• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jean nuk lejohet të kandidojë për kryetar të Haitit

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Wyclef Jean nuk do të lejohet të kandidojë për President të Haitit pasi kampanja e tij aq shumë e publikuar është diskualifikuar.
Spekulimet se ylli i grupit “Fugees” kishte dështuar të futet në listën e kandidatëve të aprovuar për zgjedhje u konfirmua dje, kur komisioni zgjedhor vendosi se ai nuk është një kandidat i përshtatshëm për postin.

Jean ka thënë për AP se edhe pse ai është i zhgënjyer nga vendimi, ai shpreson se përkrahësit e tij duhet të ndjekin shembullin e tij dhe ta pranojnë lajmin ‘në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi’.

“Edhe pse nuk pajtohem, e pranoj me plot respekt vendimin përfundimtar të komisionit dhe i porosis të gjithë përkrahësit e mi të bëjnë të njëjtën gjë”, ka deklaruar Jean.

Edhe pse komisioni nuk i ka dhënë arsyet e përjashtimit të Jean, besohet se 40-vjeçari ka dështuar të plotësojë një varg pikash, përfshirë edhe atë të ketë jetuar në vend në pesë vitet e kaluara.
 
Top