• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jeronim De Rada

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥


Historia e arkivës së Jeronim De Radës që u zbulua nga një letër e nipit të tij drejtuar shtetit shqiptar i cili nuk u interesua në ato kohë për rimëkëmbjen e shtëpisë së rrënuar të De Radës. Pikërisht aty ndodhej ky arkiv.

Dorëzimi i dorëshkrimeve në Akademisë Mbretërore Italiane. Vetëm pas shumë vitesh, shteti shqiptar do të siguronte këtë pasuri të De Radës

Në 100- vjetorin e vdekjes së rilindasit, këto dorëshkrime e letërkëmbime janë vendosur në një ekspozitë



100 vjet pas vdekjes së De Radës studiues të shumë janë mbledhur tok në një konferencë për të diskutuar gjatë për veprën e tij, mbi pozicionin e tij në jetën shoqërore e politike të kohës, mbi gjurmët e thella që ai vendosi në letërsinë shqipe, etj. Studiuesi Alfred Uçi ka mbajtur kumtesën “Profeti i poezisë dhe i mendimit shqiptar” , Kristaq Jorgo ka mbajtur kumtesën “Si lindi një letërsi kombëtare: Jeronim De Rada”, Gjovalin Shkurtaj “Gjuha dhe shpirti i arbrit në veprën e De Radës”, Ali Aliu me “Universi i “Milosaos”, Klara Kodra “De Rada, midis traditës dhe modernitetit”, Shaban Sinani ka mbajtur kumtesën “Kulti i epopesë tek De Rada”, Ali Xhiku “De Rada në mungesat e studimeve për të” dhe Nevila Nika me “Fondi i De Radës, burim parësor për studimin e Rilindjes Kombëtare”.
Alfred Uçi është ndalur më shumë në veprën e botuar së fundmi të De Radës “Parime të estetikës”, përgatitur për botim nga vetë studiuesi. “Jeronim Derada i mirënjohur si përfaqësues i parë i poezisë moderne shqipe, themelues i letërsisë romantike shqipe me librin “Principi di Estetica”, paraqitet nëpërmjet këtij libri edhe si lëvrues i estetikës teorike”,- tha Uçi. Sipas tij, ky libër mbështetet mbi baza të forta filozofike, mbi përvojat e historisë botërore të estetikës, dhe të letërsisë dhe arteve.
Ndërsa dr. Shaban Sinani, në kumtesën e tij tha se “Letërsia shqipe është sunduar për afro një shekull prej kultit të epopesë. Shkrimtarët e mëdhenj rilindas e shihnin veten përgjegjës ndaj epopesë kombëtare. Nga kjo përgjegjësi lindën vepra të rëndësishme prej më të mëdhenjve të letrave shqipe, duke filluar që nga Jeronim De Rada , Naimi e deri tek Fishta.” Më tej ai tha se “Kulti i epopesë tek De Rada është pjesë e mitit të së shkuarës, e hyjnizimit të “motit të madh”. Nëse kjo çështje do të shihej në mënyrë teknokratike, atëherë do të duhej të pranohej se romantizmi i De Radës është romantizëm prapavajtës. Karakterizimi teorik i romantizmit si drejtim dydegësh, futurist-utopik dhe retrospektiv, do të bëhej pengesë për të kuptuar në tërësi veprën e tij”. Më tej në këtë konferencë është diskutuar edhe mbi pikëpamje të tjera të veprës së De Radës, si dhe është hapur një ekspozitë me dorëshkrime dhe letërkëmbime origjinale të De Radës nga Arkivi Qendror Shtetëror. Mbi këtë arkiv të De Radës ka folur në këtë konferencë dr.Nevila Nika.

