• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ismail Qemali

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

Ismail Qemali, nëpunësi i perandorisë osmane që ndërtoi shtetin shqiptar

Prof.Dr Kaliopi NASKA


Ismail Qemali është një personalitet historik me një veprimtari politike shumë të begatshme dhe tepër komplekse. Kjo veprimtari poliedrike pushton një periudhë gati 60- vjeçare të ngjeshur me lëvizje të armatosura, me luftë parlamentare, me kryengritje çlirimtare, me batica e zbatica të vrullshme në të cilat ai ka qënë pjesëmarrës mjaft aktiv në luftë, si ideolog, si udhëheqës, si organizator e diplomat. Veprimtaria dhe pikëpamjet e tij janë të shumanshme. Një vënd të rëndësishëm në sistemin e pikëpamjeve të tij zënë dhe konceptet që ai kishte mbi ndërtimin shtetëror. Për të kuptuar bazën e koncepteve të Ismail Qemalit mbi formën dhe ndërtimin administrativ të shtetit shqiptar le t’i hedhim një vështrim të shkurtër formimit dhe veprimtarisë së tij, si funksionar në administratën turke në të cilën shërbeu rreth 35 vjet.

Nëpunës shteti në perandorinë osmane

Kapitullin e jetës si nëpunës i shtetit në administratën e Perandorisë Osmane, ai e filloi në Stamboll, ku shumë shpejt u shqua si një person i pajisur me kulturë të gjerë, me një erudicion të thellë e konstruktiv. Thellimi i studimeve në shkencat juridike dhe inteligjenca e tij, të gjitha këto i dhanë dorë, që ai shumë shpejt të hyjë në administratën osmane dhe të kryejë funksione të ndryshme të rëndësishme si guvernator, si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, deri si këshilltar shteti. Gjatë këtyre viteve me veprimtari të larmishme shtetërore, ai njohu problemet e shumta, të mprehta e të vështira, që kërkonin zgjidhje ose që kërkonin të paktën të mbahej qëndrim përballë shtetit dhe publikut.
Këto shqetësime, formimi kulturor e ideor e shtynë atë të mendojë se Perandoria Osmane duhej të dilte nga gjendja e nderë në të cilën qe zhytur. Për të dalë nga kjo situatë, ai mendonte se e vetmja doktrinë që do t’i jepte rrugë zgjidhje asaj, ishte zbatimi i doktrinës së Mithat Pashës, e cila ishte më përparimtaria për Turqinë në atë kohë. Përmbajtja e kësaj doktrine e çoi Ismail Qemalin të lidhej me Mithat Pashën, që ishte udhëheqësi i lëvizjes liberale osmane. Në mënyrë të veçantë, ai u pajtua me thelbin e ideve të tij, të cilën e përbënte bindja se Perandoria Osmane mund të hynte në rrugën e përparimit dhe modernizimit me anën e reformave dhe jo me anë të revolucionit. Kështu ai mendonte se do të likujdohej sistemi absolut i Sulltanit, i cili do të zëvëndësohej me një regjim kushtetues pa eleminuar kurorën mbretërore, por duke i kufizuar pushtetin absolut sovranit. Ai u pajtua gjithashtu me parimin e decentralizimit të pushtetit administrativ shtetëror në favor të borgjezisë dhe në mënyrë të veçantë të kombësive të shumta të Perandorisë, të cilat në këtë mënyrë do të fitonin të drejtën për një vetqeverisje provinciale në kuadrin e Perandorisë Osmane. Pra sikurse shihet Ismail Qemali synonte të arrinte te vetqeverisja provinciale e kombësive nëpërmjet rregullimit rrënjësor të Perandorisë dhe jo duke u interesuar vetëm për autonominë e njërës apo tjetrës kombësi, por për të gjitha kombësitë në të njëjtën kohë, nëpërmjet rregullimit radikal të Perandorisë.
Këto ide Ismail Qemali jo vetëm i përvetësoi, por u mundua t’i zbatonte gjatë karierës së tij si funksionar i Perandorisë Osmane dhe disa prej tyre e shoqëruan dhe në detyrën e kryetarit të shtetit të parë kombëtar.

Pikpamjet liberale të Ismail Qemalit

Ismail Qemali u bë armik i absulutizmit sulltanor pikërisht nga këndi i këtyre pikëpamjeve liberale. Kjo e shtyu atë që të marrë pjesë në hartimin e kushtetutës së vitit 1876, apo në hartimin e disa memorandumeve dërguar Portës së Lartë ku kundërshtohej politika absolute e Sulltanit dhe nxirrej në shesh kalbëzimi i sistemit administrativ konservator. I gjithë ky aktivitet i dha dorë Ismail Qemalit të kuptojë mjaft mirë mekanizmin e administratës shtetërore. Aktiviteti që zhvilloi në Perandorinë Osmane si funksionar i saj, tregoi qartë se ai ishte një iluminist e veprimtar reformator, përfaqësues i interesave të borgjezisë liberale të të gjitha kombësive. Prestigji i madh që gëzoi në Turqi dhe në rrethet e larta diplomatike, patriotike dhe intelektuale dhe të Evropës, ndjenjat e tij liberale demokratike e përparimtare e bënë atë një figurë mjaft të njohur dhe me autoritet, por dhe armik të rrezikshëm e një shënjë goditje për autokracinë anakronike osmane me të cilën Ismail Qemali nuk pajtohej dot. Për dhjetra vjet deri në fund të shek. XIX Ismail Qemali u shqua si militant i lëvizjes demokratike liberale osmane në kuadrin e së cilës ai mendonte se do të gjente zgjidhje dhe çështja nacionale shqiptare. Por në fillim të shek. XX, kur lëvizja liberale osmane, hyri në rrugën e nacionalizmit turk, që e ndërlikoi zgjidhjen e çështjeve nacionale në perandori, atëhere Ismail Qemali pa hequr dorë nga pikëpamja e tij liberale e shkëputi lëvizjen nacionalçlirimtare shqiptare nga lëvizja liberale borgjeze osmane dhe e ktheu në çështje më vete.
Me një përgatitje të tillë politike dhe horizont kulturor, ai u ingranua shumë shpejt në rradhët e lëvizjes kombëtare shqiptare duke marrë pjesë aktivisht në të, ku u shqua si politikan, diplomat dhe statist i madh që u mbrujt me traditat e kulturës më përparimtare të kohës e të vëndit të vet, që asimiloi gjithçka të mirë që kishte lëvizja çlirimtare shqiptare me armë e me penë dhe që e ndoqi këtë lëvizje deri në kurrorëzimin fatlum. Kombi shqiptar me plot të drejtë e konsideron atë si protagonistin kryesor të Kuvendit të Vlorës i cili shpalli më 28 Nëntor 1912 pavarësinë kombëtare. Pavarësisht nga origjina për vetë formimin e tij shumëvjeçar, ai u brumos si burrë shteti demokrat duke u zgjedhur dhe kryetar i qeverisë së parë shqiptare, duke u bërë kështu udhëheqësi kryesor i jetës politike të vendit në momente jashtëzakonisht të ndërlikuara dhe të vështira që kaloi Shqipëria e rilindur në periudhën kritike të ndërhyrjeve të Fuqive të Mëdha dhe të monarkive fqinje, të cilat u turrën për ta asgjësuar atë.

Bazat e para të shtetit shqiptar

Shpallja e pavarësisë shënoi fillimin e një etape të re historike që shtronte detyra te reja dhe të ndërlikuara përpara popullit shqiptar dhe udhëheqësve të Lëvizjes Kombëtare, që kishin marrë përsipër barrën e rëndë të krijimit të shtetit të pavarur.
Kryetarit dhe qeverisë i dolën detyra të mëdha për organizimin e shtetit dhe ngritjen e administratës shtetërore, sigurimin e njohjes ndërkombëtare të Shqipërisë dhe kufijve të saj që përfshinin trevat e banuara prej shqiptarëve.
Që në dhjetor të vitit 1912 u morrën masat për hedhjen e bazave të para të organizimit të shtetit dhe u miratuan aktet e para legjislative që u përcaktuan nga vendimet e kuvendit kombëtar i cili përfshinte delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe përfaqësonte objektivisht vullnetin e gjithë kombit, duke u bërë organi më i lartë i shtetit shqiptar, mbrojtësi dhe shprehësi i sovranitetit shtetëror. Prandaj vendimet e tij kishin vlerën e ligjeve kushtetuese që sanksiononin vullnetin e popullit shqiptar për shkëputje nga Perandoria Osmane e për krijimin e një shteti të pavarur. Organ tjetër që zgjodhi kuvendi ishte dhe pleqësia kompetencat e së cilës nuk u përcaktuan shprehimisht nga kuvendi kombëtar, por ky pranoi pikëpamjen se pleqësia nuk ishte një parlament apo senat dhe se nuk kishte të drejtë të shkarkonte ministrat, por duhej konsideruar si një organ këshillimi dhe kontrolli ndaj qeverisë.

Një mbret që nuk sundon

Kuvendi Kombëtar u kufizua me Shpalljen e Pavarësisë dhe me zgjidhjen e qeverisë dhe të pleqësisë. Ai nuk mori në shqyrtim çështjen e formës së qeverisjes së shtetit shqiptar. Por dihet se shumica dërmuese e aktivistëve të rilindies duke përfshirë dhe përfaqësuesit që morën pjesë në kuvendin e Vlorës, mendonin se Shqipëria duhet të lindte si një shtet monarkik, sepse monarkinë ata e shikonin me të drejtë ose pa të drejtë ashtu, siç e kishin parë të gjithë themeluesit e shteteve ballkanike madie dhe europiane, si konsolidim të shtetit kombëtar.
Në fakt të gjitha shtetet ballkanike ishin monarki. Por personalitetet politike të kohës dalloheshin nga mënyra se si e konceptonin monarkinë absolute apo parlamentare. Pikërisht në këtë kuadër Ismail Qemali na shfaqet ne, me pikëpamjet më progresive, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Ballkanin, pasi ai ishte për një monarki konstitucionale ku sipas parimit, kur pushteti do të qe në duart e përfaqësuesve të popullit, mbreti do të kishte funksionin e kryetarit të shtetit i cili “ do të mbretëronte por nuk do të sundonte”.

Pro ardhjes së Princ Vidit

Mendimi i tij u përkrah edhe nga përfaqësues të qeverisë dhe gjeti pëlqimin në mbledhjen e qeverisë, ku u miratua programi i komisionit që do të parashtronte kërkesat e shqiptarëve përpara Fuqive të Mëdha, në një nga këto kërkesa përcaktohej dhe vendosja në Shqipëri e një monarkie kushtetuese me një mbret nga vëndet europiane. Megjithë parashtrimin që iu bë nga komisioni shqiptar Konferencës së Ambasadorëve në Londër ajo nuk bëri donjë përcaktim zyrtar të formës së qeverisjes.
Ajo vetëm përcaktoi se Shqipëria shpallej principatë sovrane, autonome e trashëguar me një princ të caktuar nga Fuqitë e Mëdha. Caktimin e një mbreti europian Ismail Qemali dhe patriotët e shihnin si personifikimin e një zhvillimi të shpejtë ekonomik e politik e shoqëror të vendit. Prandaj Ismail Qemali në cilësinë e kryetarit nguli këmbë pranë fuqive, që të shpejtohej caktimi i princit, i cili sipas tyre do të siguronte stabilitetin e qeverisë kombëtare dhe do të zhdukte të gjitha vështirësitë e brendshme duke siguruar një zhvillim të ri të vendit. Këto qenë arsyet që Ismail Qemali dhe patriotë të tjerë do të vlerësonin ardhien e princ Vidit në Shqipëri si një faktor pozitiv, që do të ndikonte në realizimin e aspiratave kombëtare dhe do ta udhëhiqte vendin drejt bashkimit kombëtar. Por zhvillimi i ngjarjeve tregoi se nga princ Vidi nuk mund të pritej që ai të vepronte për interesat e Shqipërisë, kur këto binin në kundërshtim me vullnetin e Fuqive të Mëdha.

Administrata, gjykatat, xhandarmëria...

Meqënëse Konferenca e Ambasadorëve nuk bëri përcaktimin mbi formën e shtetit, shteti i pavarur shqiptar u krijua si një shtet me sistem parlamentar, rolin e të cilit e plotësonte Kuvendi Kombëtar i cili edhe pasi i dha fund punimeve të tij, ruante prerogativat si organi më i lartë i shtetit.
Por në kushtet ekzistuese Kuvendi Kombëtar nuk pati mundësinë efektive të mblidhej dhe në të vërtetë qeveria e Ismail Qemalit në bazë të pushtetit që i ishte deleguar nga kuvendi përqëndroi në duart e saj të gjithë pushtetin shtetëror, duke zhvilluar një veprimtari administrative ashtu dhe legjislative. Pavarësisht se kjo veprimtari ka qenë më e kufizuar për shkak të rrethanave të luftës ballkanike, janë pikërisht këto rrethana të jarzakonshme që shpjegojnë përse Ismail Qemali nuk qe në gjendie të zbatonte plotësisht parimet e veprimit konstitucional duke mos ja njohur pleqësisë të drejtën e votës deliberative siç e kërkon parimi konstitucional dhe duke ia kufizuar këtë të drejtë vetëm me votën konsultative. Kështu Shqipëria që nga fundi i vitit 1912 i kishte elementët e një organizimi shtetëror të pavarur siç janë qenia e një popullsie të caktuar në një territor të caktuar dhe e një pushteti publik që e drejton atë.
Ismail Qemali për të vënë shtetin e ri shqiptar mbi baza të organizuara së bashku me qeverinë morën masat për ngritjen e strukturave organizative si ngritjen e administratës shtetërore, organizimin e gjykatave, xhandarmërisë, policisë etj.

Shqipëria të ndahet në tre kantone

Idetë për mënyrën e organizimit të vendit ai i kishte shfaqur para shpalljes së pavarësisë. Në atë kohë duke parashikuar vështirësitë që do të ndesheshin në organizimin e një pushteti të përqëndruar, ai kishte shprehur mendimin për ndarjen e Shqipërisë në kantone, simbas shëmbullit të Zvicrës. Por në këtë çështje ai shfaqi një pikëpamje jo të drejtë e cila rridhte nga fakti se ai duke jetuar për dhjetra vjet larg Shqipërisë nuk e njihte mirë vendin dhe i dha rëndësi të madhe peshës që ushtronin në jetën e brendshme të popullit shqiptar dallimet e tij krahinore dhe fetare. Në këtë mes duket se ndikoi dhe ekzistenca e autonomive lokale të disa krahinave që kishin ekzistuar, dhe të cilat Perandoria Osmane nuk kishte mundur t’i asgjësonte.
Këto autonomi ai mendonte se mund të shfrytëzoheshin në të mirë të shtetit modern. Këtë ide e ruajti dhe pas shpalljes së pavarësisë dhe u përpoq ta pasqyronte dhe në hartimin e Kanunit të Përtashëm të administratës civile të shtetit shqiptar. Sipas Ismail Qemalit Shqipëria do të ndahej në tre kantone me kryeqytete Shkodrën, Durrësin, Vlorën, të cilët do të kishin për qeveritarë respektivisht Preng Bibë Dodën, Esat Pashë Toptanin e Ismail Qemalin. Idenë kantonale të tij, ai e përforcoi sidomos në fjalimin që mbajti në mitingun popullor të Vlorës më 21 tetor 1913 ku theksoi se çdo krahinë(kanton) duhej të qëverisej sipas veçorive të saj. “Nga kjo- theksonte ai,- del që labi do të jetë lab, gega gegë dhe toska toskë dhe sejcili do të punojë vetëm për Labërinë për Gegërinë dhe Toskërinë, por të gjithë me ideale shqiptare do të punojnë si shqiptar dhe do të vriten si shqiptarë për Shqipërinë duke marrë fuqinë prej përparimit të vendit të vet”.

Jo ndarjes së Shqipërisë në kantone

Por veçoritë krahinore që jepte Ismail Qemali nuk përbënin arsye për ndarje në kantone. Në donjë vend perëndimor kishte një farë autonomie administrative lokale, por kjo s’kishte të bënte me kantonet në Zvicër që ishin ndarë sipas veçorive gjuhësore, fetare, lokale. Dihet se Shqipëria në kufijt e vitit 1913 në shumicën e saj dërrmuese përbëhëj nga popullsi e thjeshtë shqiptare. Pra një sistem i tillë i zbatuar në një shtet me përbërje heterogjene kombëtare siç qe Zvicra nuk mund të zbatohej në një shtet të tillë me homogjenitet etnik siç ishte Shqipëria. Një rrethanë e tillë nuk ka qenë e paditur për Ismail Qemalin. Propozimi i bërë prej tij për ndarjen e Shqipërisë në kantone në këtë kohë nuk përputhej me detyrën që i dilte shtetit shqiptar për forcimin e administratës dhe centralizimit të saj.
Kjo nuk ishte rruga për ruajtjen e “unitetit” kombëtar të Shqipërisë dhe të pavarësisë së tij. Siç tregoi koha qysh atëhere, pavarësia e Shqipërisë mund të sigurohej vetëm në luftë me separatizmin, që kishin mbjellë klikat feudale të përkrahura nga fuqitë dhe shtetet fqinje. Zhdukja e pushteteve separatiste dhe vendosja e një drejtimi të centralizuar qe e vetmja rrugë për përparimin ekonomik shoqëror e politik të Shqipërisë. Interesat kombëtare kërkonin që ajo të mbetej një dhe e pandarë dhe nga pikëpamja administrative. Është kjo arsyeja që ideja e tij nuk u pranua nga shumë antarë të qeverisë, midis të cilëve edhe nga atdhetarë të shquar, madje edhe nga bashkëpunëtorët e tij të afërt si Luigj Gurakuqi, Petro Poga, Pandeli Cale etj. Ata kundërshtuan ndarjen e vendit në kantone duke e cilësuar atë si një “masë të dëmshme për bashkimin e për rrojtjen e kombit tonë”. Ata theksonin me të drejtë se që të forcohej kombi duhej të mos thellohej ndarja midis krahinave përkundrazi këto duhej të lidheshin ngushtë me njëra tjetrën dhe të administroheshin nga një qendër e vetme. Kritikat e bëra në këtë çështje Ismail Qemali i mori parasysh dhe aq më tepër tregoi, se ai nuk ishte shumë i bindur në epërsinë e organizimit kantonal për kushtet e vendit. Si rrjedhim ideja e tij kantonale nuk u përfshi në “Kanunin e Përtashëm” dhe nuk u pasqyrua në ligjet që qeveria e Vlorës filloi të shpallte dhe të zbatonte.

“Kanuni i Përtashëm” dhe ligjet e reja

Pas diskutimesh të shumta që u bënë për drejtimet që do të merrte organizimi i administratës rëndësi të veçantë pati shpallja nga ana e Qeverisë së Përkohëshme në nëntor të 1913 –ës e “Kanunit të Përtashëm”, të cilin e përmendëm më lart, ligjit që përcaktonte ndarjen e re administrative të vendit. Kanuni do të rregullonte me hollësi ndarjen administrative dhe kompetencat e organeve lokale. Ky përcaktonte një akt normativ të mbështetur në parimin e centralizimit administrativ të vendit sipas modelit të shteteve europiane. Në themel të tij u vu parimi i krijimit të një administrate qendrore. Sipas kanunit Shqipëria u nda në prefektura që përfaqësonin njësinë më të lartë lokale dhe këto nga ana e tyre në nënprefektura dhe krahina. Nga normat që përmbante kanuni dilte se në Shqipëri pushteti do të përqëndrohej në duart e Qeverisë së Vlorës.
Ligjet që nxorri qeveria për organizimin e hallkave të administratës lokale përbënin një hap të rëndësishëm mbasi ato ndryshonin nga administrata perandorake turke, për faktin se i dhanë shtetit shqiptar në një farë shkalle fizionominë e një shteti modern nga forma dhe nga përmbajtja me një administratë të përqëndruar përparimtare.Të tilla ligje që dallonin nga legjislacioni i mëparshëm qenë p.sh. përjashtimi i ndërhyrjes së organeve shtetërore në punët e drejtësisë, apo ndarja në një farë mase e institucioneve shtetërore nga ato fetare. Gjithashtu nxorrën akte të reja si në mënyrën e ndarjes së trashëgimisë etj.
Pavarësisht se ligji mbi ndarjen administrative territoriale nuk u zbatua plotësisht, se Qeveria e Vlorës qëndroi në fuqi vetëm dy muaj pas miratimit të tij, ai përbënte një përpjekje serioze për të ngritur një administratë lokale të mbështetur në kritere relativisht demokratike përderisa parashikohej funksionimi i organeve të zgjedhura sado me kompetenca të kufizuara. Kësaj përpiekje të kryetarit dhe qeverisë së tij për t’i dhënë vendit struktura të përshtatshme dhe moderne u duhen shtuar dhe masat e tjera si caktimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, hapja e shkollave etj. Si përfundim mund të themi se kontributi që dha Ismail Qemali dhe qeveria në miratimin e akteve të rëndësishme të kanunit për organizimin e aparatit shtetëror qendror dhe organizimin e organeve të administratës lokale ndihmuan në plotësimin e fizionomisë së plotë të shtetit shqiptar të organizuar dhe të pavaur si në qendër ashtu dhe në bazë. Ai dhe qeveria e tij hodhën baza të reja të administratës lokale në vend.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

Kjo është një pjesë e Pemës Gjenealogjike së Familjes Vlora

Kjo është botuar e plotë nga Eqrem bej Vlora, në "Kujtime, Vëllimi i dytë 1912-1925", faqe 319-326, Tiranë, 2001. E hartuar kryesisht mbi bazën e kujtimeve, siç përmendet edhe në punimin në fjalë, sigurisht ajo paraqitet edhe me të meta edhe pse jo aq të rëndësishme. Shumë fakte që ai përmend në komentet e shkurtra për anëtarët e kësaj familje, shpesh herë i kam dëgjuar edhe nga im atë, Ismail Vlora. Në tregimet e tij mbi familjen zinin më shumë vend ato për Ismail Qemalin, për djemtë e tij, etj., por edhe ngjarje të tilla si vrasja e Ismail bej Vlorës më 1829 dhe trimëria që tregoi Gjonleka për t'i marrë hakun.

