• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ja kush imiton Sali Berishën

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Sali Berisha i ri i “Portokalli”-së do të jetë vetëm 19 vjeç. Drilon Hoxha, zëvendësuesi i Agron Llakajt pas largimit të tij nga ky “show” humori, do të shfaqet në ekranin e “Top Channel” në spektaklin e 31 dhjetorit, për ta festuar për herë të parë si një personazh televizioni, ndërrimin e viteve në orën 12:00. Nuk i ndodh kurrë të bëhet rob i emocioneve dhe mund të imitojë të tjerë politikanë përveç Sali Berishës. Pasi mori premtimin e Altin Bashës në “Albanians got talent”, për të qenë pjesë e stafit të show-t “Portokalli”, djali nga Berati jep intervistën e tij të parë.

Tashmë gara e “Albanians got talent” ka përfunduar. Je i mërzitur që nuk e fitove ti garën?

Jo aspak, ajo që doja unë ishte të kisha sukses në publik, dhe këtë mendoj se e arrita.

Drilon, more një premtim nga regjisori Altin Basha për t’u bërë pjesë e show-t

“Portokalli”. Do të jesh në gjendje t’i kontrollosh emocionet?

Nuk besoj se do ta kem problem, pasi unë nuk kam emocione kur dal në skenë. E kam provuar veten jo vetëm në garën e “Albanians got talent”, por edhe më parë, pasi jam marrë me imitime në klube të ndryshme në Tiranë. Por natyrisht që jam në fillimet e mia. Unë jam vetëm 19 vjeç dhe studioj në vitin e katërt të shkollës “Kostandin Kristoforidhi” në Tiranë. Besoj se koha do ta tregojë sa i aftë do jem për të pasur sukses.

Kur ke filluar ta imitosh për herë të parë Sali Berishën?

Kam filluar në moshën 16 vjeçare me imitime në rrethe të ngushta shoqërore, në klasë apo në festa të ndryshme.

Ishe paraqitur ndonjëherë në audicionet e “Portokalli”-së, ka qenë ky spektakël një ëndërr e jotja?

Po, para katër vitesh, kur isha vetëm 15 vjeç, unë kam qenë pjesë e një audicioni. Por atëherë nuk e imitoja dot Sali Berishën, kam provuar me personazhe të njohur. Gjithsesi, nuk u pranova për shkak të moshës, pasi isha ende shumë i vogël.

Tashmë Altin Basha të ka premtuar që do e imitosh ti Sali Berishën në spektaklin e natës së Vitit të Ri në “Portokalli”. Do vazhdon të jesh pjesë e stafit edhe në vazhdim?

Për spektaklin e natës së Vitit të Ri isha pjesë e stafit, dhe po ashtu mendoj se do jem edhe në vazhdim.

Do jesh kështu zëvendësuesi i Agron Llakajt për personazhin e kryeministrit. Të duket sipërmarrje e vështirë?

Në fakt, e kam të vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, por mund të them se një ditë Agronin do e zëvendësonin. E di që është shumë e vështirë për mua që jam në fillimet e mia, por do të mësohem. Mendoj se jo të gjithë lindin yje, shumë prej tyre bëhen gjatë rrugës së karrierës së tyre.

Kush do i shkruajë pjesët me Sali Berishën?

Gjatë spektaklit më kanë ndihmuar me ide dhe stafi i “Albanians got talent”, por përgjithësisht i shkruaj vetë dhe ndoshta kështu do vazhdoj të bëj.

Ke provuar të imitosh ndonjë politikan tjetër, cilin?

Dikur kam imituar dhe Alfred Moisiun. Por mund të them që jam në gjendje të imitoj cilin të dua. Deri tani i jam përkushtuar figurës së Sali Berishës, pasi më pëlqen, e simpatizoj dhe e kam dhe më të lehtë që ta realizoj si figurë.

Cilat janë ambiciet e tua, do të ndjekësh studimet në aktrim, apo është thjesht një hobi?

Po, sigurisht që aktrimi është një nga ëndrrat e mia, kështu që është synim i imi të ndjek studimet e larta për aktrim.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Ja kush imiton Sali Berishën

Albanians got talent... po tituj shqip nuk gjejn dot.
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,644
Pikët
0
Vendndodhja
Itali
Përgjigje e: Ja kush imiton Sali Berishën

Driloni eshte shume i talentuar do eci...bravo Drilon...
 
Top