• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Japrakë gucie

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Për 4 persona:

* 1 kokë lakër jeshile
* 400 gr tul lope
* 2 kokë qepë
* 80 gr oriz
* majdanoz
* 200 gr shirita proshute
* 1 lugë miell
* vaj
* kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

I ndajmë gjethet e lakrës, ua presim damarët dhe i kaurdisim në ujë të valuar. E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj. Mishin e presim në kube, të cilët i shtojmë në tigan. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. E shtojmë orizin dhe majdanozin e grirë.

Sipër një gjethi lakre vëmë nga masa me mish dhe oriz dhe i mbështjellim japrakët. Të njëjtën gjë e bëjmë me gjethet dhe masën e mbetur. Mbështjellim nga dy copë proshutë, të cilat i vëmë mes japrakëve. Në tenxhere hedhim ujë, sa për t'i mbuluar japrakët. Sipër vëmë një gjeth lakre jeshile dhe një pjatë. Tenxheren e vëmë në zjarr.
Japrakët i ziejmë 2 orë.

Në tiganin në zjarr hedhim vaj. Në vajin e nxehtë e skuqim miellin. Grijmë piper të zi. Këtë fërgesë e hedhim në tenxhere. E nxjerrim pjatën nga tenxherja dhe pas disa minutave, e heqim tenxheren nga zjarri.

Në tenxhere tjetër me ujë të valuar në zjarr përziejmë pandërprerë me tel kuzhine dhe e hedhim pluhurin për pure. Pasi pureja bëhet e dendur, e heqim tenxheren nga zjarri.
Nxjerrim disa japrakë nga tenxherja dhe e vëmë në pjatën për servirje. I servirim edhe copët e proshutës dhe purenë. Zbukurojmë me dy degë kopri dhe dy domate.
 
Top