”

Zhdukja dhe humbja e bibliotekës shumë të pasur është pa dyshim humbje e madhe, por, HUMBJA E DOKUMENTACIONIT TË KRIJIMIT TË SHTETIT SHQIPTAR, është humbje dhe dëm i pakompensueshëm, është humbje e madhe jo vetëm për historinë e Strugës, por është humbje për tërë historinë dhe historiografinë kombëtare. Ka thashë e thëna se ky dokumentacion është marrë nga persona të autorizuar të Sigurimit të shtetit jugosllav, që kanë qënë njohës të mirë të vlerës, peshës dhe rëndësisë së dokumentacionit në fjalë dhe është dorëzuar e deponuar në ndonjë Arkiv shtetëror në Shkup, Beograd apo gjetiu. Flitet se ka të ngjarë, që diçka nga ky dokumentacion mund të ndodhet edhe në Arkivin e Ohrit!

Dëshmitarët pohojnë se dokumentacionin e ka marrë përgjegjësi për ekzekutimin e përmbarimit të vendimeve të eksproprijimit dhe çështjeve pronësoro-juridike të Komunës së Strugës, me gjasë se e ka ditur vlerën e tyre(?!), ndërsa librat mbase janë hedhur në deponinë e qytetit të Strugës dhe janë djegur (?!).

Poashtu flitet se një sasi e librave nga biblioteka e madhe dhe e pasur e Qazim bej Qemalit, ka mundur ti shpëtojë djegjes, duke pasë parasysh faktin se personi që ka bërë pastrimin e qytetit, ka bartur llomet dhe hedhurinat drejt deponisë së qytetit, asokohe e kishte djalin në Shkollën Normale në Shkup?! Këto të dhëna, më shtonin shpresën se mos vallë do të gjejmë së paku ndonjë gjurmë nga kjo bibliotekë, ose ndonjë dokument, shpresë që edhe sot nuk është shuar se mos ka shpëtuar diçka nga pasuria e Qazim bej Qemalit.

Mirëpo, për fat të keq, të gjitha përpjekjet e gjertanishme, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat të pritur e të dëshiruar, edhe pse, këto të dhëna mund të konsiderohen shumë të sakta. Mirëpo, periudha e viteve ’81, pas ngjarjeve të njohura të Revolucionit shqiptar në Kosovë, kur Maqedonia u bë poligon eksperimental për dhunën ndaj shqiptarëve, kur policia hynte në çdo shtëpi për të bastisur dhe mezi priste që të gjejë diçka nga shënime të karakterit të tillë, ka mundësi që këto libra të jenë asgjësuar, djegur ose kush e din se ku e si kanë përfunduar. Një fjalë popullore thot: “shpresa vdes e fundit”, ndaj edhe nunë vazhdimisht shpresoj se një ditë do të gjejmë së paku diçka që të na zbardhë gjurmët e bibliotekës dhe të dokumentacionit të Qazim bej Qemalit. Zhdukja dhe humbja e bibliotekës shumë të pasur është pa dyshim humbje e madhe, por, HUMBJA E

DOKUMENTACIONIT TË KRIJIMIT TË SHTETIT SHQIPTAR, është humbje dhe dëm i pakompensueshëm, është humbje e madhe jo vetëm për historinë e Strugës, por është humbje për tërë historinë dhe historiografinë kombëtare. Ka thashë e thëna se ky dokumentacion është marrë nga persona të autorizuar të Sigurimit të shtetit jugosllav, që kanë qënë njohës të mirë të vlerës, peshës dhe rëndësisë së dokumentacionit në fjalë dhe është dorëzuar e deponuar në ndonjë Arkiv shtetëror në Shkup, Beograd apo gjetiu. Flitet se ka të ngjarë, që diçka nga ky dokumentacion mund të ndodhet edhe në Arkivin e Ohrit!

Të gjitha këto versione të mundshme ose të pamundshme, munden dhe duhet tu shërbejnë si nxitje atyre që merren me gjurmime historiografike dhe arkivore, që të angazhohen në këtë drejtim, për të ndriçuar jo vetëm rastin si rast, por për të ndriçuar rastin e humbjes dhe “zhdukjes” së dokumentacionit të Qazim bej Qemalit, që mund të hedhë dritë për shumë çështje të aktiviteteve dhe veprimtarisë politike, diplomatike, strategjike e ushtarake të krijimit të shtetit të Pavarur Shqiptar më 1912, që është me interes të veçantë kombëtar dhe historik.

Ç’U BË ME PASARDHËSIT E QAZIM BEJ QEMALIT (FËMIJËT E BIRËSUAR)

Dihet mirfilli se Qazim bej Qemali, nuk ka qënë më parë i martuar për tu përkushtuar veprimtarisë së Ismail Qemalit, ndaj nuk ka pasë fëmijë, para martesës me Behijen. Nuk është martuar, sepse ka qënë në shërbim të plotë të idealit dhe veprimtarisë së Ismail Qemalit. Pasardhësit e vetëm të Qazim bej Qemalit janë fëmijtë e Behije Sherif Masllafi-Ohri (Qoku), fëmijë që Qazim bej Qemali i ka birësuar. Të katër fëmijtë e birësuar, kanë jetuar në Tiranë dhe secili më vete është personalitet i veçantë.

Djali i madh EDIP OHRI, tani pensionist dhe në moshë të shkuar, ushtarak i karierës, ka kryer akademitë e larta ushtarake i specializuar për aviacion luftarak. Ka qënë edhe Komandant i aviacionit-Forcave ajrore të Shqipërisë. Jeton në Tiranë.

Djali i dytë, DASHAMIR OHRI, poashtu figurë e lartë e ushtarakut të karierës. Është specializuar për forcat marinës luftarake. Ka qënë edhe komandant i flotës së nëndetseve të Forcave të mbrojtjes detare të Shqipërisë. Jeton në Tiranë.

Vajza e madhe (fëmija i tretë i Behijes), EDIBE OHRI (mbiemrin marteson për fat të keq nuk arrita ta mësoj), intelektuale e lartë, që ka qënë docente në Institutin e Lartë të Bujqësisë në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Jeton në Tiranë, por informacionet e fundit flasin se përkohësisht është transferuar tek e bija në Kanada.

Vajza e vogël, (fëmija i katërt i Behijes), HYRMETE OHRI, (poashtu nuk ia mësova mbiemrin martesor), është shkolluar dhe specializuar për mjekësi, dhe ka punuar si laborante në Spitalin nr.2 të Tiranës. Jeton në Tiranë, edhe pse nuk kam informacion për vendqëndrimin e sajë aktualisht.

Janë këta katër fëmijtë e birësuar të Qazim bej Qemalit, të cilët ate e kanë konsideruar si prind të vërtetë, edhe pse të vetëdijshëm se nuk e kanë prind biologjik.

Dihet mirfilli se të gjithë pasardhësit e familjes së Ismail Qemalit, kanë jetuar në rrethana shumë të vështira dhe nuk kanë pasë trajtim të drejtë dhe korekt nga sistemi komunist shqiptar-enverian. As fëmijtë e birësuar të Qazim bej Qemalit, nuk e kanë pasë aq të ndritur jetën e tyre. Pas shumë perpecive, kurdisjeve, dhe konstrukcioneve që u janë bërë shumë personaliteteve dhe figurave të jetës politike, ushtarake e shoqërore të Shqipërisë, një gjë të tillë e kanë përjetuar edhe këta pasardhës të kësaj familjeje të njohur patritike.

Në vitin 1979, gjatë spastrimeve të mirënjohura që kishin përfshirë të gjitha strukturat shqiptare, nga sistemi enverian dhe shërbimet e tija të paskrupullta dhe çnjerzore, nuk u kursyen as pasardhësit e birësuar të Qazim bej Qemalit, posikur që nuk u kursyen edhe shumë e shumë të tjerë.

Komandanti i athershëm i aviacionit luftarak të Shqipërisë, Edip Ohri, pasi i kurdiset akuza se zhvillon aktivitete dhe veprimtari kundër Enverit dhe socializmit, ndaj është rrezik për Partinë dhe Shtetin, dënohet me 14 vjet burg! Klika enveriane, nuk kurseu as “epitete” të tjera në ngarkim kundër Edip Ohrit.

Edip Ohri, i vuajti 11 vjet burg në kazamatet enveriane, duke e nënçmuar në mënyrat më çnjerzore. Megjithate, ai qëndroi stoikisht dhe u përballoi të gjitha këtyre sfidave, pa thyer dinjitetin e tij.

