• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Italiani teshtiu plumbin që kishte në kokë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Darco Sangermano (28) nga Napoli i Italisë ishte goditur me plumb në kokë gjatë festimit të Vitit të Ri. Tash po shërohet me sukses pasi që plumbin e nxori për hunde gjatë teshtitjes.
Sangermanon plumbi e goditi në pjesën e kafkës, ndërsa plumbi i mbeti brenda në kokë. Për fat ky italian kaloi pa lëndime serioze. Pas incidentit u dërgua urgjentisht në spital. Derisa priste kontrollin, Sangermano teshtiu fort, ndërsa nga zgavra e djathtë e hundës i doli plumbi.

“Plumbi kishte depërtuar kockën temporale dhe kjo e ngadalësoi fuqinë e tij. I kaloi përskaj syrit të cilin për fat nuk e dëmtoi seriozisht”, tha mjeku Guliermo Ramieri për revistën Gente.

Kirurgët e operuan Sangermenon dhe ia hoqën copat e kafkës së thyer. “Operacioni zgjati disa orë, ndërsa Darco është në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët thonë se shikimin do ta ketë në rregull, edhe pse ende nuk mund të shoh mirë”, tha xhaxhai i Darcos, Vito Sangermeno.

Mjekët shpresojnë se plumbi nuk do t’i lë pasoja dhe ai do të shërohet tërësisht.
 

Angel`BoY

Atje ku ti nuk je :)
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
169
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Italiani teshtiu plumbin që kishte në kokë

e thoni juve qe ska fat .... ky tipi ketu looooooooooooooooooooool
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Italiani teshtiu plumbin që kishte në kokë

pff thon te shof e mos te besoj ....

-eh--eh-
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Italiani teshtiu plumbin që kishte në kokë

Mos mendoni keq per njeriun qe mund te keni përballë....Nje tështimë dhe .. ja thatë te gjitha ... :p
 
Top