Pra, duke qenë se për degën e Ismail Qemalit, mendoj se të dhënat e mia janë më të sakta, bazuar në të gjitha rastet mbi bazën e dokumenteve: certifikata personale, gazeta kohore, letërkëmbime, punime të autorëve të ndryshëm, njëkohësisht edhe mbi bazën e një Akti-trashëgimie, mendova që këtë degë ta paraqes më vete, duke ndjekur po të njëjtin stil që ka përdorur edhe Eqrem beu për evidentimin e pinjojve të kësaj familje, duke shtuar këtu edhe emrat e fëmijëve të vajzave të Ismail Qemalit (për të dhënë një informacion më të gjerë), por pa u shënuar një numër rendor, për faktin se ata nuk i përkasin në vijë mashkullore kësaj familje.

1. Ismail Qemal bej Vlora.

(Vlorë 24 janar 1844-Perugia(Itali) 24 janar 1919).

Fëmijët: Nga Nr.2 deri Nr.10.

2. Mahmud bej Vlora, (1871-1920)

Që në moshë të re ishte nëpunës i lartë në Ministrinë e Drejtësisë turke. U internua disa herë për "veprimtari antishtetërore". U lirua nga internimi pas fitores së Revolucionit të Xhonturqve. Më pas u vendos në Nicë të Francës, ku u martua me shtetasen franceze Alice Escoffier, me të cilën pati tre fëmijë. Vdiq në Vlorë më 1920.

Fëmijë:

a-.Aleksandër Galip Vlora,(1914-2001)

Pas vdekjes së të atit u largua nga Shqipëria. Pasi përfundoi studimet në Bari(Itali), u vendos përfundimisht në këtë qytet, ku punoi si profesor gjeografie në Universitet. Martuar me shtetasen italiane Fattizza Vita Maria.

Dy fëmijë:

= Nedim Vlora, (1943)

Profesor gjeografie në Universitetin e Barit. Një djalë: Aleksandër Vlora, lindur në Bari(Itali), më 1967

=Vitoria Vlora,

b-Suzan Vlora,(1915-1988)

c-Blanche Vlora,(1917)

3. Tahir bej Vlora, (1875-1932)

Kreu shkollën e Marinës dhe ishte Anëtar i Këshillit të Shtetit në Perandorinë Turke. Pas arratisjes së Ismail Qemalit nga Turqia(1900), u internua në Tripoli, deri në fitoren e Xhonturqve. Më 1919 u vendos përfundimisht në Shqipëri. Vitet e fundit të jetës, duke qenë kundërshtar i Monarkisë zogiste, i kaloi në Francë ku, më 10.06.1932, u gjet i vrarë në banesën e tij. Shtypi shqiptar i asaj kohe, pa komente, ka shkruar se kishte vrarë veten. Eshtrat e tij ndodhen në varrezat franceze "Thaise" ku, më vonë, u varros edhe Ahmet Zogu.

Nuk u martua. Pa fëmijë.

4. Myvedet h. Vlora, (1873-1952) -vajzë

U martua me kolonelin Vehap bej, djalë i ushtarakut të njohur turk Serdar Ekrem Abdulkerim Nadir pasha, me të cilin pati tre fëmijë:

a-Mustafa Reshid. Ka vdekur para viteve 1940.

b-Belkis. Martuar me ushtarakun Halit bej Zarshati, me të cilin pati një vajzë, Nermin V.Falaschi. Ka vdekur më 1979, në Bogota (Kolombi).

c-Hatice Sara. Martuar me kap.Selahedin Blloshmi, i cili kishte mbaruar studimet në Akademinë Ushtarake franceze të Sent Sirit. Pas vdekjes së tij u martua me një oficer anglez, i cili ishte në Shqipëri në misionin anglo-amerikan, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bashkë me të u largua në Angli, duke i shpëtuar kështu një persekutimi politik, pasi pas largimit të saj, Sigurimi i Shtetit Shqiptar e konsideroj si "agjente".

Ka vdekur para viteve 1990, në Londër (Angli).

5. Alije h. Vlora ,(xxxx-1954) -vajzë

U martua me konsullin turk Mehmet Koxhameni, i biri i Subhi Pashait, ish-Ministër i njohur i Financave në Perandorinë Turke.

Kishte tre vajza:

a-Rana. Ka vdekur në moshë të re, para viteve 1930.

b-Samije. Martuar, për herë të parë me një shtetas gjerman, me të cilin pati dy fëmijë. Më vonë u martua me gjeneral Mirdashin(austriak), pushkatuar me 17 intelektualët e dënuar në Gjyqi Special(1945). Më pas mundi të largohej në Gjermani, tek fëmijët, ku vdiq rreth vitit 1984.

c-Mihrie. Martuar me diplomatin e shquar Xhemal Frashëri, nga familja patriotike e vëllezërve Frashëri, i cili u dënua rëndë nga regjimi komunist, dënim që e vuajti në burgun famëkeq të Burrelit. Ka vdekur në Tiranë, rreth vitit 1984.

6. Ylvije h. Vlora, (xxxx-1934) -vajzë

U martua me gjeneralin e shquar turk Ahmet Hamdi Zarshati, i cili kishte kryer Akademinë Ushtarake gjermane në Potsdam. Kishte tre fëmijë:

a-Sinan. Ka vdekur në Tiranë, në vitin 1965.

b-Adnan. Ka vdekur në Tiranë, në vitin 1996.

c-Suzana. Ka vdekur në Tiranë, në vitin 1981.

7. Et'hem bej Vlora ,(1885-1937)

Që nga viti 1900 e shoqëroi të atin kudo. Zhvilloi një aktivitet të gjerë si gjatë Shpalljes së Pavarësisë ashtu edhe më pas. Së bashku me të vëllanë, Qazim, mori pjesë në Delegacionin e kryesuar nga Ismail Qemali në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 1913. Më 1919, pas vdekjes së Ismail Qemalit, u zgjodh, midis emrave të dëgjuar si Hasan Prishtina, Aqif Pashë Elbasani, Mithat Frashëri, Pandeli Cale, etj, përfaqësues i shqiptarëve të Amerikës, në Konferencën e Paqes, në Paris, më 1919. Vdiq më 7 maj 1937, në Tiranë. U martua me Ismte Ohri (Toptani), me të cilën nuk pati fëmijë.

8. Xhevdet bej Vlora ,(1888-1910)

Vdiq i ri, nga turbekulozi. Nuk u martua. Pa fëmijë.

9. Qazim bej Vlora, (1893-1953)

I qëndroi gjithmonë pranë të atit. Gjatë viteve 1910-1912 zhvilloi një aktivitet të gjerë për furnizimin e kryengritësve shqiptarë me armë. Më 1913 shoqëroi të atin në Londër, në Konferencën e Paqes. U martua me Behije Ohri. Pa fëmijë.

10. Qamil bej Vlora, (1895-1950)

Dy djem:

a-Ismail Vlora, (1920-1990)

Pesë fëmijë:.

= Kleoniqi Vlora,

Lindur në Tiranë, më 1959. Martuar me Bujar Jaupllari (Sevrani). Vendosur në Firenze (Itali) prej 1990.

= Ariana Vlora, Lindur në Tiranë, më 1961. Martuar me Valdet Shkurti. Jetojnë në Tiranë (Shqipëri).

= Qamil Vlora, Lindur në Tiranë, më 1964. Martuar me Ornela Pema, vajzë e Hasan Pemës. Larguar nga Shqipëria më 1990. Jetojnë në Barzano(LC), Itali. Dy djem:

...Igli Vlora, lindur në Lecco (Itali), më 22.11.1992.

...Braian Vlora, lindur në Lecco (Itali), më 8.04.1994.

=Elvinda Vlora,

Lindur në Tiranë, më 1965. Martuar me Henrik Krasenski. Larguar nga Shqipëria më 1998. Jetojnë në Modena (Itali).

=Darling Vlora,(autori) Një djalë: Iv (Ismail Vlora),lindur në Tiranë më 14.09.1997.

.b-Xhevdet Vlora, (1922-1993)Dy fëmijë:

= Ada Vlora, lindur në Tiranë, më 1965. Jeton në Bologna (Itali).

= Qemal Vlora, lindur në Tiranë, më 1966. Jeton në Tiranë.


Nipërit e Ismail Bej Vlorës

Ismail Vlora dhe Xhevdet Vlora, poliglotë që punuan për bukën e gojës

Ismail Vlora lindi më 26.07.1920, në Vlorë. Mësimet fillore i mori në Tiranë, më pas, pas largimit në Francë, përfundoi ato të mesme në Paris. Pas kthimit në Shqipëri përkrahu lëvizjet studentore kundër pushtuesve italo-gjermanë, por shpejt u distancua pasi nuk u la të vepronte në zonën e Vlorës. "Krerët e lartë komunistë nuk pranuan që Ismaili të shkonte në Vlorë, -kujton gruaja e tij, Esma Hurshiti, -duke parë popullaritetin e madh që kishte familja e tij në atë qytet, gjë e cila do linte në hije parinë e komunistëve"(38). Më pas largohet në Vjenë (Austri), ku përfundon vitin e parë për mjekësi. Pak para "çlirimit" u kthye për t'u takuar me familjen dhe s'mundi të largohej më.

Edhe pse kishte një kulturë të gjerë perëndimore dhe zotëronte mirë gjuhët frëngjisht, serbo-kroatisht dhe italisht, ai u luftua familjarisht gjithë jetën, duke punuar nëpër punët më të rënda, për të siguruar bukën e gojës së familjes. Të pesë fëmijëve të tij iu mbyllën dyert e shkollave dhe, ndërsa flitej e shkruhej për "Heroin e Popullit", që pas 5-shekujsh robërie Shpalli Pavarësinë, familjes së tij, atyre që në nderin e çdo pushtetari, duhet të përfaqësonin Heroin e Pavarësisë të paktën në ceremonitë e 28 nëntorit në Vlorë, "me vendim të një komisioni për kontrollin e regjistrave" iu mohohej edhe mbiemri duke iu ndryshuar nga "Vlora" në "Ismaili". Ismail Vlora vdiq në Tiranë, më 29.12.1990. Sot fëmijët e tij janë "emigrantë ekonomikë"(!) nëpër Evropë.

Xhevdet Vlora lindi më 1922. Pësoi fatin e të vëllait. Nuk pranoi të bashkëpunonte me regjimin komunist, duke i qëndruar presioneve të shumta për t'u bërë vegël e tyre. Si kompensim punoi për vite të tëra në fshatrat e thella të Konispolit, si arsimtar në shkollën fillore(!). Vitet e fundit, duke qenë njohës shumë i mirë i gjuhës franceze, mundi të punojë si përkthyes në Ndërmarrjen e Tregtisë së Jashtme. Vdiq në Tiranë, më 1993.


Kush është autori

Darling Ismail Vlora

Lindur në Tiranë më 09.04.1967. Mbaroi studimet e mesme në gjimnazin "Petro Nini Luarasi", të kryeqytetit. Në vitet 1990-91 mori pjesë aktive në manifestimet e popullit të Tiranës kundër diktaturës komuniste. Nga viti 1992-98 punoi në Drejtorinë e ish-të Përndjekurve Politikë, pranë Ministrisë së Punës dhe Emigracionit, si Shef i Sektorit të Informatizimit të të dhënave. Frekuentoi me korrespondencë, Fakultetin e Drejtësisë. Larguar nga Shqipëria më 1998, si emigrant ekonomik. Jeton në Sirtori(LC), Itali, me të shoqen Evis Golja dhe djalin Iv.


Shekulli
26 nëntor 2007


Foto e vitit 1908 kur Ismail Qemal Vlora ishte në Napoli.

Nga e majta në të djathtë. Lartë: Ymer Radhima, Qazim Koculi, Xhafer Xhuveli, Sadik Shyti, Qazim Kokoshi, Ahmet Dyrmishi.

Në mes: Hamza Isai, Yzeir Muço, Qamil Vlora (me bluzë të bardhë), Tahir Vlora, Qazim Vlora, Mahmut Vlora, Nazif Hadëri.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

Qamil Vlora, përndjekja pasi refuzoi ofertën e Mehmet Shehut​

Pas arrestimit shtrohet në Sanatorium dhe vdes në mjerim në moshën 55-vjeçare

Menjëherë pas "çlirimit", pushtetarët komunistë u përpoqën të gjenin mbështetjen e asaj pjese të klasës intelektuale e cila nuk kishte bashkëpunuar (sipas tyre)me pushtuesit, kjo sepse ndihmonte në forcimin e pozitave të tyre, por edhe pse ata kishin nevojë për njerëzit e përgatitur të kësaj shtrese. Njëkohësisht, në rast se arrinin të bënin për vete një pjesë të tyre, indirekt pakësonin kundërshtarët dhe krijonin opinionin tek populli se ata s'kishin asgjë kundër intelektualëve dhe patriotëve, përkundrazi, por vetëm kundrejt individëve që kishin bashkëpunuar me pushtuesit. Në fakt historia vërtetoi se ishin fare të pakët ata patriotë që u gënjyen prej tyre. Fatkeqësisht edhe ata pësuan persekutime të egra gjatë periudhës diktatoriale, duke u dënuar me akuza nga më të ndryshmet si "armiq të popullit", duke u internuar, burgosur e ekzekutuar.

Ndër veprimet e para që bënë pushtetarët e rinj ishte edhe "afrimi" i familjeve që ndihmuan luftën, por njëkohësisht edhe i familjeve të patriotëve të periudhës së pavarësisë, periudhë e cila, në atë kohë ishte e kaluar e afërt. Familjes së Ismail Qemalit iu lidh një pension patriotik, edhe pse qesharak, dhe Qamil Vlora, njëri nga dy djemtë e Ismail Qemalit, mbetur akoma gjallë u thirr personalisht nga Mehmet Shehu për "të biseduar dhe për të shkëmbyer mendime lidhur me gjendjen e vendit". Im atë na tregonte se Mehmeti e kishte pritur me shumë respekt të atin, Qamilin, dhe pasi kishin folur, duke shkëmbyer mendime mbi rrugëdaljet nga gjendja e vështirë e pas-luftës, i kishte ofruar edhe poste të rëndësishme, deri përfaqësues të shtetit të ri në ndonjë nga vendet e Evropës Lindore, por me disa "kushte". E para ishte që të prishej fejesa e djalit të tij, Ismail, me vajzën e Mehmet Hurshitit dhe mbesë e Javer Hurshitit, babë e birë, në atë kohë të arrestuar, nga ku i pari do dënohej me 15 vjet burg, që do i kalonte në famëkeqin e Burrelit, ndërsa i dyti do dënohej me pushkatim në Gjyqin Special, i cili u ndërpreu jetën 17 patriotëve shqiptarë, ndër të cilët edhe Bahri Omari, i shoqi i motrës së Enver Hoxhës. "Babai refuzoi me finesë, - tregonte im atë, -duke i kërkuar të mendohej, por ndërsa largohej e kishte "këshilluar" Mehmetin për të mos vazhduar më tej vëlla-vrasjet, pasi deri në atë kohë ishte derdhur shumë gjak shqiptari". Ndoshta ky ishte i vetmi takim me Kryeministrin e ardhshëm shqiptar. Sigurisht ky takim "i dështuar" nuk do kalonte pa pasoja. Pak kohë më pas, më 10 dhjetor 1947, Qamil Vlora arrestohet nën akuzën: "armë mbajtje pa leje" dhe dënohet me dy vjet heqje lirie. Vetëm 4 muaj pas arrestimit sëmuret rëndë nga turbekulozi (prill 1948) dhe pas dy vjet kurimi në Aneksin e Sanatoriumit-Tiranë, vdes në mjerim të plotë. Vuajtjes së sëmundjes i shtohej së tepërmi edhe ajo morale, kur shikonte familjen e tij të denigrohej dhe të luftohej nga regjimi komunist, duke vuajtur për bukën e gojës. Nga Sanatoriumi, ku ndodhej i shtruar, ai pati një korrespondencë të rregullt me të dy djemtë e tij që, fatkeqësisht, nuk iu ndodhën pranë gjatë kohës së sëmundjes: djali i madh, Ismaili, kryente shërbimin ushtarak në Korçë; ndërsa i dyti, Xhevdeti, punonte si mësues në shkollë fillore, në Konispol.

Qamil Vlora vdiq më 15 dhjetor 1950, në moshën fare të re 55-vjeçare. Trupi i tij u shoqërua për në banesën e fundit nga një rreth fare i ngushtë familjar. Shumë nga miqtë dhe të afërmit e tij ishin burgosur, ekzekutuar apo arratisur, për t'i shpëtuar përndjekjes së egër komuniste. Lidhur me vdekjen e tij nëna ime, Esma Hurshiti, kujton: "Në atë kohë që vdiq Qamili burri im, Ismaili, sapo ishte liruar nga ushtria. Gjendja ekonomike e familjes sonë ishte keqësuar mjaft për shkak se shteti na shihte si kundërshtarë politikë të tyre dhe na sulmonte në mënyra të kamufluara me të butë, pasi donte të ruante edhe figurën e Ismail Qemalit. Por, edhe pse mundohej që ta ruante këtë etiketë, qëndrimi i shtetit komunist ndaj familjes sonë dukej hapur. Kështu, në varrimin e Qamilit, nuk pati guxim që të vinte asnjeri, dhe e kemi varrosur ne të familjes, unë, burri im Ismaili dhe vëllai i tij Xhevdet, dhe nëna e tyre së bashku me dy komshinj që na ndihmuan."(37)

Darling Ismail Vlora
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

Pinjollët e përndjekur të Ismail Qemalit

Unë gjithashtu di

Pak ditë para kremtimit të 95-vjetorit të ngritjes së flamurit në Vlorë, që shënoi edhe shpalljen e pavarësisë, njëri prej pinjollëve të familjes së plakut të urtë të Vlorës, solli në adresën e "Kontakt", një studim të detajuar. Jo për kontributin e familjes Vlora, për të cilin di i madh e i vogël, por për anën e errët: si u përndoq kjo familje nga rregjimet e shekullit të kaluar. Darling Vlora, është njëri prej të afërmve të Ismail Qemalit, që sjell për lexuesit e "Shekulli"-t, historitë tragjike që përjetuan pasardhësit e Ismail Bej Vlorës.

Më 28 nëntor, këtë ditë të shënuar të historisë sonë, kujtimi i mbarë shqiptarëve shkon në atë ditë kur Ismail Qemali, rrethuar nga një grup patriotësh dhe mbështetur nga mbarë populli, sfiduan kohën dhe armiqtë shekullorë të vendit për të Shpallur Pavarësinë e Shqipërisë, kombit më të lashtë të Ballkanit. Janë të paktë ata shqiptarë që nuk njohin veprën e madhe të Ismail Qemalit por, fatkeqësisht, janë fare të paktë ata që njohin vuajtjet që kaloi familja e tij, djemtë dhe nipërit, gjatë periudhës së egër komuniste. Ana tragjike e historisë së njërës prej familjeve shqiptare, që luajti një rol të rëndësishëm në vendin tonë, nga gjiri i së cilës dolën personalitete të shumtë që i dhanë nder e lavdi kombit, që nga Ghazi Sinan Pasha (The Great) e deri tek Heroi i Pavarësisë, Ismail Qemal bej Vlora. Është një histori e mohuar, e denigruar; një luftë e egër dhe e paturpshme klasore ndaj pinjollëve të saj, ndaj djemve dhe nipërve të Atij që, nga mbarë shqiptarët, quhej Ati i Kombit.

Qamil Ismail bej Vlora

Qamil Vlora (1895-1950) ishte i vetmi, nga gjashtë djemtë e Ismail Qemalit, që jetoi në Shqipëri edhe gjatë periudhës komuniste. Ishte i vetmi nga djemtë e tij që njëkohësisht u përndoq nga Mbreti Zog, duke u detyruar të emigronte për 8 vjet, dhe u dënua nga regjimi komunist me burgim, për të vetmin faj se donte të jetonte i lirë, pa u përzier me vijën politike komuniste. Sigurisht ai do kishte provuar të njëjtin fat nga çdo lloj regjimi diktatorial që do ishte instaluar në vendin tonë, pasi të tillë regjime kanë nevojë për instrumente që t'i përdorin në dobi të tyre, por që Qamil Vlora, i brumosur me patriotizëm dhe atdhedashuri, nuk mund të bëhej kurrsesi vegël në duart e një qeverie apo individi të veçantë, dhe historia e tij e hidhur vërtetoi këtë fakt.