Udhëtimi i vështirë i arkivit të De Radës
“Arkivi i Jeronim De Radës bën pjesë në ato arkiva personale, që janë një minierë ari për të gjithë studiuesit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare”, – kështu bëri të ditur studiuesja Nevila Nika, e cila foli në këtë përvjetor për “Arkivi i Jeronim De Radës,- burimi parësor për studimin e Rilindjes Kombëtare”. Në këtë kumtesë ajo foli me hollësi për këtë arkiv si dhe për rrugën që i është dashur të ndjekë ai që prej kohës së vështirë kur shtëpia e De Radës ishte në gjendje shumë të keqe. Sipas saj, njoftimi i parë, pak a shumë zyrtar për ekzistencën e këtij arkivi na e përcjell një letër e nipit të De Radës, i quajtur Zef De Rada, ose Xhuzepe më 14 korrik 1924. Pikërisht 21 vjet pas vdekjes së gjyshit të tij, ai i ka drejtuar një letër Ministrisë së Punëve Botore në Tiranë. Letra është dorëshkrim i Zef De Radës dhe është shkruar në gjuhën italiane. Nga kjo letër mësojmë se shtëpia e lindjes së Jeronim De Radës “është në gjendje mjaft të keqe” dhe për këtë arsye Zef De Rada kërkon ndihmën e shtetit shqiptar. Sipas tij, në këtë shtëpi ndodhet arkivi me vlera të pallogaritshme i vetë Jeronimit, i cili nga gjendja e mjerueshme e shtëpisë rrezikon të zhduket . Lutja e Zef De Radës, përcillet disa ditë më vonë pikërisht më 20 korrik 1924 nga Ministria e Punëve Botore tek ajo e Arsimit. Arsyetimi ishte se Ministria Botore nuk mund të nxirrte fonde për të tilla raste. Po ashtu edhe Ministria e Arsimit tha se nuk kishte fonde për meremetimin e shtëpisë së De Radës, por përsa i përket dokumenteve ato mund t’i dërgohen kësaj ministrie dhe ajo do t’i vlerësojë. Për këtë përgjigje, Ministria Botore lajmëron familjen De Rada e cila si duket, kishte pritur më shumë nga atdheu i të parëve. Kësisoj vite më pas, trashëgimtarët e De Radës, pjesën më të madhe të arkivit ia kaluan Akademisë Mbretërore Italiane. Ky njoftim del nga një letër e datës 16 nëntor 1941, dërguar Ernest Koliqit, autori i të cilës nuk dihet pasi është vetëm një fletë nga kjo letër e shkruar në gjuhën italiane. Nisur nga ky fakt mendohet se letërshkruesi të ketë qenë italo- arbëresh dhe sipas tij kuptohet se vetë Ernest Koliqi ka qenë i interesuar, për tërheqjen në Shqipëri të arkivit të De Radës. Por Koliqi u njoftua më vonë se Akademia Mbretërore Italiane, nëpërmjet prof.Skiroit, arriti të tërhiqte të gjithë dorëshkrimet. Më tej u deshën të kalonin vite, deri në vitin 1951, kur qeveria shqipatre mori në shqyrtim mundësinë e blerjes së dorëshkrimeve të Jeronim De Radës. U ra dakord për t’i blerë dhe u caktua shuma përkatëse 3 milionë lireta italiane. Nuk dihet nëse këtë shumë e kërkoi familja e De Radës, apo e caktoi vetë qeveria shqiptare, megjithatë me anë të saj u bë tërheqja e këtyre dorëshkrimeve. Fillimisht dorëshkrimet kanë kaluar në Seksionin e Historisë të Institutit të Shkencave e më pas në Arkivin e shtetit.

