• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jeni te lumtur?

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Fati apo lumturia është gjendja ku njeriu lirshëm mund të punoj, të rritet dhe zhvillohet lirshëm dhe me kualitet. Te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata: "pasuria", "bukuria", "fuqia apo pozita" janë vendimtare që mund të bëjnë njeriun të lumtur, gjë e cila fare nuk është e vërtetë!



Gëzimi dhe pikëllimi, hareja dhe vuajtja, kënaqësia dhe dhimbja vazhdimisht janë të pranishëm në jetën tonë, dhe ato vetëm ndërrohen, zëvendësohen pandërprerë...
A mund të fshehni gëzimin e madh. Po ashtu është shumë vështirë të fshehet edhe pikëllimi dhe vuajtja. Sjelljet tona janë refleksione të botës sonë të brendshme. Të gjithë njerëzit dëshirojnë më tepër fat, lumturi. Madje edhe ata që janë të lumtur kërkojnë të bëhen dyfish më tepër të lumtur.
Thënja: "Pas shiut vje dielli" apo "Pikërisht kur është më errët fillon lindja e diellit", është shumë e vërtetë për jetën e njeriut. Gëzimi dhe pikëllimi, hareja dhe vuajtja, kënaqësia dhe dhimbja vazhdimisht janë të pranishëm në jetën tonë, dhe ato vetëm ndërrohen, zëvendësohen pandërprerë.
Disa psikologë që janë marr me studimin e gjendjes së quajtur "FAT" apo "Lumturi", kanë ardhur në përfundim se lumturia apo fati nuk është ndjenjë momentale, nuk është ekstazë e përkohshme.
Ajo është kënaqësi që e ndjejmë një kohë më të gjatë dhe që reflektohet përmes sjelljes dhe disponimit tonë të përgjithshëm. Fati nuk është i kushtëzuar dhe nuk varet nga rrethanat dhe kushtet që të përcjellin në jetë. Sipas këtyre psikologëve ajo megjithatë është në gjene dhe varet nga disa komponente gjenetike. Pra pa marrë parasysh se çka ndodh në jetën tonë, ne do të jemi të lumtur aq sa ajo "është e shkruar në gjenet tona".
Psikologu Dejvid Liken, që kishte hulumtuar dhe studiuar "kuptimin e lumturisë" e publikoi një libër me këtë temë ku jepen rezultatet e punës së tij hulumtuese. "Është shumë mirë se shumica e njerëzve në thelb, janë të kënaqur me jetën e tyre sipas një definimi personal të kënaqësisë. Nëse për ndonjë person është karakteristike pakënaqësia, dhimbja emocionale te ai person e humb forcën e vet - thekson Linken.
Për këtë psikolog, fati apo lumturia është gjendja ku njeriu lirshëm mund të punoj, të rritet dhe zhvillohet lirshëm dhe me kualitet. Te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata: "pasuria", "bukuria", "fuqia apo pozita" janë vendimtare që mund të bëjnë njeriun të lumtur, gjë e cila fare nuk është e vërtetë! Ja në vazhdim disa shprehi të njerëzve të lumtur që i thekson ky psikolog, e të cilat ua preferoj gjithë juve t'i kultivoni në jetën tuaj nëse dëshironi vërtet lumturi dhe fat:
1. Punësoni mendjen tuaj.
Njerëzit fatlum kanë mendje kreative dhe aktive
2. Mendoni si optimist.
Gjithë njerëzit fatlum janë optimist. Optimizmi mund të kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet përderisa optimizmi përqendrohet në zgjidhje të problemit.
3. Qeshuni!
Të qeshesh ke mundësi në çdo kohë dhe në çdo vend. Emocionet paraqesin përzierjen e ndjenjave të brendshme dhe përgjigjen fizike në ato ndjenja. Pra nëse qesheni, truri automatikisht reagon dhe atë informatë e bartë në krejt organizmin tuaj.
4. Paramendoni (Imagjinoni).
Imagjinata është një nga mënyrat e mira për ta mashtruar trurin. Ndiheni shumë më të lumtur nëse ju kaplojnë mendimet pozitive ngase ritet niveli i serotoninës.
5. Detoksikoni mendimet negative.
Përpiquni që çdo mendim negativ ta shndërroni në atë pozitiv. Mendimet negative e helmojnë organizmin dhe shkaktojnë ndryshime në tru. Si përgjigje për këto helmime vje gjendja e apatisë, depresionit, disponimi i keq si dhe disa pengesa tjera pskofizike.
6. Zgjedhni shoqërinë.
Ekzistojnë grupe të ndryshme njerëzish që veprojnë negativisht. Ata vazhdimisht ankohen për diçka, vazhdimisht ju kritikojnë për diçka. Lirohuni nga njerëzit e tillë. Shoqërohuni me njerëz pozitiv. Të gjithë e dimë se jeta është "e rëndë", e ata që janë negativ vazhdimisht e përkujtojnë këtë edhe kur e kanë të lehtë jetën!
7. Rregulli i artë!
Mbani mend këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më të keqe të mudshme, më të errët, rikthimi i gjendjes suaj vje në afat prej gjashtë muajve apo një viti. Gjendja rregullohet dhe përmërsohet vetvetiu.
8. Vazhdimisht merruni me gjëra të vogla që ju kënaqin.
Është shumë interesante se çelës deri te fati është që rregullisht të merreni me atë që ju pëlqen. Kushtoni rëndësi edhe relaksimit tuaj psikofizik dhe relaksimit të shpirtit. Gjërat e vogla kreative që ju kënaqin janë në të njëjtën kohë pushim kreativ për ju.
Në vazhdim ja edhe gjashtë këshilla për zbrapsje të lodhjes dhe mbajtjen e disponimit të mire.
1. Pushoni para se të lodheni.
2. Mësohuni të relaksoheni në vendin e punës.
3. Femrat duhet ta kenë parasysh se relaksimi i shpeshtë i kontribuon dukjes së tyre rinore.
4. Aplikoni këto katër shprehi të mira të punës:
a) Largoni nga tavolina e shkrimit letrat e panevojshme. Mbani vetëm ato që kanë të bëjnë me punët e drejtëpërdrejta.
b) Kryeni punët sipas rendit të rëndësisë.
c) Kur të përballeni me problemin në punë, përpiquni që, nëse këtë ua lejojnë rrethanat, ta zgjidhni në vend të ngjarjes.
d) Mësohuni ta organizoni punën, të jepni detyra bashkëpunë-torëve dhe ta mbikëqyrni punën e tyre.
5. Punoni me entuziazëm. Entuziazmi në punë i përzenë lodhjet dhe brengosjen.
6. Mbani mend se askush s'ka vdekur për shkak të mosfjetjes. Shqetësimi për shkak të pagjumësisë është shumë më shkatërruese për organizmin se vet pagjumësia.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