Më 1900 Ismail Qemali u arratis nga Stambolli vetëm me tre nga gjashtë djemtë e tij. Qamili 5-vjeçar qëndroi pranë nënës në Turqi, së bashku me dy vëllezërit e mëdhenj, Mahmud dhe Tahir, të cilët, në atë periudhë ishin nëpunës në administratën e Perandorisë, si edhe tre motrat e martuara, Mevedet, Alije, Ylvie. Fëmijëria në kryeqytetin turk hodhi bazat e një kulture të gjerë që ai përfitoi gjatë jetës së tij. Gjatë atyre viteve frekuentoi të famshmin "Robert Kolezh", një shkollë prestigjioze franceze. Përgatitja kulturore e intelektualëve të Perandorisë Osmane ishte vërtetë e veçantë, në krahasim me vendet e tjera, qofshin këto edhe të Evropës Perëndimore. Ata, pjesë përbërëse të përgatitjes së tyre kishin gjuhën arabishte dhe persishte, ndërsa për të njohur gjuhët evropiane përdornin si bazë gjuhën latine. Kështu, Qamil Vlora, në vitet e fëmijërisë që kaloi në kryeqytetin e Perandorisë, përveç kulturës së përgjithshme, pati fatin të njihte mirë disa gjuhë të huaja. E ëma e tij, Kleoniqi, ishte me origjinë greke kështu, përveç gjuhës së prindërve: shqip dhe greqisht ai mësoi fare mirë arabisht, persisht, latinisht dhe frëngjishten. Më vonë, gjatë transferimeve të shumta nëpër kryeqytetet e Evropës do njihte edhe gjuhë të tjera si gjermanisht, serbo-kroatisht, italisht, spanjisht etj.

***

Edhe pas kthimit të Ismail Qemalit në Turqi, më 1908, ai vazhdoi të qëndrojë në Stamboll. Më pas, pas largimit përfundimtar të familjes nga Turqia, në nëntor 1912, frekuentoi qytetet më të zhvilluara të Evropës, ku përfundoi edhe studimet. Vdekja e Ismail Qemalit, i cili ndodhej i ftuar nga qeveria italiane në Perugia, e gjeti në Barcelonë nga ku u largua menjëherë për të shoqëruar trupin e të atit, së bashku me dy vëllezërit e tjerë: Et'hem dhe Qazim, për në Vlorë, në shkurt 1919.

Qëndroi në Vlorë duke përkrahur lëvizjet patriotike të atyre viteve, siç ishin edhe ato kundrejt pushtuesve italianë që u kurorëzuan me të famshmen Lufta e Vlorës. Po atë vit që u kthye në Shqipëri u martua me Ylvije Dyrmishin, vajzë e patriotit Ahmet aga Dyrmishi, pjesëmarrës në Luftën e Vlorës dhe një nga trimat besnikë të Ismail Qemalit, me të cilën pati dy djem: Ismail dhe Xhevdet.

Në ato vite të para të konsolidimit të shtetit të ri shqiptar Qamil Vlorën e gjejmë të emëruar në funksionin e lartë të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme duke qenë njëkohësisht edhe zëvendësdrejtor administrativ dhe konsullor. Gjatë qëndrimit në këtë post u nderua nga Presidenti i Republikës Franceze, Gaston Doumergue, më 13.11.1926, me urdhrin "Chavalier de la Legion d'Honneur" dhe, 2 vjet më vonë, në shkurt 1928, me propozim të Ministrisë së Jashtme u dekorua nga Presidenti i Republikës Shqiptare, Ahmet Zogu, "Kavalier i Urdhrit të Skënderbeut". Në shkresën përcjellëse të kësaj dekorate, e cila mban datën 2 shkurt 1928, lexojmë: "Zotni Sekretar i I-ë, Tue kenë se Zotnija e Juej jeni shque për shërbimin plot zell e vullndet të mirë që deri tash keni krye në rastin e ceremonivet që janë ba, kjo Ministri Ju patë propozue pranë Ekselencës së Tij Kryetarit të Republikës për akordimin e nji dekorateje. Ekselenca e Tij e pranojë ket propozimin t'onë, e këtu të bashkangjitun, po Ju sjellë dekretin bashkë me dekoratën: Kavalier i Urdhnit të Skënderbeut, me lutje që të më njoftoni marrjen e tyne. Pritni, Zotni Sekretar i I-ë, bashkë me përgëzimet edhe të falat e mija të posaçme Zav.Ministri i P.të Jashtme(firma)".

Megjithatë, pikëpamjet e tij, edhe pse ai nuk bëri pjesë asnjëherë në ndonjë parti politike, ishin të kundërta me ato të regjimit në fuqi, pas krijimit të Mbretërisë Shqiptare. Edhe pse nuk u vërtetua saktësisht, ai u akuzua të bënte pjesë në "Organizatën e Fshehtë të Vlorës", një "komplot" i cili u "zbulua" në gusht të vitit 1932. Im atë, Ismaili, fliste shpesh për largimin e tyre nga Shqipëria, pikërisht atë gusht të vitit 1932: "Në darkë erdhi tek ne xhaxha Qazimi dhe u mbyllën me babanë në dhomën e tij. Diskutuan gjatë. Pas largimit të xhaxhait babai na tha të përgatiteshim, pasi do niseshim për disa ditë në Vlorë. Të nesërmen u nisëm herët në mëngjes... Në Vlorë morëm një traget i cili, gjatë udhëtimit për në Jugosllavi, do ndalonte edhe në Durrës. Babai, edhe pse neve nuk na kishte thënë gjë, dukej i shqetësuar. Kur trageti ndaloi në Durrës ai i vuri shpatullat derës së kabinës duke mbajtur në dorë një revolver. Me sa morëm vesh më vonë ai kishte frikë se mos Qeveria ishte vënë në dijeni të largimit të tij dhe në Durrës mund ta arrestonin. Por për fatin tonë nuk ndodhi asnjë incident. Pas ndalimit të shkurtër në Durrës vazhduam udhëtimin dhe ndaluam në Jugosllavi, ku babai kërkoi strehim të përkohshëm, nga ku më vonë, pas pranimit të kërkesës që ai i drejtoi Qeverisë franceze, u larguam për Francë...". Qëndrimi i familjes Vlora në Jugosllavi (Beograd) ishte vërtet i shkurtër. Për këtë na ndihmon një letër që mban firmën e mikut të tij francez, Justin Godart, i cili vetëm tre ditë pasi kishte marrë njoftim nga Qamili, i përgjigjet kërkesës së tij në një letër, dërguar nga Parisi më 19 shtator 1932, ku lexojmë:

"I dashur Zotëri,

Mora letrën Tuaj të datës 16 të këtij muaji dhe po ndërhyj menjëherë pranë z.Herriot për t'Ju akorduar autorizimin që të vini në Francë.

Pranoni, i dashur Zotëri, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Justin Godart

Zotërisë Kiamil VLORA

Hotel Central

Zemnun-Belgrade".

Qëndrimi i tyre në Paris vazhdoi deri në vitin 1936. Në këtë periudhë Qeveria franceze filloi të largojë një pjesë të mirë të emigrantëve politikë shqiptarë të atjeshëm. Me gjithë mbështetjen e J.Godart, i cili ndërhyri pranë Ministrit të Brendshëm, kërkesat e tij të shumta për të qëndruar në Francë nuk u aprovuan. Kështu, së bashku me familjen, kthehet sërish në Jugosllavi, ku qëndruan deri në fillim të vitit 1940. Edhe gjatë kësaj periudhe ai nuk i ndërpreu kërkesat e tij për t'u rikthyer në Francë, mirëpo në ato vite qeveria franceze ishte e zënë me problemin e Luftës dhe fatkeqësisht kërkesat e tij mbetën pa u aprovuar.

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia, prill 1939, e gjeti në Jugosllavi, shtet që nuk i ofronte asnjë të ardhme si atij, ashtu edhe familjes. Kështu, duke qenë se edhe akuza e tij si "komplotist" binte poshtë, pas largimit të Mbretit nga Shqipëria, pas 8 vitesh emigrimi politik Qamil Vlora, familjarisht, kthehet sërish në Atdhe, duke punuar si këshilltar shteti, pa u përzier në asnjë parti politike të kohës. Në këtë detyrë qëndroi deri në nëntor 1944, vit kur vendi u çlirua nga pushtuesit gjerman, duke u uzurpuar nga një tjetër "pushtues", ai komunist. Edhe pse ai ishte i qartë për rolin që do luanin komunistët në vendin tonë, ndoshta se kish menduar kurrë shkallën e terrorit që ata do ushtronin për konsolidimin e pushtetit të tyre diktatorial që, për fatin e keq të popullit tonë, do duronte për gati 50 vjet.

Darling Vlora
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

Ismail Qemali, Të fshehtat e udhëtimit Trieste-Durrës​


Darling Ismail Vlora

Të përshkruash peripecitë e udhëtimit të Ismail Qemalit dhe grupit të patriotëve, që e shoqëruan nga Durrësi për në Vlorë, “bëhet një roman më vete”(1), shkruan Dhimitër Zografi, një nga delegatët e Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Pothuajse të gjithë ata që morrën pjesë në këtë ngjarje të madhe të historisë së vendit tonë, që nga vetë Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi, Mit’hat Frashëri, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Qemal Elbasani, etj., etj, i hodhën në letër kujtimet e tyre, duke na ndihmuar kështu të ndërtojmë itinerarin që ndoqën delegatët, me në krye Ismail Qemalin, nga Durrësi për në Vlorë. Mirëpo, përsa i përket udhëtimit të Ismail Qemalit dhe 14 patriotëve, që e shoqëruan nga Trieste (atëhere port i Perandorisë Austro-Hungareze) deri në Durrës, është folur shumë pak apo më saktë, është përmendur vetëm fakti se ai erdhi në Durrës nga Trieste. Aty këtu, nëpër kujtime apo edhe studime të mëvonshme, është përmendur se anija që shoqëroi Ismail Qemalin në Durrës ishte e shoqërisë së lundrimit të Lloyd-it Austriak. Renzo Falaschi, në punimin “Ismail Kemal Bey Vlora - Il Pensiero e l’opera attraverso i documenti italiani” (Roma 1985, f.29), shkruan se Ismail Qemali hypi në anijen “Brünn”, e cila e shoqëroi në Durrës, duke bërë një ndalesë jashtë programi. Kaliopi Naska shkruan se kjo anije quhej “Linx” (“Ismail Qemali në lëvizjen kombëtare shqiptare”, Tiranë 1987, f.129). Eqrem bej Vlora shkruan se “më 22 nëntor Ismail beu i hipi anijes së Lojdit të linjës ekspres Trieste-Aleksandri, por që kishte marrë urdhër të ndalonte në Durrës” (“Kujtime”, V.I, f.314); Hysni Daja shkruan se “Ismail Qemali së bashku me Luigj Gurakuqin, Kristo Meksin, Dhimitër Beratin etj., nën influencën e ministrit të Jashtëm austro-hungarez hipën në vaporin “Bruck” dhe me anën e një barke zbarkuan në Durrës” (“200 vjet me trungun e Myftar Sevranit”, Tiranë 2002, f.139); Safa Vlora shkruan se “Vjena i vuri Ismail beut në dispozicion një anije lufte për ta shpurë në Shqipëri të mos pengohet nga bllokada greke” (“Kujtimet e Ismail Qemal Vlorës”, përkthyer nga anglishtja prej Reshad Agajt, Toronto (CA) 1968, f.xv), etj.
Por si qëndron e vërteta e këtij udhëtimi? Në këtë rast në ndihmë na vjen shtypi europian i kohës, i cili ndiqte me shumë kujdes lëvizjet e Ismail Qemalit gjatë misionit të tij në mbrojtje të çështjes shqiptare. Duke ndjekur të dhënat që na ofrojnë gazetat e njohura franceze “Le Temps”, “Le Figaro”, “La Croix” dhe “L’Ouest-Eclair”, mund të ndërtojmë ekzaktësisht itinerarin që ndoqi Ismail Qemali nga Triestja në Durrës.

Ndërsa ndodhej në Vjenë, siç shkruan edhe vetë, Ismail Qemali mori një telegram nga një mik prej Budapesti, i cili e ftonte të shkonte “atje për t’u takuar me një person me pozitë të lartë”(2). Personi i parë që Ismail Qemali takoi në Budapest ishte Konti Andrassy, një politikan hungarez me një eksperiencë të gjatë, djali i dytë i Kontit Andrassy (ish-Kryeministër i Qeverisë Hungareze dhe ish-Ministër i Jashtëm i Perandorisë). Konti Andrassy ishte caktuar me detyrë për të zhvilluar takime diplomatike, që kishin qëllim të drejtëpërdrejtë me luftën që po zhvillohej në Ballkan. Nëpërmjet Andrassy-it, Ismail Qemali, u takua me Kontin Hadik, Kryeministri i ardhshëm i Perandorisë, i cili e njoftoi se personi që dëshironte të takohej me Ismail Qemalin ishte pikërisht Ministri i Jashtëm i Perandorisë, Konti Berchtold. Po atë mbrëmje, në shtëpinë e Kontit Hadik, Ismail Qemali zhvilloi takimin më të rëndësishëm në prag të pavarësisë. Ky takim, sidomos gjatë atyre ditëve kur Ministri i Jashtëm austro-hungarez ishte i zhytur krejtësisht në aktivitetin e tij diplomatik, për shkak të ndryshimit rrënjësor që kishte marrë fati i luftës, tregon qartë, jo vetë interesin e qeverisë austro-hungareze ndaj çështjes shqiptare, por edhe rëndësinë që kishte Ismail Qemali në qarqet politike europiane e sidomos ato vieneze. Edhe pse nuk dihen hollësitë e bisedës së Ismail Qemalit me tre përfaqësuesit e lartë austro-hungarez, por duke parë rrjedhën e ngjarjeve, kuptohet se në këtë takim u morën vendimet përfundimtare mbi të ardhmen e Shqipërisë. Duke qenë se Ismail Qemali nuk kishte “zyrtarisht” asnjë funksion qeveritar, njëkohësisht për të mënjanuar ç’do dyshim lidhur me ndërhyrjen e Austrisë në konfliktin ballkanik, ky takim u zhvillua në fshehtësi të plotë. Lidhur me suksesin e aksionit të Ismail Qemalit në Shqipëri, Berchtold nuk ishte shumë optimist, mirëpo Ismail Qemali i kërkoi vetëm të bënte të mundur udhëtimin e tij në Shqipëri, pa arritur ushtria serbe, duke e siguruar se përsa i përkiste gjendjes së brendëshme në Shqipëri, lidhur me shpalljen e pavarësisë, të gjithë ishin të bashkuar. Dhe ashtu ndodhi. Berchtoldi vuri në dispozicion të Ismail Qemalit dhe shokëve të tij dy anije të Lloyd-it Austriak: anijen “Brünn” dhe “Graf Wurmbrand”. “Brünn” do t’i shoqëronte nga Trieste në Brindizi ndërsa “Graf Wurmbrand” do t’i merrte në det të hapur për t’i shoqëruar në Durrës. Pikërisht, dhe nuk mund të jetë një rastësi, menjëherë pas takimit me Berchtold-in, Ismail Qemali i dërgoi të birit, Et’hem bej Vlorës, dhe Komisionit përgatitor për Shpalljen e Pavarësisë, në Vlorë, telegramin e mëposhtëm:

Budapest, 16 nëntor 1912

Përpara së premtes arrij në Durrës. E mbledhura e përfaqësuesve në Durrës ose në Vlorë është e domosdoshme. I thirrni të gjithë. Gjersa të vij unë mbani qetësi e bashkim. Çështja jonë politike u sigurua përfundimisht

Ismail Qemal (3)

Më 18 nëntor 1912 Ismail Qemali u nis nga Budapesti dhe mëngjesin e 19 nëntorit arriti në Trieste. Pas një ndalese të shkurtër, në “Excelsior Palace-Hotel”, në orën 14:00, shoqëruar nga 14 patriotë, midis të cilëve: i biri i tij Qazim Vlora, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale, Dhimitër Berati, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Spiridon Ilo, etj, Ismail Qemali u nis nga Trieste për në Durrës.

Të nesërmen, gazeta “Il Piccolo” e Triestes, do publikonte një intervistë të shkrurtër të udhëheqësit shqiptar. Përgjatë gjithë udhëtimit, nga Konstantinopoli në Trieste, udhëtim që zgjati më pak se një muaj, janë të shumta intervistat që Ismail Qemali lëshoi në shtypin europian, duke kërkuar që të sensibilizonte opinionin publik mbi të drejtat legjitime të popullit shqiptar, për të jetuar i lirë përkrah popujve të tjerë të ballkanit. Në këtë intervistë të shkurtër dhënë korrespondentit të “Il Piccolo”, Ismail Qemali do deklaronte hapur atë ç’ka do ndodhte në Shqipëri, menjëherë pas mbërritjes së tij: “Një gjë fare e thjeshtë, por që ne e dëshirojmë me gjith shpirt: Shpallja e Pavarësisë së Atdheut tonë”(4).

Sapo linte Triesten, në bordin e “Brünn”, u përhap fjala se midis pasagjerëve ndodhej “princi shqiptar” Ismail Qemali me shoqëruesit e tij (kjo ishte përshtypja që kish lënë Ismail Qemali tek pasagjerët e anijes). “Në fakt, -shkruante një pasagjer i “Brünn”, -ne pamë se Ismail Qemal beu udhëtonte në klasin e parë. Ai është një burrë i moshuar. I rrethuar nga një duzinë shoqëruesish, ai duket serioz dhe simpatik... Unë pata rastin të bisedoj një çast me një nga shoqëruesit e princit, një burrë që fliste shkëlqyeshëm greqisht dhe italisht, nga i cili mora vesh se misioni i tyre ishte që t’i jepnin Shqipërinë shqiptarëve”(5). Në përputhje me programin, “Brünn” ndaloi në portin e Brindizit, më 20 nëndor. Rreth orës 10:00, të po asaj mbrëmje, anija la portin italian. Në det të hapur atë e priste anija tjetër e Lloyd-it austriak, “Wurmbrand”. Nga “Brünn”, Ismail Qemali dhe patriotët që e shoqëronin, nën sytë kureshtarë të pasagjerëve, shkuan në anijen “Wurmbrand”, ku kaluan natën dhe, të nesërmen në mëngjes, 21 nëndor, zbritën në Durrës.

Përveç një kontrolli nga ana e dy anijeve greke, të cilat mbanin të bllokuar Vlorën, zbritja në qytetin e Durrësit kaloi pa asnjë incident. Patriotët durrsakë, të lajmëruar që më parë, i kishin marrë të gjitha masat e duhura për sigurimin e jetës së Ismail Qemalit dhe shokëve që e shoqëronin. Ishte vendosur që Ismail Qemali, për sa kohë do qëndronte në Durrës, do strehohej në shtëpinë e Dom Nikollë Kaçorrit; për të evituar ç’do tentativë helmimi të mundshëm, nga forcat antikombëtare, ushqimi do përgatitej në shtëpinë e patriotit Abaz Çelkupa; Hamid Toptani, komandant i forcave rezerviste, në bashkëpunim me komandantin e xhandarmërisë, Hysen Kërtusha, kishin marrë masat për të qenë në gadishmëri kundrejt çdo tentative arrestimi ndaj Ismail Qemalit dhe shokëve të tij; ishin caktuar personat që do të ndihmonin zbritjen e Ismail Qemalit nga anija në breg, etj(6).

Sapo u mor vesh arritja e Ismail Qemalit, paria e qytetit shkoi në bord të anijes për ta takuar, ndërsa “Mytesarifi e priti atë në molo, ku megjithëse ishte mëngjes, ishte mbledhur një shumicë e madhe njerëzish dhe një repart rezervistësh që qëndronte për nder”(7).... Më pas ja lejmë vendin historisë që njohim për të vazhduar deri në Vlorë.


