• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ja disa nga Mrekullite qe mund te bej mjalti

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Mjalti eshte leng i trashe dhe i embel me ngjyre qelibari, qe e bejne bletet me nektarin e disa luleve dhe qe perdoret si ushqim.

Nektarin eshte burimi kryesor i karbohidrateve te cilin bletet e shnderrojne ne sheqer, glukoze dhe fruktoze. Mjalti permban mbi 15% uje, bletet ne zgjua e mbulojne me dyll i cili e mbron nga lageshtia dhe prishja. Mjalti gjithashtu permban minerale, aminoacide, acide organike si p.sh acidi i thnegles, acidi i molles, acidi i limonit dhe pigmente pastaj derivate t klorofilit dhe komplekse te vitamines B.

Mjalti i malit qe ka ngjyre te erret permban 13 here me shume minerale se mjalti i luleve ai sidomos eshte i pasur me hekur. Mjalti ka aftesi kuruese per vete vitaminen B qe permban. Mjalti permban veti dizinfektuese per plage dhe gervishtje te lekures. Sipas nje studimi mjalti triumfon mbi 7 lloje te ndryshme bakteresh. Keshtu qe jane identifikuar edhe aftesite e tij kunder gripit.

Pervec sherimit te jashtem mjalti ka dhe veti kuruese te brendshme, si ne qetesimin e stomakut. Keshtu do ishte e rekomandueshme 2 luge caji mjalte ne dite. Nje rol te rendesishem mjalti luan kunder diarrese, sidomos per femijet e vegjel, pasi eshte nje metode, mjaft e mire kuruese brenda nje ushqimi. Mjalti ne kete rast, lufton bakteret dyfish me shpejt, se sa nje tretje sheqeri.

Mjalti zbut kollen naten
Nje luge mjalte mund te zbus kollitjen e nates dhe t’u ndihmoje femijeve dhe prinderve te tyre qe te flene me mire, ka deshmuar nje studim ne te cilin jane perfshire 105 femije, te cilet kolliteshin per shkak te ftohjes. Femijet jane ndare ne tri grupe nga te cilat njeri ka marre shurup kunder kollitjes, i dyti mjalte, ndersa i treti asgje, dhe eshte deshmuar qe mjalti eshte zgjidhja me e mire.

Rezultatet kane qene aq te fuqishme sa mundemi te themi qartazi se mjalti eshte me i mire, sesa te mos jepet asnje lloj ilaci, derisa permbajtja e shurupit dextromethorphan nuk eshte i mire”, ka thene doktori Ian M. Paul nga universiteti Hershey ne Pennsylvania. Mjalti reagon edhe kunder mikrobeve. Mjalti nuk u rekomandohet femijeve me te vegjel se nje vjec, per rrezikun e rralle, por serioz qe mund te shkaktoje helmimin me ushqim te njohur si botulizam.

Per femijet me te rritur eshte ne pergjithesi i sigurt, por doza duhet rritur varesisht nga mosha e femijes. Gjysme luge eshte e mjaftueshme per femijet prej dy deri ne pese vjet, derisa luga e plote me mjalte duhet t’iu jepet femijeve me te vjeter se 11 vjet. Derisa dy luge mjalte duhet t’i hane personat prej 12 vjet e me te vjeter.
 

Elina

V.I.P
Anëtar
Feb 4, 2013
Postime
2,475
Pikët
113
Vendndodhja
Ne lotin e gezimit.
Përgjigje e: Ja disa nga Mrekullite qe mund te bej mjalti

Mjalti triumfon mbi bakteret



Mjalti ka aftësi kuruese dhe dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas një studimi, mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh, dhe ndihmon kundër gripit, kundër diarresë dhe qetësimit të stomakut



Eksperimentet e bëra në mjaltë kanë treguar se vetia e tij embytjes së baktereve (efekti bakteriocid) është dy herë më e madhe nëse mjalti zbutet me ujë.

Është vërtetuar se 1 kg mjaltë ka 3150 kalori, kurse gjatë ditës njeriut i nevojiten mesatarisht 2800-3000 kalori.

Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend, mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastër syrin, nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë ndihmon kundër kapsllëkut, nëse mjalti tretet në qumësht të ngrohtë zhduken skrajat e zorrëve, mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut dhe për anemikët, mjalti është bombë gjaku.
 

Petro

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 13, 2013
Postime
12
Pikët
0
Vendndodhja
Tiranë
Përgjigje e: Ja disa nga Mrekullite qe mund te bej mjalti

Marrdhenjet e mija me mjaltin janë shumë miqësore dhe të lashta. Takohem me të për çdo ditë në mëngjes. Jua këshilloj, vetëm në mëngjes! Sasia që konsumoj është përpos se një lugë pas ushqimit, të përzierë me pak pluhur kanelle. Përfitimi prej tyre është se më sigurojnë një mikroflorë të këndshme të gojës dhe, sipas mjeksisë, ndikon për një ritëm normal të zemrës.
 
Top