• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Japoni: Facebook mbetet prapa Twitter

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Facebook po rritet më ngadalë se sa që ka planifikuar në tregun e rrjeteve sociale në Japoni. Disa mendojnë se kjo po ndodh pikërisht për shkak të disa shërbimeve të ngjashme lokale, siç është Mixi.jp, mirëpo në anën tjetër, Twitter është rrjeti i dytë më i përdorur social në këtë vend.
Shërbimi i mikro-blogut i cili lejon vetëm 140 shkronja gjatë freskimit të statusit personal, ka shënuar një rritje të katërfishtë, ose 428 për qind - për të qenë të saktë, ndërsa sot kjo faqe ka më shumë se 13.2 milion vizitorë unik, vetëm nga ky vend aziatik.

Këto shifra e bëjnë rrjetin social Twitter të rangohet si shërbimi i dytë në Japoni, pas faqes lokale Mixi.jp, e cila ka 3 milion më shumë vizitor unik, ndërsa Facebook mbetet i treti në listë me vetëm 5.3 milion përdorues aktiv – edhe pse kjo faqe ka shënuar një rritje prej 78 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

Depërtimi i rrjeteve sociale në vendet ku nuk përdoret alfabeti romak duket të jetë më i vështirë, dhe Facebook thotë se është në dijeni për këtë fakt, dhe se do të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ta përmirësuar pozitën e vet në këto tregje.
 
Top