Çfarë ndodhet në arkivin e De Radës?
Siç shpjegon me hollësi studiuesja Nevila Nikaj, ky arkiv që tashmë ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit i është nënshtruar përpunimit tekniko shkencor, pra klasifikimit të dorëshkrimeve të De Radës, i cili sipas saj paraqiste mjaft vështirësi, për shkak se ishin dorëshkrime pothuajse në gjuhë të huaj si italisht, frëngjisht dhe greqisht, por edhe dorëshkrimet në shqip e arbërisht ishin po aq të vështira për t’u lexuar. Po ashtu një pjesë e madhe e dorëshkrimeve ishin fragmente shkrimesh të ndryshme dhe paraqitnin vështirësi për t’i bashkuar apo identifikuar. Por megjithatë u arrit të bëhej pikërisht klasifikimi i dëshiruar, nga puna e përkthyesve profesionistë si Cin Çapeli, Vasil Bozgo, Gjon Kovaçi, dhe Shuk Koka. E pas klasifikimit përfundimtar në vitin 1963 ky arkiv pati 91 njësi ruajtjeje me 6410 fletë dokumente dhe 31 libra. Tashmë janë disa njësi ruajtjeje të këtij arkivi ku përmblidhen 1) materiali biografik, 2)veprimi zyrtaro-shoqëror, 3)veprimtaria krijuese, 4)letërkëmbimet( letra të ardhura e të dërguara), 5) pasuria e krijuesit të fondit, 6) të tjerët për krijuesin e fondit, 7)materiali i familjes, 8)materiali i grumbulluar dhe 9) materiali ilustrativ. Materialet janë shkruar në gjuhët shqipe, arbërisht, italisht, frëngjisht, greqisht, dhe pjesa dërrmuese e tyre janë dorëshkrime origjinale. Në dosjen e parë gjendet “Autobiologjia”ose outobiografia e botuar në tre pjesë në formë broshure. Në dosjen numër 10 gjenden artikuj dhe materiale të tjera shtypi për të cilat mendohet se janë botuar, ose grumbulluar për botim nga vetë De Rada. Mes tyre gjendet edhe një artikull i nënshkruar nga një shqiptar që jeton në Egjipt, një artikull pa autor me të dhëna për vendbanimet e arbëreshëve në Itali, një material mbi Shkodrën, tre artikuj të Xhuzepe Petrasit. Përmbajtja e “Flamurit të arbërit”, për vitin 1884, etj. Sipas Nikës, dorëshkrimi i njërës prej veprave më në zë të De Radës “Këngët e Milosaos” ndodhet në dosjen 19. Sipas saj, vepra nuk është e plotë. Vargjet janë arbërisht dhe janë shkruar në një bllok të përmasave shumë të vogla. Gjithsej janë 42 fletë. Ndërsa dosja 21 ka 99 fletë dorëshkrime. “Poesie albanesi del sec.XV” De Rada e ka shkruar në një bllok të vogël dhe mban datën 1839. Dorëshkrimi është arbërisht e italisht. Po në këtë dosje është edhe një fletore në të cilën De Rada arbërisht ka shkruar “Terzo libro della vita di Serafina Topia” nënshkruar nga ai vetë në Napoli me 1846. Po ashtu në këtë dosje gjenden edhe disa pjesë të ditarit të tij.

Letërkëmbimet e De Radës
Janë rreth 400 persona nga të vilët 368 dihet se kush janë me të cilët Jeronim De Rada ka pasur letërkëmbim të vazhdueshëm. Të gjithë këto letra janë origjinale dhe janë të periudhës nga viti 1829 deri ën vitin 1903. Ndër to ka koppje të letrave që vetë De Rada iu ka shkruar rreht 17 personave, letra këto të ruajtura nga ai vetë. Ndër to një vend të rëndësishëm zë edhe letërkëmbimi familjar, ku ka letra të babait, vëllezërve, motrave, djemve, bashkëshortes, , nipave, etj. Në këto letra duket synimi i De Radës që shkon në dobi të çështjes kombëtare shqipatre, përqendruar kryesisht në mësimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe, si dhe angazhimi i tij në jetën politike të Italisë së atyre viteve. Lista e letërkëmbyesve me De Radën është mjaft e gjatë, e ndër ta një numër të madh bënin bashkatdhetarët në kolonitë e mërgimit, në Itali, Egjipt, Rumani, etj. Midis tyre janë Zef Jubani, Sami Frashëri, Faik Konica, Dora D’Istria, Thimi Mitko, Spiro Dine, Visarion Dodani, Gavril Dara i Riu, Zef Serembe, Anselmo Lorekio, Lui Benloev, Gustav Majer,Alfons De Lamartin, Luigj Gurakuqi, Mit-hat Frashëri, Anton Santori, Preng Doçi, princesha Di Strongoli, Françesko Krispi, Pietro Kiara, Dhimitër Kamarda, Pietro Matranga, etj. Sipas dr. Nevila Nikës, studimi i fondit arkivor të Jeronim De Radës nga ana e historianëve dhe sidomos i letërkëmbimit të tij , përbëjnë një ndër burimet më të rëndësishme për njohjen dhe studimin e e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Aty studiuesit mund të njihen me përpjekjet e De Rdaës në drejtim të mësimit e të përhapjes së gjuhës amtare, evolimin e gjuhës shqipe në shekuj, çështjen e alfabetit, shkollave etj.

