• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jeta e Adelinës

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113

- Si fillon dhe si mbaron një ditë e zakonshme për Adelinën?

Zgjimi, kafja, shikoj agjendën, grabis pak kohë për të bërë not, pasditja takime ose studio, mbrëmja në kinema apo teatër, para gjumit lexim (momenatalisht «Pesha e kryqit» -Ismail Kadare).

- Ku i kaloni fundjavat zakonisht?

Duke kënduar. Kur nuk këndoj, ndonjë koncert i këngëtarëve botërorë. Është fantastike të jesh spektator. (qesh)

- Po, për pushimet verore keni menduar këtë vit?

Ndoshta nga shtatori. Ende asgjë konkrete.

- Përveç muzikës me çfarë merret tjetër Adelinë Ismaili?

Përgatitjet për të filluar studimet ne Fakultetin Juridik.

- Adelina keni dhënë koncerte në shumë vende të botës. Në cilin prej tyre jeni ndjerë super e vlerësuar?

Dy vitet e fundit,absolutisht kudo qe kam pasur koncert nuk kam mundur të flas nga 5 deri ne 10 minuta nga duartrokitjet. Tingëllon klishe, por nuk kam si t’ i ndaj. Ndoshta Neë York, kur pashë Aurela Gace-n që kishte ardhur dhe po kënaqej.

- A keni shumë miq?

Nuk është sasia, por kualiteti (qesh). Në këto kohëra personat publik e kanë të pamundur të kenë shumë miq të vërtetë. Kam miq aq sa duhet dhe falëmnderit Zotit për këtë gjë. Natyrisht që janë një e mirë e domosdoshme.

- Jeni besimtare dhe cila është motoja që nisni ditën?

Jam besimtare. Diten e nis me lutjen : «Zot me jep fatin ashtu si e kam shpirtin»

- Nëse ju bëhen padrejtësi si reagoni?

Dikur kërkoja drejtësinë me grushte. Tash padrejtësinë e ndëshkoj me suksese.

- Besoni ne miqësi?

Jam idealiste e papërmirësueshme. Besoj.

- Po tek njerëzit në përgjithësi?

Jo.

- Adelina kemi parë që nuk ju pëlqen të bëni ndryshime drastike përsa i përket flokëve tuaja...

Nuk ndjehem si Adelinë, ndryshimet drastike në koke dhe mbi kokë më bëjnë të pasigurt. Kam bërë eksperimente të paimagjinueshme, që faleminderit Zotit kanë zgjatur shkurt dhe larg kamerave.

- Adelina njiheni për një trup perfekt. Si arrini që t'i ruani këto linja?

Uou faleminderit !Kam mamin që peshon sa unë, bëj not dhe vallëzim, por edhe nëna natyrë me zemërgjerësi tërë familjen na ka «shëndoshur » vetëm në «ballkonet» e domosdoshme (qesh)

- Mendimi juaj për ndërhyrjet kirurgjikale?

Pas moshës 45 vjeçare, pse jo ?
 
Top