Referenca

(1) Bardhosh Gaçe “Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare”, Tiranë 1997, f.197;
(2) “Kujtimet e Ismail Qemal Vlorës”, përkthyer nga anglishtja prej Reshad Agajt, Toronto (CA) 1968, f.261;

(3) Et’hem bej Vlora, menjëherë pasi mori telegramin nga Ismail Qemali, në marrëveshje me parinë e vendit, dërgoi një telegram qarkor në të Gjithë Shqipërinë, që delegatët e zgjedhur të dërgoheshin pa humbur kohë për në Vlorë. Krahinat e qytetet e Kosovës, Ismail Qemali i lajmëroi vetë, nga Trieste, dhe i ftoi të dërgonin përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

-Lef Nosi “Dokumenta Historike për t’i shërbye historiës tonë kombëtare”, Elbasan 1924, Nr.1, f.5;

-Skënder Luarasi “Ismail Qemali - Jeta dhe vepra”, Tiranë 1962, f.71;

-Teuta Hoxha “Ismail Qemali - Përmbledhje dokumentash”, Tiranë 1982, dok.186, f.220;

-Renzo Falaschi “Ismail Kemal bey Vlora - Il pensiero e l’opera attraverso i documenti italiani”, Roma 1985, f.114;

-Kaliopi Naska “Ismail Qemali në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, Tiranë 1987, f.128;

-Bardhosh Gaçe «Lëvizja Kombëtare në Vlorë, 1878-1912», Tiranë 1999, f.124;

(4) Renzo Falaschi “Ismail Kemal...”, f.117;

(5) “A Durazzo - l’arrivée de Ismail Kemal Bey”, “Le Figaro”, Paris, 29/11/1912, f.2;

(6) Sali Hidri “Durrësi... 1900-1939”, Tiranë 1997, f.124;

(7) Bardhosh Gaçe “Lëvizja Kombëtare...”, Tiranë 1999, f.16;
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

• Darling Ismail Vlora

Shpërthimi i Revolucionit xhon-turk (1908) e gjeti Ismail Qemalin në Prais. Ishte ora 1 e natës së 22 korrikut, kur i ngarkuari me punë i Turqisë, Muhedin beu, do t’i dorëzonte telegramin urgjent të Sulltanit: “Në se koha d’o ta lejonte do të kisha dërguar njeriun tim të besuar, Iljaz beun, për të biseduar me Ismail Qemal Beun mbi masat që duhet të merren në këtë kohë kritike. Shkoni pa humbur kohë tek Ai dhe lutju të shkruaj ç’mendon dhe më njofto menjëherë telegrafisht... I dorëzova përfaqësuesit të Sulltanit, shkruan Ismail Qemali, -përgjigjen që këshillonte Madhërinë e Tij të shpallte pa asnjë vonesë Kushtetutën, si e vetmja rrugë e sigurtë për të grumbulluar rreth fronit të tij të gjithë popujt e Perandorisë...”(1). Dy ditë më vonë, më 24 korrik 1908, Abdul Hamidi II, pasi kishte mbretëruar plot 32 vite në mënyrën më absolute, rishpalli Kushtetunën dhe lejoi mbledhjen e Parlamentit.
Kushtetuta e Perandorisë Osmane ishte hartuar më 1876, nga reformatori i madh Mit’hat Pasha, me të cilin Ismail Qemali kishte bashkëpunuar për një kohë të gjatë, dhe u shpall po atë vit. Një nga idetë e Mit’hat Pashës, emëruar për të dytën herë Vezir i Madh, më 1876, ishte krijimi i një Vilajeti shqiptar ndaj dhe artikulli 108 i kësaj Kushtetute pranonte që “Administrata e krahinave do të kishte si themel parimin e decentralizimit”(2). Fatkeqësisht, pak muaj pas emërimit, reformatori i madh turk u arrestua, u dëbua nga Turqia dhe, më vonë u vra. Kushtetuta, e cila kishte për qëllim forcimin e Perandorisë, mbeti e pazbatuar deri më 1908. Për idetë e tij liberale dhe bashkëpunimin me Mit’hat Pashën, që binin ndesh me regjimin absolutist të Abdul Hamid-it IItë, Ismail Qemali vuajti 7 vite internim (1877-1884). Më 1897 ai i paraqiti një “Promemorie” Sulltanit, ku i sugjeronte që të ndërmerte reforma të menjëhershme për të shpëtuar Perandorinë nga “fundi shumë tragjik”. Për të vënë në jetë këto reforma Ismail Qemali e këshillonte Abdul Hamid-in që të vinte në zbatim, pa asnjë vonesë, Kushtetutën e vitit 1876(3). Duke u përpjekur për forcimin e Perandorisë, Ismail Qemali tërthorazi mbronte edhe tërësinë territoriale të atdheut të tij. “Promemoria” iu dërgua fshehtas shtypit europian, nga vetë Ismail Qemali, dhe u publikua e plotë në “Le Temps”, të Parisit, më 8 prill 1897, ndërsa “The Times” i Londrës, në të njëjtën ditë, publikoi një përmbledhje të gjatë të saj(4). Idetë liberale dhe këmbëngulja e vazhdueshme për zbatimin e reformave që do ndihmonin në përparimin e Perandorisë Osmane, mbështetur në një politikë të hapur me vendet e zhvilluara europiane dhe sidomos me Anglinë, të cilën ai e shihte si një fuqi që kërkonte ta ndihmonte miqësisht Perandorinë, në periudhën e vështirë që po kalonte, solli si pasojë acarimin e marrëdhënieve të tij me sulltan Abdul Hamid-in, i cili gjatë gjithë jetës e çmoi por edhe ia pati frikën burrit të ardhshëm të shtetit shqiptar. Në prill të vitit 1900 Sulltani e emëroi Guvernator të Përgjithshëm në Tripoli. Duke dyshuar në një internim ose eleminim të mundshëm, gjë që kishte ndodhur me shumë elementë përparimtarë në Perandori, dhe sidomos me Mit’hat Pashën, Ismail Qemali kërkoi strehim politik në një luftanije angleze. Më 1 maj 1900, së bashku me tre nga djemtë e tij: Et’hem bej, Xhevdet bej dhe Qazim bej, në bordin e anijes egjyptiane “Salamander”, Ismail Qemali u arratis nga Turqia dhe, deri më 1908, jetoi në qytete të ndryshme të Europës si Bruksel, Romë, Paris, Londër, Athinë, etj., ku zhvilloi një aktivitet të dendur në mbrojtje të çështjes shqiptare.
Menjëherë pas fitores së revolucionit xhon-turk dhe shpalljes së Hyrjetit (Lirisë) populli i Vlorës ngriti një Komision për të ftuar Ismail Qemalin në Atdhe dhe për ta zgjedhur përfaqësues në Parlamentin turk. Pritja që i bëri populli, më 18 shtator 1908, ditën që Ismail Qemali erdhi në Vlorë, pas 8 vjet emigrimi politik, mori pamjen e një manifestimi patriotik madhështor. Një panoramë të qartë të kësaj dite na jep konsulli austro-hungarez, Kraus, i cili, në një relacion që i dërgonte Ministrit të Jashtëm në Vjenë, ndër të tjera i shkruante:
“Vlorë, më 20.09.1908,
...Ismail Qemal beu arriti këtu me vaporin e Lloyd-it të vijës dalmatino-shqiptare, i shoqëruar prej një delegacioni të pritjes prej 39 vetëve, të cilët prej Vlore i kishin dalë përpara për ta pritur në Korfuz. Në Skelë ishte mbledhur një mori njerëzish prej shumë mijëra vetësh të ardhur prej qyteteve dhe prej fshatërave përqark. Moloja ishte e stolisur me shumë flamurë. Mastet dhe shtyllat ishin të dekoruara me pëlhura me bojrat kombëtare kuq e zi. Në vendin ku moloja bashkohet me tokë, dhe në hyrjen e qytetit ngriheshin flamurë dhe në të dy anët ishin vendosur tabella me anë të praruara, të cilat të kompozuara në gjuhën turqishte dhe në gjuhën shqipe përmbanin përshëndetjen e mirëseardhjes për Ismail Qemalin si yll i Shqipërisë, dhe shkrime të tjera patriotike. Padishahu nuk kujtohesh me asnjë shkronjë. Kur vapori i Lloyd-it hyri në liman, vapori i shoqërisë akcionare të lundrimit “Hamburg”, që ndodhesh në liman, zbrazi tri të shtëna përshëndetje, më vonë u zbrazën në qytet gjithashtu tri salutime, dhe kambana e kishës ortodokse...
Për festimin e ditës të gjithë dyqanet mbetën të mbyllur. Ismail Qemali u muarr nga vapori prej pjesëtarëve të familjes Vlora që jetojnë këtu, Surja beu dhe Xhemil beu. Kur të përmendurit hipën në urën e Skelës, Kryetari i Bashkisë Abas efendi Mezini, mbajti një fjalim në gjuhën turqishte, me të cilin ai i bëri përshëndetjen, dhe në emër të qytetit i uroj përzemërsisht mirëseardhjen, lavdëroi patriotizmin fisnik të tij, e siguroi atë për respektin, dashurinë dhe mirënjohjen e bashkëatdhetarëve të tij dhe e përfundoi me një urra për personin e nderuar.
Pastaj mjeku Koleka dhe mësuesi në shkollën greke Minga mbajtën fjalime patriotike në gjuhën shqipe. Më në fund djali i vogël i një banorit të krishter recitoi një vjershë të rastit në gjuhën shqipe dhe i dorëzoi Ismail Qemali beut një tufë me lule, të cilin ai e puthi në ballë.
Si përgjigje të të gjithë këtyre fjalimeve të drejtuara atij, Ismail Qemal beu gjeti vetëm fjalët: “Rroftë lirija! Rroftë vëllazërimi! Rroftë bota!” dhe pastaj i hipi një karroce që ishte mbuluar me një mbulesë të mëndafshtë të kuqe. Sapo ai, fill i vetëm, kishte zenë vend në të, turma e entusiazmuar, hoqi kuajt dhe e çoi karrocën në triumf gjatë gjithë rrugës, prej afro 2km deri në qytet...
Për t’u theksuar do të ishte gjithashtu, se duke udhëtuar prej Skelës në qytet, u mbante në mes përpara një flamur shqiptar me zhgabën dykrenore që mbante në krahëror një kryq dhe gjysëm hënëz...”(5).

Pasi fitoi në zgjedhjet, si deputet i sanxhakut të Beratit, në nëndor 1908, 8 vjet pasi ishte larguar nga kryeqyteti i Perandorisë, Ismail Qemali u kthye sërish në Stamboll. Edhe këtu, pritja që i bëri kolonia e shqiptarëve dhe miqtë e tij ishte madhështore. Patrioti dhe poeti vlonjat Ali Asllani, i pranishëm në këtë pritje, ka shkruan në shënimet e tij se “Ditën që po kthehej Ismail Qemali nga mërgimi në Stamboll (pas hyrietit), të gjithë pjestarët e familjes së tij bashkë me djalin e tij më të vogël, Qamilin, të cilin e kishte lënë 4-vjeç para se të arratisej, u nisën me araba për në molo. Gruaja e tij me lot gëzimi në sy po priste çastin që të përqafonte burrin e saj dhe t’i hidhte në krahë të tij djalin më të vogël që po priste me padurim të pushtonte babën e tij që po kthehej nga mërgimi. Nga shkaku i grumbullimit të mijëra e mijëra shqiptarëve që kishin pllakosur gjithë skelën e Kara Köy-t, arabaja që mbante familjen e Ismail Qemalit nuk mund të përparonte dhe mbeti e bllokuar midis kallaballëkut. Me t’u afruar vapori rumun skelës, u duk plaku me mjekër të bardhë në guvertë të vaporit. Shqiptarët e muarën Ismail Qemalin krah më krah dhe e çuan në klubin e shqiptarëve prej ku vetëm pas një jave mundi të vinte pranë familjes së vet”(6).
Një foto e pritjes që populli i Vlorës i bëri Ismail Qemalit, më 18 shtator 1908, me diçiturën “Carroza d’Ismail V.Kemal Bey tirata dal popolo di Valona” (Karroca e Ismail V.Qemal Beut tërhequr nga populli i Vlorës) qarkulloi edhe si kartolinë postale dhe, sigurisht, është kartolina e parë me një foto të Ismail Qemalit.

Referenca
(1) “Ismail Kemal Vlora – Memorie”, Roma 1992, f.263. (përktheu nga anglishtja: Nermin Vlora Falaschi).
(2) Koli Xoxi “Ismail Qemali”, Tiranë 1983, f.63.
(3) Teuta Hoxha “Ismail Qemali - Përmbledhje dokumentash”, Tiranë 1982, dok.1, f.13.
(4) “Les Cahiers de la Turquie: Rapport adressé à S.M.I. le sultan par Ismail Kemal bey, ancien gouverneur général de Tripoli, daté du 12/24 Février 1312/1897”, “Le Temps”, Paris 8 Prill 1897.
Për shkak të reagimit të fortë që shkaktoi publikimi i “Promemories”, policia turke, për të bllokuar përhapjen në Turqi, bleu të gjitha kopjet e gazetës “Le Temps”, që ishin në qarkullim. Megjithatë, pjesa më e madhe e tirazhit, u shit nën dorë për 5 franga kopja (një kopje kushtonte vetëm 15-20 cent). [“Le Temps”, Paris, 21 prill 1897, faqe 2]
(5) Bardhosh Gaçe “Lëvizja kombëtare në Vlorë, 1872-1912”, Tiranë 1999, dok.25, f.75.
(6) Bardhosh Gaçe “Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare”, Tiranë 1997, f.9.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

Shqiperia e madhe në projektet e Ismail Qemalit


Darling Ismail Vlora


Vlorë. Korrik 1917. Ismail Qemal bej Vlora shkruan: “Rindërtimi i bllokut ballkanik dhe garancia e indipendencës së tij, do të
ishte një nga faktorët më efikas për paqen në Europë e në Botë. Kjo ndërtesë ballkanike mund të konsolidohet vetëm me forcimin e Shqipërisë, e cila përbën njërën nga të katër kolonat që e mbajnë për të mos u rrëzuar”.
Kanë kaluar plot 95 vjet, nga viti i largët 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër, mbledhur me urgjencë për t’i dhënë fund konfliktit ballkanik do vendoste, pas debatesh të shumta, njohjen e pavarësisë që populli shqiptar, me në krye Ismail Qemal bej Vlorën, kishte shpallur botërisht më 28 nëntor 1912.
Që pas periudhës së lavdishme të Heroit legjendar, Gjergj Kastrioti, kur Shqipëria u pushtua përfundimisht nga Perandoria Osmane, populli shqiptar se kishte ndërprerë asnjëherë luftën për të fituar lirinë e tij mirëpo, tani, përveç qëllimit madhor dhe aq të shumëpritur për t’u shkëputur përfunimisht nga Perandoria dhe për të qenë zot i fateve të tij, objektivi kryesor i Kuvendit të Vlorës ishte ruajtja e njësisë territoriale shqiptare, kundrejt ushtrive ballkanike, të cilat, në luftë kundër Perandorisë Osmane, e konsideronin Shqipërinë pjesë përbërëse të kësaj Perandorie dhe po depërtonin përditë e më thellë në truallin shqiptar, me qëllimin e qartë për ta ndarë e copëtuar mes tyre. Menjëherë pas nënshkrimit të Aktit të Pavarësisë, Ismail Qemali, i ngarkuar Kryetar i Qeverisë së Përkohëshme, njoftoi Fuqitë e Mëdha mbi këtë ndryshim të jetës politike të kombit shqiptar duke i dërguar, njëkohësisht, telegram Ministrive të Jashtme të aleatëve ballkanik ku, ndër të tjera shënonte:
“Shqiptarët gëzohen që mundën të hyjnë në familjen e popujve të lirë të Lindjes e, duke mos pasur tjetër qëllim veçse të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet fqinje, shpresojnë:
Se ky ndryshim i jetës kombëtare edhe Qeveria e Përkohëshme kanë për t’u njohur prej Qeverisë së Madhërisë së Tij Mbretërore;
Se ç’do veprim armiqësor nga ana e ushtrive të Tij brenda në tokën kombëtare të tyre ka për të pushuar së vepruari edhe se gjithë viset thjesht shqiptare të pushtuara sot prej ushtrive të Aleatëve kanë për t’u lëshuar prapë.
Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme / Ismail Qemal”[1].
Padyshim, shtetet ballkanike, të etura për të pushtuar tokat shqiptare, nuk e morën parasysh vendimin e shqiptarëve dhe ushtritë e tyre vazhduan pushtimin e Shqipërisë, duke kryer kudo masakra ç’njerëzore ndaj popullsisë civile. Nga ana tjetër, Fuqitë e Mëdha, në ditët e para të dhjetorit e njohën në parim pavarësinë e Shqipërisë dhe Ministri i Jashtëm anglez, Edward Grey, për t’i dhënë fund konfliktit ballkanik, thirri me urgjencë mbledhjen e Konferencës së Ambasadorëve, në Londër. Duke qenë i bindur se “fjalën e fundit në çështjen e kufijve do ta thoshte diplomacia europiane”[2], Ismail Qemali mendoi ta kryesonte vetë delegacionin shqiptar, pranë Konferencës. Mirëpo në këtë drejtim ai u pengua, si nga Flota greke, që mbante të bllokuar Vlorën, ashtu edhe nga Qeveritë e Romës dhe Vienës të cilat “e këshilluan” se (sipas fjalëve të Ministrit të Jashtëm austro-hungarez, Berchtold): “në ato momente prania e tij në Shqipëri ishte e domosdoshme”[3]. Duke parë se Konferenca po fillonte punimet, Ismail Qemali mblodhi Këshillin e Ministrave dhe formuan një delegacion të përbërë nga personalitete shqiptare që ndodheshin jashtë vendit. Si anëtar të delegacionit u zgjodhën: Rasih Dino (kryetar), Mehmet Konica, Filip Noga dhe Sotir Kolea. Vetë Ismail Qemali porositi telegrafisht Rasih Dinon që delegacioni të mbronte me vendosmëri çështjen shqiptare dhe t’i paraqiste një “Memorandum Konferencës së Ambasadorëve për një pavarësi sa më të plotë të Shqipërisë: kufij etnikë, historikë e gjeografikë sa më të gjerë”[4].
Më 2 janar 1913, delegacioni shqiptar, i dorëzoi Ministrit të Jashtëm anglez, Edward Grey, Memorandumin me kërkesat shqiptare. “Sot që zgjidhja përfundimtare e problemit ballkanik ngrihet me forcë, -shkruhej në Memorandum, -populli shqiptar nuk do të durojë që të drejtat e tij të jenë pjesërisht të sakrifikuara e që e ardhmja e pavarësisë së tij të jetë ndërtuar mbi baza pak të qëndrueshme. Njëherësh parimi i vënë “Ballkani popujve ballkanikë” nuk mund të konceptohet dot me një ndarje që nuk është frymëzuar plotësisht nga rregulla sa njerëzore aq edhe të drejta. Pra nuk mund të vendoset paqja e plotë në gadishull derisa kufijtë që i janë njohur çdo entiteti politik s’do të jenë bazuar në vijat kufitare gjeografike e etnografike të çdo shteti. Fara e grindjes dhe e turbullimit do të mbetet gjithmonë e gjallë kur të vihen nën një pushtim të huaj toka të banuara në shumicë prej popullsisë shqiptare. Duke ngritur zërin në emër të popullit shqiptar, që përfaqëson në përgjithësi Qeveria jonë e Përkohëshme... kufijtë që kërkojmë ne janë këta: duke ndjekur një vijë demarkacioni, nisur nga kufijtë e mbretërisë malazeze që përfshijnë veçanërisht, me gjithë hiterlandet përkatëse, qytetet e Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, të Shkupit e të Manastirit deri në Meçovë, duke u shtuar këtyre kufijve, kufijtë e sotëm deri në Prevezë. Duke kërkuar këtë caktim kufijsh, populli shqiptar ka për qëllim të mbajë me fqinjët e vet marrëdhënie sa të përzemërta aq dhe të qëndrueshme. Pavarësisht nga çështjet etnike, gjeografike e historike që mbizotërojnë në favor të këtij caktimi të arsyeshëm, është e dobishme të shtojmë se në zvogëlimin e kufijve natyrorë Evropa do ta rrezikojë shtetin shqiptar, duke e vënë në një pamundësi materiale për të bërë jetën e vet të merituar, mbasi do të jetë kështu i privuar në pikëpamje ekonomike nga burimet domosdo të nevojshme për zhvillimin e tij normal.... Populli shqiptar është i bindur që në rregullimin e konfliktit të sotëm, Fuqitë e Mëdha nuk do të lënë pas dore shqyrtimin e pikave të vëna në dukje me anë të këtij Memorandumi dhe nuk do të mbeten kurrë indiferente kundrejt kërkesave të drejta të një kombi të denjë për një fat më të mirë, i cili ka vuajtur në të kaluarën dhe e ka mbështetur në të ardhmen besimin e tij më të thellë e shpresat e tij më të shtrenjta”[5].

Siç shikohet në këtë “Memorandum”, kërkohej që brenda kufijve të shtetit të ri të përfshiheshin jo vetëm krahinat e banuara nga shqiptarët, por edhe ato krahina ku shqiptarët përbënin pakicën. Orientimi i Ismail Qemalit “ka mundësi që të jetë formuluar si një variant taktik... për të kundërbalancuar kërkesat absurde shoviniste ballkanike, me qëllim që pasi në Konferencë, brenda dhe jashtë saj, të bëheshin ballafaqimet e kompromiset, të sigurohej maksimumi i mundshëm i trungut etnik shqiptar”[6].

Ndërsa në kryeqytetin anglez vazhdonte punimet Konferenca e Ambasadorëve, Ismail Qemali, duke përfituar nga vizita që Duka Montpensier bëri në Vlorë, pa marrë parasysh kundërshtimet e Romës dhe Vienës, më 30 mars 1913, “i përshëndetur me brohoritje nga mbarë populli”[7], u nis me yachtin “Mékong” të Dukës, për në Europë. Në përbërje të delegacionit qeveritar ishte heroi legjendar kosovar Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Dhimitër Berati dhe dy djem të Ismail Qemalit, Et’hemi dhe Qazimi. Gjatë udhëtimit për në kryeqytetin anglez, Ismail Qemali ndaloi në Romë, Vien dhe Paris ku zhvilloi takime me Ministrat e Jashtëm të këtyre shteteve[8]. I bindur se fati i Shqipërisë varej pikërisht nga përfundimi i punimeve të Konferencës së Ambasadorëve, Ismail Qemali kohën më të madhe të misionit të tij diplomatik e kaloi në Londër, duke i kushtuar çështjes kombëtare tërë energjinë e tij, eksperiencën e madhe, miqësitë dhe lidhjet me diplomatët anglezë. Por, megjithë përpjekjet e tij të shumta, megjithë bindjen në legjitimitetin e kërkesave dhe shpresën në një zgjidhje sa më të drejtë të tyre, Konferenca mori një vendim jashtëzakonisht të padrejtë ndaj çështjes shqiptare. Vetë Ministri i Jashtëm anglez Grey, njëkohësisht kryetar i Konferencës, në përfundim të punimeve të saj, do “justifikohej” përpara “Dhomës së Komunëve” se: “Vështirësitë për të arritur një marrëveshje rreth kufijve të Shqipërisë ishin mjaft të mëdha.... Jam i bindur se kur ky vendim do njihet do jetë objekt i shumë kritikave nga ana e kujtdo që ka njohuri mbi gjendjen e brendëshme... Por duhet patur parasysh se objektivi kryesor ishte që të mbaheshin raporte të mira midis Fuqive të Mëdha dhe, duke qenë se ky akord mbi Shqipërinë kishte arritur këtë qëllim, u arrit një përfundim esencial në interes të paqes në Europë”[9].