Pranvera e vitit 1990, fillimi i demokratizimit të Shqipërisë enveriane, ishte shpresa e fundit, shtegu dhe rrezja e dritës për shumë shqiptar, që vuanin në kazamatet e klikës enveriane. Këto ngjarje, i mundësojnë edhe Edip Ohrit daljen nga këto kazamate dhe lirimin e tij nga vuajtjet e mëtejme në burg.

As anëtarët tjerë të familjes së Edip Ohrit, nuk u kursyen pas dënimit të Edipit. E gjithë familja e Edip Ohrit, shumë rëndë e ndien dhe e përjetuan këtë “tradhëti kombëtare ndaj socializmit enverian”.

“Të vetmën gjë që arrita dhe në tërësi që arritëm ta shpëtojnë nga e gjithë ajo që përjetova dhe përjetuam, ishte krenaria dhe dinjiteti jonë”-tha në një çast gjatë bisedës Edip Ohri, dhe vazhdoi: “Të gjitha këto i përjetuam, që kurrë nuk kishim mundur ti imagjinojmë dhe ti paramendojmë, por qëndruam ballëlartë dhe krenarë, se Shqipërinë nuk e deshëm për Enverin, por e deshëm për Shqipërinë”.

TAKIMI IM I PARË ME GJENERAL EDIP OHRIN NË STRUGË

Gjatë vitit 1993, në kohën kur isha ne vlugun e hulumtive për të gjetur dëshmi sa më shumë nga fjalët e Shaban Tateshit, për të zbardhur rastin e figurës madhore të Qazim bej Qemalit, për kënaqësinë time, papritmas kuptova se në Strugë kishte ardhur gjeneral Edip Ohri, njëri nga djemtë, respektivisht, djali i madh i birësuar i Qazim bej Qemalit.
Me Edip Ohrin, u takova në shtëpinë e Luan Hajrullahut, djalit të Osman Hajrullahut, me të cilin Qazim bej Qemali kishte miqësi dhe shoqëri, sepse Qazim bej Qemali e njihte që nga koha e shkollimit në Stamboll e nga ana tjetër,e shoqja Behija, e kishte nga rrethi farefisnor.

Asokohe, gjeneral Edip Ohri, ishte burrë 67 vjeçar, por mjaft vital dhe i mpreftë, edhe pse nuk mund të fshiheshin gjurmët e traumave dhe të keqtrajtimeve që ka përjetuar në kazamatet famëkeqe enveriane. Sa i përket figurës së Qazim bej Qemalit, ai i kishte të freskëta kujtimet për njerkun e vet. Me shumë respekt foli për Qazim beun dhe marëdhëniet ndërmjet tyre, duke theksuar që në fillim se fati deshi që ai të përfundojë ashtu siç nuk e kishte merituar. “Më vjen shumë keq, dhe jam i shqetësuar nga fakti se, erdha në Strugë dhe përkundër përpjekjeve, konstatova se varri i Qazim bej Qemalit nuk dihet fare”-tha në fillim gjeneral Edip Ohri. “Si është e mundur që askush nuk mundet të më ndihmojë ta gjejë varrin e njerkut tim, që për një kohë të gjatë ka qënë edhe babai im….varrin e një figure madhore, një personaliteti të lartë të krijimit të shtetit Shqiptar-shtetit të parë të Pavarur Shqiptar, që bashkë me shumë veprimtar të tjerë të prirë nga Ismail Qemali. Do të ishte e udhës, për hirë të respektit ndaj një bashkëqytetari strugan, ndaj një veprimtari të madh dhe bashkëpunëtori e djali të Ismail Qemalit, që së paku të ishte shënuar me një gurë të thjeshtë, që të dihet së paku varri për ne familjarët dhe pjestarët e trungut të familjes së Ismail Qemali”-tha mjaft i shqetësuar gjeneral Edip Ohri.

Biseda me zotëri Edip Ohrin, vazhdoi gjatë dhe ai pa hezitim përgjigjej në pyetjet që ishin temë e interesimit tim, rreth saktësimit të pyetjeve të mia hipotetike.

Në pyetjen për dokumentacionin dhe fotoalbume familjare ose fotografi të vetme, ai tha se të gjitha janë zhdukur! Janë zhdukur gati të gjitha fotografitë familjare të Ismail Qemalit dhe të Qazim bej Qemalit. Ka disa fotografi gjysmake, që i kanë shpëtuar djegjes dhe shkatërrimit e asgjësimit mbase të qëllimshëm, por nuk janë ato fotografi që mund të dëshmojnë diçka konkrete dhe nuk kanë të bëjnë fare me periudhën e aktivitetit të Ismail Qemalit në periudhën e shpalljes së Pavarësisë.

Meqenëse, gjatë gjurmimeve dhe hulumtimeve të mia, kisha gjetur disa fotografi origjinale, por pa pretenduar se ato janë fotografi të vetme dhe unikale, ia tregova dy prej tyre: në njërën fotografi janë çifti Qemali-Qazim bej Qemali dhe Behije Sherif Masllafi, e ëma e Edip Ohrit, ndërsa në fotografinë tjetër është e bija e Ismail Qemalit, Alija (Liza). Fotografia e Alijes (Lizës) mban datën 28 qershor 1920. Këtë fotografi, Alija (Liza) ia dërgon vëllaut Qazim bej Qemali nga Nica e Francës, ku ka vazhduar studimet në Konservatoriumin për piano. Fotografia në fjalë, pos që mban datën 28 qershor 1920, në prapashpinë ka një përkushtim në gjuhën frenge: “En suvenir a mon cher frer Kiazim, Nice 28/620” , që do të thotë: “Një kujtim vëllaut tim të dashur Qazimit”.

Edip Ohri kur i pa këto fotografi u befasua! U befasua këndshëm! U befasua për shumçka, lidhur me këto fotografi. Nuk mundi të fshehë kënaqësinë, që për herë të parë sheh fotografinë e përbashkët të nënës dhe njerkut. Gjeneral Edip Ohri, u befasua për faktin se si ka mundësi që ato fotografi të ruhen me aq kujdes dhe përkushtim të rralë, kur të gjitha të tjerat në Tiranë e gjetiu janë zhdukur?! Bile bile, vetë gjeneral Edip Ohri, pohoi se fotografia e Qazim bej Qemalit me Behijen, është fotografia e vetme e çiftit Qemali.

Lidhur me këto fotografi, gjatë bisedës me Edip Ohrin, sqarova rrugën dhe gjurmët përmes të cilave kam arritur deri tek këto fotografi.

Gjatë gjurmimeve dhe hulumtimeve të mia, duke trokitur derë më derë, nga një familje në tjetrën, gjatë tërë kësaj periudhe, në albumin familjar të Vildane Qerimi-Sinojmeri, ( e bija e mësuesit gjirokastrit Myfit Sinojmeri, të vrarë në moshën 31 vjeçare në Zhitoshë të Krushevës, në Maqedoninë qëndrore, më 14 shkurt 1954) dhe mbesa e Belul ef.Kadiut, kam gjetur ato dy fotografi, që janë ruajtur me një përkushtim dhe një fanatizëm të paparë. Myfit Sinojmeri ishte dhëndërr i Belul ef.Kadiut, por me preferenca atdhetarie dhe atdhedashurie të madhe dhe i përkushtuar për çështjen kombëtare shqiptare. Fatmirësia është që këto fotografi, kanë rënë në dorë të personave siç kanë qënë vetë Myfit Sinojmeri dhe më pas e bija Vildane Qerimi-Sinojmeri. Kërkuam mbase mund të ketë edhe ndonjë tjetër, por nuk arritëm të gjejmë në këtë familje.

Gjeneral Edip Ohri, pasi i shikoi mirë e mirë këto fotografi, me sy të përlotur, shprehu faleminderimin e tij dhe të familjes, për këtë nderë dhe kujdes të veçantë, të rrallë dhe të çmuar.

Takimi dhe biseda me Edip Ohrin, ishte shumë frytëdhënëse për gjurmime të mëtejme, sepse ai dha kahjet e gjurmimeve dhe hodhi mjaft dritë në drejtim të zbardhjes së figurës së Qazim bej Qemalit.

NJOHURI TË PAKTA EDHE NË SHQIPËRI PËR JETËN DHE VDEKJEN E QAZIM BEJ QEMALIT NË STRUGË

Nga ky takim me gjeneral Edip Ohrin, këmbyem numrat e telefonave, dhe shpesh lidheshim me telefon, për të komunikuar njohuritë e reja rreth Qazim bej Qemalit.

