• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jeff Bridges aktori më i mirë

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
558
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Ndonëse mbrëmja e ndarjes së çmimeve Oscar, tashmë ka kaluar, personazhet dhe protagonistët e kësaj mbrëmjeje ende mbeten në kujtesën e publikut. Pak kush e di rrugën e gjatë e të vështirë që disa prej tyre kanë ndjekur, për të arritur që ta meritojnë statujën e artë
.

Njëri prej tyre është dhe Jeff Bridges, aktori i cili mbas një karriere të shtrirë në 5 dekada, dhe 5 kandidaturave për çmimin Oscar, u nderua të dielën me statujën e artë për aktorin më të mirë në filmin “Crazy Heart”.

Jeff Bridges vjen nga një familje e famshme e biznesit të filmit. I ati i tij është aktori Lloyd Bridges, i cili ka patur një karrierë thuajse 60 vjeçare në kinematografi, ku shënohen më shumë se 100 filma.

Vëllai i madh i Jeffit, Beau, është gjithashtu aktor dhe ka interperetuar sëbashku me Jeffin në disa filma dhe gjithashtu në serialin televiziv “Hidden in America”, ku flitet rreth varfërisë në ShBA.Në vitin 1983, Bridges themeloi Rrjetin për ndalimin e Urisë, një grup jofitimprurëse në Los Anxhelos, i cili ka si synim të rrisë ndërgjegjësimin rreth urisë në botë.

Çdo tre ditë, i njëjti numër njerëzish që vdiqën në Hiroshimë nga bomba atomike, vdesin në botë nga uria”.
Mjaft njerëz besojnë se Bridges e meritonte çmimin Oscar për interpretimin e tij në filmin “The Big Lebowski” të vëllezërve Cohen në vitin 1998.

Përgjatë viteve, Bridges ka interpretuar në të gjitha zhanret e filmave: komedi, filma veprimi si dhe drama si filmi “”Crazy heart”, film i cili më në fund i solli një çmim Oscar aktorit Jeff Bridge.

Bridges interpreton një këngëtar kantri të shkatërruar, i cili përpiqet t’i rikthehet normaliteit, ndërkohë që nuk heq dot dorë nga pija. Por, kur ai merr kitarën e tij, të gjithë shohin diçka nga shkëlqimi i yllit të dikurshëm.

Bridges interpreton duke vlerësuar detajet.* Lëvizjet e tij japin njeriun e lodhur që ai portretizon. Muzika e tij është fluide, autentike. Scot Cooper, producent filmi, thotë se Bridges ka skalitur veten e tij në këtë rol.

“ Është një intrepretim klasik dhe për një njeri i cili ka realizuar thuajse 50 filma, mendoj se ky film mund të renditet ndër më të mirët”.
Jeff Bridges iu deshën 5 dekada dhe një karrrierë e plotë për të fituar një çmim Oscar. Por mbrëmja e ndarjes së çmimeve Oscar, ishte krejtësisht e tij.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top