Pa pritur përfundimin e punimeve të Konferencës, Ismail Qemali u kthye në Vlorë. “Simpatia që më treguan gjatë misionit tim, -do kujtonte më pas, -qe i vetmi ngushëllim për zemrën e plasur të Shqipërisë. Më shumë se gjysma e territorit të vendit tim iu dha Serbisë, Malit të Zi e Greqisë. Qytetet më të lulëzuara dhe rajonet më prodhimtare na ishin shkëputur. Shqipërisë i kishin mbetur, në përgjithësi, zonat më të thata dhe më shkëmbore. Kështu, të përplasur edhe njëherë në një dëshpërim të zi dhe me të ardhmen e errët të vendit tim që posa kish lindur, na mbeti ngushëllimi që të dëgjonim se duhej të sakrifikoheshim për interesat e përgjithshme të Europës. I nënshtruar fatit, por jo me kurajo të humbur, u riktheva në Shqipëri, i mbajtur vetëm nga mirazhi se kushte më të favorshme do t’i lejonin asaj në të ardhmen, që të realizonte aspiratat e saj të ligjshme”[10].

Megjithë vështirësitë e shumta që iu desh të përballonte gjatë periudhës së qeverimit të tij, krahas masave për të mbajtur të bashkuar vendin, Ismail Qemali nuk i rreshti përpjekjet për të larguar nga trualli shqiptar ushtritë pushtuese. I gjendur në një situatë të brendëshme mjaft të rënduar dhe për t’i dhënë fund përçarjes brenda vendit, më 22 janar 1914, Ismail Qemali, me një akt tejet demokratik, dha dorëheqjen nga Qeveria e Vlorës, dhe ia kaloi pushtetin përkohësisht Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, “me kusht që ky i fundit të merrte në dorë qeverisjen e gjithë Shqipërisë”[11]. Dy ditë pas dorëheqjes, më 24 janar 1914, ai u largua nga Shqipëria dhe, deri sa vdiq, jetoi kryesisht në Itali, Francë dhe Spanjë duke vazhduar përpjekjet në dobi të çështjes kombëtare, të përqëndruara kryesisht në sensibilizimin e opinionit publik europian ndaj çështjes shqiptare, nëpërmjet artikujve të ndryshëm në shtypin perëndimor.

Mjaft interesant, në këtë drejtim, është artikulli i gjatë “Shqipëria dhe shqiptarët”, që ai publikoi në revistën prestigjoze londineze, “Quarterly Review”[12], në faqet e së cilës kishin publikuar shkrimet e tyre dhe kishin bashkëpunuar personalitete të shquar si William Gifford, George Canning, Lord Byron, Walter Scott, Robert Southey, Ugo Foscolo, etj, etj. Në këtë shkrim, pasi jep një panoramë të shkurtër të historisë së popullit shqiptar, të dokeve dhe zakoneve, të vendit ku ata jetonin, të sakrificave të tyre në mbrojtje të lirisë, të luftës heroike nën udhëheqjen e Heroit Kombëtar Skënderbe, Ismail Qemali përshkruan qartë periudhën e vështirë që kaloi Shqipëria gjatë viteve 1908-1914, dhe “i tërheq vërejtje” Fuqive të Mëdha për qëndrimin e padrejtë që mbajtën ndaj popullit më të lashtë të Ballkanit, duke e sakrifikuar për të mbrojtur interesat e tyre. Duke e ditur që përfundimi i Luftës do i ulte sërish në tryezë Fuqitë, Ismail Qemali e mbyll shkrimin e tij duke i bërë thirrje Europës për të korrigjuar gabimin e tyre: “Jemi të bindur, -shkruante ai, -se një akt drejtësie në favorin tonë do të ishte me përfitim jo vetëm për ne, por edhe për ata që kërkuan zmadhimin e tyre në shkatërrimin tonë. Rindërtimi i bllokut ballkanik dhe garancia e indipendencës së tij, do të ishte një nga faktorët më efikas për paqen në Europë e në Botë. Kjo ndërtesë ballkanike mund të konsolidohet vetëm me forcimin e Shqipërisë, e cila përbën njërën nga të katër kolonat që e mbajnë për të mos u rrëzuar”[13].
Në prag të përfundimit të Luftës shqiptarët e Amerikës, të grumbulluar rreth “Partisë Politike”, duke vlerësuar patriotizmin dhe aftësitë e mëdha diplomatike të Protagonistit të Pavarësisë, e zgjodhën përfaqësues të tyre në Europë me mision “për të siguruar e garantuar pavarësinë e plotë politike dhe ekonomike të Shqipërisë e për të realizuar ndryshimet e nevojshme të kufijve shqiptarë, që të futeshin brenda kufirit ato toka, ose krahina, të banuara kryesisht nga shqiptarët, të cilat, Konferenca e Ambasadorëve e Londrës, më 1912-13, ia dha padrejtësisht Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi”[14].
“Jeta m’u përtërit, -u përgjigjej Ismail Qemali, -nga nderi që Partia Politike e gjithë të dashurit bashkëatdhetarë më bënë... Këtu në Paris, si në Londër e në Amerikë, kam shumë zotërinj politikanë që më janë zotuar për ndihmën e tyre si nëpër gazetat ashtu edhe nëpër qarqet politike. Përveç kësaj, kam një mik të vjetër, i cili që sot ka filluar të fitojë simpatinë e Kryetarit të Amerikës për çështjen tonë, dhe kam shpresë të arrijmë ndën një fitim të plotë për Shqipërinë. Ju lutem përsëri, të mos flini në këtë kohë kur armiqtë tanë po punojnë ditë e natë për të copëtuar Shqipërinë. Venizelloja, Pasiçi e të tjerë venë e vinë vetëm e vetëm për këtë shkak. Por e drejta jonë është kaq e fortë sa, një lëvizje nga ana jonë arrin të fitojë simpatinë e gjithë qeverive të mëdha... E mira jonë është pa dyshim që gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar në këtë luftë kombëtare edhe delegatët e “Vatrës” si ata të “Partisë Politike” të përpiqen me shpirt e me zemër për bashkim...”[15].
Momentet e fundit të jetës
Në këto momente të fundit të jetës Ismail Qemali, me forca të përtërira, iu përvesh me energji të madhe detyrës së vështirë të mbrojtjes së çështjes kombëtare. Në korrespondencat që ai shkëmbeu me kryesinë e Partisë Politike, fatmirësisht të publikuara në gazetën e tyre “Albania”, shikohet qartë vizioni i tij politik. Ai u bënte thirrje bashkëatdhetarëve të tij që mos kursenin asgjë se koha nuk priste më: “Lërini të tjerët me ëndrrat e tyre, -u shkruante ai, -që të punojnë ashtu siç u pëlqen, për mbrojtjen e Shqipërisë, dhe patriotët e vërtetë duhet sot që të mos humbasin as një sekondë për shpëtimin e së dashurës Shqipëri se koha është shumë kritike... Lipset me çdo mënyrë të fitojmë Kosovën, Manastirin dhe Janinën, me gjithë Çamërinë. U lutem gjithë atdhetarëve të mos flenë edhe mos kursejnë as gjësendi për shpëtimin e Shqipërisë nga duart e armiqve... Nuk mund t’u them se si më digjet zemra kur shoh gjithë armiqtë tanë të përpiqen kundra Shqipërisë edhe po rri me gojë mbyllur. Eshtë e tepërt t’u them se si jam gati të jap edhe shpirtin që më ka mbetur për Shqipërinë. Unë shpresën nuk e kam te Bejlerët edhe Arkontët që kërkojnë të fitojnë titulla e princllëke: shpresa ime është në të zotët e opingave, që janë të zotët e vërtetë të Shqipërisë. Unë dua Shqipërinë nën regjimin demokratik federal për popullin shqiptar. Kam uzdajë te Zoti i madh, me ndihmën e gjithë patriotëve edhe mirëdashjet e njerëzisë, ta shoh pa vdekur Shqipërinë e dashur të lirë e të kënaqur duke pasur në gji të saj gjithë djemtë që ja kanë rrëmbyer egërsirat e Jugës edhe të Veriut...”[16].
Më 8 janar 1918, Presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson, publikoi një deklaratë mbi qëllimet e Luftës, e përbërë prej 14 pikash. Deklarata e Presidentit amerikan u dha kurajo mbarë patriotëve shqiptarë: “Thërrisni rroftë Amerika / Madhëria e tij Wilsoni / Me katërmëdhjetë pika / I thotë Evropës qëndroni”[17], do shkruante rilindasi i madh Fan Noli. Mbrojtja që Wilson i bëri çështjes shqiptare, ndërkohë që Fuqitë e Mëdha europiane thurrnin plane për ta zhdukur krejtësisht, duke e ndarë midis Serbisë (që kërkonte dalje në det nëpërmjet Shqipërisë), Italisë dhe Greqisë “si vende të qytetëruara” gjoja me mision “për të qytetëruar Shqipërinë”, ishte mjaft deçizive. Duke patur për bazë pikat e Deklaratës së tij, të cilat hidhnin poshtë çdo marrëveshje të fshehtë dhe u njihnin të drejtat legjitime kombeve të Ballkanit, Wilson do deklaronte se: “Qeveria amerikane është aq shumë kundër çdo vendimi që dëmton shqiptarët për të kënaqur jugosllavët, sa do të kundërshtonte çdo orvajtje për të dëmtuar jugosllavët në favor të Italisë. Presidenti është i mendimit që vështirësitë në mes të muhamedanëve dhe kristianëve do të keqësoheshin edhe më tepër sikur Shqipëria të vihej nën kontrollin e kombeve që nuk flasin po atë gjuhë dhe që nuk kanë të njëjtin regjim politik ose një pushtet ekonomik të barabartë... Në qoftë se nuk pranohet parimi që çështjet ndërkombëtare të rregullohen në bazë të arsyes dhe të drejtësisë; në qoftë se Fuqitë e Mëdha do t’i japin të drejtë dhe do të ndihmojnë shtetin që bërtet më fort dhe që ngul këmbë më tepër në kërkesat e tij në dëm të shtetit që ka më shumë të drejtë, në se Fuqitë e Mëdha do t’i japin të drejtë shtetit që përdor dhunën dhe forcën materiale për të vendosur ambicjet e tij dhe në qoftë se ata do të përulen përballë faktit të kryer dhe të ligjërojnë një gjendje ku dhunimi ka mbytur drejtësinë; në qoftë se ambicja e veshur me petkun e ndjenjës kombëtare do të shpërblehet në kurriz të një kombi të vogël dhe pa fuqi, shkurt në qoftë se bota e vjetër që i ka sjellë aq shumë mjerime njerëzimit do të vazhdojë edhe këtej e tutje, atëhere për qeverinë amerikane nuk ka ardhur ende koha që të bashkohet me Fuqitë e Mëdha të Evropës për të ndërtuar një Urdhër të ri ndërkombëtar”[18]. Nuk kishte sesi Ismail Qemali mos ta mbështeste fuqishëm deklaratën e Presidentit Wilson, të cilin ai e quajti “Apostol i Paqes edhe i lirisë së popujve” dhe vëmendja e tij u përqëndrua kryesisht në orientimin politik të Presidentit amerikan. Mirëpo ndërkohë, në Shqipëri, në dhjetor 1918, me mbështetjen e Italisë u formua Qeveria e Durrësit, një qeveri pro-italiane së cilës “iu njoh e drejta” e përfaqësimit të Shqipërisë në Konferencën e Paqes. Ismail Qemali, edhe pse ishte përfaqësues i “Partisë Politike” të shqiptarëve të Amerikës, nuk mund të përfaqësonte “zyrtarisht” Shqipërinë në këtë Konferencë. Në një nga letrat e fundit që ai u dërgoi zgjedhësve të tij, shkruante se ishte thirrur nga Qeveria italiane për t’u bashkuar me “tre a gjashtë delegatë nga Shqipëria e Veriut, e Mesme dhe e Jugut dhe, së bashku me delegatët e Amerikës, të shkonin në Paris[19]. Në atë moment Ismail Qemali kishte nevojë për një akt “zyrtar” dhe këtë gjë mund ta siguronte vetëm me ndihmën e Qeverisë italiane. I gjendur në këtë pozitë, pa hezituar, ai pranoi ftesën dhe u nis për Itali, i shoqëruar nga dy djem të tij: Et’hemi dhe Qazimi. Më 9 dhjetor 1918 arriti në Genova por, më 20 dhjetor, përgjatë rrugës për Romë, u ndalua në Perugia, ku Qeveria Italiane i kish caktuar rezidencën, në Hotel Brufani, pasi “ata që e kishin ftuar nuk ndodheshin në kryeqytet”!![20].

Më 15 janar 1919, pasi priti më kot, gati një muaj në këtë “qytet të harruar” të Italisë, i drejtoi “Promemorien” e mëposhtme Kryeministrit italian Orlando, i cili ndodhej në Romë dhe përgatitej të shkonte në Paris, për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Kjo “Promemorje” është dokumenti i fundit shkruar prej tij dhe, jo vetëm që është një kryevepër diplomatike por, padyshim, nxjerr edhe njëherë në pah dashurinë e madhe karshi atdheut, të cilit i dedikoj gjithë jetën e tij, deri në ditët e fundit:
“Shkëlqesisë së Tij Orlando,
Kryetar i Këshillit të Ministrave
Romë
Përveç admirimit tim personal, me ndjenjën e dëshirës së përfaqësimit të idealeve shqiptare, realizimit të të cilave i kam kushtuar gjithë jetën time, e ndjej për detyrë t’i besoj shpresat e mia, për lirinë e vendit tim, në mbështetjen dhe mbrojtjen e lartë të Italisë, martirizimi i gjatë i së cilës ka qenë njëkohësisht po aq i madh sa edhe vet historia e saj e lavdishme dhe, triumfuese me luftrat mbinjerëzore, u ka siguruar përgjithmonë popujve të shtypur lirinë.
Duke qenë emëruar, në bazë të një akti formal të shqiptarëve të Amerikës, në cilësinë e delegatit, për të mbrojtur, pranë Konferencës së Paqes, të drejtat e Shqipërisë dhe për të kërkuar rikthimet e territoreve të shkëputura më parë dhe, duke përfituar gjithashtu nga ftesa bujare, komunikuar nga Ambasada Mbretërore në Madrid, pasi vura në dijeni zgjedhësit e mi dhe u porosita të kenë besim të plotë, u nxitova të nisem për Romë, për t’u vënë në shërbim të Qeverisë Mbretërore, për të bashkërenduar qëllimet tona në përputhje me pikpamjet Tuaja të larta. Edhe pse, i hidhëruar nga privimi i të drejtës për t’ju paraqitur personalisht Shkëlqesisë Suaj falenderimet dhe kërkesat legjitime të popullit shqiptar për rivendikimet territoriale të tij, fatet e të cilave varen nga dashamirësia dhe nga një mbështetje Juaj e fortë, pa asnjë hezitim, duke iu nënshtruar fatit, ndodhem në Peruxhia, në pritje të udhëzimeve Tuaja.
Megjithatë, duke qenë se Konferenca e Paqes, e cila do vendosë të ardhmen e njerëzimit si dhe fatin përfundimtar të Shqipërisë, fillon së shpejti punimet, edhe pse kujdesi i madh i Shkëlqesisë Suaj përbën një garanci për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Shqipërisë, misioni im si përfaqësues i shqiptarëve të Amerikës dhe patriotizmi im i zjarrtë më diktojnë dëshirën legjitime dhe detyrën e shenjtë për të qenë pranë jush dhe për të ndjekur nga afër vendimet rreth fatit të vendit tim dhe të Orientit, aq më tepër që për këtë qëllim kam përgatitur një studim, i cili ka lidhje me origjinën e racës sonë, zonën etnografike dhe të drejtat historiko-gjeografike të Shqipërisë, të cilat do të dëshiroja t’ia paraqisja Konferencës dhe opinionit publik, sigurisht pasi të merrja edhe aprovimin Tuaj.
I lutem Shkëlqesisë Suaj që të marrë në konsideratë të veçantë lutjet e mia duke më trasmetuar telegrafisht porosit dhe sugjerimet Tuaja.
Ismail Kemal
15 Janar 1919.
Në rast se është nisur, ju lutem dërgojani në Paris”[21].

I gjendur në një izolim të plotë, pa asnjë lajm nga Qeveria italiane dhe në pamundësi lëvizjeje, më 24 janar, Ismail Qemali përgatiti një konferencë për gazetarët. “Pas buke, Ismail Qemali hyri në sallonin ku e prisnin korespondentët. Që në fjalitë e para të bisedës, i zverdhur dhe i lëkundur, nisi të belbëzojë e të mos i lidhte dot fjalët. Kërkoi ta shpinin në odën e banjës. Atje e mbyti shkuma e të vjellët....”(21). Dy ditë më pas dha frymë, në moshën 75-vjeçare, në rrethana akoma të dyshimta dhe me endrrën e tij “që ta shikonte pa vdekur Shqipërinë Etnike”, të parealizuar.
Sot kjo ëndërr filloi të realizohet ndërsa fjalët e tij profetike, gjatë një mitingu në Vlorë, më 21 tetor 1913: “Ne shpresën nuk duhet ta humbasim; gjithmonë duhet t’a kemi parasysh që Kosova ka qenë dhe do jetë shqiptare”[22], pas 95 vjetësh, u bënë realitet.


Referencat:
1, Teuta Hoxha “Ismail Qemali - Përmbledhje dokumentash”, Tiranë 1982, dok. 213, f.240; Lef Nosi “Dokumenta Historike për t’i shërbye historiës tonë kombëtare”, Elbasan, Gusht 1924, Nr.6, f.172.
2/3, Kaliopi Naska “Ismail Qemali në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, Tiranë 1987, f.153.
4, Teuta Hoxha “Ismail Qemali...”, dok. 250, f.270.
5, Teuta Hoxha “Ismail Qemali...”, dok.265, f.282; “Une démarche albanaise à Londres”, “Le Temps”, Paris, 04 janar 1913;
6, Kaliopi Naska “Ismail Qemali...”, f.155.
7, “La question albanaise”, “Le Figaro”, Paris, 02 Prill 1913;
8, “Ismail Kemal bey à Vienne”, “Le Temps”, Paris, 16 prill 1913; “Au ministère des affaires ètrangères”, “Le Temps”, Paris, 29 prill 1913.
9, Renzo Falaschi “L’azione di Ismail Kemal per la creazione di uno stato albanese indipendente e democratico”, Roma, Janar 1998.
10, “The Memoirs of Ismail Kemal Bey”, edited by Sommerville Story, London 1920, f.377; “Quarterly Review”, Nr.452, korrik 1917, f.161.
11, Kaliopi Naska “Ismail Qemali...”, f.196.
12, “Quarterly Review”, London, Nr.452, korrik 1917, f.140.
13, “The Memoirs of Ismail Kemal...”, f.386; “Quarterly Review”..., f.168.
14, William Morton Fullerton, parathënie në: “The Memoirs of Ismail Kemal...”, f.xviii.
15, Letër e Ismail Qemalit, drejtuar “Partisë Politike” të shqiptarëve të Amerikës, 26 nëntor 1917 (“Albania”, W.M. USA, Nr.1, 28 shkurt 1918, f.2); “Ismail Kemal Bey, Accepting Leadership, Urges Party Unity”, “The New York Times”, New York, 14 nëntor 1917.
16, Nga letra të Ismail Qemalit drejtuar “Partisë Politike”: Paris, 26 nëntor 1917; Madrid, 7 nëntor 1918; Madrid, 17 nëntor 1918; Barcelonë, 29 nëntor 1918; Barcelonë, 6 dhjetor 1918.
17/18, Prof.Koli Xoxi “Profeti i Paqes njerëzore”, në “Studime historike me karakter shkencor dhe recensione veprash”, Tiranë 2006, f.491; po aty, f.493.
19, Letër e Ismail Qemalit “Partisë Politike”, Madrid, 17 nëntor 1918.
20, Skënder Luarasi “Ismail Qemali - Jeta dhe vepra”, Tiranë 1962, f.89.
21, Renzo Falaschi “Ismail Kemal Bey Vlora - Il pensiero e l’opera attraverso i documenti italiani”, Roma 1985, f.225.
22, “Perlindja e Shqipëniës”, Vlonë, 5 nëntor 1913, Vit’I, Nr.22, f.2.

24 shkurt 2008
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

Jeta e panjohur e dy djemve të Ismail Qemalit



Ekskluzive/Darling Ismail Vlora, pasardhësi Qemalit, sjell për gazetën “Tirana Observer” historinë e Ismail Qemalit dhe të familjes së tij, me rastin e ditës së Pavarësisë. Darling Vlora sjell fakte të panjohura dhe të papublikuara më parë për veprën e Ismail Qemalit dhe të dy djemve të tij.

