Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jeta e vetmuar të bën më të zgjuar

Jetesa e vetmuar rrit koefiçentin e inteligjencës ndërsa identifikimi me grupe të ndryshme sociale ose profesionale sjell reduktimin e këtij koefiçenti, sidomos midis femrave.

Ky ishte përfundimi i një instituti kërkimor në Virxhinia, SHBA, që përdori rezonancën manjetike, për të hetuar se si truri reagon ndaj mënyrës së përceptimit të informacionit në kushtet e vetmisë dhe grupeve sociale.

Nga testimet, u verifikua se personat që kërkonin zgjidhjen e një problemi nëpërmjet këshillave dhe diskutimeve në grup, e kishin më të vështirë të arrinin një zgjidhje përballë një situatë të caktuar.

Të njëjtat situata, ishin më të thjeshta për t’u zgjidhur nga personat e paasociuar në një grup.

”Testimi u krye me individë që kishin të njëjtin koefiçent zgjuarsie. i ndamë në grupe dhe i dhamë disa detyra e informacione të caktuara. Rezultatet ishin befasuese dhe personat që kishin një feedback social, verifikonin një rënie drastike në aftësinë e tyre për të zgjidhur problemet që i parashtroheshin”, u shpreh një prej drejtuesve të studimit.

Jo vetëm kaq, por ka rezultatet treguan edhe për një diferencë midis dy gjinive. “Në femrat e asociuara në grupe vihet re një rënie më e madhe e koefiçentit të zgjuarisë se sa tek meshkujt me të njëjtin koefiçent fillestar”, argumentohej në studim.
Kjo ndodh sepse njerezit e asociuar jane ne nje fare mase te indoktrinuar. Truri i tyre nuk funksionon ne menyre te pavarur, gjithmone ndikohet nga lideri i grupit, i cili zakonisht eshte trap. Por dhe po nuk qe trap, nuk eshte perfekt, asnjehere nuk mund te jape zgjidhjen e duhur per ty. Keshtu qe vendim marrja personale per cfaredo lloj problemi kompromentohet rende. Eksperienca popullore nganjehere eshte e atashme dhe nxjerr fjale te urta te tipit " pyet shtat a tet dhe bej si di vet".
 
Kam nje shkrim per vete diku ne ** . Do e sjell se qenja fix per mua ky artikulli.
 
Edit..Nese flasim per krenarine vetminmore, nuk ka filozof ne histori qe ma kalon dot. Kaq eshte e sigurt,lol
 
Last edited:
Back
Top