Dhe pikërisht, gjatë dekadës së tretë të muajit nëntor të vitit 1997, pikërisht ato ditë kur bëheshin pregatitjet e fundit, për t’ia ekspozuar dhe shënuar varrin, që në ndërkohë e kisha saktësuar, nga një bisedë telefonike me Edip Ohrin, kuptova se njëri nga pasardhësit e Ismail Qemal Vlrës, Darling Vlora, ka pregatitur një libër monografik kushtuar trungut të familjes së Ismail Qemalit, të cilën e ka titulluar “ISMAIL QEMALI, PARAARDHËSIT DHE PASARDHËSIT E TIJ”. Në këtë libër monografik, kuptohet paramendoja se është përfshirë edhe figura dhe personaliteti i Qazim bej Qemalit. Libri ishte bërë gati për botim, ndërsa promovimi ishte paraparë të bëhet më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë.

Autori, Darlin Vlora, në përpjekjet e tij për të kompletuar figurat dhe për ti sistemuar në faqet e librit monografik për këtë familje historike kombëtare, në kapitullin për Qazim bej Qemal Vlorën, mes tjerash shkruan:”… Më 1913, e shoqëroi të jatin në Londër. Ishte i përkushtuar gjatë kohës së Qeverisë së Vlorës, hera herës pa marë parasysh asnjë rrezik. Ishte njohës i shumë gjuhëve të huaja dhe kishte një kujtesë të jashtëzakonshme. Mjaftonte një pyetje e të jatit dhe ai përgjigjej me saktësi për data apo takime të ndryshme, saqë shpesh Ismail Qemali shprehej: “QAZIMI ËSHTË MEMORJA IME”.

Në vazhdim të kapitullit për Qazim bej Qemalin, autori, Darling Vlora, në librin monografik shënon: “ Më 1921, hodhi kandidaturën për deputet në Vlorë, por çuditërisht nuk fitoi!”. Dhe krejtësisht në fund të kapitullit për Qazim bej Qemalin, pasi shënon ditën
dhe datën e fundit të evidentuar nga Qazim bej Qemali, 17.02.1921, Darling Vlora shkruan: “Kohët e fundit i kaloi në pension, të lidhur nga Qeveria. U largua nga Shqipëria dhe vdiq në Strugë më 1949 (!?) në varfëri të plotë. U martua me Behije Ohrin, nuk pati fëmijë”. Kështu e përfundon Darling Vlora kapitullin për Qazim bej Qemalin, në librin e tij monografik, që së paku për këtë personalitet, kuptohet pa dashje, mungojnë të dhëna dhe njohuri që nuk kemi arritur asokohe ti këmbejmë me Darling Vlorën.

Mangësitë në këtë kapitull për Qazim bej Qemalin janë mbasë të shumta, por po e ritheksoj se janë krejtësisht të rastësishme, në mungesë informatash të sakta dhe burimore, që janë zbuluar e saktësuar më vonë. Së pari, data e vdekjes është gabim, sepse Qazim bej Qemali ka vdekur në dekadën e tretë të dhjetort 1953 ve jo më 1949. Këtë i sugjerova Darling Vlorës që ta përmirësojë nëse është emundshme në monografinë e tijë. Me sa kam kuptuar, ai ka bërë ndërhyrje në tekst për të përmirësuar këtë gabim pa dashje, por edhe sot e kësaj dite nuk e kam në dorë atë monografi, për ta parë intervenimin eventual.

Kapitulli për Qazim bej Qemalin, përfundon me datën 17.02.1921…dhe faqet e librit më tej mbeten të bardha. Aty ka vend për plotësime, sqarime dhe saktësime për periudhën e mëvonshme, pas shkurtit të vitit 1921, e deri në dhjetor të vitit 1953, që nuk është përfshirë në këtë libër monografik.


QAZIM BEJ QEMALI: STRUGA, OHRI, DIBRA…KANË QËNDRUAR PRANË DHE BESNIK NDAJ ISMAIL QEMALIT

Lidhur me jetën e Qazim bej Qemalit në Strugë, ka shumë të dhëna nga dëshmitar të gjallë, që edhe sot e kësaj dite flasin me respekt të veçantë. Megjithate, plotësimi dhe saktësimi i shumë çështjeve që do të ishin me rëndësi dhe me interes për historinë kombëtare. Është për tu habitur se, gjatë periudhës së kaluar komuniste, në prak të shënimit të 28 Nëntorit, mbusheshin burgjet anëembanë Jugosllavisë me shqiptar, ndërsa sot, kur shënohet kjo datë, nuk mbushet asnjë sallë ku mbahet Akademia, duke shtruar pyetjen: “Kush e organizon këtë Akademi?” Po a ka nderë më të madh se të organizohet Akademi për 28 Nëntorin dhe të jesh pjesë e atij organizimi. Poashtu, nuk ka nderë më të nmadh se të vendosësh lule në varrin e Qazim bej Qemalit? Por, atë nderë dhe të drejtë nuk mund të gëzojnë ata që së pari 43 vjet nuk ia kanë shënuar e pastaj edhe tetë vite të tjera nuk e vizituan asnjëhere këtë varr.

Qazim bej Qemali, jetoi për një kohë të gjatë në mesin e struganëve, ndaj të cilëve ushqente dashuri dhe respekt të madh, pasi ai gjithmonë thoshte se Struga, Ohri, Dibra…kanë qëndruar pranë dhe besnik ndaj babait të tij Ismail Qemalit, për çështjen shqiptare, në momentet e caktuara politike. Madje, vëllau i Qazim bej Qemalit, Et’hem bej Vlora, ishte i martuar në Ohër, me motrën e patriotit të shquar Hamdi bej Ohri-Qoku, (halla e Edip Ohrit, vërejtje e M.L), dhe si shumë patriot të krahinave tona
shqiptare të Maqedonisë, të thirrura nga Ismail Qemali, shkuan në Vlorë në vitin 1912, dhe vunë firmën e tyre në dokumentin e rëndësishëm të THEMELIMIT TË SHTETIT SHQIPTAR NË SHPALLJEN E PAVARËSISË”.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

MERITAT DHE (PA)PËRGJEGJËSIA E STRUGËS PËR QAZIM BEJ QEMALIN

Struga dhe struganët, por edhe gjithë shqiptarët mund të krenohen dhe duhet të krenohen se në mesin e tyre ka jetuar një personalitet i tillë, personalitet i merituar shqiptar, patriot dhe luftëtar i denjë për Pavarësinë e Shqipërisë. Poashtu duhet të mbajnë edhe barrën e ndjenjën e përgjegjësisë ose papërgjegjësisë së vet, për ate se 43 vjet pas vdekjes së Qazim bej Qemalit, për herë të parë i shënohet varri, me një gurë modest, kur numri më i madh i tyre, as që ia kanë ditur varrin, me përjashtim të disave, një numri të kufizuar të tyre, që do ti përmendë për hirë të korektësisë dhe përkushtimit të tyre.

REMZI QOKU-Strugë: Një nga personat e merituar që ndihmoi për saktësimin e plotë të varrit të Qazim bej Qemalit, pa dyshim është Remzi Qoku. Pas shumë gjurmimeve, kuptova se mësuesi në pension, Remzi Qoku, kishte njohuri për Qazim bej Qemalin, respektivisht për vendndoshjen e saktë të varrit të tij, edhe pse përmes gjurmimeve të tjera tashmë e kisha saktësuar varrin, por ndihmesa e tij ishte konfirmim me saktësi. Në prononcimin e tij, Remzi Qoku, i prekur nga respekti për angazhimin për këtë figurë madhorë kombëtare tha:” Unë personalisht nuk e kam njohur për së afërmi Qazim bej Qemalin, por më kujtohet ai buurë i ulët dhe i qetë. Por, ajo që më obligon ndaj tijë është se krahas ndjenjës patritike dhe atdhedashëse ndaj këtij personaliteti, kam edhe një obligim tjetër, se e kam amanet, që ma ka lënë vjehrri im Belul ef.Kadiu. Një ditë prej ditësh, kur erdhëm së bashku për ti vizituar varrezat e qytetit ai më pyeti: A e din se kush pushon këtu? I kujt është ky varr? Pasi unë rrudha krahët, ai vazhdoi: E ta dhishë pra, se këtu pushon trupi i Qazim bej Qemal Vlorës, djalit të Ismail Qemalit, që e kam varrosur me duart e mia. Po ta lë amanet që të kudesesh për këtë varr. Unë kohë pas kohe vizitonja varrezat, por pa i dëftuar askujt, se për ç’arsye shkoja aq shpesh në varreza. Një ditë prej ditësh, vërejta se humbin shenjat e gurëve dhe unë mora një gurë që e gjeta aty pranë, dhe ia vura te kryet, ndërsa te këmbët e kishte një gurë të rrafshtë si formë pllake. Ky gurë, që unë ia vura te kryet dhe ai te këmbët, janë garancë se unë e kam çuar në vend amanetin e vjehrrit, ndaj të cilit kam pasë shumë respekt dhe e kam ruajtur varrin e Qazim bej Qemalit”.