Marr shkas të shkruaj diçka për Familjen e Ismail Qemalit, për djemtë dhe vajzat e tij, veçanërisht duke u ndalur në dy prej tyre, jo vetëm thjesht për të treguar një aspekt të panjohur të jetës së tij, por ngaqë historia jonë (në këtë rast historia e Atij që Shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e një populli të tërë, atij që sakrifikoi gjithçka për Atdheun), është shkruar dhe vazhdon të shkruhet shtrembër, një paradoks i paparë, kur vendi po i afrohet 100-vjetorit të Pavarësisë!!! Në ndonjë rast shkruhet shtrembër, për mosdije; në ndonjë rast qëllimisht. Rrallë ndodh në histori që kur shkruhet për një figurë historike të përmendet pak ose aspak familja e tij. Përkundrazi, historianët «gërmojnë» edhe në skutat më të thella për të hedhur dritë mbi paraardhësit dhe pasardhësit e një figure historike. Me Ismail Qemalin historiografia jonë veproi krejt ndryshe. Për familjen e tij as që u fol ndonjëherë!!! Por nëse atëherë historiografia ishte kthyer në një instrument, në shërbim të regjimit në fuqi, po sot? Përse «historianët» nuk e shkruajnë historinë e Njeriut të Pavarësisë, Atij që u krijoi shtetin? Në veprën «Collected Works», shteti indian, për të nxjerrë në pah, me tërë madhështinë e mundshme, ka përmbledhur, në 100 vëllime (me rreth 50.000 faqe), fjalimet, intervistat, shkrimet, artikuj gazetash, letra personale, etj., etj., pra gjithë aktivitetin e Njeriut të madh, Gandi, duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm historisë dhe duke respektuar me nderim sakrificat që Gandi bëri për Kombin e tij. Ky është vlerësimi që meritojnë njerëzit e mëdhenj.
Për Ismail Qemalin, Simbolin e Pavarësisë, atë që patriotët, bashkëkohës të tij, e kanë cilësuar Cavour-in e Shqipërisë apo Gladstone, dhe që shqiptarët, kudo në botë, e kujtojnë me respekt në Ditën e Shenjtë të Flamurit, në këtë ditë që na bën të ndjehemi krenarë dhe shqiptarë, historiografia jonë s'ka bërë asgjë: rreth 5-6 punime që, ndoshta, po t'i mbledhësh faqet e tyre, janë më pak se vetë «Kujtimet» e Ismail Qemalit!!!
Pra, nisur nga ky fakt, me dëshirën për të hedhur dritë, sado pak, mbi një aspekt të panjohur të jetës së Themeluesit të shtetit shqiptar, duke shpresuar që historianët e ardhshëm, duke lënë mënjanë pasionet dhe skemat politike, të studiojnë siç duhet jetën dhe veprën e tij, atëherë, padyshim që do dali në pah, me tërë madhështinë, edhe kontributi i madh që ka dhënë Familja e tij, paraardhësit dhe pasardhësit, në dobi të çështjes kombëtare.
Më 1867-ën, siç shkruan edhe vetë në «Kujtime», ndërsa ndodhej me punë në Rusçuk (Bullgari), atëherë pjesë e Perandorisë Osmane, Ismail Qemali u martua me Kleoniqi Surmeli, me të cilën, siç do të shprehej edhe vetë, pati lumturinë të kishte 10 fëmijë, gjashtë djem: Mahmud bej (1871-1920), Tahir bej (1875-1932), Et''hem bej (1884-1937), Xhevdet bej (1888-1910), Qazim bej (1893-1953), Qamil bej (1895-1950) dhe katë vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (xx-1955), Ylvije (xx-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes.
Padyshim, një njeri me një pozitë të lartë, me kulturë të gjerë, reformator dhe liberal si ai, do të tregonte një kujdes të veçantë për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij. Të nëntë fëmijët e Ismail Qemalit ishin të pajisur me një kulturë të gjerë, njohës të shumë gjuhëve të huaja, të shkolluar e, mbi të gjitha, atdhetarë. Gjatë përpjekjeve të tij në dobi të çështjes shqiptare, Ismail Qemali gjeti një mbështetje të madhe tek familja e tij, veçanërisht tek djemtë, dy prej të cilëve nuk ju ndanë, që nga viti 1900, kur ai u arratis nga Turqia dhe deri ditën që vdiq, më 24 janar 1919. Jo pak, por 19 vjet, ata e shoqëruan kudo.
Më 1900 Ismail Qemali u arratis nga Turqia, duke marrë me vete vetëm tre nga djemtë e tij: Et'hem bej, Xhevdet bej dhe Qazim bej. Pjesa tjetër e familjes (dy djemtë e mëdhenj Mahmud bej dhe Tahir bej, punonin në administratën shtetërore turke dhe, më pas, Sulltani do t'i internonte; vajzat ishin të martuara; djali i vogël ishte 5-vjeçar dhe gruaja) do qëndronin në Stamboll.
Të tre djemtë e tij, në atë kohë, ishin akoma të vegjël. Siç shkruan Anslemo Lorecchio, në gazetën e tij «La Nazione Albanese», kur Ismail Qemali arriti në Napoli, më 18 maj 1900, «shoqërohej nga tre djem të tij, Ibrahim Ethem bej, gjashtëmbëdhjetë vjeç; Ahmed Djevdet beg, dymbëdhjetë vjeç dhe Kiazim beg, shtatë vjeç» (Catanzaro, Itali, 30 qershor 1900, f.1). Gjatë periudhës së gjatë të viteve të emigrimit (8 vjet), ata do të rriteshin vetëm me të atin, duke krijuar kështu një lidhje të fortë, që do të vazhdonte përgjatë gjithë periudhës së Lëvizjes Kombëtare, ku Ismail Qemali luajti një rol kryesor. Xhevdet bej Vlora vdiq i ri, nga tuberkulozi, aty nga viti 1910, ndërsa Et'hem beu dhe Qazim beu do t'i qëndronin përkrah deri më 24 janar 1919, kur ai do të mbyllte sytë në Peruxhia të Italisë, ndërsa përgatitej, me tërë energjitë e tij, për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes, në Paris.

Et'hem bej Vlora. Lindi në Stamboll, më 1884. Studimet fillore i mori në vendlindje ndërsa më pas studioi në qytete të ndryshme të Europës si Lozanë, Paris e Bruksel. Në tetor 1912, përpara se Ismail Qemali të nisej për Bukuresht, për të filluar udhëtimin drejt Pavarësisë, Et'hemi u nis për Vlorë dhe mori pjesë në Komisionin përgatitor për Shpalljen e Pavarësisë, duke qenë koordinator i këtij Komisioni me Ismail Qemalin. Në një letër që Ibrahim Shyti i dërgonte mësuesit Musa Muho, më 1969, lexojmë: «Sa për djalin e Ismail Beut, Et'hemin, ai ka qenë ushtarak dhe ato kohë erdhi në Vlorë, me këshillë të Ismail Beut e të Gurakuqit, dy muaj para se të shpallej independenca. Ca kohë qëndroj në shtëpinë e Hamza Isait e ca kohë në atë të Ymer Radhimës. Në mbledhje me vlonjatët transmetonte letrat që i vinin nga Nica e Francës dhe me telegraf komunikonte me Ismail Ben. Et'hem Beu ishte i urtë e me plot fjalë të mençura. Ai kishte pasur shokë në Stamboll Toto Hosen nga Bolena. Po atë nuk e poqi do të sepse autoritetet turke e kishin larguar nga ushtria. Gjithë Paria e Vlorës, nuk bënte gjë pa pyetur Et'hem Beun» («Nga Epistolari i Ibrahim Shytit në Vlorë», Tiranë 2000, f. 241). Më 9 nëntor 1912, nga Vjena, Ismail Qemali dërgoi dy telegramet e njohura historike, njërin drejtuar Et'hemit dhe tjetrin parisë së Vlorës: «Vij me vaporin më të parë. E ardhmja e Shqipërisë është siguruar. Telegrafoni kudo të kenë besim të plotë për fatin e atdheut. Duke u rekomanduar marrëveshje vëllazërore, bashkëpunim, ecje në rregull të punërave shtetërore, ruajtje të rendit publik, përshëndetje atërore, Qemal» («Ismail Qemali -përmbledhje dokumentesh», Tiranë 1982, dok.183). Më 13 nëntor 1912 Et'hemi i përgjigjet të atit nga Vlora: «Falënderime të sinqerta për të ardhmen e Shqipërisë. Kemi ftuar kudo bashkatdhetarët të dërgojnë në Vlorë delegatë për Asamblenë. Delegatët e emëruar presin udhëzime pas komunikimit të telegramit tuaj. Na udhëzoni nëse është e nevojshme të bëhet mbledhja. Shpejtoni ardhjen në qoftë se Durrësi nuk është i bllokuar. Qetësi e plotë. Presim me padurim sqarimin e gjendjes. Të fala me respekt në emër të bashkatdhetarëve, Et'hem» (po aty, dok.185). Në krye të trupave ushtarakë rezervistë, me gradën e kapitenit, Et'hemi organizoi pritjen e delegatëve në Vlorë dhe, gjatë periudhës së Qeverisë së Vlorës, e gjejmë së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Hysen Vrionin në përpjekje për njohjen e Qeverisë së Vlorës në Veri të vendit (po aty, dok.291/295). Mori pjesë në delegacionin e Qeverisë së Vlorës, kryesuar nga Ismail Qemali, pranë Konferencës së Ambasadorëve, në Londër (1913). Më 1914, pas dorëheqjes së Ismail Qemalit nga Qeveria, u largua nga Shqipëria, së bashku me të atin. Në dhjetor 1918 Qeveria italiane e ftoi Ismail Qemalin në Romë, për të koordinuar veprimet mbi të ardhmen e Shqipërisë. Nga Spanja, ku ndodhej me familjen, Ismail Qemali, shoqëruar nga Et'hemi dhe Qazimi, u nis për Itali. Pas vdekjes së Ismail Qemalit, Et'hem beu u zgjodh nga shqiptarët e Amerikës, të grumbulluar rreth «Partisë Politike», delegat në Konferencën e Paqes, në Paris, midis emrave të dëgjuar si Hasan Prishtina, Aqif Pashë Elbasani, Pandeli Cale, Mit'hat Frashëri, Ali bej Klisyra, Nuredin bej Vlora, etj., Më pas u vendos në Tiranë dhe nuk u mor me politikë. Më 1932, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë, ku u zhvillua edhe ceremonia e zhvendosjes së eshtrave të Ismail Qemalit, nga Kanina në Vlorë, Et'hemi dorëzoi, gjatë ceremonisë, Flamurin dy krenar që u ngrit në Vlorë, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë. Për këtë, gazeta «Besa», më 29 nëntor 1932, do shkruante: «Me Flamurin që është ngritur në Vlorë, më 28 nëntor 1912, janë bërë fotografitë e rastit dhe flamuri, nga Et'hem Vlora, i dorëzohet prefektit i cili ja jep ministrit të Arsimit Hilë Mosi, i cili do ta dorëzonte në Muzeun Kombëtar...».
Më 7 maj 1937, krejt papritur, Et'hem bej Vlora vdiq në Spitalin «Zog I», në Tiranë. Shtypi i kohës e përcolli me dhimbje vdekjen e tij. Gazeta «Shtypi», që dilte në Tiranë, shkruante: «Zhdukja e një patrioti fisnik» (Tiranë, 10 maj 1937, f. 4); Gazeta «Jeta e Re», që dilte në Vlorë, midis të tjerash shkruante: «Dje na erdhi lajmi i vdekjes së kapiten Et'hem Vlorës. I ndjeri ishte një burrë i urtë, i matur dhe i ndershëm. Të ndjerin e kujtojmë me mallëngjim gjithë Vlora dhe veçanërisht shokët e tij vlonjatë të 1912ës» (Vlorë, 10 maj 1937, f. 4). Ceremonia e varrimit u krye me nderime të mëdha. Gazeta «Drita», nën titullin «Një shumicë e madhe autoritetesh civile dhe ushtarake e shoqëruan kufomën e Et'hem Vlorës», e jep të plotë këtë ceremoni mortore, në faqe të parë të saj, shoqëruar edhe me një foto të ceremonisë (Tiranë, 9 maj 1937, f. 1). Et'hem bej Vlora u martua me Ismete Ohri (Toptani), me të cilën nuk pati fëmijë.

Qazim bej Vlora. Lindi në Stamboll më 1893. Që nga viti 1900, kur Ismail Qemali u arratis nga Stambolli, qëndroi gjithmonë pranë të atit. Ka qenë i pranishëm në çdo aktivitet, takim, udhëtim të kryer nga Ismail Qemali, duke e shoqëruar kudo, gjë që vihet re, jo vetëm në «Kujtimet» e Ismail Qemalit, por edhe në dokumentet dhe fotot e kohës. Gjithmonë kur e prezantonte tek miqtë Ismail Qemali shprehej: «Ky është arkiva ime e gjallë, ruan në kokë çdo material të botuar ose të folur, që më hyn në punë për problemin e madh shqiptar. Është im bir, Qazimi». Pas fitores së Revolucionit xhonturk, më 1908, shoqëroi të atin në Vlorë ku, siç dihet, Ismail Qemali u zgjodh deputet i Beratit në Parlamentin e Perandorisë Osmane. Ishte i pranishëm në takimet e Ismail Qemalit me Hasan Prishtinën, për organizimin e kryengritjes së përgjithshme, gjatë viteve 1909-12, gjë që vërtetohet edhe nga foto të kohës. Gjatë viteve 1910-12 zhvilloi një aktivitet të gjerë për furnizimin e kryengritësve shqiptarë me armë: «...akuzohet një shoqëri gjoja klandestine, -lexojmë në një relacion të konsujve në Vlorë, -e cila gjendet nën drejtimin suprem të Qazim beut (djalit të Ismail Qemalit) që, ndër të tjera, përfshika përsëri edhe personat e komprometuar në çështjen shkollore, sepse mbledh të holla për tu ndihmuar shqiptarëve të Veriut kundër trupave osmane si dhe importon fshehurazi armë dhe municione për një kryengritje të mundshme...» («Ismail Qemali -Përmbledhje Dokumentesh», Tiranë 1982, dok. 114). Ishte i pranishëm në Podgoricë, gjatë përgatitjeve për Kuvendin e Gërçes (23 qershor 1911) dhe është autori i përkthimit në shqip të këtij Memorandumi («Le Figaro», Paris, 8 korrik 1911, f.2). Për t'u shpërndarë kryengritësve Memorandumin, shtypur si libër më vete, dhe për të marrë aprovimin e tyre, Ismail Qemali e dërgoi në Podgoricë, së bashku me Qazim Kokoshin (Bardhosh Gaçe, «Lëvizja Kombëtare në Vlorë, 1878-1912», Tiranë 1999, f. 155). Më 25 tetor shoqëroi të atin për Bukuresht. Mori pjesë në mbledhjet e kolonisë shqiptare të Bukureshtit si dhe në të gjitha takimet që Ismail Qemali zhvilloi përgjatë gjithë udhëtimit të tij për Shpalljen e Pavarësisë. Mori pjesë në delegacionin diplomatik, drejtuar nga Ismail Qemali, në mbrojtje të çështjes shqiptare, pranë Konferencës së Ambasadorëve, në Londër (1913). Gjatë Luftës I-rë Botërore qëndroi në Francë, Itali e Spanjë. Së bashku me të vëllanë, Et'hemin, shoqëroi të atin në Peruxhia (Itali). Më 1921 Qazim bej Vlora hodhi kandidaturën për deputet, në Vlorë, por nuk fitoi. Mbase në këtë kohë gëzonin më shumë simpati në popull luftëtarët e shquar të Luftës së Vlorës si, Qazim Koculi, Qazim Kokoshi, etj. Në ato pak rreshta të prezantimit të tij si kandidat lexojmë:
«Duke parë se gjithë Zotërinjtë kandidatë kanë botuar programin e tyre e pashë të nevojshme të them edhe un disa fjalë: Nuk shoh asnjë nevojë për të paraqitur një program; sepse le ta lemë mënjanë që nuk është e mundur të shtrëngohet ky me nja dy shtylla të një gazete, por edhe duhet që të gjithë bashkatdhetarët e mi të dinë mendimin që kam pasur si udhëheqës gjithnjë e do ta kem ku është përpjekja me të tërë mjetet e mënyrat: të mbrojturit e Atdheut e të drejtat e tij. E akoma unë në është se e vura kandidaturën time kjo nuk është nga asnjë ndjenjë e interesit të veçantë por nga patriotizmi i thjeshtë, me qëllim që të jem ndërmjetës midis popullit e Qeverisë së tij e kështu të mundem të mbroj e të përkrah interesat dhe hallet e tij, të siguroj lumturin e fatbardhësinë e tij me mjetet që sot qytetërimi dhe përparimi na shtron përpara.
Me këtë rast përfitoj t'i paraqes falënderimet e mia shumë Zotërinjve që më kanë dhënë kurajo e veçanërisht bashkëqytetarët e mi të cilët gjithnjë më tregojnë një dashuri të vërtetë, lavdi emrit që mbaj i cili përmend kujtimet e të palodhurit mbrojtësit të tyre.
Pra, është me plot besim që paraqitem përpara jush duke shpresuar se ky popull që e kam dashur në gjithë jetën time, që i kam vrapuar në më të voglat rreziqe duke hyrë gjithnjë në rreshtat e tij, do të më gjej të meritueshëm për besimin e tij. Kiazim Kemal Vlora, Vlorë, 17.02.1912» («Mbrojtja Kombëtare», Vlorë, 20 shkurt 1921, f. 1).
Rreth vitit 1936 u martua me Behije Masllafin, e veja e Inajet bej Ohrit, me të cilën nuk pati fëmijë. Pas «çlirimit» të Shqipërisë u vendos në Strugë dhe pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, më 1949, nuk u kthye më në atdhe. Më 1949 policia maqedonase i sekuestroi një pjesë të dokumentacionit, që kishte me vete. Sipas historianëve struganë ai kishte një dokumentacion të pasur dhe një bibliotekë shumë të madhe, fati i të cilave nuk dihet. Mbetur në vetmi të plotë, larg familjes e atdheut, Qazim bej Vlora vdiq në dhjetor 1953. Shoqata e Historianëve Strugan, pas kërkimeve të shumta, më 1997-ën, zbuloi vendin ku preheshin eshtrat e Qazim bej Vlorës, duke i vendosur dhe një pllakë mbi varr. «Me këtë akt, -ka theksuar Kryetari i Forumit Intelektual të Strugës, - pastruam ndërgjegjen tonë prej shqiptari, që për shumë vjet, për arsye objektive, nuk e kemi ditur se në varrezat tona të Strugës prehen, jo vetëm eshtrat e njërit nga djemtë më të mirë të Ismail Qemalit, Qazim bej Vlora, por bashkë me to edhe një pjesë e ndritur e historisë tonë kombëtare, për të cilën ne jemi krenarë».

