• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jennifer Aniston dëshiron të rrisë gjinjtë për të shpëtuar karrierën

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa




Los Angeles, 13 shtator - Jennifer Aniston thuhet që është e gatshme për zgjidhje radikale për të ngjallur karrierën e saj e cila me vite mbështetet në serialin e famshëm “Friends” dhe në disa komedi romantike. Aktorja 41-vjeçare është e vetëdijshme që vitet kalojnë dhe nuk do të mundet edhe shumë të aktrojë heroinat romantike. Prandaj dëshiron të bëjë diçka drastike. Për shkak të filmit “Wanderlust”, ku duhet të paraqitet lakuriq, Jen supozohet të ketë vendosur të rris gjinjtë e saj. Ajo u është rrëfyer miqve të saj se si mendon seriozisht mbi këtë gjë edhe pse gjatë gjithë këtyre viteve i është shmangur trendit të silikonit. “Mendoj që Jen gjithmonë ka qenë e pasigurt në pamjen e jashtme të saj dhe bëhet nervoze kur mendon se duhet të dalë lakuriq para gjithë botës”, ka thënë një burim i afërt i aktores për National Enquirer.

“Nuk do të ishte befasuese nëse kërkon disa kirurgë të mirë plastik në Beverly Hills për shkak të rritjes së gjinjve para se t’i fillojë xhirimet”, pohon burimi. Filmi “Wanderlust” në të cilin duhet të aktrojë Aniston supozohet që është një komedi seksi ku heroina kryesore praktikon seks në treshe, orgji dhe pastaj thith bari. Në një skenë aktorja kryesore duhet të zhvesh fanellën dhe të dalë në protestë me gjinj lakuriq. Jenniferin siç duket nuk e ngushëllon as fakti që ajo dhe Matthew McConaughey janë shpallur personat me trupin më të bukur në plazh, sipas një ankete të revistës Parade. Jen është në listë para Kim Kardashian dhe Jessice Biel, ndërsa McConaughey ka marrë më shumë vota se Hugh Jackman dhe Zac Efron.
 
Top