MYZHGJANE QOKU-KADIU- nga Shkupi ( e bija e Belul ef.Kadiut, fqinje e parë e Qazim bej Qemalit, që është person që vite me radhë ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me Qazim bej Qemali) shprehet:” Qazim beu ka qënë një burrë fisnik, bujar, patriot, i mençur dhe i urtë. Ka lënguar nga një sëmundje kronike, si pasojë e helmimit bashkë me të jatin në Perugjia, dhe gjatë tërë jetës së tij, nuk ka mundur të kapërdijë kafshatat e mëdha, por i imtësonte sa më shumë. Vazhdimisht kishte probleme me fytin. Ka qën mik i afërm i babait tim, sepse kanë qënë shokë shkolle që në Stamboll. Unë kam qënë e re, por kam kuptuar se ai ishte një demokrat i rryer, një antikomunist i përbetuar. Ishte plot mllef ndaj pushtetit të Enver Hoxhës. Ate e urrente shumë.
Shpesh babai im më thoshte: shko e shihe Qazim bej Qemalin. Sa herë që shkoja, ate e gjeja me libër në duar. Kishte shumë libra dhe vazhdimisht shumë lexonte. Ishte dijetar i vërtetë. Më kujtohet edhe vdekja e tij. Poashtu më kujtohet edhe varrimi i tij modest. Me saktësi të plotë e dijë edhe varrin e tij, sepse, ai është varrosur në varrezat tona familjare. Këtë e ka bërë babai im, sepse, pos që e ka pasë shok dhe mik, ai nuk ka pasë të afërm tjetër të vetin këtu, që të kujdesej për varrimin e tij. Poashtu, të shoqen e Qazim bej Qemalit, Behijen, unë e kam pasë të afërme të babait tim, e kam pasë kushërirë të afërme. Të gjithë ne e kemi quajtur halla Behije. Pas vdekjes së Qazim bej Qemalit, unë shkova në shtëpinë e tij, për të marrë disa “fotografi”, pasi më porositi babai im. Mirëpo, para shtëpisë së mbyllur me dry, qëndronte një polic i armatosur, që ruante shtëpinë, sipas urdhërave nga lartë. Unë megjithate arrita të hy brënda dhe mezi më lejoi të mar një fotografi të madhe, ndërsa gjërat e tjera ishin aty, dhe nuk munda të nxjerr asgjë. Pasi e zbrazën shtëpinë, aty nuk mbeti më asgjë.

FEVAIL ÇORBA-Strugë, (berberi që vazhdimisht është kujdesur për pamjen e tij fizike). Ky berber i mirënjohur strugan, që ishte një nga simbolet e berberhaneve të qytetit shprehet: Mbaj mend që kur isha nxënës për të mësuar zanatin. Vinte rregullisht në berberhanen tonë. Mua personalisht më lidhë një e veçantë me Qazim bej Qemalin. Ai ishte mushteriu im i parë, të cilin e kam rruajtur që kur kam filluar me punë. Ishte i sjellshëm, i kujedesshëm dhe nuk fliste shumë. Ishte burrë i ulët me trup, por shumë i mençur dhe i urtë. Më kujtohet rasti, ku ia kishin “humbur unazën” që e kishte kujtim nga babai i tij. Ishte shumë i shqetësuar, por e mbante veten, sepse ndihej mbase i rrezikuar nga pushteti, nëse do të acarohej situata lidhur me unazën e humbur. Prandaj ate e heshti. Jam një ndër të privilegjuarit që e kam njohur për së afërmi Qazim bej Qemalin, vlerën e të cilit nuk e kanë ditur dhe mbase nuk e dinë edhe sot e kësaj dite bashkëqytetarët e mi-tha Fevail Çorba.

RRUSTEM BAUTA-Strugë, person që nuk deshi fare të prononcohet për Qazim bej Qemalin, edhe pse e njihte mirë e mirë. Së pari, në pyetjen time për Qazim bej Qemalin, ai deklaroi se nuk e njeh fare. Mirëpo, kur ia tregova fotografinë, ai u zbeh u egërsua dhe u ashpërsua, duke më thënë: “hiqe at fotografi, hiqe, humbe, zhduke, se ai nuk është kurkushi…mos më pyet më për te, nuk ka ai kurrfarë rëndësie, nuk është askushi!!!”

Shkaqet e sjelljes së këtillë të Rrustem Bautës, e kanë historinë e vet hipotetike, por ajo tani nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që ai refuzoi të deklarohet plotësisht, duke supozuar se mos vallë unë do të shtroj ndonjë pyetje të “padëshiruar”.

UNAZA E HUMBUR E QAZIM BEJ QEMALIT TANI RUHET NË MUZEUMIN E ETNOKULTURËS NGA PROF.DR.NEBI DERVISHI

Përsëri po rikthehem tek Shaban Tateshi, burimi i parë dhe i pashterrshëm i informacioneve të para dhe kryesore, që i dhanë kahje të plotë zbardhjes së rastit të Qazim bej Qemalit.
Duke e përshkruar figurën e Qazim bej Qemalit në hollësi të panjohura Shaban Tateshi, ndër të tjera foli për projektin e përpiluar të Qazim bej Qemalit për tharjen e kënetës së Strugës, për të parandaluar malarjen që rrezikonte popullatën e Strugës. Këtë projekt ai e kishte hartuar sepse ishte i specializuar për ndërtimtari që njihte edhe hidroinxhinjerinë. Këtë projekt, sipas fjalëve të Shaban Tateshit, e ka marrë dhe e ka përdorur një maqedonas, që nuk ia vlen t’ia përmendim emrin bashkë me Qazim bej Qemalin, dhe e ka jetësuar si “projekt të vetin”. Kjo është një nga dëshmitë se dokumentacionin e ka marrë shërbimi i sigurimit të shtetit jugosllav.
Çështja tjetër për të cilën Shaban Tateshi pa ndërprerë fliste, ishte unaza e humbur e Qazim bej Qemalit. Për këtë histori të unazës ai tha: Qazim bej Qemali, ishte i ulët me trup, dhe kishte gishtërinjë të hollë. Në gishtin e vogël të dorës së majtë, me sa më kujtohet mua, mbante një unazë, e cila ishte e ornamentuar dhe gravuar me “Përkrenaren e Skenderbeut”. Nuk ishte vetëm Qazim bej Qemali që mbante unazë të tillë. Të gjithë djemtë e Ismail Qemalit, e kishin nga një unazë të tillë, që supozohet se e kanë përdorur edhe si shenjë identifikimi të shkresave gjatë letërkëmbimit.

Një ditë prej ditësh, kur Qazim bej Qemali del në qytet, dhe futet në një kafene për të drekuar. Pasi kishte mbaruar drekën, e thërret kamarierin për ta paguar, por për habinë e tij, pasi e kishte ndërruar pallton, kishte harruar paratë në pallton tjetër. Për të mos lejuar përgojimin nga kamarieri maqedonas, ai nxjerr unazën nga gishti dhe i drejtohet kamarierit: mbaje unazën derisa ti sjell paratë. Pasi del nga kafeneja, drejtohet kah banka, ku kishte para të depozituara, ku punonte Rrustem Bauta, xnjerr para dhe këthehet për ta paguar drekën dhe për të këthyer unazën e lënë peng. Mirëpo, kamarieri, duke përdorur truqet e tija, thotë sendërkohë i ka humbur unaza. Ai, duke pasë parasysh statusin e vet juridik, nuk ka dashur të acarojë situatën, ka dalë nga kafeneja i dëshpruar dhe këtë gjë e ka biseduar me Belul ef.Kadiun dhe Shaban Tateshin. Këtë e konfirmojnë edhe burime të tjera. Kamarieri, unazën ia dhuron motrës së vet për martesë. Mirëpo e motra, kur e ka vërejtur se ajo unazë e ka përkrenaren e Skenderbeut, nuk ka dashur ta mbajë në gisht.

Gjatë vitit 1998, në argjendtarinë e Shpëtim Pollozhanit, vjen një grua, për të bërë këmbimin e pjesëve dhe stolive të dëmtuara prej ari, dhe për të këmbyer me diçka bashkëkohore. Shpëtim Pollozhani, duke bërë verifikimin dhe vlerësimin e stolive, vëren një gjë jo të rëndomtë. Vëren se një unazë është e pazakonshme në duar të kësaj pronare maqedonase dhe është me përkrenaren e Skenderbeut?!. Pasi unë kisha shkruar dhe kisha bërë publike këtë rast të humbjes së unazës së Qazim bej Qemalit, e sidomos gjatë bashkëbisedimit me prof.Dr.Nebi Dervishin, atëhere Shpëtim Pollozhani njofton prof. Nebi Dervishin dhe e thërret për ta identifikuar.