Darling Ismail Vlora - Tirana Observer
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

Ismail Qemali: Pa Kosovë e Çamëri, s'ka qetësi në Ballkan​

--------------------------------------------------------------------------------

TIRANE-Zbardhet letra e vitit 1918

Kjo letër e Ismail Qemali dërguar Dhimitër Balës, shpalos idetë dhe shqetësimet e plakut të urtë të Vlorës për rrezikun që i kanosej Shqipërisë së kohës nga të tëra anët. Aty flet me detaje se si duhet menduar për bashkimin e Çamërisë e Kosovës me Shqipërinë dhe përpjekjet për të takuar politikanët amerikanë që t'iu bëhet i ditur problemi shqiptar. Letra është shkëputur nga vëllimi dokumentar që do botohet nga Arkivi i Shtetit dhe botohet me lejen e tij
Paris 10 Mars 1918 I nderçmi Z.Dhimitër Bala, shkronjëtarit "Partisë Politike" Mora letrën tuaj të së 5-ës Shkurtit në Worcester e cila më gëzoj shumë dhe më nxori nga dyshimi që kisha, se mund të kish humbur kur pas të shkrojturat t'uaja do të m'a kishit dërguar bashkë me Credincial-in, të cilin e mora më parë.
Si ju bënja të njojtur me telegrafin që dërgova 7 ditë më parë, vendimet e mbledhjes që u bë në Worcester, me duken shumë të pëlqyera dhe më japin shpresë se pun' e "Partisë" do të bëjë përparime të mbëdhenj. E dini fort mirë se sot për sot, për fatkeqësi, Shqipëria ndodhet në atë më të madhin rezik, se ky shtet megjithëse i gdhendur në të gjitha anët, ashtu si u njojt nga Konferenca e Londrës 1913, sot duke qenë i copëtuar dhe në shumë duar të huaja, në ditën e paqjes nuk dimë cili do të na dalë mprojtë dhe cili do të jetë miku i vërtetë i Shqipërisë. Shikoj se armiqtë t'anë kanë ndjenja dhe mendime të ndara mes tyre, po në vendet e huaja dhe në luftën kombëtare janë të gjithë tok dhe dëftenen të lidhur. Mjerërisht, neve që kemi atë më të madhen detyrë e të dëftejmë atë më të madhen lidhje, për kundrazi jemi të përçarë dhe të kundërshtuar njëri me tjetrin për zemërime vetjakë, të cilët as në kohët e shtruara s'lipsej t'i kishim se nuk do të nderonin aspak. Kjo më bën të helmonem po me gjithë kam shpresë se reziku i math me të cilin ndodhet atdhëu, reziku i cili na bën të dridhemi do të japë fuqi me patriotët e vërtetë, kështu të gjithë Shqipëtarët brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke patur nder ment shpëtimin e Shqipërisë, do të bashkëdëgjojnë këto porosi. Unë pa patur nderin të jem delegat i "Partisë" punonja për Shqipërinë, edhe me të marë këtë nder i shkrojta kryetarit të komitetit "Pro Albania" në Londrë Z.Aubrey Herbert, i cili është miku im i veçantë dhe miku i Shqipërisë, dhe i shënonja sa interes i math dotë ish një bashkëpunim me delegatët e të dya anëvet. Përgjigjeja që mora nga Z-a dhe Z-i Herbert, po ja u mbull bashkë me këtë letrë. Në letrën e parë ju kisha shkruar ç'ë mëndonesha të bënja këtu dhe me telegraf patt mirësinë të më siguroni se pranoni këshillat e mia. Banka më pagoj 400 dhollarë që kishit mirësinë të më dërgoni dhe për të cilat, duket nga shkaku i delikatesës, as që më kishit lajmëruar. Si e dini, interesi i Shqipërisë e do që, pa humbur kohë aspak të vemë në vepërim sendet e nevojshme duke mbajtur veten ashtu si lipset edhe duke qënë në marveshje të pareshtur me qarket politikë e të shtypit. Tri shkronjës për Buletin-in, për librat, kartat dhëshkronjëtare edhe për raportet e memuaret për çëstjen kombëtare, janë që sot të pajtuar. I pari i këtyre është Z.N.Lako, i cili përveç si patriot dhe shkrimtar, është i vetëmi për të botuar kartat që ka pregatitur e po pregatit, mbi këtë çëstje. Po atë gjë që dua të di, është të mar vesh, cila është fuqia e "Partisë" për të përkrahur këtë punë? Pra kur të di si dhe me sa mundet "Partia" ti dalë zot kësaj pune atëherë do të rregulloj punën pas fuqisë, se si thotë fjala "sipas jorganit t'i shtrijmë këmbët". Me argumente historike, politike e gjeografike, lipset t'i dëftejmë botës së qytetëruar cili është kombi Shqipëtar, cilat janë dëshirat dhe të drejtat e këti kombi edhe qysh pa iu shtuar Shqipërisë, nga an e Verriut Kosova e nga an' e Jugës Çamëria, nukë munt të shtronet në sinisin e Ballkanit. Për masat që kemi për të marë mbi kërkesat në mbledhjen e paqes, lipset një marëveshje me hollësira në mes t'ënë, për të cilën munt të vij edhe vetë gjer në Amerikë ku dotë kem rastin të piqem dhe të çpjegoj punën t'ënë në politikanët e Amerikës. Xgjedhja e Z-ës Duko si kryetare është shumë e veçantë. Ju lutem t'e uroni nga ana ime ashtu edhe "Partinë" që pati mejtimin e veçantë për këtë xgjedhje. Sa për nipin tim Nuredin Bejnë, s'kam përveç se t'iu falem për këtë xgjedhje që është një nder për shtëpinë t'ënë. Do të ishte fort e vlejtur të gjendeshe bashkë me mua si delegat në Europë. Dot'i shkruaj Nuredin Beut po kini mirësinë t'ë bisedoni këtë mejtim edhe pas një marëveshje me atë të më lajmëroni. Mejtimi që kini për një fletë organ të "Partisë" është i pëlqyher dhe dotë jem i lumtur të këndoj këtë fletë të re që do të na mprojë të drejtat e "Partisë" si edhe të Shqipërisë.
Duke pritur një përgjigje të shpetë ju përshëndosh me nder".
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

Ismail Qemali, nga lindja në vdekje, mes fotosh e kujtimesh

U prezantua albumi fotografik kushtuar burrit të shtetit.

Historiani Kristo Frashëri sjell shënime, faksimile e gravura që lidhen me Pavarësinë .
Pa hyrë mirë viti, të gjitha aktivitetet kulturore, me apo pa lidhje me historinë, u vunë nën “markën” “Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë”.

Dhe në morinë e këtyre aktiviteteve, vetëm dje u zhvillua një syresh, mirëfilli për përvjetorin e Pavarësisë. Në ambientet e Akademisë së Shkencave u prezantua albumi kushtuar Ismail Qemalit, përgatitur nga historiani Kristo Frashëri. Një vëllim jo shumë voluminoz që përfshin fotografi të Ismail Qemalit, qysh nga vogëlia e deri në vitet e fundit të jetës. Janë përfshirë fotografi familjare e gravura shekullore të sarajeve të Vlorajve. Vetë Frashëri nuk është zgjatur shumë me komente në këtë botim. Ai është mjaftuar me shoqërimin me një parathënie, që e ka shkruar qysh në nëntor të vitit 1962 dhe e ka botuar në gazetën “Zëri i Popullit”. Ai e ka lënë të pacenuar këtë botim dhe ka menduar ta pasurojë albumin e tij me shënime të Ismail Qemalit, telegrame, faksimile dokumentesh të rëndësishme, fjalimesh, Deklaratën e Pavarësisë apo një faksimile të Himnit të Flamurit, firmosur nga Asdreni. Për vlerat që sjell ky album foli nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti, akademik Emil Lafe, si dhe i biri i historianit, Gjergj Frashëri, që përcolli përshëndetjet e të atit, i cili nuk ishte i pranishëm. Nga albumi “Ismail Qemali” kemi shkëputur disa copa kujtimesh të Ismail Qemalit nga momente të ndryshme të jetës së tij, nga fëmijëria, te shënimi më i fundit i janarit të vitit 1919.

Për t’u dhënë fund intrigave që nxisnin krijimin e trazirave në vend… kërkesa ime për të dhënë dorëheqjen u pranua nga Fuqitë e Mëdha. Anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit më njoftuan se ishin autorizuar nga qeveritë e tyre për të marrë pushtetin, po qe se unë isha i po atij mendimi për dobinë e një hapi të tillë. Pas kësaj u nënshkrua, më 22 janar 1914, protokolli i dorëheqjes. Aty thuhej: ‘Sot, më 22 janar 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit u mblodh në prani të Ismail Qemalit, kryetar i Qeverisë së Përkohshme, i bindur se e vetmja mënyrë për t’u dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe anarkisë së përhapur në vend, si dhe për të krijuar një qeveri të vetme për të gjithë Shqipërinë, e cila në gjendjen e tanishme të punëve mund të arrihet vetëm duke dorëzuar pushtetin në dorë të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, i cili përfaqëson Fuqitë e Mëdha’

“Pasi u shkarkua dhe u internua Mithat Pasha… shkova te veziri i madh dhe i kërkova të ndryshonte gjendjen, qoftë duke pranuar dorëheqjen time. Sapo u ktheva në zyrën time, u paraqit një oficer që më ftoi të shkoja menjëherë te ministri i Luftës. Shkova dhe më shoqëruan në sallën e gjyqit ushtarak… qemë tre veta. Pas një pritjeje disaorëshe, një oficer tjetër më njoftoi urdhrin perandorak për t’u nisur menjëherë në Bursë… Atje u morëm vesh se cili prej nesh do të internohej në lokalitete të ndryshme të Anadollit. Për mua ishte zgjedhur Qutahia… Pas shtatë vitesh internimi, mua më liruan dhe më emëruan qeveritar në Mardin (Mesapotamia Veriore)”.

“Sot është ditë vendimtare për Shqipërinë: Do të ngjallemi ose do të vdesim. Sikur të kisha të holla, do të isha hedhur deri në Amerikë për një marrëveshje të plotë me atdhetarët e atjeshëm. Po në marrëveshje me qeverinë italiane, e quaj të nevojshme të shkoj në Romë. Prej andej mund të bëja një marrëveshje me gjithë shqiptarët e Shqipërisë, për të vendosur një aksion kombëtar në një moment kaq kritik e të rrezikshëm dhe të përpilojmë programin përfundimtar. Nga Italia kërkoj të nxis nisjen nga Shqipëria veriore, qendrore e jugore të tre ose gjashtë delegatëve, në mënyrë që së bashku me delegatët që vijnë nga Amerika, të shkojmë në Paris të gjithë së bashku, për t’i propozuar Konferencës së Paqes kërkesat dhe të drejtat e Shqipërisë”. (22 janar 1919)

“Gjatë udhëtimit tim nga Stambolli për në atdhe arrita në Bukuresht, ku ishte një koloni e madhe shqiptarësh. Si pasojë e një mbledhjeje, pesëmbëdhjetë bashkatdhetarë vendosën të vinin me mua në Shqipëri. Unë telegrafova në çdo anë të atdheut për të njoftuar arritjen time të afërt dhe deklarova se kishte arritur për ne momenti për të realizuar aspiratat tona kombëtare. Në të njëjtën kohë kërkova që të dërgohen delegatë nga çdo anë në Vlorë, ku do të mbahej Kuvendi Kombëtar”.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ismail Qemali

Si e lashë Shqipërinë...



Nga Ismail Qemal Bej Vlora



Mbretërimi i shkurtër i Wilhelm Wiedit, qe më i pasur në episode groteske, se sa në veprime për organizimin e një shteti të ri. Kjo ishte prova e kujdesit të pakët që Fuqitë kishin përdorur në zgjedhjen e një sovrani për një vend, lumturia e të cilit varej nga një zgjedhje e kujdesshme. Kishim shpresuar se takti dhe urtësia e Princit, do të shërbenin si kundërpeshë për humbjet e territorit, për të cilat kishim vuajtur, dhe ngjitja e tij në Fron, do ti jepte një shtytje të konsiderueshme zhvillimit të vendit. Përkundrazi situata u bë më e ngatërruar dhe për pak kohë u bë kritike. Një mëngjes mora një telegram nga Vlora, që më shkaktoi një tronditje të thellë. Shtëpia e Esad Pashës ishte bombarduar dhe vetë ministri ishte arrestuar. Ky njoftim i shkurtër pa asnjë shpjegim tjetër, mu duk kaq i çuditshëm, sa për një çast nuk e besova për të vërtetë. Sidoqoftë, nxitova të shkoja tek konsujt italian e austriak në Nicë e në Vjenë për të vërtetuar informatën nëse ishte e vërtetë e për të përcaktuar domethënien. Përgjigjet që mora, nuk lanë asnjë dyshim, e pas pak kohe mora vesh hollësitë e ngjarjes.
Kisha parashikuar gjithnjë se Esad Pasha do të ndodhej në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë në Durrës. Ky qytet me më pak se pesë mijë banorë, kishte qenë qendër intrigash e kundërshtimesh për kandidaturën e Ëiedit si princ evropian, si dhe qendër e kryengritjes së Esadit kundra Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Esadi, që menjëherë pas një kthimi të dyshimtë, ishte vënë ministër pikërisht i atij Princi që ishte aq i padëshiruar për shokët e tij, nuk mund të kishte tjetër veç mungesë popullariteti e përbuzje. Mllefi kundra tij u bë shpejt më i thellë dhe demonstratat popullore në vend, morën një karakter kërcënues. Princi, përkundrazi, në vend që të qetësonte popullin kur lëvizja ishte në kulm, përdori topin. Nga ana tjetër, në vend që të pushonte ministrin e tij të padëshirueshëm, me një procedurë legjitime të rregullt, Princi vetë, duke vepruar nën një influencë, që nuk jam në gjendje ta përcaktoj, përdori përsëri mjete të dhunës. Ai adaptoi një linjë veprimi të pashembullt në analet e qeverisjes. Shtëpia e Esadit u rrethua e u bombardua deri sa gruaja e tij doli në një dritare duke tundur një çarçaf të bardhë si shenjë armëpushimi. Bombardimi u pezullua. Ndërhyri ministri italian Carlo Aliotti, në sajë të të cilit Esadi pati mundësi të dilte pa incidente të tjera. Të shoqëruar me marinarë e gjithë familja mundi të largohej me një anije vrojtimi austriake, nga ku u transferua në anijen bazë të Italisë, me të cilën Esadi shkoi në Evropën Perëndimore, pasi kishte dhënë fjalën e nderit, se nuk do të kthehej më në Shqipëri.
Duke patur parasysh këto ngjarje të çuditshme, e quajta detyrë që të kthehesha menjëherë në Vlorë. Pikërisht kur po i hipja trenit në Nicë, më takoi konsulli italian, me një telegram të Ministrit të Jashtëm, Markezit San Xhiuliano, që më kërkonte të njihte mendimin tim, për gjendjen në Shqipëri dhe për masat që duheshin marrë, duke pasur parasysh se gjendja po bëhej gjithnjë e më alarmuese. Meqë kërkonte, nëse ishte e mundur të diskutonim argumentin me të, ndalova në Romë, ku San Xhuliano e unë u morëm vesh për masat që do të ishin të përshtatshme të merreshin. Në Vlorë, sapo arrita, mora vesh hollësitë e ngjarjeve që isha njoftuar dhe se Durrësi ishte i rrethuar nga të gjitha anët e nuk kishte komunikim me pjesën tjetër të vendit. Autoriteti më i lartë dhe juridiksioni i Mbretit tonë ishte kufizuar në atë qytet të vogël. Pas disa ditësh, u nisa për në Durrës me pesëmbëdhjetë fisnikë të krahinës, me qëllim që ti parashtronim Princit opinionin tonë për situatën, që përputhej me atë të ministrit San Xhuliano. Gjatë një takimi tete-a-tete (kokë më kokë) që pata me të, i paraqita konkluzionet që kishim arritur dhe masat e nevojshme. Princi më çuditi për mungesën e një ideje për gjendjen dhe koshiencën e vështirësive të jashtëzakonshme të momentit. U tregua i paaftë të bënte një vërejtje, apo të bënte një pyetje të dalë nga arsyetimi i tij personal. Ndërsa i ilustroja masat e ndryshme që mund të zgjidhte, për të dalë nga gjendja e vështirë, nuk më pyeti asnjëherë se si mund të viheshin në praktikë këto masa.
Të nesërmen Princi priti të pesëmbëdhjetë fisnikët e Vlorës. Nuk na la megjithatë, pa dhënë më parë ndonjë shenjë kujdesi për vendin. Në Pallat u bë një mbledhje e të gjithë krerëve shqiptarë që ndodheshin në Durrës. Princi e hapi vetë mbledhjen me pak fjalë frëngjisht, duke shpjeguar që na kishte mbledhur që të shprehnim mendimet tona personale mbi gjendjen në vend. Nuk kishim pasur asnjë diskutim paraprak, siç është zakon kur është puna për të dhënë një mendim në rrethana të këtij lloji, por iu përshtatëm dëshirave të tij. Në vend që të mbyllja serinë e propozimeve, siç duhet të bëja lidhur me pozitën time, unë fola i pari. Në fund Princi na falenderoi e tha se pasi të përktheheshin vërejtjet tona e ti studionte, do të na njoftonte vendimin e tij. Pritëm disa ditë, dhe pastaj për shkak të mungesës së njoftimeve të tjera, shkuam në Vlorë.
Duke parë rëndimin e gjendjes së përgjithshme të vendit dhe të paaftësisë së dukshme të Qeverisë së Durrësit, me qëllim që të merreshin masat përkatëse për të shpëtuar Shqipërinë, u caktua në sheshin e madh të Vlorës një mbledhje e banorëve të qytetit e të krahinës, ashtu dhe të gjithë refugjatëve të krahinave të tjera të pushtuara nga armiku. Mbas një diskutimi të gjerë, u vendos të formohej Komiteti i Shpëtimit Publik, nën kryesinë time. Njoftuam Fuqitë e Mëdha dhe Princin me një proklamatë, në të cilën deklarohej se përfaqësuesit e popullit të Vlorës dhe të një duzine krahinash të tjera, ishin mbledhur dhe kishin votuar krijimin e Komitetit të Shpëtimit Publik me qëllim që tu kërkonin Fuqive garante të princit, që tia transferonin përkohësisht pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, e të merrnin të gjitha masat që kërkonin rrethanat. Mesazhi i nënshkruar nga tridhjetë delegatë, i bënte thirrje drejtësisë së Fuqive, e i lutej ti besonte Komisionit këtë detyrë pa vonesë, duke shtuar se ishte fjala për të vetmen masë, sipas mendimit tonë, që mund të mbajë sovranin legjitim në fron, të sigurojë bashkimin kombëtar dhe tërësinë tokësore e të shpëtojë nga shkatërrimi mbi njëqind mijë qenie njerëzore, që duke u larguar nga hekuri e zjarri, iu desh të braktisin pronat e tyre të djegura e vatrat e tyre të rrënuara e të mbroheshin në të vetme qoshe të Shqipërisë që ende ishte e lirë, në qytetin e Vlorës e në rrethinat e saj.
Arrita në momentet e fundit të këtij mbretërimi të dhimbshëm e të kotë. I mbyllur, siç kam thënë, në kryeqytetin e tij fatkeq Princi kishte humbur çdo autoritet dhe sovraniteti i tij nuk ekzistonte më. Nuk mbeti asgjë nga dhjetë milion frangat që i kishin dhënë paradhënie dhe që ai i kishte harxhuar marrëzisht në gjëra si krijimi i një gjykate Kasacioni, kur në vend nuk kishte asnjë gjykatë, emërimin e inspektorëve të arsimit publik, kur nuk kishte shkolla, mbajtjen e ministrave të plotfuqishëm të akredituar në vende të huaja, por që rrinin rehat në shtëpi. Megjithëse dërgonte Ministrin e Financave në Romë për kontribute të tjera, qoftë Roma, qoftë Vjena luajtën pjesën e shurdhit. Si një spekulator i falimentuar Ëilhelm Ëiedi e kuptoi se nuk mbetej tjetër veçse të largohej. Lufta e madhe kishte filluar e do të përmbyste shpejt Evropën. Anijet e Fuqive e braktisën Durrësin dhe e lanë në dorë të ngjarjeve, kurse Princi i ndoqi me një jaht të vogël italian, që i ishte lënë në dispozicion.
Me gjithë përvojën e këtyre tre muajve, bashkatdhetarët e mi e panë me trishtim të largohej, sikur ai të përfaqësonte një shpresë që merrte fund, një ëndërr që zhdukej. Ai skishte bërë asgjë për ti njohur e kuptuar, asnjë hap për tiu afruar zemrave të tyre, që i ishin hapur me aq besim.
Tashti nuk mbetej tjetër, veçse të pritej dita kur përfaqësuesit e njerëzimit të mblidheshin e të vendosnin të njihnin të drejtat tona që deri në këtë moment fatkeqësisht kishin mbetur të harruara, me preteksin për të evituar atë që ishte e paevitueshme. Jemi të bindur që një akt drejtësie i dhënë për ne, do të jetë i dobishëm jo vetëm për ne vetë, por dhe për të gjithë ata që kanë kërkuar zgjerimin e tyre me shkatërrimin tonë. Rindërtimi i bllokut ballkanik dhe garancia e pavarësisë së tij, do të jetë një nga faktorët më të fuqishëm për paqen e Evropës Lindore dhe të botës.
Kjo ndërtesë ballkanike mund të forcohet, vetëm me forcimin e Shqipërisë, që përbën kolonën e katërt që e mban.

*Paris, korrik 1917

__________________
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,108
Pikët
113
Përgjigje e: Ismail Qemali

Çfarë tha Ismail Qemali, më 1907?

Për herë të parë del nga arkivat italianë një intervistë e Ismail Qemalit dhënë për fletoren “La Tribuna” e botuar më 27 korrik të vitit 1907 (nr.27).

Ardhja e Ismail Qemalit në Romë është cilësuar si vizita e një prej personaliteteve më të shquara të Ballkanit. Alessandro Lalìa-Paternostro e ka takuar Ismail Qemalin dhe ka zhvilluar këtë intervistë, në të cilën ai cek çështje kryesore që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare dhe statu quo-në e Ballkanit nën Perandorinë osmane.

Një nga pikat më të mprehta në bashkëbisedimin e tyre mbetet ajo e marrëveshjes me Greqinë. Ismail Qemali e konsideron marrëveshjen me fqinjët, në dobi të shqiptarëve, që sipas tij do të shmangte një rrezik akoma më të madh, atë bullgar.

Në hyrje të kësaj interviste, Alessandro Lalìa-Paternostro shprehet: “Qysh më parë nga Athina i patëm njoftuar lexuesit e ‘Tribunës’ për ardhjen në Itali të Ismail Qemal Beut, përkrahësit më ngulmues të statu quo-së në Ballkan, gjer kur Perandoria osmane të mbahej në këmbë, dhe përkrahësi më me peshë i bashkëpunimit paqësor të popujve të Ballkanit, nga i cili do të arrihej diçka praktikisht e dobishme. Meqenëse pas bisedimeve ndërmjet të nderuarve TommasoTittoni (ministër i Jashtëm i Italisë) e baronit Ehrental (ministër i Jashtëm i Austro-Hungarisë), gjatë së cilave u vërejt prej dy ministrave mirëkuptim i plotë për nevojën e parimit të qëndrueshmërisë e të ruajtjes së statu quo-së, çështja e politikës ballkanike ka marrë një rëndësi akoma më të madhe dhe teoria e famshme e statu quo-së ka fituar interesim të madh, vendosa të vizitoj personalitetin e shquar, i cili prej disa ditësh gjendet në Romë, për t’i kërkuar pikëpamjen e tij lidhur me politikën ballkanike.

Mbrëmë munda të kuvendoj gjatë me Qemal Beun, i cili megjithëse është kundër asaj që ne zakonisht e quajmë intervistë, deshi për herë të parë të më shfaqë mua, për lexuesit e ‘Tribunës’, idetë e tij: ide që kanë sidomos në ditët tona, një rëndësi shumë të madhe, qoftë iu përgjigjen shterueshëm të gjitha problemeve rreth të cilave prej kohësh po shqetësohen partitë e ndryshme politike”. Kjo është intervista e parë që Ismail Qemali jepte për shtypin e huaj në lidhje me çështjen shqiptare. Kjo intervistë është përkthyer nga origjinali nga historiani Tanush Frashëri, i cili e ka zbuluar vetëm pak kohë më parë në arkivat italianë.