Fletë nga ditari
Sa të ndryshme e të trishtuara janë tani ditët e jetës sime, plot andralla familjare dhe shqetësime të rëndomta, në krahasim me ato ditët aq të gëzuara të rinisë sime, kur me shpirt të pushtuar nga dashuria për një vajzë fisnike, erdha për pak ditë nga një qytet i largët në shtëpinë e fshatit ku më priste ajo. Këtu u dhashë pas punëve bujqësore, i çliruar nga çdo shqetësim që sjell puna mendore . Toka m’u shfaq e mbushur jo vetëm me gëzimin e të vjelave të vreshtave dhe të mbledhjes së ullinjve, me ditët e bukura e të kthjellëta, por edhe me erërat kushtrimtare të kohës, të cilat kishin mbërritur deri në fshatin tim dhe kishin pushtuar zemrën dhe shpirtin tim…
Trimi e zuri e ma puthi
Na e puthi mu në buzët
Vasha n’uj’ e vërtiti faqen
Dhe lau të puthurën
Po m’atë e skuqi ujët.
Nga qyteti aty afër
Duallë gratë e lan’ leveret
Skuqeshin, nuk zbardheshin
T’linato që ato lanin
Kopshtet që vaditeshin
Gjethet i bënin të kuqe.
Zogjtë që pinin atij uji
Cicërimn’ e tyre humbnin…
 

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Jeronim De Rada-Jeta

Kush është Jeronim De Rada:
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.
Vepra "Këngët e Milosaos„ u botua më 1836. Poema, me vlerat e saj të spikatuar ideore dhe artistike, e bëri të njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbëreshëve.
Më 1840 ai botoi poemën e vet të dytë, "Serafina Topia„ e cila më tepër sesa një poemë dashurie, ishte një himn për bashkimin dhe vllazërimin e shqiptarëve.
Më 1847 dhe më 1848 De Rada kishte nxjerrë në dritë Rrëfimet e Arbrit, katër novela në vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e tij të para. Këto novela dalloheshin për një romantizëm me karakter të stuhishëm, për thellësi lirizmi, por kishin edhe ërrësi dhe copëzim. Më 1850 poeti u martua me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Pas vitit 1860 ai filloi të boronte një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, që mbështetnin aktivisht çështjen shqiptare, si "Parimet e estetikës„(1861), "Lashtësia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi të një poeme arbëreshe„(1866) etj.
„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet e tij u cel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.
 

Rina

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
1,713
Pikët
63
Përgjigje e: Jeronim De Rada

Jeronim De Rada - Perfaqesues madhor i rilindjes kombetare

Diku, fare pranë ish-mapos së Lagjes Nr. 8 në Tiranë, sot “Sheshi Uillson”, ka qenë një bust i shqiptarit të madh Jeronim De Rada. Ashtu i mplakur, i rudhur, i mendueshëm, por gjithësesi fisnik e human, i bënte nder kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë. Mjerisht nuk dihet se ku përfundoi ky bust, për t’u ngritur në atë truall të shenjtë një pallat disakatësh! Paradoks i paradokseve!!!Një jetë e gjatë e mbushur me veprimtari dhe e nderuar.Më 28 shkurt 1903, do të shuhej jeta e Jeronim De Radës, njërit prej përfaqësuesve kryesorë të elitës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, inspiruesi kryesor e autoritar i intelektualëve arbëreshë të kohës. Vdiq në varfëri, për të mos thënë në skamje të tejskajshme, por gjithësesi i nderuar, i respektuar, autoritar, famoz, krenar e dinjitoz.

