• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jep dorëheqjen kreu i ERE

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
420
Pikët
0
Jep dorëheqjen kreu i ERE, Bujar Nepravishta

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga ky post. Pas abuzimeve me uljen e energjisë ndaj KESH për interesat e CEZ, mësohet se kreu i ERE ka dhënë dorëheqjen. Nepravishta ka mbajtur detyrën e kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë prej më shumë se 6 vitesh, që nga koha kur mazhoranca e djathtë erdhi në pushtet. Edhe pse ende nuk ka një motiv zyrtar në lidhje me këtë shkarkim të papritur, jo zyrtarisht flitet se motivi është i lidhur me vendimin e fundit të ERE për tarifat e energjisë, i cili penalizoi Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare në favor të Operatorit privat të Sistemit të Shpërndarjes. Në dhjetor të vitit të kaluar, ERE vendosi të ulë me 26 për qind çmimin me të cilin KESH i shet energji CEZ nga 2.02 lekë për kilovat/orë në 1.48 lekë. Ndonëse po përfliten disa emra, zyrtarisht ende nuk bëhet i ditur emri i atij që do të zëvendësojë zotin Nepravishta në postin e kryetarit të Entit të Energjisë. Por pritet gjithashtu edhe shkarkimi i drejtorit të OST, pasi këtë drejtori do e marrin çamët.

Agjensia e lajmeve "Sot", 28-02-2011
 
Top