• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Japrak me gjethe rrushi ose laker te bardhe

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Perberesit

gjethe rrushi ose laker sipas gjelles qe do te pergatitesh. oris nje gote uje domate 3 kokera qep te njoma gjysem kile menderz te njome dy tufa , (nane, nenexhik, dhjozem sipas krahinave qe e quajne) piper te zi sasia sipas deshires lepjete sipas deshires 10 gjethe ( po qe se gjen) hudhra 5 cope ( te njoma po ka, jo hudhera te thata)

Pergatitja

Marrim gjethet e rrushit ose te lakres i fusim per te zijere dhe I leme sa te marre nje vale I heqim nga zjarri ne kete moment dhe I vendosim ne kullese qe te kullojne. Sa te kullojne gjethet dhe te ftohen ne grijme qepet e njoma dhe I vendosim per te skuqur. Mbasi na eshte skuqur qepa do te hedhim domaten e grire ( ose domate qe jane kuti me copa te grira. ) Do ti trazojme mire dhe ne zjarre te avashem sa te dalin ne lyre. Do te marrim erezat dhe do ti hedhim dhe do ti trazojme. Pastaj do te hedhim orizin dhe do ta perzjejme mire . Do ti hedhim mases qe pregatitem nje gode uje, qe orizi te zjeje pak, dhe duhet qe ta trazojme mire qe mos te ngjitet gjella qe beme.Do ta leme qe kjo mase te ftohet pak dhe fillojme qe ti mbledhim nje nga nje. Mbasi I kemi mbaruar te gjitha,marrim tenxheren qe do ti zjejme dhe vendosim gjethet e rrushit qe jane me te trasha. ne fund te tenxheres, Do ti marrim japraket dhe do ti vendosim duke filluar nga qendra qe ti reshtojme ,duke bere 3 reshta tek e para, varet nga madhesija e tenxheres,pastaj te tjerat do ti vendosim mbi keto e keshtu me radhe. Kur ti mbarojme se vendosuri do ti hedhim uje sipas mases se orizit qe do te hedhim.Duhet te llogaritet uji qe kemi hedhur me perpara.Do ti vendosim mbi japraket nje pjate te rende balte qe ato mos te dalin siper kur te zjejne.Duhet zjarre I avashem qe mos te ngjiten gjethet e rrushit qe kemi shtruar poshte se do te vine ere djegje.
 
Top