Njerëzit që ju ndodhën më pranë ditën që iu “shua qiriu i jetës”, shtangën të habitur kur në xhepat e këtij intelektuali të spikatur, në vend të të hollave u gjet vetëm një cironkë e tharë në tym. Një absurditet që mund të matet vetëm me vetvehten, sepse me personalitete si De Rada mund të nderohet e krenohet çdo komb, në mos për patriotizmin e kulluar që ai shpalosi, së paku për majat e larta që arriti si poet, si gjuhëtar, si pedagog e jurist.Ja jetëshkrimi i tij përmbledhtazi. Lindi më 1814 në Makia të Kalabrisë në Itali. Mësimet e para i mori në Kolegjin e Shën Mitër Koronës. Njëzetvjeçar shkon për studime në Napoli për jurisprudencë, ku dallohet për pjesëmarrjen aktive në lëvizjen politike e kulturore të kohës. Ishte 34 vjeç, një moshë krejt e re, kur botoi e drejtoi të parën gazetë shqiptare nën titullin “L’Albnese d’Italia” (Shqiptari i Italisë S. R). Ky akt i lartë flet sa për patriotizëm po aq edhe për dhunti intelektuale.

Më 1848, i zhgënjyer nga dështimi i revolucionit të atij viti, tek i cili, si shumë bashkëshokë, pati shpresuar shumë, në trishtim të plotë e të thellë, e gjykoi të formës së prerë të mbyllë Gazetën. Shkoi në fshatin e lindjes për të qëndruar deri në fillim të viteve 1860. Për dymbëdhjetë vjet rradhazi jetoi i shkëputur nga rrethet patriotike, gati i deziluzionuar, por jo i tërhequr nga veprimtaria intelektuale, tek e cila gradualisht gjeti motivim, shpresë e gjallëri. I entuziazmuar nga Lëvizja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në l861 merr gjallëri të veçantë jo vetëm në lëmin e politikës, por edhe të krijimtarisë letrare. Boton librin “Parimet e Estetikës”, një botim i rrallë për nga zhandri e sidomos për nga mënyra se si e trajton këtë problem jo dhe kaq të lehtë me të cilin nuk mund të integrohet kushdo. Pas tre vitesh botoi librin “LASHTËSIA E KOMBIT SHQIPTAR”. Më 1866 boton librin “Rapasodi e një poeme arbëreshe”. Por më së shumti i kushtohet përfshirjes në lëmin e politikës. Mban korenspodencë të rregullt me mjaft patriotë shqiptarë, me të cilët debaton për problemet që shqetësojnë kombin; hyn në lidhje të rregullta me personalitete kulturore evropiane, por dashamirës të Shqipërisë, bashkarisht me të cilët propogandon çështjen e drejtë shqiptare; merr pjesë aktive në rrethe të ndryshme kulturore e patriotike, duke shfrytëzuar kështu çdo hapësirë për të shpalosur historinë e lavdishme të popullit shqiptar. Është një periudhë e tejmbushur me veprimtari patriotike por edhe shkencore.

Bashkëkohësit pohojnë se De Rada harrohej pas punëve të shumta, duke sakrifikuar tepër nga jeta personale e nga kujdesi për shëndetin e tij. Në vitet 1883-1887 boton revistën e parë shqiptare “Fiamuri i Arbërit”, ashtu sikurse vijon lidhjet e rregullta me drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Njëherësh mbron si rrallë kush çështjen shqiptare duke evokuar jo vetëm të kaluarën e lavdishme të largët, por edhe qëndresën e gatishmërinë e popullit për të mbrojtur me çdo sakrificë trojet, nderin dhe lirinë e tij. Më l902 boton librin me titull “Testamenti politik", përmes të cilit shpreh optimizmin e tij për të ardhmen e Atdheut të të parëve të tij. Vdiq më 28 Shkurt l903, në vetmi dhe varfëri të dhimbëshme, kur ishte 89 vjeçar.