Çështja shqiptare, ashtu siç është në fazën e sotme, thjeshtësohet vetë, me kombësinë. Shqipëria, që krenohet se ka një gjuhë të vetën, një letërsi të sajën, histori e tradita të vetat, ka të drejtë të kërkojë me këmbëngulje afirmimin kombëtar duke ndjekur idealet e reja të lirisë e të pavarësisë. Ëndrra e saj meriton mbështetjen e popujve të qytetëruar, të latinëve në përgjithësi e të italianëve në veçanti. Italia ka dy arsye: një është morale, kurse tjetra praktike, për të mbështetur popullin shqiptar në luftën për të drejtat e tij kombëtare.

Moralisht, rilindja romake nuk mund të tradhtojë gjithë traditën italike duke rënduar ndërgjegjen e saj me nëpërkëmbjen e të drejtës së një populli; praktikisht ajo duhet t’i kundërvihet çfarëdo rrënjosjeje të mundshme ose të ardhshme të sllavizmit. Dhe po ashtu, njësoj për vetë pozitën e saj gjeografike e interesat e veta ekonomike, duhet të kundërshtojë që brigjet lindore të Adriatikut të mos shkelen nga një element mbizotërues e gllabërues, ashtu siç duket se po përpiqen të sigurojnë pozitën e tyre sllavët, në rast se ndodh prishja e statu quo-së, të cilën ngjarjet e ditëve tona po rreken ta shpejtojnë.

Për arsyet e politikës së lartë por edhe të drejtësisë, ledhi i formuar përtej Adriatikut nga një Shqipëri e bashkuar dhe e fortë mund të jetë e vetmja e aftë t’i bëjë ballë shtrirjes në Ballkan të një elementi, s’ka rëndësi cilit, armik i rrezikshëm. Kurse Shqipëria do të jetë një faktor paqeje e stabiliteti, meqenëse nuk do t’i kundërvihet mbrojtjes së të drejtave të arsyeshme të popujve të tjerë, do të dijë të jetë më e vëmendshme për interesat e veta e të drejtat e saj, duke pasur kujdes të mos trazohen interesat e mbrojtësve dhe miqve të saj të natyrshëm.


vazhdon


...
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,108
Pikët
113
Përgjigje e: Ismail Qemali

...

Po Shqipëria, lidhur me marrëdhëniet me Greqinë, çfarë propozon?

Një program të vetëm: ashtu si nga deti, ajo kërkon me këmbëngulje mbështetjen e Italisë, po ashtu në kontinent dëshiron të vendosë marrëveshje me Greqinë, veçse shqiptarët nuk duhet kurrë të ndjekin e t’u zënë besë bullgarëve, të cilët nxjerrin në dukje (pah) sikur e shohin me kënaqësi lëvizjen kryengritëse të shqiptarëve, por në fund të fundit veprojnë për interesat e tyre. Ata përpiqen të luajnë me lojë fjalësh të errëta që të pakësojnë forcën e rezistencës e të shfrytëzojnë rastin, për të realizuar ëndrrat e tyre. Nuk mund të ketë veçse pak njerëz që shohin ëndrra me sy hapët dhe poetët që bien në grep. Të bësh lojën e bullgarëve për t’u çliruar nga Perandoria osmane e të qëndrosh nën kërcënimin e propagandës së saj, sigurisht nuk është e dobishme. Do t’i ndodhte Shqipërisë ajo që për pak sa nuk i ngjau vetë Bullgarisë, kur Rusia përpara luftës me Japoninë (1905) përfundoi Konventën e famshme me Austrinë, së cilës i lëshoi Maqedoninë e Selanikun, duke mbajtur për vete Bullgarinë dhe gjithë pjesën lindore të Kostandinopolit.

A besoni se shqiptarët pajtohen me mendimin e epërsisë së marrëveshjes greko-shqiptare dhe a do ta kuptojnë rrezikun bullgar?

Pa përjashtim, nuk ka të vërteta që mund të dallohen nga të gjithë. Nuk mund të mëtoj se shqiptarët në këtë pikë janë të përsosur; s’do mrekullohesha në qoftë se shumë shkronjës e mohojnë një të vërtetë të tillë dhe e pengojnë marrëveshjen. Ajo që unë mund të pohoj është se shumica e shqiptarëve që përfaqësojnë ndërgjegjen kombëtare, hedh poshtë me indinjatë, me përbuzje çdo ide pajtimi me bullgarët dhe çdo demonstrim ushtarak me qëllim që ta zhvendosë statu-quo-në në favor të Bullgarisë duke futur përçarjen mes racave që i kundërvihen sllavizmit.

Pra një marrëveshje shqiptaro-greke është në dobi të Shqipërisë?

Shumë e vlefshme edhe për Greqinë. Unë jam fatlumtur që konstatova gjatë qëndrimit tim në Athinë se ndjesitë greke janë të ngjashme me ato të shqiptarëve dhe se vetëdija e të dy popujve shfaqet spontanisht e bashkuar për t’u mbrojtur nga rreziku i përbashkët. Bullgaria kërcënon njëlloj të drejtat e Greqisë në Maqedoni dhe ato në Shqipërinë e Epërme Veriore.

vazhdon

...
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,108
Pikët
113
Përgjigje e: Ismail Qemali

...

Po qe se nesër ndodh prishja e statu quo-së mes grekëve dhe shqiptarëve, nuk kanë për të lindur përçarje për disa territore të diskutueshme?

Marrëveshja midis dy popujve ka për bazë punën e përbashkët për zhvillimin paralel të dy racave në sferën kombëtare të gjithsecilës. Ato që janë kaq pranë njëra-tjetrës, kanë megjithatë edhe karaktere të dallueshme, të cilat sfera kombëtare e secilës ka mbetur pikë për pikë ashtu si i ka ngulur në ndërgjegjen e tyre historia, duke punuar sot për të qenë të gatshëm ndaj mundësisë së zhvendosjeve ballkanike. Unë nuk mendoj aspak se mund të lindin çështje të rëndësishme territoresh, të cilat të dëmtojnë marrëveshjen e të krijojnë përçarje në të ardhmen. Shqiptari, i njohur prej gjuhës së tij, historisë së vet dhe ndërgjegjes, do të qëndrojnë aty ku faktikisht është; e po ashtu edhe greku.

A dëshironi Shkëlqesi të më thoni diçka për statu-quo-në, që ju me kaq autoritet e mbroni?

Me kënaqësi. Statu quo nuk është një formulë e papajtueshme me zhvillimin dhe ekzistencën e elementëve përbërës të Lindjes, përkundrazi është formula praktike dhe e dobishme për bashkekzistencën, bashkëjetesën e këtyre elementëve heterogjenë për të ruajtur ekuilibrin ballkanik, e po ashtu edhe për baraspeshën e përgjithshme botërore. Kjo dobi e padiskutueshme mund të sulmohet vetëm prej politikës turke, e cila pas luftës ruso-turke tregoi se nuk është e mundur ruajtja e statu quo-së. Është e dhimbshme që pjesa më e madhe e politikanëve në Lindje e sheh gjendjen në Lindje përmes prizmit të idealit europian, pa i vënë mendjen rrethanave të vendit ose karakteristikave të popujve të ndryshëm lindorë. Dhe është akoma më e hidhur që publicistët perëndimorë i gjykojnë pasojat pa analizuar shkaqet. Turqia është një shtojcë e Europës, por duhet të dallojmë në të një masë orientale që nuk mund të asimilohet tërësisht nga Europa vërtet. Politika reaksionare që drejton Turqinë qysh prej tridhjetë vjetësh, ka shkallmuar gjithë përparimet e arrira gjatë dyzet vjet reformash të nisura me Tanzimatin dhe të vazhduara prej tre sovranësh. Asnjëherë ky qëndrim reaksionar (që ndeshet kaq shpesh në zhvillimin e popujve) pasojë e huqit të një sovrani absolut të sfilitur gjer në ankth nga ideja fikse të bëjë çdo gjë, mjaft të mbretërojë e të ekzistojë vetëm ai, nuk duhet të fshijë meritën e asaj që është bërë e realizuar përpara tij, e nuk duhet të përjashtojë mundësinë e rikthimit të një regjimi liberal e reformator pas tij.

Po si e shpjegoni Shkëlqesi dobësinë e gjithë një populli, i cili për tridhjetë vjet duroi apo iu përshtat me mospërfillje një regjimi të tillë?

Zhdukja tragjike e dy mbretën’ve dhe katastrofa e një lufte të pashmangshme e vunë popullin osman përpara një dileme: ose të hidhej në revoltë e të shuhej ose të përpiqej për ekzistencën e vet. Përballë kësaj dileme nuk i mbetej veçse të parapëlqente zgjedhjen e fundit. Autoriteti absolut e vetjak i sulltanit mbi një popull të tmerruar prej fatkeqësive nuk bëri gjë tjetër veçse shtoi, qoftë prej ngjarjeve që u krijuan nga disa persona, të cilët kërkonin t’i bënin lak autoritetit të sulltanit e të zhvatnin nga pushteti i tij elementë shpërbërjeje; qoftë prej lajkatimit tuhaf e të tepruar të fuqive të ndryshme që shihnin tek sulltani burimin e vetëm nga i cili mund të zinte fill fitimi.

vazhdon

...
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,108
Pikët
113
Përgjigje e: Ismail Qemali

...

Pra, kjo gjendje e gjërave e autoriteteve të tilla i ka zënë frymën çdo lloj energjie të popullit osman, apo ekziston një element që mund të realizojë, në një kohë të afërt ose të largët, ndoshta edhe sikur të priret ndaj këtij regjimi të lirisë, të cilin e ka pranuar si të mundshëm?

Po, ekziston një zgjim i jashtëzakonshëm te rinia turke, e cila çdo ditë programin dhe idetë liberale po i paguan me qindra viktima nga radhët e saj: dhe në qoftë se shqetësimi për t’i shikuar të gjitha reformat e kërkuara me ngulm nga fuqitë si shenjat paralajmëruese të ndarjes, ato nuk e ndrydhin vrullin e popullit, regjimi i sotshëm do të kishte rënë qysh prej shumë kohe. Është pra e nevojshme të përcaktojmë se ruajtja e statu quo-së nuk është e mundur pa kryerjen e reformave, dhe se ato (reformat) nuk synojnë aspak zhvendosjen e statu quo-së. Ajo (statu-quo) e reformuar do ta bëjë Turqinë (osmane) një kamp të mbyllur ndaj shërimit politik të fuqive, dhe një kamp të lirë për konkurrencën ekonomike të të gjithë popujve dhe njëherazi do të shmangë një kanosje, edhe pse të largët, por fort të rrezikshme për stabilitetin europian e posaçërisht për Italinë.

Cilën?

Po shpjegohem më mirë. Në qoftë se statu quo-ja do të prishet, është Perandoria osmane që do të zhduket pa lënë gjurmë. Cilat do të ishin pasojat? Ajo nuk mund të zëvendësohet nga një perandori e madhe bullgare; as nga një perandori e re bizantine. Në mënyrë të pashmangshme do të arrihet një kompromis mes Rusisë e Austrisë (Hungarisë). Këtë e dëshmojnë marrëveshjet e ndryshme, të përfunduara në raste të ndryshme ndërmjet këtyre dy fuqive dhe veçanërisht marrëveshja e fundit e vitit 1897, me të cilën Austria do të shtyhej deri në Selanik. Por në këtë rast Austria do të ndërrojë misionin e saj dhe do ta ndryshojë programin që i ka caktuar historia. Meqenëse donte të ishte pararoja, si ruajtëse e fundit nga agresioni i Perandorisë Lindore; në Ballkan do të mbetej Pangjermanizmi dhe Pansllavizmi. Nga një konflikt mes tyre, ai do të zgjidhej me epërsinë e njërës ose tjetrës palë, por gjithnjë me pasoja të pashmangshme për ekuilibrin e kombeve e fatale për Italinë. Prandaj, kundër një rreziku të tillë unë mendoj se ruajtja e statu quo-së do të ishte direktiva e gjithë politikës në Ballkan dhe veçanërisht politika e atyre kombeve që kanë interesa jetike e nuk miratojnë në Ballkan konkurrencën e shumëdëmshme midis gjermanishtfolësve dhe sllavëve; elemente që statu quo-ja dhe Turqia e reformuar duhet patjetër e në çdo kohë t’i mbajnë larg. Italia, e cila si për vendndodhjen e saj gjeografike aq edhe për zhvillimin e interesave të veta gjithnjë e në rritje, ka në Mesdhe një epërsi dhe do të ketë një zullmë të madhe dhe do të kallëzojë një mendjemprehtësi të mahnitshme politike duke marrë nismën e një drejtimi të ri në çështjen e Lindjes, për të siguruar në këtë vështrim interesant e të gjitha kombeve, edhe atë të Austro-Hungarisë, si një shtet me një pozitë të nderuar e personale.

(Kjo intervistë është përkthyer nga origjinali nga historiani Tanush Frashëri, i cili e ka zbuluar vetëm pak kohë më parë në arkivat italianë)

Fund
 

yllbardh

R.I.P
Anëtar
Jul 8, 2012
Postime
964
Pikët
18
Vendndodhja
as vetë se di.... :)
Përgjigje e: Ismail Qemali

Këtu më poshtë keni një dokumentarë, ku pasardhësit e Ismail Qemal bej Vlorës flasin rreth jetës së tij

 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,789
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Ismail Qemali

PËRMIRËSIA E TIJ,
SMAIL-QEMAL BEG VLORA

 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,057
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Ismail Qemali

Pse nuk e bëjmë ende sot një monografi shkencore për “Atin e Pavarësisë”?!








Ben Andoni – Për Ismail Qemalin ka disa botime por ndërthurja e gjetjeve të tyre duket e pamjaftueshme për të ravijëzuar një përmasë reale të figurës së tij. Nuk është qëllimi i këtij shkrimi për të nxjerrë realisht bibliografinë sepse ajo është atribut i studiuesve. Qëllimi i shkrimit është që përmes vështrimeve të ndryshme të apelohet e të hidhet dritë mbi një personazh, që bëri shumë për vendin ose të paktën arriti të kuptoj dhe si askush tjetër të mbrujti idenë që të përjetësoj aktin më të madh të shqiptarëve, mëvetësinë e tyre. Ismail Qemalit i janë kushtuar disa studime, por të gjitha lënë shumë për të dëshiruar, sa i përket metodikave, të vërtetave dhe mbi të gjitha gjykimit të veprimtarisë së tij.
Që në të gjallë atë e sulmuan shumë, bashkëvendas dhe të huaj. E habitshme indiferenca për të nga qeveritë e viteve ’20 dhe ’30 dhe më shumë akoma e kohës së komunizmit. I vetëm, z. Rama, bëri një nga veprimet më të mençura simbolike, duke e vendosur foton e tij në çdo zyrë të shtetit shqiptar, duke hequr neverinë që kemi ne shqiptarët e sotëm për presidentët tanë dhe duke mbushur një vakuum institucional.






Dy vjet pas pavarësisë, kemi një gjykim shumë të ashpër ndaj tij, në kujtime që janë botuar shumë kohë më vonë. Autori, Wilhelm von Wied, është monarku gjerman, që merr përsipër pas Ismail Qemalit të fusë në udhë institucionale Shqipërinë. “Nëse Shqipëria do të ecë ndonjëherë duhet të heqë Ismail Qemalin dhe Esat Pashën!” Por kjo nuk mund të realizohet, pasi të dy personalitet jo vetëm e njohin vendin shumë më mirë sesa ai, por e përcjellin pas gjashtë muajsh këtë personazh interesant vetëm për përshtypjet e tij. E për fatin e tij të keq, Lufta e madhe Botërore ka dhënë mesazhet e para, duke mos pyetur për asnjë autoritet, ca më shumë të tijin, që nuk arriti të vendoset edhe në pak dhjetëra kilometra katror. Pas ikjes së tij, Shqipëria kthehet në një no man’s land. Forca të ndryshme të dy Blloqeve përplasen ashpërsisht në territorin tonë, kurse shqiptarët mbeten dekori. Zulma e Ismail Qemalit ka rënë me kohë dhe Sejfi Vllamasi në kujtimet e tij tregon skandalin e epistolarit, që do t’i kushtojë ikjen nga politika, pak muaj pas apogjeut të tij historik. Çuditërisht, figura e tij nuk vlerësohet më dhe Vllamasi e ka të përfshirë shumë pak në kujtimet e veta. Para tyre, Franc Nopça e shtyn neverinë e tij deri në përçmim kur flet për dërgatat shqiptare në Kongresin e Triestes, kurse për Ismail Qemalin ka fjalët më hidhura që mund të gjenden në fjalët politikë. E vërtetë është se Ismail Qemali do të mbijetojë vetëm si personazh ndër gjithë ato zëra konfuzë të kohës, ku të gjithë shqiptarët e Kongresit të Triestes në vitin 1913, janë kapo, teksa më e sikletshme është se Nopça kërkon të jetë monark i vendit, duke shkelur mbi këdo!!!

Shumë dekada më vonë, studiuesja franceze Nathalie Clayer me guxim parashtron një ide interesante duke konstatuar se figura e Ismail Qemalit u shndërrua në “baba i kombit” pas shpalljes së pavarësisë. Sipas saj, shqiptarizmi i tij ka marrë një ngjyrë krejt tjetër nga ai i shqiptaristëve të tjerë dhe madje shton edhe efektin se imazhi i tij si udhëheqës i lëvizjes shqiptare është mjaft i mitizuar.
Ajo që kemi nga studiuesit për Ismail Qemalin, më pas nuk na ndihmon, pasi sot e kësaj dite nuk njihet i gjithë korpusi i dokumentacionit të tij, kur ishte në administratën osmane por edhe dokumentacioni shqiptar.
Kaq të mëdha janë mungesat dhe honet në figurën e tij, sa paçka botimeve, deri vonë ka munguar një biografi e tij, kurse ishte e gabuar datëlindja dhe datëvdekja e tij, deri në vitet 2000 (!!) ndërsa qeveria komuniste ia sfumoi shumë figurën, pasi ai do mund t’i bënte shumë hije vendit të Enver Hoxhës në histori, “prijësit të vërtetë të Shqiptarëve”.
Por shqetësimi më i madh për studiuesit, në këtë vit kremtimor, duhet të jetë diçka tjetër: Për Ismail Qemalin mungon një monografi e një institucioni akademik me të gjithë aparatin shkencor, por edhe një metodikë për të zbuluar realisht të gjithë rolin e tij për pavarësinë dhe mbi të gjitha forcimin e staturës së tij që çoi deri në Shpalljen e Pavarësisë.
Punët që janë bërë më vonë duket se më shumë e kanë konfuzuar pamjen e figurës së tij por edhe një pjesë syresh, me mangësitë e mëdha të formimit, më thjesht e kanë bërë gati jo real atë si personazh. Po pse nuk iu dedikuan një monografi të tillë në socializëm? Arsyeja e parë që parashtrohet sot dhe duket se ka një lloj vërtetësie është se komunistët gjithçka e lidhnin me periudhën e tyre, kurse Ismail Qemali, për fat të keq, u nda nga jeta pikërisht në vitin 1919, kohë kur Shqipëria ende nuk kishte institucione. Ashtu, si pengesë teknike ishte edhe koha e Zogut, kur ishin gjallë shumë nga njerëzit që e kishin njohur e të cilët më shumë ishin kundërshtarë të tij sesa realisht vlerësuesit e vet.
Jo më kot, ky fat i dhimbshëm lidhet edhe me familjen e vet. Fati i keq i tij është se Sarajet e Vlorajve u prishën nga ish-kryetari i Bashkisë Qazim Kokoshi, që mbarte shumë pakënaqësi për bejlerët e familjes Vlora, ashtu si referenca të tjera e lidhin prishjen me Eqerem bej Vlorën, kushëririn e vet të dytë. Ky i fundit na ka lënë madje edhe disa kujtime shumë cinike për ditën e Pavarësisë, duke u munduar për ta sfumuar sa më shumë figurën e tij!

Me pak fjalë, nëse do të realizohet një monografi, puna e të cilës vështirësohet me largimin e kohëve, pasi kanë ikur dëshmitarët e brezit të dytë, që kishin ende lidhje me kujtime për këtë figurë, por edhe mungesa e duhur e dokumenteve do të kemi humbje edhe më të shumta për njeriun tonë të pavarësisë. E imazhi i tij na duhet, të ravijëzojmë historinë tonë të identitetit. Ndërkohë, sot e kësaj dite, ka mungesë shumë të madhe njohurish për të gjithë jetën e tij por mbi të gjitha krejt anëtarët e familjes, informacion, që është fituar falë kontributit të familjarëve në kohë të ndryshme dhe pak studiuesve që janë të pasionuar.
Ismail Qemali ka nevojë që t’i përshtatet një monografi cilësore me një aparat shkencor por mbi të gjitha të tregohet realisht kontributi i këtij njeriu, me të cilën do të lidhet shpallja e Pavarësisë së vendit. Nuk duhet të kemi frikë të themi të vërtetën, që edhe mund të na dhembin, pasi tek e fundit, rezultantja e tij, është pozitive: Shpalli pavarësinë. Është nevoja që e dikton, është koha që e kërkon si nderim në këtë 100 Vjetor, por pa panegjirizëm.
 
Top