Prof.Dr. Nebi Dervishi, konstaton se bëhet fjalë pa asnjë mëdyshje, se është pikërisht unaza e Qazim bej Qemalit. Këtë e ka pohuar edhe “pronarja” që e ka sjellur për ta këmbyer, duke sqaruar “rrugën” se si ka ardhur ajo unazë në familjen e sajë.

Tani, kjo unazë e Qazim bej Qemalit, ruhet në “Muzeumin e etnokulturës së fushëgropës së Ohrit”, të prof.Dr.Nebi Dervishit, që është një nga shumë eksponatet unikale që gjinden nnë këtë Muzeum.

SHTËPIA KU KA JETUAR QAZIM BEJ QEMALI NË STRUGË

Qazim bej Qemali, ka pasë në dispozicion një shtëpi të stilit aristokrat oriental, në qendër të Strugës dhe një shtëpi të vogël në pemishten e tij. Ishte i interesuar dhe këmbëngulte që Struga të popullohet sa më shumë me shqiptar, duke sugjeruar që pjesërisht të braktisen fshatrat dhe t’ia mësyen Strugës, për të ndryshuar strukturën popullative. Në këtë drejtim, ai ka treguar edhe me shëmbullin e tij konkret. Shtëpinë që e kishte në qendër të Strugës, ia shet Riza Pollozhanit, për ta sjellur kunatin e tij, Shaban Tateshin, nga fshati Tatesh në Strugë, që ky shembull të ndiqet edhe nga shumë të tjerë.

Pas shitjes së kësaj shtëpie, Qazim bej Qemali, kalon për të jetuar në shtëpinë që e kishte në pemishten e madhe, me nnjë sipërfaqe prej afro dhjetë mijë metra katror.

Shtëpia ku ka jetuar dhe ka mbyllur sytë Qazim bej Qemali, duke ndërruar jetë, edhe sot e kësaj dite është pa asnjë shenjë apo simbol. Nesër, mbase pronari i tanishëm mund të vendosë që në hapsirën e kësaj shtëpie të ndërtojë shtëpi të re, gjë që do të zhdukeshin të gjitha gjurmët, posikur që janë zhdukur biblioteka e Qazim bej Qemalit dhe tërë dokumentacioni i krijimit të shtetit Shqiptar dhe ashtu siç është zhdukur edhe vetë Qazim Qemali.

Varri iu shënua me një gurë modest më 27 nëntor 1997 nga SH.H.SH. dega në Strugë, por ka vend edhe për diçka tjetër, duke respektuar figurën e Qazim bej Qemalit, pasardhësve të tij dhe mbarë trungut të familjes së Ismail Qemali.

Ajo që më së paku ka merituar dhe meriton Qazim bej Qemali dhe tërë trungu i kësaj familjeje, që kushdo qoftë të vë dorë, në përdhosjen e emrit të simbolit të shtetësisë së shqiptarëve, emrit që ngriti Flamurin Kombëtar në Nëntorin e Dytë, në Vlorë.

Mbase ky shkrim, do të nxisë studjuesit, gjurmuesit, hulumtuesit e periudhës së vitëve 1910 e këtej, që duke punuar në këtë drejtim të hedhin dritë më shumë në saktësimin dhe
plotësimin e figurës së Qazim bej Qemalit dhe të gjitha figurave të merituara, që dhanë kontribut dhe ndihmesë për krijimin e shtetit të parë të Pavarur Shqiptar.

Për Qazim bej Qemalin, ka edhe të dhëna të tjera në Strugë, që nuk përkojnë me realitetin. Këto të dhëna, janë përdorur dhe përdoren për të njollosur dhe përbaltur figurën e Qazim bej Qemalit. Janë këta njerëz meskin, që nuk durojnë që ndokush tu dalë para. Ata janë njerëz që gjatë tashmë afro 50 viteve, nuk ia kanë ditur e as vizituar varrin edhe pas saktësimit, ekspozimit dhe shënimit të varrit të Qazim bej Qemalit. Janë po ata, që e kanë injoruar këtë figurë për afro 50 vjet dhe tani dëshirojnë që duke mbuluar gjurmët e zbulimit të varrit dhe gjurmëve të tjera, të justifikohen për ate që afro 50 vjet nuk e kanë përfilluar Qazim bej Qemalin.

Çmoj se Struga është e nderuar me këtë figurë të historisë kombëtare. Mirëpo, poashtu çmoj se Qazim bej Qemali, vendin e ka në VARREZAT E DËSHMORËVE TË KOMBIT NË TIRANË, për shumë arsye. Pa dyshim se është nderë për Strugën që në gjirin e vet e mban tash më se 50 vite Qazim bej Qemalin, por Qazim bej Qemali nuk është vetëm i Strugës, por është i të gjithë shqiptarëve, ndaj dhe vendin e ka në qendrën e shqiptarëve në Tiranë dhe pikërisht në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, aty ku janë edhe veprimtarët e tjerë të merituar për ate liri dhe shtetësi që gëzojmë ne sot, dhe do ta gëzojnë edhe gjeneratat që do të vijnë pas neshë. Do të na dënojë edhe historia, nëse veprojmë ndryshe.
Për këtë ide, kam bërë përpjekje që më 1999, duke kërkuar që të aktivizoj Shoqatën Atdhetare “Ismail Qemali” dhe kryetarin e sajë prof.Dr.Bardhosh Gaçe, që të ndërmarrë një aktivitet në këtë drejtim për rivarrimin e eshtrave të Qazim bej Qemalit, por nuk ia dola mbarë, duke mos mundur të komunikojmë bashkë me zotëri Bardhosh Gaçen. Të njëjtin qëllim dhe synim, ia kam shprehur deputetit të Parlamentit të Shqipërisë që asokohe ishte edhe sekretar i Partisë Demokratike, zotëri Vili Minarolli, i cili personalisht shprehu gatishmëri, por edhe kjo përpjekje nuk solli rezultate të duhura. Një kërkesë të tillë, të shoqëruar me një video-kasetë e kam përcjellur edhe deri tek Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, pikërisht me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, dhe këtë ia kam dorëzuar ambasadorit Fatmir Kumbaros, por përsëri nuk ishte rezultative. Tani, një nismë të tillë e kam inicuar përmes Shoqatës Atdhetare “Tirana”, njërit nga pasardhësit e Ismail Qemalit, zotëri Darling Vlorës, fëmijve vtë birësuar të Qazim bej Qemalit, Edip dhe Dashman Ohri, dhe shumë shoqatave dhe institucioneve, përfshirë këtu edhe Institutin e Historisë dhe Muzeun Kombëtar. Mbase, historia dhe fati I Qazim bej Qemalit, është i lidhur ngushtë me Strugën dhe vështirë të gjindet mekanizëm që të shkëputet. Mirëpo, në Strugë, ka një iniciativë e ngritur në Kuvendin e Komunës së Strugës, që nga viti 1992/93, për disllokimin-zhvendosjen e varrezave të qytetit në një lokacion tjetër, sepse në këtë lokacion kishin planifikuar ndërtimin e objekte të ndryshme banimi ose afariste hotelieriko-turistike, që për një moment është penguar, por kjo gjë mund të riaktualizohet dhe të realizohet, e atëherë do të jetë vonë për të ndërmarrë çfaredo aktiviteti për rivarrimin e eshtrave, kur –mos dhashtë Zoti- në varrezat e qytetit të
futen eskavatorët e fuqishëm për të rrafshuar sipërfaqen, që do të shlyejë nga faqja e dheut çdo gjurmë të mundshme.


SHËNIMI I 28 NËNTORIT ME AKADEMI SOLEMNE ËSHTË TREGIM MË VETE

Zakonisht, me rastin e 28 Nëntorit, në të gjitha mjediset shqiptare, organizohen manifestime të ndryshme, të shoqëruar me Akademi solemne, kushtuar kësaj datë të rëndësishme historike.
Mirëpo, manifestimet e këtilla që organizoheshin dhe mbaheshin në Strugë, mbase edhe tani vazhdon avazi i njëjtë, ka pasë dhe ka një karakter krejtësisht të veçantë.
E veçanta e mbajtjes së Akademisë solemne me rastin e 28 Nëntorit në Strugë, e ka veçorinë e vet, sepse këtu gjindet varri i njërit nga djemtë e Ismail Qemalit, që nuk ishte vetëm djalë i tij, por edhe truproje, sekretar i tij personal dhe shef i Kabinetit të Ismail Qemalit. Varri i këtij personaliteti nuk është përfillë gati fare nga shumica e struganëve, me përjashtime të vogla për një kohë shumë të gjatë.