Fundjetën e hidhur, trishtimin për këtë fat të helmët të mësuesit të tij të madhërishëm dhe të respektuar, e përshkruan nxënësi i tij Luigj Gurakuqi, në takimin e parë që pati me De Radën në Kolegjin e Shën Adrianos të Shën Mitër Koronës më 1889, trembëdhjetë vjet para se De Rada të ndërronte jetë. Gurakuqi, që njihte dhe vlerësonte madhështinë e poetit, të intelektualit, të atdhetarit dhe të pedagogut të spikatur, kur u takua me atë mbeti i zhgënjyer pas atij kontrasti të madh mes madhështisë dhe veprës deradiane, dhe jetesës së përvuajtur të tij. Prandaj edhe shkroi me dhimbje të thellë shpirtërore por edhe me revoltë krejt të bazuar dhe moralisht të qëndrueshme, përmes të tjerash: “...Realiteti i ashpër shumë larg nga ideja e lartë dhe madhështore që kisha krijuar për gjëndjen e poetit të pavdekshëm, m’i mpiu për një çast ndjenjat dhe më errësoi kujtesën: nuk arësyetoja më, më dukej sikur isha në ëndërr…. Duke e parë atë të varfër e plak, aq të dërrmuar e të këputur, por gjithnjë krenar e të fortë e plot besim e guxim në zemër; duke parë syrin e tij të trishtuar e të lodhur të ndriste në çast dhe të lëshonte rreze drite të fortë, dhe fytyrën e tij të hequr e të zbehtë të gjallërohej e të ndizej,…u largova i mallëngjyer e plot admirim duke mallkuar padrejtësinë e njerëzve dhe ashpërsinë e fatit që kënaqej të merrte nëpër këmbë të mëdhenjtë e të ndershmit dhe t’ua mbushte jetën me vuajtje e hidhërime…”, përfundon patrioti Luigj Gurakuqi.

De Rada - themeluesi i publicistikës shqiptare.

Krijimtaria e De Radës është e gjerë dhe e pasur. Gjithësesi ajo mund të kategorizohet në tre fusha të rëndësishme: publicistika, gjuhësia dhe krijimtaria letrare. Në publicistikë bëri emër me botimin e një gazete dhe të një reviste, të cilat janë të parat e llojit edhe brenda vendit tonë. Kështu De Rada mbetet themeluesi i shtypit shqiptar jo vetëm si nismëtar, por edhe si profesionist në këtë fushë. Gazeta “L’Albanese d’Italia” u botua në tridhjetë e shtatë numra, por me ndërprerje nga 23 shkurti deri në 3 qershor të vitit 1848 në Napoli. Është e para gazetë në historinë e shtypit shqiptar me përmbajtje politike, shoqërore e letrare. Jepte informacion për ngjarjet e ndryshme politike të kohës si në Itali ashtu edhe në vende të tjera të Evropës. De Rada gjeti rastin të botojë edhe disa pjesë nga poema e Anton Santorit “Vallja e garesë së madhe”, por edhe nga poema e tij “Këngët e Serafina Topisë”. Hera-herës shtron problemin për njohjen e të drejtave të arbëreshëve për gjuhë dhe shkollë shqipe. Është me interes fakti, që gazeta pjesërisht botohej edhe në gjuhën arbëreshe. Ishte një gazetë e organizuar, profesionale, pikërisht për këtë aresye u bë mjaft e lexueshme. Edhe pse gazetë, që i përket gjysmës së parë të shekullit XIX, u rreshtua krahas shtypit të kohës jo vetëm për problematikën që trajtonte, por edhe për nivelin e saj mjaft të mirë. Edhe me vonë ajo shërbeu si trase në të cilën do të ecnin simotrat e saj në të pastajmen.

Në fushën e publicistikës De Rada kontribuoi edhe me botimin e revistës “Fiamuri i Arbërit”, numri i parë i së cilës doli më 20 janar l883 për t’u mbyllur më l887. Ishte një reviste e përjavëshme me rubrika politike, shoqërore, kulturore, letrare, e botuar në gjuhën arbërishte dhe italishte. Autori gjeti mundësinë të pasqyrojë në të mendimin e personaliteteve arbëreshe, të cilët luajtën rol të rëndësishëm për ekspozimin e Shqipërisë në Evropë, si një vend me popullsi dhe tradita të lashta: me ndjenja të spikatura patriotike për mbrojtjen e çështjes së tij, sidomos për të ruajtur tërësinë territoriale. Revista shërbeu si tribunë për mjaft intelektualë dhe patriotë shqiptarë për të thënë sa me pathos patriotik aq edhe me argumente shkencore të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në rubrikën kulturore rrahu mendimin për përhapjen e arsimit dhe të gjuhës shqipe në të dy brigjet e Adriatikut, duke luajtur njëherësh rolin e misionarit të unifikimit të gjuhës së përbashkët sa më letrare. Revista u botua në Koriliano Kalabro, ndërsa shtatori 1885 në Kozenca. Për nga mënyra e paraqitjes së problematikës, nga ana e problemeve që merrte përsipër të trajtonte, nga profesionalizmi, e të tjera, mbetet edhe në ditët tona modeli i një reviste bashkëkohore, problemore dhe grishëse.