Eshte nje ndjenje nje knaqesi nje teresi emocionesh qe krijohet me njerzit qe te rrethojne eshte ndjenje e trupit dhe e shpirit .....them qe eshte nje dicka qe e deshirojme per cdo here ....por ne jete time kjo lumturi sikur pak me ka shijuar ...:(
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

Lumturia eshte si nje kostum (kat rrobash) i prere me mase.Jo te lumtur jane ata njerze qe mundohen te veshin kostumin me mase te dikujt tjeter.
 

Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

" Njerezit me te lumtur ne bote, nuk jane ata qe kane gjithe te mirat e botes,as ata qe kane arritur sukses te madh ne profesionet e tyre,as ata qe jane ne pushtet dhe kane influence.
Njerezit me te lumtur jane ata qe kane mesuar t'i besojne dhe t'i binden plotesishte Zotit me jetet e tyre,pamvaresishte nga rrethanat."
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

Ankthi, frika,trishtimi, dhimbja, na ben te jemi gjthnje ne kerkim te lumturise... edhe pse shpesh here kur e gjejme e vrasim ate...
 

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

Nuk mund të them jam e lumtur, lumturia zgjat sa një psherëtimë. Por ndihem e plotësuar e sigurisht që jam shpesh nën 'ndikimin' e endofirnës.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

Jom, jom! :D

Thone qe masa me e mire e lumturis eshte 2/3 lumturi + 1/3 trishtim.

Genet kan te bejne me neuro transmetuesit, ato qe i percjellin rreaksjonet e lumturis. Ata qe kan tipin LL jan fiziologjikisht me te lumtur se ata qe kan tipin SS. (L = long, S = Short) Njerzit me SS mund te bien kollaj ne depresjon sesa njerzit me LL

Por genet nuk jan gjitheshka, ajo qe eshte akoma me e rendesishme eshte rrethi familjar/shoqeror dhe rrethanat e jetes. Mund ti kesh neurotransmetuesit te tipit LL dhe po i pate keto dy faktoret me siper -- mund te biesh shume me kollaj ne depresjon sesa dikush me SS qe i ka faktoret me siper ++

Plus qe instiktivisht njeriu qe e ndjen veten te afte te perballoj stresin e ve veten shume me kollaj ne rrethana stresuese ne krahasim me dike qe e di qe nuk e duron dot stresin, dhe qe ben gjitheshka per ta shmangur ate.