Nga ana tjetër, me rastin e organizimit dhe mbajtjes së Akademisë solemne për 28 Nëntorin, në Strugë jo rrallë, për fat të keq intelektualët, lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen e tyre në këtë eveniment, shtronin pyetjen :”kush është organizator i kësaj Akademie?” Po a ka nderë më të madh se të organizohet Akademi për 28 Nëntorin, dhe a ka nderë më të madh që ndokush të jetë pjesë e stafit dhe ekipit që e organizon një Akademi kushtuar kësaj date aq të rëndësishme të historisë së Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë. A ka nderë më të madh se të gjindesh në mesin e njerzëve që marin rrugën drejt varrezave të qytetit të Strugës, për ti vënë një tufë me lule të freskëta atdhetarit Qazim bej Qemali?

Mbase kohët kanë ndryshuar. Demokratizimi e ka bërë të veten. Në kohën e sistemit monisto-komunist të ish Jugosllavisë, në prak të 28 Nëntorit, mbusheshin të gjitha burgjet e ish Jugosllavisë, nga vetë ndjenja dhe paragjykimi i tyre se mos vallë shqiptarët do ta shënojnë këtë festë, ndërsa sot, kur lirshëm mund të shënohet kjo datë, nuk mbushet as një sallë e vogël me shqiptar, pikërisht duke shtruar pyetjen se kush është organizator.

Historia këto nuk do të na i falë, sepse nuk po marrim mësim nga historia, prandaj jemi të detyruar që historinë ta përsërisimk shumë shpesh.

Mehmet Latifi




P.S. Shtojcë e këtij materiali

KANDIDATURA E QAZIM BEJ QEMALIT MË 1921

Lidhur me arsyetimin që ka shprehur në kandidaturën e tij, Qazim bej Qemali, sipas shënimeve të kronistëve shprehet: “ Unë, në është se e vura kandidaturën time, kjo nuk është nga asnjë ndjenjë e interesit të veçantë, por nga patriotizmi i thjeshtë me qëllim që të jem ndërmjetës midis popullit dhe Qeverisë së tij, e kështu të mundem të mbroj e të përkrah interesat e qarjet e tij, të siguroj lumturinë e fatbardhësimin e tij me mjetet që sot qytetërimi dhe përparimi na shtron përpara. Pra, është me plot besim që paraqitem përpara jush duke shpresuar se ky popull që e kam dashur në gjithë jetën time, që i kam vrapuar në më të voglat rreziqe duke hyrë gjithnjë në rrjeshtat e tij, do të më gjej të meritueshëm për besimine tij…nënshkruar Kiazim Kemal Vlora, Vlorë, 17.02.1921”.

Edhe një e veçantë nga fushëgropa e Strugës e Ohrit


ET’HEM BEJ VLORA NË LIDHJE TË NGUSHTË MË STRUGËN E OHRIN

Djali tjetër i Ismail Qemalit, Et’hem bej Vlora, ka qënë i martuar me motrën e Inajet dhe Hamdi bej Ohrit, patriotëve të shquar të fushëgropës së Ohrit.
Në familjen e Et’hem bej Vlorës, është rritur HYSNIJE HAJDARI-SALIHU, e bija e Bejzat Salihut, i cili ka qënë një nga telegrafistët e Ismail Qemalit në Vlorë, gjatë aktiviteteve përfundimtare të shpalljes së Pavarëisë më 1912.
Bejzat Salihu, ka qënë një tregëtar ohërjan, atdhedashës dhe patriot, bashkëmendimtar dhe bashkëveprimtar i çështjes shqiptare, mbështetës i veprimtarisë së Dervish Himës, dr.Ibrahim Temos, Inajet dhe Hamdi bej Ohrit etj, është rreshtuar ndër bashkëpunëtorët e Ismail Qemalit, si telegrafist-punë të cilën e ka ushtruar që më parë edhe në Postën e Ohrit. Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 dhe ngjarjeve të njohura që pasuan, Bejzat Salihu, mbeti pranë familjes së Ismail Qemalit.

Bejzat Salihu, pas martesës, i ka lindur një vajzë, HYSNIJE SALIHU (1921). Fill pas lindjes së Hysnijës, ajo mbetet jetime, i vdes e ëma, duke e lënë Hysnijen në moshë shumë të vogël, disa javëshe. Për fëmijërinë e sajë, është kujdesur familja e Et’hem bej Vlorës, aty ku Hysnija ka gëzuar një fëmijëri të lumtur, duke e ndier veten si fëmijë i vërtetë i familjes së Et’hem bej Vlorës.

Duke pasë parasysh se familja e Et’hem bej Vlorës, kishte lidhje të ngushta me familjen e Mehmet bej Konicës, edhe Hysnija, ishte pjesë e kësaj miqësie të ngushtë.

Në shënimet dhe fotografitë e këmbyera, ndërmjet Hysnijes dhe bijave të Mehmet bej Konicës, ata mes vete thirren motra! Kështu, në një nga fotografitë që bijat e Mehmet bej Konicës, (motrat e Faik Konicës) i japin për kujtim Hysnijes, njëra nga motrat Lavdija shkruan në prapashpinën e fotografisë: “Kujtim të dashurës motrës t’ime Hysnijes-Lavdija”. Fotografia është e bërë në Greqi, pasi mban siglën-vulën e Greqisë. Poashtu, ka edhe fotografi të tjera që dëshmojnë për qëndrimin e përbashkët të bijave të Mehmet bej Konicës, me Hysnijen-janë disa fotografi. Një nga ato fotografi, është edhe fotografia e vitit 1934-1935, fotografuar në Ohër, në të cilën është Et’hem bej Vlora me të shoqen, e motra Alija, Hysnije Salihu, bijat e Mehmet bej Konicës dhe disa personalitete, të cilët edhe përkundër përpjekjeve, akoma nuk kemi arritur ti identifikojmë.

Hysnije Salihu, është martuar me mësuesin BEQIR HAJDARI, me të cilin kanë tre fëmijë: dy vajza; Shukrije, e martuar në familjen Palloshi në Tetovë dhe Syela, e martuar në familjen Shashko në Ohër, dhe djalin Dërgutin, që aktualisht jeton në Holandë.

Hysnije Hajdari-Salihu, gjatë jetës së sajë, është takuar disa herë me Nermine Vlorën-Falasci dhe me të ëmën e sajë Belkizen, që dëshmojnë shumë fotografi të përbashkëta.
Hysnije Hajdari-Salihu, e lindur më 1921, ka ndërruar jetë më 1979 dhe është varrosur në Ohër.


Një kartolinë nga letërkëmbimi i bijve të Ismail Qemalit, Qazim dhe Qamil bej Qemali

KARTOLINA E 10 JANARIT 1914 DHE FOTOGRAFIA E QAZIM BEJ QEMLAIT NGA VITI 1944 NË STRUGË

Kartolina në fjalë është e shkruar në gjuhën dhe alfabetin e vjetër turk, dhe është postuar në emër të Qamil Bej Qemalit që asokohe jetonte në Napoli të Italisë, ndërsa fotografia është e vitit 1944 në Strugë.

Strugë, 28 shkurt

Gjurmimet e shumta lidhur me zbardhjen e figurës madhore të çëstjes shqiptare, djalin e Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlorën, që ishte sekretari i tij personal, shef i kabinetit të Ismail Qemalit, këshilltar e truproje, nuk kanë rreshtur.
Këtyre ditëve, duke hulumtuar dhe kërkuar informacione të ndryshme për këto figura, më ra në dorë një kartolinë e shkruar nga dora e Qazim Bej Qemalit, që ia kishte dërguar të vëllait më të vogël Qamil Bej Qemalit, që asokohe jetonte në Napoli të Italisë. Qamil bej Qemali, djali më i vogël i Ismail Qemalit, i vetmi djalë i tijë që ka mbetur në Shqipëri, ka vdekur më 1950, në moshën 55 vjeçare, si rezultat i burgjeve komuniste.
Kartolina mban datën e shkruar me dorë 10 janar të vitit 1913, perms së cilës Qazim bej Qemali, uron 28 Nëntorin vëllait Qa,il bej Qemalit. Kjo kartolinë, në Napoli është regjistruar arritja (sipas vulës postale) më 13 janar 1914. Në pamundësi të shqipërimit të brëndsisë së kartolinës postale, shkruar nga dora e Qazim Bej Qemalit, është me interes, shqipërimi i sajë. Nga ana tjetër e kësaj kartoline postale, është fotografia e Ismail Qemalit. Në ballkonin e e selisë së Qeverisë së Vlorës, me rastin e shënimit të Njëvjetorit të Pavarësisë.
Gjurmëve të kësaj kartoline postale, vazhduan kërkimet dhe hulumtimet e nga kjo rezultoi se, më ra në dorë edhe një fotografi e Qazim Bej Qemalit, nga viti 1944, fotografuar në Strugë, para stëpisë ku jetoi deri në vdekje. Kjo shtëpi edhe sot është funkcionale, por nuk ka asnjë shenjë përkujtimi.
Të rikujtojmë se Qazim bej Qermali, djali i Ismail Qemalit, ka jetuar në Strugë, që nga viti 1935, deri në vdekjen e tijë të vetmuar në dhjetor të vitit 1953. Është varrosur në modesti në varrezat e qytetit, ku edhe sot prehen eshtrat e tijë.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