Jo vetëm krijues letrar por edhe shkencëtar në gjuhësi.

Në fushën e gjuhësisë De Rada dha kontribut jo vetëm si mësues i gjuhës shqipe në kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetra vjet, por edhe përmes veprimtarisë së mirëfilltë si gjuhëtar. Në vitet 1870-1884 boton punime shkencore mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, si dhe për strukturat gramatikore të gjuhës shqipe. Janë dy punime të cilat japin të dhëna shkencore për të folmet arbëreshe. Punimet e De Rades në këtë fushë kanë shërbyer si argumente të besueshme për studjuesit e mëvonshëm të gjuhës shqipe. Krejt natyrshëm ata duhet t’i jenë mirënjohës autorit, për shërbesën e kualifikuar që u ka bërë, duke u vënë në dispozicion punime të mirëfillta shkencore.

Me nismën e tij organizoi dhe drejtoi punimet e dy kongreseve gjuhësore të shqipes në harkun kohor 1895-1897, kur ai ishte i formuar dhe i pjekur plotësisht si gjuhëtar. Sentencat e De Radës për problemet gjuhësore mbeten edhe në ditët tona si pika referimi e studimi. Ai bëri përpjekje të lavdërueshme për të hartuar një alfabet të përbashkët të gjuhës shqipe, një domosdoshmëri e asaj kohe por edhe më vonë, problem i cili edhe në ditët tona nuk mund të konsiderohet i përfunduar.

Por De Rada shkëlqen sidomos në fushën e krijimtarisë letrare. Është më madhështori dhe më elokuenti midis dhjetra arbëreshëve, të cilët kanë botuar aq vepra letrare me vlerë për letërsinë shqipe. Filloi të krijojë që herët, dhe nuk rreshti së shkruari deri në ditët e fundit të jetës. Por u bë i njohur sidomos me veprat, të cilat i kanë rezistuar kohës dhe lexohen me dëshirë edhe sot. Më l861, kur ishte i pjekur si intelektual, botoi librin “Parimet e Estetikës”. Është një vëllim në të cilin shpalos mendimin e tij estetik për krijuesin. Është i rrallë dhe krejt origjinal në llojin e vet.

Parimet që trajton me aq profesionalizëm, qartësi dhe kompetencë shkencore, por edhe krejt kuptueshëm, shërbejnë si metodë studimi e krijimi jo vetëm për studentët e kësaj fushe, por edhe për të tjerët. Me këtë vëllim ai zë vend të nderuar midis estetëve evropianë. Në vitin 1864 boton librin “Lashtësia e Kombit Shqiptar”dhe pas dy vjetësh librin “Rapsodi të një poeme arbëreshe”, me të cilat më së shumti si historian, publicist e atdhetar, synon të propogandojë çështjen kombëtare shqiptare. Por gjithësesi janë të rrallë ata që e mbrojnë çështjen kombëtare shqiptare me kaq këmbëngulje, guxim e profesionalizëm.

Ishte vetëm 22 vjeç kur boton librin “Këngët e Milosaos”, një poemë lirike-epike me përmasa ndërballkanike. Kemi të bëjmë me një histori të thjeshtë dashurore të dy të rinjve, të cilët për shkak se vijnë nga klasa të ndryshme shoqërore, munden të bashkohen me shumë vështirësi. Poema përshkohet nga ideja se, mbi të gjitha qëndron detyra ndaj atdheut, dhe gatishmëria e shtetasve të tij për ta mbrojtur atë me çdo kusht e sakrificë, duhet të jetë gjithëkombëtare. Milosao, nën apelin e Kombit, shkoi në fushën e nderit, dhe i plagosur, pasi puthi Flamurin Kombëtar, u shkëput nga kjo jetë i kënaqur se kishte kryer detyrën kundrejt atdheut.Gjatë viteve 1838-1843 punon me këmbëngulje për të përfunduar poemën “Serafina Topia”.