Pra mos e vrisni menien shume, jini pozitiv, qeshni sa me shume, beni gjera qe ju pelqen te beni, qe ju ngjallin kenaqsi dhe do jeni te gjithe te lumtur... mos harroni 2/3+1/3
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,873
Pikët
113
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

" Njerezit me te lumtur ne bote, nuk jane ata qe kane gjithe te mirat e botes,as ata qe kane arritur sukses te madh ne profesionet e tyre,as ata qe jane ne pushtet dhe kane influence.
Njerezit me te lumtur jane ata qe kane mesuar t'i besojne dhe t'i binden plotesishte Zotit me jetet e tyre,pamvaresishte nga rrethanat."
Besojne dhe binden Plotesisht Zotit...
Mua nuk me konvendon,sipas rrethanave..
I lumtur???
Fluturoj,perse.
Sepse do ju behet qejfi po tju them te kunderten(gen).
E pastaj...
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,210
Pikët
83
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

I lumtur? Po qarkulloi leku neper xhepa e numer llogarie gjithe jemi t'lumtur. Ne momentin qe ka probleme ekonomike ,fillojne trishtimet. Edhe pse shumica se pranojne ,por ne ditet e sotme leku eshte lumturia ,spo kerkojme shume ,por mjaftushem per nje jete normale pa shume strese.
 

sara28

I miss you
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
62
Pikët
0
Vendndodhja
ne zemren e zemres time
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

LUMTURIA.....
Eh te gjithe duam te jemi te lumtur.....perpiqemi te arrijme ate te "Lumturi"....
Jeta eshte nje "Lufte" ku ne na duhet te luftojme e te vrapojme ne shpejtesine qe ajo na lejon dhe ndonjehere duke vrapuar harrojme te shikojme rreth e rrotull......harrojme te marim ato kenaqesite qe na dhuron ky "vrapim" dhe perseri ne vazhdojme e luftojme......luftojme per te arritur te ashtequajturen "Lumturi" dhe harrojme qe lumturia gjendet pikerisht ne ato gjerat e "vogla" qe harrojme ti shikojme por qe edhe pse te vogla kane vlere shume te madhe.......
Pra i lumtur mund te jesh dhe me gjerat e "vogla" qe ty te falin kenaqesi sepse lumturi te perjetshme nuk ka thjesht njeriu duhet te perpiqet qe gjithmone te shikoje anen pozitive te asaj qe ka dhe te shohi pak me larg vetes dhe te mendoje qe ne jete ka njerez qe luftojne per te arritur ato qe ti mund ti kesh.....dhe te mendoje se asgje nuk eshte e pamundur me pak vullnet dhe pune arrihet gjithcka.....:)
P.s ajo formula e dbh n uk eshte keq 2/3+1/3 :)
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

Per ta ndjere lumturine, duhet te besh nje shetitje neper te kaluaren tende, qe te jeshe i/e lumtur ne te ardhmen.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

I lumtur gjithmon eshte;ai qe mendon se eshte perfekt e i pavdekshem.
Hajlanderve te tjere u rre menja.
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
6,263
Pikët
113
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

7. Rregulli i artë!
Mbani mend këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më të keqe të mudshme, më të errët, rikthimi i gjendjes suaj vje në afat prej gjashtë muajve apo një viti. Gjendja rregullohet dhe përmërsohet vetvetiu.
prit e prit e s'ka te sosur :D


Sipas menyres time ,Jam e lumtur .
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

Jo mi engjell, jo. Ajo thuhet "prit gomar te mbije bare".

Une per vete e kam vendos te jem i lumtur pa prit hic fare, ketu dhe tani, si thuhet ne filozofin Zen. Perpara a permrapa kan vetem rendesin qe i jep.
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
6,263
Pikët
113
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

dbh me duket se e paske thy nji gastare sonte :D
Si arrihet lumturia tak tak , mos kerko shume dhe do jesh gjithmon i lumtur .
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

Pa kerku nuk e gjen dot qe nuk duhet kerku. :D

Robi rri duke vra menien nga mengjesi e deri ne darke dhe duhet shume shonc qe ta kuptoj qe po nuk e vrau menien do ishte shume i lumtur.
 

Snow

Anëtar i ri
Anëtar
Jun 17, 2010
Postime
36
Pikët
0
Vendndodhja
Greece
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

hmm lumturia dicka shum e veshtire se njeriu asnjeher si mjafton cfare do qe te arije do e me shum ke nje enderr e arin dhe do nje tjeter un personalisht ndihme e lumtur jam njeri me shanc do e thosha po thuajse te shumten e kohes jam happy me gjerat qe kam :D
 

-BENI-

TroPoJaNi_Si_ShpirT
Anëtar
Mar 22, 2011
Postime
25
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

Jam i lumtur??Vetem "Lumturia" akoma askush si ka gjetur nje "Perkufizim" te kesaj fjale..Sepse,njeriu gjate dites peson shume ndryshime nga humori,saqe fjala Lumturi te duket shume here s`ikur nuk ekziston..Pastaj,Lumturia e "Vertete" iher ne vit eshte :D..
 

gladiola

V.I.P
Anëtar
Aug 14, 2010
Postime
3,883
Pikët
113
Vendndodhja
Shqiperi...Korce
Përgjigje e: Jeni te lumtur?

Lumturia eshte relative ...p.sh une sot jam e lumtur sepse kisha ditlindjen dhe nipi me lumturoi me nje buqete fantastike me lule qe me dhuroi!Ka nevoje njeriu edhe per sekuenca te tilla ...lumturie!Respekte!
 
Top