Cilat janë të fshehtat e njeriut që themeloi shtetin e parë shqiptar


Gjashtë misteret e Ismail Qemalit

Erion HABILAJ

Misteret e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës, njeriun që themeloi të parin shtet shqiptar. Për Ismail Qemalin është shkruar shumë rreth momentit të ngritjes së flamurit në Vlorë, në vitin 1912 si dhe për qeverinë e parë shqiptare që ai arriti të krijonte, por jo për momentet e fundit të jetës së tij. Ismail Qemali do jetë sot pjesë e rubrikës "Sekretet e njerëzve të vdekur". Në këtë pjesë do tregohen të gjitha të fshehtat e pathëna rreth jetës së njeriut që themeloi shtetin e parë shqiptar, që nga vdekja e dyshimtë, propozimi po të dyshimtë të sulltanit për t'i dhënë postin e vezirit, e deri te fshehja e ditës së lindjes së tij gjatë regjimit komunist.


Si u mundua Ismail Qemali të shtonte delegatët në Konferencën e Paqes në Paris? Pse nuk u realizua ky plan?

Jeta e Ismail Qemalit u mbyll me një mister të madh. Askush deri me sot nuk ka arritur të shpjegojë në mënyrë të detajuar për vdekjen e kryeministrit të parë të Shqipërisë. Në janar të vitit 1919, në Paris do të zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila do të diskutonte edhe për fatet e vendit tonë. Për këtë arsye Ismail Qemali ishte shumë i shqetësuar për fatet e vendit. Gjithë sakrificat që ai kishte bërë për vendin e tij donte që të kurorëzoheshin me sukses. Ai hartoi strategji që të kishte mundësi të influenconte në vendimet e konferencës. Për të arritur këtë qëllim, ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinë, e cila duhej të mundësonte që me delegacionin shqiptar, në konferencë të shkonin së paku edhe tre apo gjashtë delegatë më shumë. Këta delegatë do të ishin nga trojet shqiptare, të cilët do të bashkoheshin me ata që vinin nga Amerika. Për një marrëveshje me qeverinë italiane u pa e nevojshme të shkojë në Romë. Prej andej Ismail Qemali kërkoi të bënte një marrëveshje me gjithë shqiptarët për të vendosur një aksion kombëtar në një moment kaq kritik e të rrezikshëm, që të mund të përpilohej programi përfundimtar. Për synimet që i kishte vënë vetes, diplomati shqiptar filloi menjëherë për të zbatuar në mënyrë konkrete të gjithë programin e paramenduar. Detyra e parë dhe më emergjente ishte takimi i menjëhershëm i tij me diplomacinë e Romës. 19 janar 1919. Kryeministri italian, Orlando, për pak ditë do të nisej drejt Parisit për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Ismail Qemali u nis drejt Italisë ku do takohej me autoritet italiane. Sa zbriti në Peruxhia të Italisë, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane që e kishin ftuar ishin nisur për në Paris, duke mos e pritur atë sipas njoftimit që i kishin bërë. Ata kishin lënë njoftim që Ismail Qemali të priste deri sa ata të ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Në këtë moment, ai kuptoi se flitej për një izolim të qëllimshëm që i qe bërë. Kjo mësohet nga rrëfimet e djemve të tij. Sapo mësoi lajmin për pabesinë, menjëherë i erdhi një goditje apoplektike, gjë që për moshën e tij ishte shumë e rëndë. Kanë qenë pikërisht ato momente që provokuan klithmën e tij të egërsuar dhe të papërmbajtur "Më hëngrën në besë"! Situata në të cilën ishte vendosur Ismail Qemali bëri që ai jo vetëm të mos realizonte planin që t'i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtë delegatë, por në Paris do të hidhej për diskutim edhe çështja e Shqipërisë dhe ai s'do të merrte pjesë as vetë. Ky fakt për të do të thoshte vdekje e parapërgatitur. Gjithsesi, në kushtet që i ishin krijuar, ai u detyrua të vendosej në hotelin që i kishin rezervuar. Në një nga ato ditë, kur gjithë qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, më 24 janar, pikërisht 3 ditë para datës 27, kur ai mbushte plot 75 vjeç, në Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndërkombëtare me pjesëmarrjen e shumë shteteve, kur shtetet e mëdha vendosnin fatet e shteteve të vogla, Isamil Qemalit iu provokua një konferencë shtypi. Ajo iu servir si dëshirë e gazetarëve për të dëgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencë, pavarësisht se nuk ishte kërkuar nga vetë ai, dukej se ishte edhe në dëshirën e tij, sepse ishte momenti që më shumë se kurrë ai donte të denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.


U helmua apo vdiq nga shkaqe natyrore kryeministri i parë i Shqipërisë, një nga misteret më të mëdha që ka shoqruar historiografinë shqiptare të shekullit XX!?

Pak kohë para se të fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet të hante para konferencës. Pasi hëngri, ai hyri në sallën e rekomanduar, ku e prisnin dhjetëra gazetarë e fotoreporterë të ndryshëm. Sipas rrëfimeve që djali i Ismail Qemalit, Et'hemi, i ka bërë më vonë kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ali Asllanit, mësohet se sapo hyri në sallë Qemalit i kaloi një çehre e verdhë në fytyrë. Nuk vonoi shumë, ai u ul në tavolinë dhe befasisht në trup i kaloi një valë rrëqethjeje. Ndërsa nisi të belbëzojë me vështirësi, filloi të dridhej dhe ndërkohë u konstatua se nuk mundte t'i lidhte dot fjalët. Pas kësaj situate, ai arriti të kërkonte ta shoqëronin për në banjë. Kur arriti aty, e mbyti shkuma që nxirrte nga goja dhe të vjellët. Në pak çaste pulsi i tij pushoi së rrahuri. Në këto momente gazetarëve të mbledhur për konferencën e shtypit në atë sallë iu komunikua fakti që Ismail Qemali, i cili pak çaste më parë kishte qenë para tyre, nuk jetonte më. Kjo padyshim që është një vdekje e provokuar. Arsyet pse u helmua Ismail Qemali ngelen mister.

Pse nuk ia publikuan asnjëherë datën e lindjes Ismail Qemalit gjatë periudhës së komunizmit?

Një mister tjetër që ka të bëjë me figurën e Ismail Qemalit është dhe data e lindjes së tij. Një nga studiuesit më të mirë që ka punuar në arkivat e Perandorisë Osmane ka zbuluar se dita e lindjes së kryeministrit të parë të shtetit shqiptar është më datën 16 tetor të vitit 1846. Nexhip P. Alpan e ka datuar lindjen e debatuar gjatë, më datën 16 tetor të vitit 1846. Datëlindja e këtij personalitetit është debatuar shpesh gjatë periudhës së komunizmit nga historianë shqiptarë dhe të huaj, mirëpo nuk binin dakord për këtë datë, pikërisht sepse qëllonte në të njëjtën datë kur e kishte ditëlindjen dhe diktatori Enver Hoxha. Kjo u mbajt e fshehtë pothuajse për 45 vjet, por që nga të dhënat e fundit nga historianë turq më në fund caktohet në mënyrë të saktë dhe datëlindja e Ismail Qemalit, i cili ishte nga shqiptarët që ka arritur ofiqet më të larta në Perandorinë Osmane, duke filluar nga një përkthyes i thjeshtë deri në zëvendësministër i Jashtëm, e më vonë deputet. Por që është dhe njeriu që krijoi shtetin e parë shqiptar të pavarur.


Cilat janë të fshehtat e Ismail Qemalit në vitin 1913? Pse e dorëzoi qeverinë në duart e të huajve, a ishin ato që ndodhën më pas dëshirat e tij?