Në qendër të poemës është subjekti i njohur i dashurisë së dy të rinjve, një dashuri fatkeqe sikurse e ndeshim në mjaft botime të kohës edhe në vende të tjera të Evropës. Këtë subjekt autori e përpunon edhe më vonë, dhe në vitin 1898 boton librin “Pasqyra e një jete njerëzore”, ku përveç linjës së dashurisë midis dy të rinjve fut e ngërthen edhe linjën e luftës kundër pushtuesit të huaj osman.Vepra më e rëndësishme e De Radës, padyshim që është poema e gjatë “Skënderbeu i pafan”. Për këtë autori punoi mjaft gjatë midis vitit 1837-1896, pra gati 16 vite rradhazi e sistematikisht.

Në këtë vepër madhore përfshin edhe mjaft nga këngët dhe poemat e botuara më parë, duke dhënë një tablo të plotë të jetës së popullit shqiptar gjatë “Shekullit të Lavdisë së Madhe”, pra të Shek. XV. Autori evokon të kaluarën e lavdishme, një linjë e njohur kjo në vazhdën e Rilindjes Kombëtare; por shpreh edhe dëshirën e kombit të tij për të jetuar në liri dhe i pavarur. Figura e Skënderbeut jepet e plotë, ai është një Burrë Shteti i mënçur e trim, cilësi që i krijuan mundësinë të bashkojë kombin në qëllime e veprime të përbashkëta, duke shpëtuar kombin për 28 vite nga pushtimi osman, si dhe Krishtërimin evropian nga mësymja osmane.Në përvjetorin e vdekjes është në nderin e kombit tonë që të përkujtojë Jeronim De Radën; themeluesin e letërsisë dhe të kulturës arbëreshe; publicistin dhe themeluesin e publicistikës shqiptare; folkloristin dhe filologun e apasionuar të shqipes; poetin e talentuar e me diapazon të gjerë; patriotin që diti të bashkojë dhe jo të përçajë; “Mësuesin e Popullit”; mikun e intelektualëve dhe patritëve të Rilindjes sonë Kombëtare; njeriun që u vlerësua dhe u çmua nga rrethet letrare e politike të Ballkanit e të Evropës; shqiptarin e vërtetë dhe të nderuar.

Por, pa dashur që ta mbyll këtë shkrim me nota pesimizmi, desha të nënvizoj edhe një paradoks të shoqërisë shqiptare të viteve të fundit, si shumë paradokse të tjera. Lakmia për fitime maksimale në kohë të shkurtër dhe me çdo mjet, rrënoi bustin e shqiptarit të nderuar De Rada, dhe në vend të tij është ngritur një pallat disakatësh, i cili duket se e ka shëmtuar atë lulishte, ku ata që e ndjejnë vehten shqiptarë të ndershëm gjenin tek busti i De Radës frymëzim atdhetar.

https://www.shqiperia.com/Jeronim-De-Rada---Perfaqesues-madhor-i-rilindjes-kombetare.10054/
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,586
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Jeronim De Rada

MILOSAO
Fryjti era e maleve dhe rrëzoi hien e lisit.
Gjaku im te Lumi i Vodhit.
Hapeni shatoren,
o ushtarë, që të shoh
Shkodrën edhe time motër
te dritareja kundruall.
Atje nuk do zgjohem më
luleve që i tund era
si suvalë e pasosur.
Mblidhen shokët mbrëmanet
në katund, në vatërët. –
I lashë si ëndërrëz.
Mbaroi Milosaoja.
_________________
Jeronim De Rada, Këngët e Milosaos, Kënga XXX
Foto: Gravurë e Shkodrës, 1874

 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,586
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Jeronim De Rada

JERONIM DE RADA ....
NJË TITAN I SHQIPTARISË. THEMELUES I RILINDJES SHQIPTARE.
- A ISHTE AI NJË MASON?



Fotoja tregon se ai mban në qafë të njëjtin medalion që mban edhe masoni më i famshëm i kohërave, Albert Pike, i Ritit Masonik Skocez. Medalioni është një shqiponjë dykrenare, simbol ky edhe i Masonerisë.
Thënie për shqiptarët
 
Top