• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Je si një fryt, ujite atë!

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,090
Pikët
113
Shfrytëzoje rininë para pleqërisë! – porosi e Muhammedit a.s.


Për atë rini që synon të jetë e frytshme, e devotshme dhe e lumtur!


O ju që ndjeheni sikur jeta ju është rënduar mbi supe; ju që jeni kapluar nga frika e hedhjes së hapit përpara; ju që ende nuk jeni bindur se vetëm një fjalë mund të ndryshoj komplet jetën tuaj, e ajo është “Mundem!”, o ju që shikoni lartësitë e kodrave, e mendoni se janë të pashkelshme; o ju që shikoni yjet, e nuk ju inspirojnë për vlerën e ekzistencës suaj; o ju që ju duket vetja e parëndësishme, e tepërt, e panevojshme dhe e harruar:

Dijeni se, vetë të qenët rini, jeni shumëçka!

Silleni në kujtesë gjithnjë këtë: njëherë lindim të gjithë dhe vetëm njëherë jemi fëmijë dhe vetëm njëherë në jetë jemi të rinj! Dhe, çdo ditë e rinisë është unike; çdo ditë fryte mund të ujisë. Por ajo ditë që frytet nuk ujiten, humbet përgjithmonë.

Koha e rinisë, si asnjë kohë tjetër, nuk kthehet më. Gjithçka mund të përjetohet, mund të përjetosh fëmijërinë, por nuk mund të përjetosh kurrë vrullin e rinisë! Ke jetë brenda vetes, ti mund të bësh gjithçka që të sillet ndërmend!

Trupi yt njëherë lindi; të jesh i sigurt se nuk lind më sërish. Ruaje pastërtinë e trupit tënd. Ruaje freskinë e trurit tënd. Shfrytëzoi siç duhet, mos lejo të të digjet kot, e të të ikë rinia huq! Dije dhe përkujtoje gjithnjë: diçka që dëmton në rininë tënde, do ta vajtosh për tërë jetën.

S’ke pse të vajtosh, je në etapën e dhuntive, a nuk është koha e rinisë!

Jeto syçelë! E vështron hapësirën e fytyrës, sa e vogël është, por ajo mund të të ngreh shumë lartë, mund të bëjë shkëlqesa e saj të çajë vargmalesh! Ti me të pasqyron dritën që ke në zemër, në mendje e shpirt.

Mos e pluhuros atë me tokën që cyt! E me epshin që ndjell brenda vetes sate armiqësi e konflikt! Ul shikimin, se të pamuret janë dritare, e le të jenë dritë-are, e jo errët-are! Filtro gjithçka sheh, mos prano atë që ty të vetmon, të mbyll, po edhe të ulë!

Je shtatdrejtë, ec po ashtu drejtë. Ke vesh për të dëgjuar, por të dëgjuarit edhe të mashtrojnë. Mos kthe kokën për gjithçka që mund të të ndante nga përgjegjshmëria! Aty ke edhe balancimin, ke drejtpeshimin. Mos ano sa djathtas e sa majtas; kjo t’u dha, që ti të mësohesh të ecësh drejtë rrugës sate. Sensorët që regjistrojnë, jepi urdhrin të mos inçizojnë gjithçka që dëgjon, pa e vërtetuar me logjikën që t’u dha!

Koha ka vlerë, atëherë kur prej secilit minutë ia rrëmben vlerën! Ti je i ri, brenda ditës, ke kohë për gjithçka, mos lejo të të ikin minutat pa i vënë re. Qoftë edhe duke thënë fjalën: “Mundem!”. Edhe atëherë kur ndihesh “i dobët”, ti thuaj “Mundem!”, sepse truri është mbushur me viruse, e do pastruar!

Një rrugë që nis, një punë që fillon, një premtim që jep, kurrë mos heq dorë! Një ditë, do të shijosh frytin e kësaj vendosmërie – sot jo, por nesër gjithsesi po! Mos u shqetëso, përkundër pengesat që sheh; ato në realitet nuk janë ashtu, pasi edhe fëmija para se të fillojë të ecë me dy këmbë, mendon se po u ngrit, do t’i këputen. E, kur provon, e kupton të kundërtën: ai mund të rrijë në këmbë!

Ju thërras me emër të Zotit, të mos lejoni t’ju ndërroj mendje askush për punën e mirë që keni filluar, e as të mos i dëgjoni pëshpëritjet që nxisin dyshim e dobësi! Ju rrugën e keni të gjerë e të sigurt, sepse ju jeni në dhunti, jeni rini, e keni gjithçka; këtë keni për ta kuptuar vetëm kur besimin në vetvete ta riktheni. E thjesht vetëm thoni me vendosmëri: “Mundem!”

Dijeni se, të qenët i ri, do të thotë të kesh shans për çdo gjë që synon! Ke energji mendore, shpirtërore dhe fizike. Këto janë vetëm në një etapë të jetës. Nëse nuk shfrytëzohen gjatë rinisë, dije se, pendimi gjithnjë do të jetë i varur në shpirt.

Mos lejo që t’jua zë frymën diçka që quhet problem – fjalë e të dobëtëve, sepse asgjë nuk është e pamundur. Po e lejove atë fjalë të ta pushtoj trurin, dije se, mendja do të dijë të prodhojë vetëm pengesa e hendeqe, përderisa ti nuk i jep urdhrin vendosmërisht që të shpërngulet prej mendjes sate.

Pengesën shijoje si e shijon mjaltin! Kur sheh diçka që quhet “problem”, dije se po të orienton për rrugën e drejtë, të këshilloj të mos ndalosh aty – mund të mëshirohet në ty, e të bëhesh vetë problemi.

Ti je si një fryt që do ujitje. Ujite atë me besim, guxim dhe vendosmëri; mos lejo ujë të rrëmbyeshëm!
 
Top