Shpallja e Pavarësisë ishte një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar. Ajo, nga njëra anë mbylli një epokë të tërë luftërash e përpjekjesh shekullore për të hequr qafe zgjedhën e huaj, për të ruajtur tërësinë territoriale të atdheut e për të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar, duke kurorëzuar veprën e Rilindjes dhe, nga ana tjetër, hapi një epokë të re, një epokë luftërash e përpjekjesh të tjera për ta mbrojtur pavarësinë e fituar nga rreziqet e jashtme e të brendshme, për të siguruar bashkimin kombëtar të gjymtuar rëndë dhe për të vendosur rendin demokratik. Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqësonte fitoren e përbashkët e të gjitha trevave shqiptare. Me shpalljen e pavarësisë, në krye të qeverisë u vendos pikërisht ai që kishte kontributin më të qenësishëm, Ismail Qemali. Ai në krye të qeverisë shqiptare ndenji fare pak duke, dhënë dorëheqjen në rrethana misterioze. Shpesh është aluduar se ai bëri këtë veprim për të lejuar një përfaqësues të fuqive të mëdha që ta drejtonte vendin tonë, kjo për të vendosur edhe stabilitetin e munguar në tokat shqiptare, që jo vetëm po shqetësoheshin nga të tjerët, por edhe mes vetit kishin probleme të theksuara. Një palë kërkonte të mos shkëputeshim nga Perandoria Otomane, ndërkohë që fqinjët tanë grabitqarë ishin duke punuar të shkëpusnin sa më tepër nga trupi i truallit tonë. I gjendur në një pozicion të vështirë, pranoi propozimin e fuqive të mëdha, për ardhjen e Princ Vidit në krye të vendit. Mirëpo kjo lëvizje e Ismail Qemalit rezultoi jo efikase, pasi edhe pse Porta e Lartë u shemb, ishin fuqitë e mëdha ato që bënë pazar me fqinjët tanë për trojet shqiptare. Në vitin 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Shqipëria u copëtua nga të gjithë anët, duke u bërë i vetmi vend në botë që kufizohej me trupin e vetë. Përpjekjet e plakut të mençur nuk reshtën që të realizohej aspirata e gjithë shqiptarëve për një Shqipëri të bashkuar.


Pse nuk shkoi në Stamboll kur Sulltani i propozoi për postin e vezirit, çfarë kurthi mendonte Ismail Qemali se po i bënin?

Duke parë lëvizjet që po bënte anë e kënd Evropës Ismail Qemali, sulltani i kërkon atij të shkonte në kryeqytetin turk dhe të merrte postin e vezirit. Ky ishte një kurth që po i bënte sulltani patriotit shqiptar që, pasi të shkonte atje, ta ekzekutonte. Ismail Qemali duke nuhatur qëllimet e sulltanit e kundërshtoi kategorikisht një rikthim në kryeqytetin e Portës së Lartë, duke iu vënë me gjithë energjitë e tij çështjes shqiptare. Për episodin e kurthit që po ngrinte sulltani ndaj plakut vlonjat kanë shkruar një sërë historianësh, si turq ashtu dhe shqiptarë. Pasi këtij momenti Ismail Qemali realizoi aspiratën pesë shekullore të shqiptarëve atë të pavarësisë.


A ka ndonjë të fshehtë në planet e Ismail Qemalit për të zgjedhur qytetin e Vlorës për të ngritur flamurin e pavarësisë dhe pse pikërisht më datën 28 nëntor?

Siç e dimë, origjina e Ismail Qemalit ishte pikërisht nga Vlora, një nga qytetet më të njohur në historinë dhjetëra shekullore të Shqipërisë. Ismail Qemali, pasi bëri përgatitjet për t'u nisur drejt Shqipërisë, vendosi që flamuri do të ngrihet në Vlorë. Ai lajmëroi gjithë delegatët nga krahinat e ndryshme të vendit. Në qytetin e tij atmosfera ishte krejt ndryshe. Popullsia e Vlorës dhe gjithë delegatët, që ndërkohe kishin arritur nga çdo anë e Shqipërisë ishin të mbushur me një ndjenjë të zjarrtë atdhedashurie dhe me një entuziazëm te vërtetë. Me 28 nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë përpara një turme në festë, të mallëngjyer e thuhej se shpirti i Heroit të madh Skënderbe, fluturonte mbi patriotët e gëzuar, ashtu si pesë shekuj më parë, pikërisht më 28 nëntor 1443, kur ai shpalli në Krujë pavarësinë nga sundimi osman, duke ngritur të njëjtin flamur kuq e zi, me shqiponjën dykrenore në mes. Më 28 Nëntor 1912, në orën 14, u hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar. Në mbledhjen e parë të Kuvendit morën pjesë 37 delegatë, të cilët u shtuan gjatë ditëve që pasuan, duke arritur në 63 veta, që përfaqësonin të gjitha viset shqiptare.

Misteret

1. Si u mundua Ismail Qemali të rriste numrin e delegatëve në Konferencën e Paqes në Paris dhe pse nuk u realizua ky plan?

2. U helmua apo vdiq nga shkaqe natyrore kryeministri i parë i Shqipërisë? Një nga misteret më të mëdha që ka shoqëruar historiografinë shqiptare të shekullit XX.

3. Data e lindjes së Ismail Qemalit, një tjetër mister që nuk u publikua gjatë periudhës së komunizmit! Mos vallë ajo përplasej me atë të Enver Hoxhës, që ishte në të njëjtën datë, 16 tetor?!

4. Cilat janë të fshehtat e Ismail Qemalit në vitin 1913? Pse e dorëzoi qeverinë në duart e të huajve, a ishin ato që ndodhën më pas dëshirat e tij?

5. Pse nuk shkoi në Stamboll kur Sulltani i propozoi për postin e vezirit, çfarë kurthi mendonte Ismail Qemali se po i bënin?

6. A ka ndonjë të fshehtë në planet e Ismail Qemalit për të zgjedhur qytetin e Vlorës për të ngritur flamurin e pavarësisë dhe pse pikërisht në datën 28 Nëntor?


Fakte mbi vdekjen

22 janar 1919, Ismail Qemali niset në drejtim të Italisë ku do të takohej me kryeministrin e atij vendi për të mundësuar shtimin e delegatëve shqiptarë në Konferencën e Paqes në Paris

23 janar, me mbërritjen e tij në Itali, Ismail Qemali merr vesh se kryeministri italian, edhe pse i kishte bërë ftesë, nuk e priti në takim, pasi kishte ikur në Paris

Ishte janari i vitit 1919. Atë muaj në Paris do të zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila fatkeqësisht do të hynte fuqishëm dhe dhimbshëm në historinë e mëvonshme të Shqipërisë.

Ka qenë ora 10:20 minuta e datës 24 janar të vitit 1919, kur Ismail Qemali donte vetëm tri ditë të mbushte plot 75 vjeç, doli para gazetarëve në një konferencë për shtyp të organizuar në një sallon hoteli në Peruxhia.

24 janar, Ismail Qemali ndërron jetë nga shkaqe që kanë ngelur mister. Deri tani është folur për një helmim të tij nga pala italiane.

25 janar Ismail Qemali Varroset në qyetin e Peruxhias në Itali. Eshtart e tij qëndrojnëaty deri më 1933 kur mbreti Zog vendos të kthej trupin e Kryeminstrit të Parë shqiptar në qyetin e Vlorës.


Jeteshkrimi

Emri: Ismail
Mbiemri: Qemali
Datëlindja: 16 tetor 1846
Shkollimi: Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes dhe gjimnazin Zosimea në Janinë, në vitin 1859, u vendos familjarisht në Stamboll.
Aktiviteti:
Në Stamboll ai mori pjesë në lëvizjen patriotike shqiptare. U bashkua me figura të tjera shqiptare për krijimin e një alfabeti. Për këtë u dënua nga Porta e Lartë dhe u arratis në maj të vitit 1900 për t'i shpëtuar ndjekjeve të sulltanit, iku nga Stambolli dhe u vendos në vise të ndryshme të Evropës, ku vendosi lidhje të dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Në dhjetor të vitit 1908, me gjithë luftën që i bënë autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman, ku së bashku me grupin e deputetëve patriotë mbrojti interesat e kombit shqiptar.
Në vitin 1911 bashkë me Luigj Gurakuqin hartoi memorandumin e Greçës, dhe në fund të këtij viti mori nismën për organizimin kryengritjeve të përgjithshme të vitit 1912.
5 nëntor 1912, në Mbledhjen e Bukureshtit gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare atje dhe më pas shkoi në Vjenë për të siguruar përkrahje për Pavarësinë e Shqipërisë.
Më 19 nëntor 1912 njoftoi në atdhe se do të shpallej Pavarësia nga Kuvendi Kombëtar.
28 nëntor 1912, në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. U zgjodh kryetar i qeverisë që doli nga ajo mbledhje.
Ismail Qemali vdiq në moshën 75-vjeçare, më 24 janar 1919, dyshohet nga një helmim që i bënë në Itali.
  • Tirana Observer
  • 27 Korrik 2006
 
Top